Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Humbert Lebet kritikoi pensionet e qeverisë së Kosovë për veteranët e gënjeshtërt. Për këtë deklaratë një ministër kosovar tha se ambasadori do të duhej të largohej nga Kosova.
Një nga një ambasadorët e vendeve të QUINT-it, dolën në mbështetje të kolegut të tyre zviceran, ambasadorit Jean Humbert Lebet, pasi një ministër në qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se “po të pyetej ai, do ta largonte ambasadorin zviceran nga Kosova”.
Kjo deklaratë e ministrit në qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, për ambasadorin zviceran erdhi pas deklaratave të tij gjatë një përurimi të një ujësjellësi në komunën e Skënderajt, investim zviceran, ambasadori zviceran Lebet, tha se nuk është normale që qeveria e Zvicres të investojë në ujesjellës e qeveria e Kosovës paguan veteranë të gënjeshtërt të luftës.
“Nuk është normale që qeveria e Zvicrës të financojë ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend.
E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 për qind e vlerës për veteranët e luftës. Nuk jemi të lumtur të shohim, nëse njerëzit marrin këtë status pa ndonjë të drejtë. Do të thotë, nëse të hollat ruhen, jo për të financuar veteranët e rrejshëm, do të ndërtojmë shumë më shumë sisteme të ujësjellësit”, tha ambasadori Lebet.
Reagimi i ministrit kosovar
Kjo deklaratë nuk i pëlqeu një ministri kosovar, Pal Lekaj, i cili gjatë një interviste në një televizion lokal tha se, “ambasadori duhet me qenë i kujdesshëm, në deklarime të tilla para masës së njerëzve”.
“Nuk është ambasadori me u marrë me të gjitha ato. Unë përulem para ndihmave, sepse nëse dikush ka marrë fonde prej Zvicrës jam unë. Por, publikisht para qytetarëve ta lidhë një çështje të investimeve me një çështje që është e ndjeshme dhe t’i quaj mashtrues veteranët është e pakuptimtë”, ka thënë Lekaj.
Mbështetje nga ambasadorët e tjerë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt e mbështeti deklaratën e ambasadorit zviceran Jean Humbert Lebet, i cili adresoi kritika ndaj institucioneve të Kosovës. “Kolegu zviceran tha atë që shumë prej nesh mendojnë. Ne si bashkësi ndërkombëtare jemi të angazhuar për të ndihmuar. Gjermania dhe Zvicra përkrahin me 10 milionë euro Kosovën për ujë dhe trajtim të ujërave të zeza që nga viti 1999, jemi krenarë për atë që bashkëpunimi ynë me Kosovën ka arritur tek njerëzit! Por atëherë edhe pyetjet janë legjitime për shpenzimet e qeverisë. Jo mbi parimin e pensioneve, por për mënyrën se si ato menaxhohen. Për shkak se ne duhet t’ua shpjegojmë taksa paguesve, se përse po e bëjmë atë që po e bëjmë për të mirën e njerëzve në Kosovë”, ka shkruar ambasadori gjerman Christian Heldt.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili tha se “ka ardhur koha që populli i Kosovës ta dojë vendin dhe të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. “Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli, i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, shkroi ambasadori Ruari O’Conell. Në mbështetje të ambasadorit zviceran, dolën edhe ambasadori francëz dhe ai italian.
Partia më e madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK ndërkaq, e quan skandaloze deklaratën e ministrit kosovar Pal Lekaj, drejtuar ambasadorit zviceran. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se ministri Lekaj duhet shkarkuar nga detyra, se “është i pa precedent rasti që një ministër i Qeverisë së Kosovës kërkon largimin e një ambasadori. Dhe atë të Zvicrës, ku janë mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës.
Në paratë që Zvicra shpenzon në Kosovë përfshihen edhe taksat e këtyre 200 mijë qytetarëve të Kosovës që i paguajnë në Zvicër. Prandaj, është më se legjitime të kërkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit. Vetëm shkarkimi i këtij ministri mund të jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra”, shkroi në profilin e tij, Avdullah Hoti.
Edhe ministri i Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli, në emër të qeverisë së Kosovës në një deklaratë për medie, thotë se Konfederata Helvetike, së bashku me SHBA, Gjermaninë, Francën, Britaninë, Italinë dhe vendet e tjera perendimore, ka mbështetur fuqishëm rrugëtimin e Republikës së Kosovës në të gjitha etapat. “Miqtë dhe aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut tê madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë ne, duhet t’i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre. Sa here kemi qenë bashkë me aleatët, kemi dalë fitimtar. Ne do të vazhdojmë bashkë dhe kemi çfarë të mësojmë nga një demokraci qindra vjeçare sikurse është Zvicra”, thotë në deklaratën e tij shefi i diplomacisë kosovare Behxhet Pacolli.
Pas gjithë këtyre reagimeve, ministri në qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, takoi ambasadorin zviceran, nuk tha ti ketë kërkuar falje, por, tha se deklarata e tij për ambasadorin është nxjerrë nga konteksti.
“Ministri Lekaj, në asnjë moment nuk ka kërkuar largim të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, e aq më tepër të kundërshtoj një shtet mik për Kosovën. Në deklarimin e tij, Lekaj ka theksuar se do të duhej një letër sqaruese për akuzat se veteranët në Kosovë janë të rrejshëm, për çka institucionet e drejtësisë ende nuk kanë dhënë një vendim”, thuhet në komunikatën e zyrës së ministrit të Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës, Pal lekaj.(DW)
KETU NE SHBA KA EDHE ME KEQ !
Jane shpallur ose veteshpallur veterane edhe hajdutet me cizme te ndihmave dhe kontributet e shqiptareve te Amerikes per UCK-ne dhe popullin d Kosoves !
Pra edhe me serbe se vete serbet … qe plackisnin parate, bizhuterite dhe pasurite e shqiptareve ne Kosove ne kulmin e genocidit serb ne Kosove !
TITUJ NDERI APO QOKA TURPI E HAJNIE !?
– Faleminderit Zoti ambasador i Zvicres !
– Hetim rrenjesor e ndeshkim ligjor per cdo
qokator !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Vetem ata shqiptare, shqiptaro- amerikane apo nga vendet e tjera dhe ata te huaj qe rroken armet ne luften per liri, lane bizneset, punen, familjet, femijet, rehatine e Perendimit dhe shkuan ne frontin e luftes meritojne dhe jane veteranet e vertete te asaj lufte Clirimtare fitimtare me ndihmen e NATO-s dhe aleatit e mikut tone me te mire ne ditet me te veshtira te historise sone , SHBA-se.
Luftetaret e “Batalionit Atlantiku” me Hysni Sylen komandant dhe Skender Docin komisar dhe secili shqiptaro- amerikan qe lane bizneset, femijet , familjet, gjithcka si Haxhe Balidemaj, Ismet Dedushaj, Isa Kodra, Deme Bsludemaj, Adnan Krasniqi, Besim e Arben Muriqi, Nexhat Imeraj …. e luftetaret e UCK—se te plagosur ne Kosove dhe mjekuar ne SHBA si komandanti Gani Shehu…. jane veteranet meritore !
Keta shkuan, luftuan, sakrifikuan edhe jeten si tre vellezerit Bytyci edhe u plagosen rende si Haxhi Dervisholli…
Keta jane luftetaret e lirise dhe veteranet e vertete te Luftes Clirimtare te Kosoves jo hajnat e ndihmave qe kane cmendurine dhe pafytyresne te na dalin edhe neper ekranet e televizioneve te Kosoves me “blloqet e hajnise”, sic i ka cilesuar edhe gazeta “ Illlyria” e Vehbi Bajramit dhe sic i kam quajtur me dhjetra here ne komentet e mia, qysh ne vitin 1999 e deri para nje muaji.
Eshte turp e krim ndaj gjakut te heronjeve Adem e 51 Jasharaj te Luan Haradinaj vete i trete, Xheve e Fehmi Lladrovcit, Agim Ramadanit… e mijera viktimave te luftes qe hajna te tille te marrin e te mbajne statusin e veteranit.
Turp e faqja e zeze nese nuk ben nje rishikim me lupe atdhetarie dhe qilizem te thelle ne listat e veteraneve qe po e kalojne me dhjetra here numrin e luftetareve te vertete te UCK-se dhe lirise se Kosoves.
Sot! Neser do jete vone per cilindo qe ka nenshkruar per veterane te rreme e deri hafije te Beogradit dhe UDB-es se Aleksander Rankovicit, Stanushicit e vete Kryexhelatit te Kosoves dhe Kasapit te Ballkanit, Sllobodan Milloshevic !
Do te pergjigjen para ligjit dhe drejtesise dhe para gjakut lume dhe sakrificave sublime te heronjeve dhe deshmoreve te vertete te Kosoves per mashtrime, korrupsion, shperdorim detyre.
Turpi e faqja e zeze per ta e per ministrin Pal Leka qe vetem per kete deklarate duhet shporrur nga qeveria e Kosoves e te shkojne e te merret me punen qe di te beje me mire biznesin e tij e jo me pazare titujsh nderi si qoka turpi !
Po na bejne hora para Botes keta sterhora te Prishtines, te Tiranes… duke ua nxire fytyren shteteve te veta, duke baltosur e perdhosur deri edhe gjakun e sakrificat madhore te luftetareve te lirise e popullit shqiptar, duke kthyer titujt e nderit ne qoka turpi e mashtrimi duke bere uje gjakun e heronjeve e deshmoreve te lirise dhe kombit shqiptar !
Turp e faqja e zeze qe i detyrojne deri edhe ambasadoret e aleateve tane strategjike si SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Zvicra …. tua nxjerrin horlliqet, spekullimet dhe mashtrimet e tyre!
Nuk ka tradhetar e hajn me te rrezikshem se ate qe nderojn tradhetine e hajnine !
Stop !
Zoti Hashim Thaci, Zoti Ramush Haradinaj, Zoti Fatmir Limaj …. ngritur nje Komision te Posacem hetimor per cdo titull nderi te dhene gjate 10 vjeteve te fundit dhe spekullatoret e hajnat, shitesat e titujve te nderit dhe mos e beni uje gjakun e vellezerve e motrave tona qe sakrifikusn edhe jeten per Kosoven e Lire e te Pavarur.
Kush e meriton ta gezoje e ta lartoje ne luften per paqen.
Kush nuk e meriton ti hiqet pa meshire e pa humbur asnje cast kudo e kushdo qofte ai !
Mashtruesit, hajnat dhe shitesit e tyre para ligjit dhe drejtesise !
Te njejten kerkese kam edhe per Kuvendin e Qeverine e Shqiperise qe eshte bere shembulli i keq qe nuk duhet ndjekur edhe per Kosoven !