Dita Botërore e Lirisë së Shtypit ka përplasur kryeministrin Edi Rama me kreun e PD Lulzim Basha.
I pari që reagoi për këtë ditë ishte kryedemokrati Lulzim Basha, i cili tha se mediat dhe gazetarët në Shqipëri janë më pak të lira se më parë, e ndërsa premtoi se me ardhjen e tij në pushtet kjo gjë do të ndryshojë.
Megjithatë, kur nuk kaluan shumë pak minuta, ka ardhur kundërpërgjigjja e kryeministrit Edi Rama i cili e cilësuar deklaratën e Bashës për lirinë e medias, si një komedi të zymtë.
“Ç’komedi e zymtë me djegësit,rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre!
Po shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen,vjen dita e gjykimit ME VOTE? Pa merak vonon po s’harron 2021shi✌”– shkruan Rama në rrjetin social.
“Gazetarët pa liri janë si një vend pa zgjedhje të lira. Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, gazetarët shqiptarë janë më pak të lirë, më të pasigurtë, më të censuruar, me fare pak të drejta sociale dhe ekonomike, ndërsa shumë prej pronarëve të televizioneve, gazetave, portaleve janë më të pasur me tendera, licensa dhe favore të tjera qeveritare.
Gjendja e përkeqësuar e medias në Shqipëri u reflektua me rënien me 7 vende në indeksin botëror të Lirisë së Medias, në raportin e së cilës shprehet shqetësimi “për kapjen e mediave dhe përqendrimin e tyre në duart e një grushti biznesmenësh”.
Përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo për interesin publik është problemi kryesor që i ka ulur medias besueshmërinë tek publiku dhe ka bërë që 80% e gazetarëve të shprehen se nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.
Pjesa më e madhe e medias sot në Shqipëri nuk bën më disa nga pyetjet bazë të gazetarisë “PSE”, “SI” “KUSH”. Gjithçka është reduktuar tek “KUR dhe “KU”, sepse pyetjet e tjera çojnë tek pushteti, tek qeveria, tek bashkia, që u japin pronarëve tendera, reklama, leje ndërtimi, licensa e favore të tjera.
Nëse do të pyesnin: PSE nuk hetohet dosja 339 dhe dosja 184, SI u bë tenderi i Unazës së Re, KUSH përfiton nga lejet e ndërtimit për kullat në Tiranë, mediat do të kishin zbuluar se prapa vjedhjes së zgjedhjeve, vjedhjes së taksave, grabitjes së pronës publike, qëndron Edi Rama dhe Erion Veliaj, kampionë të blerjes së medias.
Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri.
Zgjedhje të blera
Drejtësi politike
Gazetarë të censuruar
Vullneti i qeverisë është vendimtar për të përcaktuar lirinë e gazetarëve, sigurinë e tyre, të drejtat sociale dhe ekonomike.
Personalisht, jam angazhuar që, me marrjen e drejtimit të qeverisjes së vendit, do të bëj gjithçka për të forcuar lirinë e medias si shtyllë kryesore të demokracisë.
Gazetarët meritojnë të jenë pushteti i katërt dhe jo një vegël propagande në duart e kryeministrit.“- shkruan Basha.(TemA)
i nderuar zoti kryeminister , nese ke ardhur ne qeverri me mendimin se do besh politike e duke u sorrollatur ckane bere te deshtuarit e djeshem , eshte humbje kohe dhe me ty , nese ata te djeshmit qe populli ju vuri drune , do ishin te sakte , nuk ta besonte voten kush ty, ndaj puno, mos vidh , puno per shqiperine europiane , voto ligjet per reformat qe te kerkon europa e leri pallavrat , nuk ka nevoj askush ne kete vend qe ti kujtosh kush eshte saliu , luli, meta apo monika , po u more me te marret te merr lumi dhe ty , mose tradheto popullin se , dhe mos bej pakte nen tryeze me ish vrasesit dhe hajdutet e ketij populli, se do e pesosh me keq se ata.
Per k’te nuk ka faj Rama sepse po ta krahasosh me kohen e Sali Serbit duket si koha e Luise Lane. Por mire ja bejn Rames se Rama nuk deshi ta fusi ne burg Sali Serbin. Tashti rri e pllet jo k’shu e jo ashtu.
Po kur flet e propagandon Pd per zgjedhje te lira e liri medie. Po mire mor monstra , mendoni se populli i harroi te gjitha zgjedhjet e drejtuara nga ju ? . E harron valle kur ju i numuronit dhe u dilnin 126 perqind , sa edhe mendja e juaj perverse cuditej ?. Apo kini harruar edhe zgjedhjet e fundit qe bene kryetar lulushanin, kur publikishte i fitoi Edi Rama dhe ju shpiket ca vota jashte kutije ?. Ne si popull nuk harrojme asgje. Nuk harrojme as dhunen e eger te ushtruar ndaj gazetareve dhe quani dhune ate qe disa gjoja analiste dhe gazetare e bejne te bardhen te zeze dhe anasjelltas dhe per kete qenkan prekur e ofenduar rende se jane quajtur kazan. Kjo fjale qenka dhune madhe dhe humbje e lirise se medias. Eh ctju thuash juve qe kini humbur fillin e cdo ekuiliber , sa nuk ka zot tu sjelle ne islla.
Me i saket zoti kryeminister por kush te kupton.Keta gazetar te PD che Lsi Jan kafshe.
Krahasohu me Europen o ditezi,sharlatan dhe leri denglat se ti je per ne BURG e jo kryeminister!
Ti vetem karagjozlliqe di te besh se nuk i mbron dot krimet e tua!
Ky mundohet ta kamufloje padijen e vet me batuta e pirueta bajate a thua se vetem ky eshte intelektual e gjithe shqiptaret me zor presin te flase ky I duket vetja si Enveri i Madh dikur PIIIKAAAAA humbamenos..
O Ed kurva,
thote PD,thote VOA dhe institucionet amerikane te lirise se mediave,
Boll me poezi se t’a kemi pire lengun o kurve burre.
Kur gjerat shkojn kaq mire ne kohen tende, pse nuk i le bizneset te mbyllen, po i sorollat lart e poshte, se te dalin statistikat reale, bota ste pjerdh me, me ate qe po i ben shqiperise. Syt ne balle i kemi, sna rren dot me shifra, je bo me keq se ai qe shan