VIDEO: Ngo dhe Hasani leksion Laçit, Tirana pranë gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë!

13 Mars 2019, 18:56Sport TEMA

Tirana ka hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimin për në fazën e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.

Në takimin e parë të zhvilluar në “Selman Stermasi”, bardheblutë triumfuan me rezultatin e pastër 3-0, ç’ka i bën ata favoritët kryesorë për të kaluar në raundin tjetër.

Golat e fitores në këtë takim për të besuarit e trajnerit, Ardian Mema, i realizuan sulmuesi shtatlartë Ngoo, i cili bëri një dopietë dhe mesfushori shkodran Edon Hasani.

Një sukses që i jep qetësinë e duhur 24 herë kampionëve të vendit për ndeshjen e kthimit, ndërsa për Laçin duket një mision i pamundur kualifikimi për në fazën tjetër.

Më poshtë golat e shënuar në takimin Tirana-Laçi. (TemA)

Goli i parë i shënuar nga Ngo

Goli i dytë i shënuar nga Ngo

Goli i tretë i shënuar nga Hasani

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje