Klubi i Partizanit ka vendosur që të pagujë gjobën për të rikthyer tifozët në stadium në takimin e fundjavës kundër Teutës.
Duke parë rëndësinë e këtij takimi, klubi ka vendosur që të në mbështetje dhe tifozët të cilët janë lojtari i 12-të për lojtarët për mbështetjen e tyre.
“Klubi njofton se ka vendosur të shlyejë financiarisht gjysmën e dënimit të dhënë nga komisioni i disiplinës dhe të rikthejë publikun në stadium për takimin e ditës së dielë ndaj Teutës. Skuadra ka nevojë për lojtarin e 12-të, të dhurojmë mbështjetje masive, atmosferë festive si e ka traditë vetëm familja e Kuqe”, shkruhet në njoftimin e klubit të Partizanit.
Ky vendim i klubit është pritur mjaft mirë nga tifozeria e Partizanit të cilët do të jenë në mbështetje të ekipit për të arrtiur objektivin që është fitorja për të shkuar drejt titullit kampion.
Megjithatë, nuk ka munguar dhe ironia e tifozave “Ultras Guerrlis” të cilët në faqen e tyre kanë shkruar se kush do të mungojë do të ndëshkohet me 3 vite burg. (TemA)