Mbi dialogun postar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës!

23 Maj 2019, 20:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kishte një shans që Lulzim Basha të mos i përgjigjej Edi Ramës dhe të krijonte idenë se “po mendohej”. E keni parasysh atë skenën kur Bujar Nishani si President, bënte sikur mendohej para çdo dekreti dhe mbështetësit e PD mendonin se më në fund ai do bënte ndonjë mrekulli.

Por Lulzim Basha u përgjigj dhe magjia ra.

Tani i vetmi debat postar mes tij dhe Edi Ramës, është se kush do të fitojë si i fortë më 30 Qershor, Edi Rama duke ruajtur kutitë e votimit, apo Lulzim Basha duke sulmuar kutitë e votimit.

Edhe pse duket pak e frikshme po ta mendosh, në të vërtetë është një nga ato situatat absurde tragji-komike të vitit ’97, ku i humbur dilte ai që sulmonte i pari. Dhe të gjithë vetëm kërcënonin, pa dalë nga shtëpia.

Por në mënyrë paradoksale, rreziku më i madh për Partinë Socialiste dhe integritetin e zgjedhjeve, nuk është dhuna e PD, apo ndonjë grupi paramilitar të saj. Ajo është çështje ligjore. Nga pikëpamja politike ajo viktimzon shumicën dhe i jep asaj më shumë të drejta se sa ka sot të bëjë zgjedhje.

Rrezik real për Partinë Socialiste është që PD të mos bëjë asgjë, të qëndrojë në shtëpi, të marrë rolin e “gandistit” që refuzon sistemin, dhe t’u thotë socialistëve “bëni ç’të doni”.

Kështu si e kanë nisur socialistët që kanë frikë dhe nga të pavarurit apo nga kandidatët e Bindjes Demokratike, mund t’i prishin zgjedhjet më mirë vetëm, se sa me ndihmën e PD.

Lënia bosh e fushës, edhe pse është një kërkesë torturuese për PD, është në fakt i vetmi akt që i bën ata jo fajtorë për procesin nëse dështon.

Dhuna, sado sporadike të jetë, qoftë dhe në dhjetë qëndra votimi, legjitimon procesin zgjedhor, dhe e kthen atë nga një proces votimi, në një sakrificë për demokracinë.

Kjo është fiks situata që humbet ai që sulmon i pari, jo ai që shkruan letër i pari. Armiku real i PS më 30 qershor është heshtja e vdekur në qendra votimi dhe jo lufta. Lufta i jep asaj legjitimitetin e mbrojtjes së demokracisë.

Dhuna e paralajmëruar e opozitës, po i kthehet në pasuri politike socialistëve, një pasuri e dhuruar nga opozita. Ajo po legjitimon keqqeverisjen dhe defektet e procesit zgjedhor dhe po kalon në plan të parë rrezikun për prishjen e rregullave të lojës.

Ndaj Edi Rama nuk është i shqetësuar për dhunën, dhe bën rolin e viktimës, për ta tërhequr PD-në pikërisht tek dhuna. Nuk ka gjë, që i jep më shumë forcë dhe arsye për të vazhduar më tej një politikani, në një sistem demokratik, se sa një opozitë talebane, që thotë “do sulmojnë kutitë e votimit ditën e zgjedhjeve”. Gjëra të tilla kanë bërë talebanët në Afganistan, grupet maoiste në Sri Lanka, dhe xhihadistët e Boko Haram në Nigeri.

Edi Rama po e ushqen këtë gjë përmes dialogut të tij postar me Lulzim Bashën, një mënyrë mizore se si mund t’i ofrosh një tavolinë ëndrrash, në mes të drekës, dikujt që është duke mbajtur ramazan. Dhe kjo padyshim që e xhindos Lulzim Bashën. Edi Rama e bën pikërisht për këtë gjë. Dhe pas kësaj, ai vërshon me terminologjinë e dhunës, me premtimet për jetë e vdekje, me thirrjet për përmbysje. Është ekzaktësisht ajo që ja legjitimon 30 Qershorin, qoftë dhe fare vetëm Edi Ramës.

21 komente në “Mbi dialogun postar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës!”

  1. Kryetari says:

    Nje grusht cdo mbremje Berishes,Bashes dhe te gjithe halabakeve te PD me keto editoriale ,hallall te qofte Mero Baze.
    Ja u ke nxire jeten,kjo eshte e sigurte,prandaj prej atyre hienave dihet te ruhesh.

    1. Manalati says:

      O Krietar! A të qifsha mëndjen, e ke lexuar ti editorialin, apo vetëm titullin? Sepse Baze ka marë këtë radhë një hu gardhi për tja futur në bithë PS. Lexo, a i vrarë, apo nuk di fare shkrim e këndim!

      1. adi says:

        Mero
        ” Rastesisht ” gazeta me e madhe Gjermane timonierin e quan BANDIT
        Tani parlamenti Gjerman deklaron se Shqiperia ka nevoje per “STABILITET DEMOKRATIK ” jo thjesht stabilitet, dhe per kete deklaruan se zgjedhjet me nje parti nuk jane demokratike dhe kerkuan shtyrjen e zgjedhjeve.
        Mbas 2 ditesh behen zgjedhjet per parlamentin europian dhe gjithe karagjozet sorosiane nuk do te jene me, do vazhdoje ne shqiperi te mbaje pushtetin me dhune sorosiani I fundit???????
        Pra e thene qarte timonieri eshte sot politikani me I izoluar ne europe dhe nje nga me te izoluarit ne bote.
        I ka ngeluar aleat vetem Erdogani
        Duket si drita e diellit qe zgjedhje ne 30 qershor nuk do te kete.
        Ajo qe ed rama kerkon te arij duke bere gjasme se do kete zgjedhje ne 30 qershor eshte se po I kerkon marveshje Lul Bashes per te dale I palagur dhe me sa duket askush nuk do ja japi kete garanci. Fati I ed rames eshte I vulosur dalja e Arben Malajt hapur kunder tij, deklarata e Paskal Milos se rilindasit jane dele duket se eshte perpjekja e nje grupi te se majtes qe kerkojne ti marin edhe partine kalit te ngordhur.
        Nese vazhdon keshtu fati I Gruevskit do I duket lule.

        1. ..... says:

          Te shkerdhefsha ty dhe gazeten e madhe gjermane more toc kuklle po te jetoje ne Gjermani do ta dije se sa e “madhe” eshte Bild…trap me zile por mbi te gjitha se sa e “preferuar” eshte…te gjithe shkrimet e saj per Qeverine shqiotare vijn nga intervistat me politikan te opozites ose gazetare te Saliut e Lulit prandaj mjaft na cave dydllen me Bild te gjermanit…jo se Edi eshte burre i mire por Luli e Saliu jane lecka te djegura nje here e pergjithmon …vetem interesaxhit api antikombetaret si ty i mbajn krahun nje plehu komunist si Saliu

  2. Ithtar i Meros says:

    “Heshtje e vdekur” nuk eshte metafore e gjetur. Nuk eshte metafore fare, por oksimore. Eshte si te thoshte heshtje e gjalle. Ka kohe qe mero shkruan ne menyre paradoksale. Por ne kete rast ka bere nje lapsus frojdian duke zbuluar ate qe do te kemi realisht ne Shqiperi ne 30 qershor: Nje vdekje te heshtjes per tmerrin dhe turpin qe i ndodh ketij vendi per shkak te zgjedhjeve te blera dhe te vjedhura .

    1. Mersini says:

      He te lumte, mire ja bere me ate Frojdin

  3. Azio says:

    Ashtu eshte,z.Mero.Pike per pike.
    Prandaj vendi kerkon nje udheheqes kembengules ne vendimet e tij dhe deshirave te popullit,aq sa nje lider te zgjuer e me dipllomaci efektive,per t’a bere kundershtarin te fundoset ne llumin e krijuar vete,me duart e veta.
    Dhe te tille udheheqes Populli ka shancin te kete Edi Ramen.Bravo Rama.
    Votimet e 30 qershorit nuk ka burre nene t’i ndaloje apo me keq t’i shkaterroj me bandat e PD e lsi.
    Kjo kohe ka marre fund njehere e mire.
    Ndryshe,Berisha,Basha dhe vemjet e tyre,do te takohen bashke ne dhomat pa qera.
    Populli do t’i tregoje vendin.

  4. Peço says:

    Është i pari editorial, qartësisht i pavarur, për të mos thënë me plot gojën, në ndihmë të PD. Duket Bazes, si një njeri mjaftë i afërt me Berishën, i ka plasur shpirti nga qëndrimet e papërgjegjëshme të tij, të cilat e kanë sjellë këtë forcë politike në kufij të vajtueshëm. Rruga që Baze propozon është i vetmi shpëtim për situatën aktuale ku Berisha e ka çuar këtë parti. Dhe nëse Rama do t’ja arrijë ta tërheq PD deri atje sa ta detyrojë të përdorë dhunën, kjo ka për të qënë varrosja përfundimtare e saj. Por nëse ata qëndrojnë duke pirë kafe nëpër klube në 30 qershor, atëherë kemi për të parë turpje të atilla nga ana e PS, sa do të çuditej i madh dhe i vogël.

  5. Komentuesi says:

    Te holle e ke mendjen o Mero.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Pucist…

  7. Flutura says:

    Lulezimi eshte duke mbajtur Ramazan ????
    kjo nuk eshte analize, eshte thjesht nje pikture e bukur, qe meriton nje kornize.?

  8. REMARKU says:

    Nje shkrim me llogjik te forte dhe te sakte,..si gjithmon perfekt.

  9. Arber says:

    Nuk ka dyshim qe do te kete marreveshje, urojme te Jete e dobishme per cdo qytetar shqiptar dhe nje marredhenie e re Pozite-Opozite te linde e zhvillohet per Jete e mot.Asgje te mos mund te ndodhe , (behet fjale per reformat e medha e kushtetute te re, ) pa consensus mes paleve, dhe sikur konsensusi te Jete “vrases” per palet.Zgjedhjet vetem te lira e te ndershme le te Jete guri i pare I shtepise se re, te bukur e te pamposhtur te shqiptareve. Fatmiresisht kjo tulle e pare ka dy ane ne te cilat mund te vendosen te pakten dy duar per ta vendosur ne themel. Dyshimi e mosbesimi le te behen kurban ne themele te kesaj shtepie. Arkitektet le te projektojne e ndertojne nje shtepi te tille qe nese dhe banoret e saj do te beheshin pishman per ta prishur thjeshte te mos mundnin! Bekim do kishte per ta.

  10. ETHEM LALAJ says:

    Z.MERO SI GJITHMON I SAKTE NE ANALIZAT.
    -RAMA PO E TERHEQ LULIN NE DIALOG PA KUSHTE…DHE LULI SIPAS GJERMANVE TE MERKELIT ESHTE GATI TE TERHIQET,POR NUK E LEJON SALIGERDALLA.AI NE “OPINION” DEKLAROJ SE LULI NUK DO TAKOHET ME..KRIMIN..DROGEN..KRIMIN..OBOBO ÇFAR NUK THA.DHE KUPTOHET QE LULI ESHTE NE HALL TE MADH.AI NDONSE ESHTE SHUME I PAAFTE,PERPARA KA MURIN E LARTE 2 M-E.RAMEN…DHE MBAS KA “HURIN SALI” QE E SHTYN NE AVENTURA PER PD POR DHE PER VET ATE,PASI NE RAST HUMBJE ZGJEDHJESH EDHE NJEHERE..DO TE THOT VDEKJE POLITIKE E TIJ.
    .DHE HUMBJA NE ZGJEDHJET PERBALL PS DHE E.RAMES ESHTE 100 % E SIGURT.
    -KJO ISHTE ARSYEJA E DEGJENERIMIT POLITIK…PER NDONJE MARVESHJE TJETER TE DOREZIMIT TE PUSHTETIT NE TAVOLINE NGA ANA E RAMES,I CILI SHQUHET PER “SHAKARA” TE TILLA.
    -KA MUNDESI QE NDERHYRJA GJERNANE DO TE ÇOI NE SHTYRJEN E ZGJEDHHEVE.KJO DO ISHTE NJE TERGEQJE FATALE PER PS.

  11. John says:

    Ne keto kushte I thuhet populit pa parti e opozitar “hajdeni ne zgjedhje po jua mbajti!”

  12. Cane says:

    Comments vetting??

  13. Taip Sulko (Azil Diplomatik Kanada) says:

    Ambasadorja e skandaleve ne Danimarke Elida Petoshati me buRin psikopat-homoseksual Arian Muka -skandale vjedhje rrahje kriminale.
    Shembulli tipik i Elida Petoshatit që është ngjitur në rangun e ambasadores nëpër shkallët e paligjshme të nepotizmit, si njeriu i Ilir Metës. Por ky është vetëm fillimi i cili shpesh është domethënës. E.Petoshati në ushtrimin e detyrës së saj ka ngelur besnike e frymës dhe veprimeve të klaneve nga ka dalë dhe thjesht ia ka nxirë faqen Shqipërisë në Otavë me korrupsionin e hapur dhe sjelljet si përfaqësuese e grupeve mafioze, të denja vetëm për krizën e 97-s në Shqipëri. Emërimi i kësaj ambasadoreje në Kanada, fatkeqësisht ka përkuar (është e logjikshme) me kulmimin e veprimeve abuzive dhe të papërgjegjshme të Qeverisë shqiptare, duke bërë që vala e emigrimit të paligjshëm nga vendi ynë në drejtim të Kanadasë të mos ndalet, madje të përkeqësohet. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e pashmangshëm (që hyn në fuqi së shpejti) të autoriteteve kanadeze të cilat, si një masë vetëmbrojtëse, e kanë përfshirë Shqipërinë në grupin e vendeve që kanë shpërthime valësh të pakontrolluara të emigrantëve të paligjshëm, për arsye të paqëndrueshmërisë politike, pasigurisë së theksuar dhe dhunës së grupeve mafioze, rrënimit ekonomik madje edhe luftës shkatërruese totale sikurse janë Haiti, Kongo, Somalia, Sudani i Jugut, Afganistani, Kamboxhia, Irani, Iraku, Siria, Autoriteti Palestez etj. Këto veprime të Qeverisë shqiptare dhe përfaqësueses së saj në Otavë e kanë futur Shqipërinë në “listën e zezë”. Qeveria shqiptare dhe E.Petoshati duhet tu japin shpjegime shqiptarëve për këtë turp dhe dhe për atë realitet që kanë krijuar për shqiptarët që ende ikin sikur vendi të ishte në luftë…
    Por gjërat nuk mbarojnë me kaq. Kësaj ambasadoreje me titull, E.Petoshatit, nuk i nxihet faqja as nga ana njerëzore as administrative që të marrë në mbrojtje hapur madje edhe vrasjet e katër demonstruesve në mes të Tiranës, më 21 Janar 2011, duke e quajtur vrasjen e tyre reagim normal të shtetit. Po me aq qetësi ajo ka marrë në mbrojtje edhe qarkoret e turpshme, fyese dhe shkatërrimtare nga ana profesionale, të dërguara fill pas asaj ngjarjeje tronditëse dhe që e spërkati me gjak fytyrën e Qeverisë. Mënyra primitive-familjare- klanore se si e drejton E.Petoshati institucionin e ambasadës, fshehjet e korrupsionit të shefave në Tiranë dhe veprimet po ashtu të frymëzuara po nga e njëjta psikologji korruptivo-klanore, e bëjnë atë një shembull tipik të diplomacisë shqiptare sot, – një dorë të zgjatur të klanit që e ka dërguar, e cila është fare e paaftë profesionalisht, inaktive dhe me performancën e një shtëpiakeje të rëndomtë në përfaqësim, por që bëhet sakaq agresive kur mbron dhe maskon interesat korruptive të vetat dhe të njerëzve të pushtetshëm që e kanë dërguar.

    1. Bau Bau Motriau says:

      Sqap Zdapi

      ”viktorius”’,

      shko

      kurohu

      per shendetin mendor !

    2. Bau Bau Motriau says:

      Sqap-Zdapi

      ‘Viktorius’,

      shko kuro shendetin mendor !

  14. Kryetari says:

    O katundar marmallate,kur ta kuptosh ti Meron do te te kete mbire bari nje pellembe persiper,o qyq!

  15. Dua te kujtoj nje film qe me ka lene mbresa ne rini.
    Behet fjale per nje te ardhur nga agjentura te huaja ne nje vend te varfer te Afrikes.Perktyei i tij ishte nje afrikan plot miresi ne dukje i padjallezuar.Afrkani hetonte cdo levizje te tij ,se qe ne fillim nuk i besoi , fjalet e tij para popullit te varfer ishin frymezuese,ne cdo takim ai conte peshe zemrat e tyre.Populli kishte fituar shume besim per te dhe i tregonin cdo gje.Por perkthyesi hetonte cdo
    levizje te tij ,me ke takohej,me ke shtrohej, cfar bisedonte me armiqte e popullit te tij. Pasi qendroi shume kohe ne balle te tyre duke bere sikur po adresonte nevojen urgjente te popullit per clirim,i lumtur qe kishte kryer detyren e tradhetarit ne menyren me te mire, iken per tu rilaksuar ne nje shtet tjeter.Perkthyesi qe mbante falixhet e tradhetari mirenjohes per naivitetin e tij i kenaqur per natyren e perkthyesit qe s,kish kuptuar asgje nga kopil-lleku i tij ,e perqafon ngrohtesisht dhe ben te largohet,por sapo merr turr me hyp ne avion, afrikani,bir shume i dashur i popullit i tha :Ser,keni harruar dicka,tradhetari ecen drejt afrikanit plot butesi e
    mirenjohje:-perkthyesi i tha ne sy :Ser ju tradhetuat popullin tim dhe ja nguli mu ne zemer kamen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje