Steven Gerrard dorëzohet, sulmuesi i Kombëtares shqiptare një dështim për Rangers! Sulmohet dhe nga tifozët

29 Prill 2019, 21:55Sport TEMA

Eros Grezda po vuan shumë te Rangers! Shqiptari u ble nga Osijeku, por duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë me ekipin historik të ishullit.

Trajneri Steven Gerrard duket se ka humbur krejtësisht besimin tek ai dhe nuk do t’i japë më shansin të tregojë veten.

Gjakovari nuk po grumbullohet më as me ekipin e parë, ndërsa në ndeshjen miqësore që skuadra e tij zhvilloi ndaj Liverpool U-23, sulmuesi luajti dhe dhuroi një shfaqje të shëmtuar.

Pjesa e parë u mbyll 4-0 për “Redsat”, pavarësisht se legjenda Gerrard kishte aktivizuar futbollistët e ekipit të parë dhe mes tyre dhe shqiptarin.

Trajneri ka qenë mjaft i shqetësuar në lidhje me përformancën e ekipit, pavarësisht se me ndryshimet e bëra barazoi gjithçka në të dytën për 4-4.

“Ndeshje të tilla të bëjnë të kuptosh shumë gjëra për lojtarët, për mirë dhe për keq. Grezda? Këtu është futboll i fortë dhe nuk të jepet mundësia nëse sjellja jote nuk është e duhura dhe nuk je i fortë mendërisht.

Duhet të luftosh dhe të tregosh veten. Nuk dua të flas për futbollistë të caktuar, por fakti që nuk ka luajtur shumë si titullar tregon gjithçka”, tha tekniku.

Gerrard duket i bindur tashmë, ndërsa dhe tifozët kanë të njëjtin mendim me trajnerin e tyre. Ata duan që Grezda të largohet në verë nga ekipi i tyre. Ata kanë shpërthyer në twitter në lidhje me përformancën e shqiptarit.

2 komente në “Steven Gerrard dorëzohet, sulmuesi i Kombëtares shqiptare një dështim për Rangers! Sulmohet dhe nga tifozët”

  1. 888 says:

    Grezda eshte shume mendjemadh dhe as ne kalceto nuk pranohet te luaje me shoket e jo me Rangersin e madh!
    Shporreni kete rrugac!

  2. Nasi nga Vlora says:

    Grezda,fatkeqesi qe mban kete mbiemer te urryer ky futbollist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje