VIDEO: Gola të anuluar dhe penallti e padhënë, gjyqtarët e bëjnë “baltë” në mes të kryeqytetit!

13 Mars 2019, 19:53Sport TEMA

Bojkoti duket se ka “trullosur” gjyqtarët e sfidës mes Tiranës dhe Laçit të luajtur në “Selman Stërmasi” që përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të bardhebluve.

Plot 4 gabime amatoreske të treshes nga Lushnja me kryesor Laver Allën dhe ndihmësat e tij Marjus Qose dhe Edlir Malo.

Shfaqja e shëmtuar ka nisur në minutën e 3-të, kur Hoxhallari prek topin me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

Në minutën e 36-të, Xhixha gjendet i vetëm përballë portierit, por asistenti akordon një pozicion jashtë loje inekzisten.

Dy minuta më vonë bardheblutë gjetën golin me anë të Grecës, por gjyqtari anësor e anulon për pozicion jashtë loje të Ngosë, shkruan Panorama Sport.

Pamjet tregojnë se vendimi i asistentit ka qenë tepër i dyshimtë.

Për t’i vendosur kap gafave, duhet të vinte minuta e 40-të.

Ngo jep një top të bukur për Hasanin, i cili lëviz mirë brenda zonës dhe realizon, por edhe goli i mesfushorit shkodran është anuluar pa të drejtë për pozicion jashtë loje. Për më tepër shikoni pamjet:

Gabimet e gjyqtarëve në sfidën Tirana-Laçi on Vidnews.

 

1 komente në “VIDEO: Gola të anuluar dhe penallti e padhënë, gjyqtarët e bëjnë “baltë” në mes të kryeqytetit!”

  1. Naim Frasheri says:

    Gazetar Analfabet, kur jep Emrat e Lojtareve, jep dhe Ekipin Idjot,ku e dime ne Kujt i Perkasin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje