Nga Mero Baze
Sot Ilir Meta ka bërë deklaratën më të guximshme të mandatit të vet presidencial. Meta paska “gjetur” zgjidhjen, përballë krizës politike të momentit, këtij zjarri që ia ka vënë Shqipërisë gruaja e tij me Lulzim Bashën, dhe që ai po merr përsipër t’i fryjë sa të ketë fuqi, por këtë radhë dhe duke na kërkuar leje.
Kërkesa e Ilir Metës është një dëshirë politike, për t’i dalë zot një prej kërkesave të opozitës, dhe si e tillë, ajo nuk është as ligjore, as kushtetuese, dhe as morale. Është thjesht paturpësi politike për të përdorur postin e Presidentit në shërbim të një interesi politik familjar.
Sot ai tha se ishte gati të shkelte Kushtetutën dhe të shtynte datën e zgjedhjeve, nëse këtë ia kërkonte gruaja, Basha dhe Rama, njëzëri.
Që të jetë e qartë që në fillim për këdo që nuk është familjar me Kushtetutën, Ilir Meta nuk është thjesht gati të shkelë vetëm shkronjën “gj” të nenit 92 të Kushtetutës, e cila i jep atij prerogativën e caktimit të datës së zgjedhjeve (kompetencë që ai e ka ushtruar tashmë, që kur caktoi datën 30 qershor për këto zgjedhje), por nuk i jep prerogativën për anullimin, shtyrjen dhe ricaktimin e kësaj date përtej afateve kushtetuese dhe ligjore.
Data 30 qershor është data e fundit e periudhës zgjedhore të pranverës, të cilën Kodi Zgjedhor ia njeh Presidentit si datë e mundshme për zgjedhjet. Përtej kësaj date ai nuk shkon dot, sepse duhet t’a caktojë atë në një të dielë midis 15 shtatorit dhe 30 nëntorit, d.m.th. brenda periudhës zgjedhore të vjeshtës.
Çdo datë e periudhës zgjedhore të vjeshtës bie përtej mandatit kushtetues të të zgjedhurve lokalë, i cili përfundon më datën 10 gusht të këtij viti. Më datën 10 gusht në të gjithë Shqipërinë duhet të kenë mbaruar jo vetëm zgjedhjet, por të gjitha procedurat që lidhen me to, ankimimet, apelimet, përsëritjet eventuale të votimit, atje ku zgjedhjet janë shpallur të pavlefshme etj.
Deri në këtë datë kryetarët rishtarë të bashkive duhet të kenë marrë konfirmimin e zgjedhjes në gjykatë dhe të jenë gati për të bërë betimin e për të filluar detyrën.
Nxjerrja e procesit jashtë 10 gushtit do të thote shkelje e mandatit katër vjeçar, d.m.th. e paragrafit 1 të nenit 109 të Kushtetutës. Shkelja e këtij neni do të thotë se pas datës 10 gusht nuk mund të ketë më as kryetarë, as këshilla bashkie. Pas kësaj date, çdo ditë e tyre në pushtet është dhunim i drejtpërdrejtë i pikës 3 të nenit 1 të Kushtetutës (qeverisje pa zgjedhje nuk mund të ketë), si dhe e pikave 1 dhe 2 të nenit 2 të Kushtetutës (parimi i sovranitetit popullor, parimi i përfaqësimit).
Nëse pas datës 10 gusht do të ketë kryetarë apo këshilla bashkie që do rrinë në detyrë me skenarin e Metës, çdo akt i tyre do të jetë nul dhe të gjithë ata do të kthehen automatikisht kontigjent për Prokurorinë me akuzën për ushtrim të funksioneve publike pa tagër ligjor.
I gjithë ky realitet kushtetues është i prekshëm nga kushdo dhe i kuptueshëm nga kushdo, përveç Presidentit, që mendon se kryesore nuk është Kushtetuta, por axhenda e opozitës, për të cilën ai kërkon të vërë në dispozicion gatishmërinë për të shkelur Kushtetutën.
Kaq shumë shkelje të ligjit vetëm nga një fjali për hatër të gruas, asnjë lider politik shqiptar nuk ka mundur të na japë deri më sot!
Ilir Meta është gati t’i djegë të gjitha këto detyrime ligjore, sepse gruaja i rri me bidonin e benzinës në dorë, dhe Basha me shkrepsen gati, ndërkohë që ai nuk gjen dot fjalë të bindë gruan të mos merret me benzinë dhe as Lulin që të mos luajë me zjarrin.
Mandati i të zgjedhurve aktualë lokalë nuk shtyhet dot as me Kushtetutë, as me ligj, sepse ketë nuk e lejon neni 1 dhe neni 2 i Kushtetutës. Kohëzgjatja e tij është caktuar më datë 21 qershor 2015, kur shqiptarët u dhanë besimin të zgjedhurve lokalë për t’i qeverisur për KATËR vjet, asnjë ditë më shumë.
Duhet të kthehemi në kohë, të shkojmë dikur para kësaj date, të ndryshojmë Kushtetutën, të zgjasim afatin, aq sa të dojë gruaja me bidonin e benzinës në dorë dhe burri qe ka qejf të luajë me zjarrin, dhe pasi të kemi zhvilluar zgjedhjet e 21 qershorit 2015, të kthehemi prapë më 24 maj 2019 dhe të themi se dekreti i Presidentit duhet shfuqizuar, për shkak se mandati i qeveritarëve vendorë nuk është 4 vjet, por është aq sa ka dashur gruaja e Presidentit, me burrin që ka qejf të luajë me zjarrin.
Data e zgjedhjeve nuk shtyhet dot, as duke afruar periudhën zgjedhore të vjeshtës, apo duke caktuar një periudhë të tretë zgjedhore midis muajve korrik e gusht, jo vetëm se kjo formon ndryshim të rregullave të lojës, pasi ka filluar loja, por edhe sepse PS nuk ka mundësi (nuk ka vota) që të ndryshojë e vetme Kodin Zgjedhor. PD dhe LSI nuk e votojnë dot, se ashtu e kanë një hall, nuk shkojnë dot në Parlament, kurse opozita e re nuk ka asnjë motiv për t’i bërë qejfin as Metës, as gruas së tij, dhe as Bashës.
Skenarin e ri të Presidentit as Zoti nuk e bën dot realitet. Prandaj Meta ëndrrën duhet t’a mbajë ëndërr!
Shtyrja e zgjedhjeve është thjeshtë shtyrje e axhendës për të hedhur molotov mbi Parlament dhe Qeveri, dhe jo zgjidhje.
Zgjedhjet e shtyra janë krizë e shtyrë dhe jo zgjidhje e krizës. Ajo kërkohet me qëllim që kriza të mposhtë Kushtetutën dhe jo që Kushtetuta të zgjidhë krizën. Ndaj e vetmja zgjidhje është injorimi jo vetëm i kërkesave të tilla, por larg qoftë dhe i papërgjëgjësive të tilla.
Disa muaj më parë Meta u betua se ishte gati të vdiste si Allende për të mbrojtur Kushtetutën nga Junta, tani po na garanton se është gati të vdesë për axhendën e opozitës duke shkelur Kushtetutën. Ndërkohë shqiptarët nuk i kanë kërkuar asnjë nga këto të dyja. I kanë kërkuar thjeshtë të rrijë President. Nëse nuk është mërzitur.
Ky Gimi me tha mua mbreme ne mund te bejme dicka diku tek 7%.
http://www.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M&t=3m31s
Per dashnoret e kushtetutes se republikes se shqiperise
Neni 64 pika 1 e kushtetutes thote se parlamenti i shqiperise ka 140 deputete!!!!! 140 !!!! jo 139!!!!! jo 130!!!!!
ka 3 muaj qe nje nga nenet kryesore te kushtetutes eshte shkelur dhe keta partia e tutoreve te prostitutave nuk e shikon.
kjo eshte fiks si zemerimi i delenxhinjeve te rilindjes se opozita po demton pronen publike kur lyen me boje muret e kryeministrise qe per ti pastruar nuk duhen me shume se 140 euro , nderkohe qe nuk flasin kur timonieri e demton shtetin me 140 milione euro!!!!!!
Pakal Milo e tha publikisht ate qe te gjithe e dine dhe e flasin gjithandej , socialistet nuk jane thjesht dele, jane dele legene.
Po ne qse ca beqira duan te dalin nga parlamenti cfare behet ?/ Atehere hyn ne fuqi neni 65 pika 3 qe thote ; Sna rruhet se ca beqira nuk rrine dot pa karrike?? Sna plas k… se ca hajdute e ca te degjeneruar bashke me shumicen e tv shqiptare e analisteve bq ,duan te nxjerrin kunjen me Edi Ramen? Pse sbeheni te gjithe bashke ,te beni nje parti te forte e ta rrezoni Edi Ramen? Dhe i fundit eshte neni 0 qe thote se ky vend nuk behet me keta njerez ,duhet ndryshuar ky popull ose me mire duhet te zevendesohet me ndonje popullsi afrikane
Po mire pse qysh thua ti mor Mero , qe te behen zgjedhjet ne daten e caktuar , edhe pse Opozita nuk merr pjese, ?
Normale eshte te behen zgjedhjet pa Opozite , vetem sepse kemi caktuar daten e “Dasmes”
–Kjo eshte qesharake, –
Ne Demokraci po nuk mori pjese Opozita , nuk behen zgjedhjet le te jete caktuar Data jo me kushtetute , por edhe nga Zoti
Ndaj pushteti duhet te mari masat dhe te plotesoje kerkesat e Opozites ne menyre qe Opozita te mari pjese ne zgjedhje
Zgjedhje pa opoziten nuk mund te behen more sazexhiu I EDI RAMES –Ju qenka te gjithe te cmendur nga etja per pushtet , dhe ndaj shani kedo qe ju del kundra cmendurise tuaj , o Mero labushi
Ca kerkesash se nuk i dime, o trap opozita nuk eshte nje parti perjeteshme
I nderuari z.Mero.Mbetem e habitur qe une nje lexuese e rregullt dhe aktive e gazetes tuaj nga Athina,te me shkruhet ne faqen time te klikimit;:403 Forbidden(i pa deshiruar) Une e kam gjetur menyren dhe prap kam hyre ne tjeter rruge por me ben pershtypje agresiviteti i personit qe ndalon hyrjen dhe komentet e mija.Nuk gjeja menyre tjeter komunikimi.ME RESPEKT dhe besim se keqkuptimi do zgjidhet,ju uroj sukses.V. GJ. p.s.:sinqerisht po te kisha telefonin tuaj do te isha perpjekur te lidhesha.Mire apo keq pa e tepruar ju them se une pergjithesisht vetem ”tema” lexoj.
Milo eshte gard e vjeter, dava Saliu qe nuk heqin dore nga politik a edhe me rrezikun qe te perfundojne ne fund keq e me keq, thjesht do nanje cope por harrron ose beson se ka I kurr koha e copave. Prona publike nuk eshte thjesht demi fizik nga bombat molotov apo bja me para ne dore qe paguhen ne protest, prishja e imazhit per Turizmin dhe Investimet jane demtim i prones se perbashket dhe prishja e mbarvajtjes se jetes se qytetareve, mbjellja e pasiguris me kerecenimet per lufte, demtimi i jetes parlamentare me djegien e mandate jane demet e opozites bashk me presionin antikushtetues se NUK DO LEJOJNE ZGJEDHJET, PPOR PABESIA ME E MADHE ESHTE GODITJA QE I BEHET REOFORMES NE DREJTESI DHE INTEGRIMIT TE SHQIPERISE NE UE, NE NJE MIMENT KIR NE PRESIM PERGJIGJEN POZITIVE, DISA TE INKRIMINUAR PA DIN E IMAN DALIN RRUGEVE DHE SULMOJNE ME MOLOTOV SHQIPERINE. TURP SHKONI PAS NJE PLAKU QE PA INCEST NE FAMILJEDHE TER JETEN E QUANIN DJALI I SERVIT QE NGJIZZI SHEQEREN NE FSHATIN VICIDOL, TURP NUK KA PER NJEREZ QE SHITEN NDERIN KARAKTERIN DHE TANI JANE NE FRYMEN E FUNDIT MENDOJNE SE DUTE MINUAR INTEGRIMIN DO TE SHOETOJNE NGA DREJTESIA UE&SHBA HA HA HA, TURP
Bukur.. Kushtetuta thote qe neqoftese nuk mbushen nga listat e partive perkatese, vendet vakante mbushen edhe nga partite e vogla. Kete socjalistet ne Parlament nuk e bene qe te mos mirrnin monopolin e Parlamentit.. Por ti lexon ate qe te intereson ty ne Kushtetute o veshgjat me zile te thyer…
Mer me mire molotovin ne dore si shpellaret e Sales, se me tastjere se mbron dot. Parlamenti perbehet nga 140 deuputete, jo 140 deuptete duhet te jene cdo dite ne salle. Ka korume per funksionim. Dil pertej militantizmit qe ta kuptosh.
Shqiptare e braktisen rrugen qorre te Berishes pasi SHBA dhe BE ju peshtyen sikur te ishit lebroze, se “demokrat” skeni qene ndonjehere.
Kur skizofreni del nga shtëpia dhe gjendet i mbytur në lanë, mos vallë duhet të djegim shtëpinë?
adi, ti je nje njeri rutine per te mos thene me teper. Kushtetuta thote qe parlamenti ka 140 deputete, por nuk e percakton se po ngelen 149 shperbehet. Ja, pyet dhe Ilirin, Monen apo Lulin per kete qe te theme une. Merru me shume me punet e shtepise tende se i ke per ibreti alem dhe mi ler mua keto pune qe s’kam pune tjeter.
O dashnori i pd 140 eshte maksimumini vendeve ne parlament,por parlamenti vazhdon pune edhe me 71 deputete.
A ju rrofsh bolet socialisteve dhe demokrateve bashke ti dashnori i anarkise,ne kushtetute eshte e shkruar qe te injorohet ne mase mandati i dhene me vote? e per c’fare?
Ambasadorja e skandaleve ne Danimarke Elida Petoshati me buRin psikopat-homoseksual Arian Muka -skandale vjedhje rrahje kriminale.
Shembulli tipik i Elida Petoshatit që është ngjitur në rangun e ambasadores nëpër shkallët e paligjshme të nepotizmit, si njeriu i Ilir Metës. Por ky është vetëm fillimi i cili shpesh është domethënës. E.Petoshati në ushtrimin e detyrës së saj ka ngelur besnike e frymës dhe veprimeve të klaneve nga ka dalë dhe thjesht ia ka nxirë faqen Shqipërisë në Otavë me korrupsionin e hapur dhe sjelljet si përfaqësuese e grupeve mafioze, të denja vetëm për krizën e 97-s në Shqipëri. Emërimi i kësaj ambasadoreje në Kanada, fatkeqësisht ka përkuar (është e logjikshme) me kulmimin e veprimeve abuzive dhe të papërgjegjshme të Qeverisë shqiptare, duke bërë që vala e emigrimit të paligjshëm nga vendi ynë në drejtim të Kanadasë të mos ndalet, madje të përkeqësohet. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e pashmangshëm (që hyn në fuqi së shpejti) të autoriteteve kanadeze të cilat, si një masë vetëmbrojtëse, e kanë përfshirë Shqipërinë në grupin e vendeve që kanë shpërthime valësh të pakontrolluara të emigrantëve të paligjshëm, për arsye të paqëndrueshmërisë politike, pasigurisë së theksuar dhe dhunës së grupeve mafioze, rrënimit ekonomik madje edhe luftës shkatërruese totale sikurse janë Haiti, Kongo, Somalia, Sudani i Jugut, Afganistani, Kamboxhia, Irani, Iraku, Siria, Autoriteti Palestez etj. Këto veprime të Qeverisë shqiptare dhe përfaqësueses së saj në Otavë e kanë futur Shqipërinë në “listën e zezë”. Qeveria shqiptare dhe E.Petoshati duhet tu japin shpjegime shqiptarëve për këtë turp dhe dhe për atë realitet që kanë krijuar për shqiptarët që ende ikin sikur vendi të ishte në luftë…
Por gjërat nuk mbarojnë me kaq. Kësaj ambasadoreje me titull, E.Petoshatit, nuk i nxihet faqja as nga ana njerëzore as administrative që të marrë në mbrojtje hapur madje edhe vrasjet e katër demonstruesve në mes të Tiranës, më 21 Janar 2011, duke e quajtur vrasjen e tyre reagim normal të shtetit. Po me aq qetësi ajo ka marrë në mbrojtje edhe qarkoret e turpshme, fyese dhe shkatërrimtare nga ana profesionale, të dërguara fill pas asaj ngjarjeje tronditëse dhe që e spërkati me gjak fytyrën e Qeverisë. Mënyra primitive-familjare- klanore se si e drejton E.Petoshati institucionin e ambasadës, fshehjet e korrupsionit të shefave në Tiranë dhe veprimet po ashtu të frymëzuara po nga e njëjta psikologji korruptivo-klanore, e bëjnë atë një shembull tipik të diplomacisë shqiptare sot, – një dorë të zgjatur të klanit që e ka dërguar, e cila është fare e paaftë profesionalisht, inaktive dhe me performancën e një shtëpiakeje të rëndomtë në përfaqësim, por që bëhet sakaq agresive kur mbron dhe maskon interesat korruptive të vetat dhe të njerëzve të pushtetshëm që e kanë dërguar.
Nepotizmi ne ministrine e jashtme eshte ulur kembekryq. Elida Petoshati, ambasadore ne Danimark, eshte kunata e sekretarit te pergjithshem Armand Skapi. Voglushi minister, Gent Caka, e di shum mire kete lidhje dhe hesht. Dyshja Petoshati – Skapi eshte mjaft e rezikshme. Armand Skapi eshte jesmeni me pa palce qe ka vegjetuar ndonjehere ne kete ministri. Eshte nje fatkeqsi e madhe qe keta krimba arrijne deri ne maja te administrates.
Ti o Brut mos u fshih pas emrave te te tjereve por po te kesh kurajo dil haptazi cili je
Ky djali ne video a eshte Ilir Meta, i cili per kater vjet ishte bashkekryetari i maxhorances 2013 – 2017 ???
Bravo Mero
Na argetove me veprimet e atij kllouni qe eshte president
Vera e vetmise se madhe…
President karaxhoz.
Pelqej g.Tema,editorialet ez.Baze akoma me shume kur nuk lejon komentet e mia te lexohen..Kjo tregon se kam shkelur mbi limitet tuaja! Mendoj gjithmone se shmangia e qellimshme e shtetit ligjor etj.ka per pasoje situaten e sotme ne politike dhe ekonomi.Pra sindroma e paligjshmerise eshte semundja qe duhet kuruar.Edhe nje loje letrash ka regulla per te funksionuar ,si mund te funksionoj nje shtet pa ligje ,nje shoqeri pa te drejtat themelore te njeriut?! Lemshin e korrupsionit duhet ta shpleksin politikeberesit dhe cdo individ per te gjetjen e shtegut te civilizimit,per ndryshimin e sh.pritur.Nuk duhet ti japesh oksigjen zjarrit se mund te humbasesh kontrollin ndaj tij.Shpresoj gjithmone ne te miren e vendit…. Ju lutem,mos e botoni komentin,jam lodhur duke perserit te njejtat gjera…
Je analisti me I mire ne Shqiperi. Analize me llogjike te thelle. Po ku degjojne e kuptojne injorantet. dhe delexhinjte
Moralisht,ky president duhet te jape dorheqjen,ka shume arsye te argumentuara qe ky te beje kete veprim.Resyaja e pare eshte qe ky te jape dorheqjen,mbasi bashkeshortja e tij,qe ky e veri dhe kryetare partie,nuk e njeh qeverine Rama 2,nuk njeh parlamentin e dale nga zgjedhjet e 2017,me preteksin qe kata kane fituar me vota te blera nga krimi,si rezultat dhe presidenti eshte i paligjshem,se eshte zgjedhur me votat e ketij parlamenti.Arsyeja e dyte eshte reforma ne drejtesi eshte drejt finalizimit te ngritjes se instuticioneve te saj,si rezultat dhe futjes ne evicence te tyre,gje e cila do te sjelle,qe nje pjese e mire e ketyre politikane te jene objekt hetimi dhe gjykimi,ky emrat kryesore,dihet se kush jane,prandaj me e moralshme eshte,qe te hetohesh dhe gjykohesh pa mandat,se sa te behesh objekt gjykimi me mandat.Prandaj ,presidenti ione i NDERUE,te leje postin,per te miren e vendit,te marre dhe njehere drejtimin e asaj cfare i ka mbetur nga partia e tij,dhe te prese me qetesi,veprimet e drejtesise te re,se cfardo qe do te tentojne te bejne,jane te deshtuar
? Bravo z. Baze. Le te qendroje si President akoma nese nuk eshte merzitur.? Se ndryshe po i vjen fundi atij ska nga e luan me.?
Mu befshin helm femijve te mi, neqoftese kam zhvatur nje lek nga leket e popullit! !!!
Monika. Kryemadhi
Jam gati te jap jeten, mjafton te zgjidhet kriza
Njelloj si Salvador Alende !!!!
Ilir Meta
Kush e ka qeverisur kete vend dhe kush pretendon ta qeverise
Opozita nuk kerkon vetem largimin e Rames,por dhe te komandoj Parlamentin ,duke mos patur votat !
Asnje qeveri “tranzicioni”,nuk mund te filloj nga detyra,pa miratimin e PS,ne Parlament.
Opozita ka kerkesa te parealizushme,me tendenc per te fituar pa zgjedhje,pushtet ne tavoline.
PS mund te shkarkoj cdo qeveri mbas zgjedhjeve,mjafton qe ajo te jete aktive.
Mbas kapjes se postit te kryeministrit,strategia e opozites do jete bllokimi i Parlamentit,per te kapur pushtetin me zgjedhje te parakoheshme,te tipit “Ristani”.
Debati i pranushem nga PS,do jete metodika e kontrollit te zgjedhjeve,nga vjedhjet dhe manipulimi.
Cdo debat per kapjen e pushtetit,nuk ka lidhje me zgjedhjet.
ILIR META SOT E DERDHI KUPEN
– Shteti demokratik e ka zemren prej ligjit e jo prej Saliqi e prej Iliriqi…
– Sot Ilir Meta e mbivendosi vetveten, pshurri mbi Kushtetuten e Shqiperise !
– Ky President duhet te ngryse jeten ne qeli !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Komisioni Moniturues i Ilir Metes eshte Komision Minués i saj nga Saleh Ramollah Ajatollah Millosh Putanini dhe Like Flori Bliok Al Capone!
Drejtesia e vertete per te cilen po punojne e luftojne SHBA dhe Gjermania e ka kryeminitorin- Ligjin
dhe Kushtetuten e Shqiperise !
Sot Ilir Meta shkoj edhe me tej. Jo vetem hoqi masken e fundit, jo vetem e mbivendosi vetveten, por pshurri mbi Kushtetuten e Shqiperise !
Cka pret lideri i shumices Edi Rama dhe Kuvendi i Shqiperise per ta shkarkuar me tupana kete President kryehajdut te Shqiperise!?
Te rroke automatikun si Alendja i Kilit, qe ka si model, apo te gjuaj Kryeministrine e Kuvendin qe e zgjodhi me Molotovet e Putaninit dhe Tritolin e Vicidolit!
Sot Presidenti i Shqiperise hapi zjarr me topa kunder Kushtetutes dhe Reformes ne Drejtesi te miratuar me shumice superabsolute votash!
Sot Ilir Meta hoqi dhe masken e fundit dhe njesoj si Saleh Toptani i Vicidolit i shpalli lufte vete demokracise shqiptare dhe aspiratave siperore te popullit te tyre per nje Shqiperi si e gjithe Evropa, per nje Shqiperi si Amerika demokratike !
Ky President jo vetem duhet shkarkuar me ceremoni, por edhe duhet ta ngryse jeten ne qeli !
Sot Ilir Meta e derdhi kupen!
I mencure dhe i ditur je or Mero! Presidenti eshte kapur ne carke. SPAK me sa duket eshte kap nha Usa dhe BE. Fakti qe nderkombetaret nuk nderhyjne eshte pikerisht fakti se keta shefat e molotovsave do ju kerkojne perendimoreve koncesuin tek SPAK. Eshte ne loje investimi amerikan dhe european. N dac te futen , ne dac te mos futen, pozicioni i tyre nuk ndryshon ndaj SPAK.
Po te behen zgjedhje te pergjithshme, ata kane nje shanc. Sepse fitojne kohe dhe riparojne imunitetin politike duke u bere prape deputet.
Kjo u vu re edhe mbrem tek emisioni limonate i ordinerit “asnjeanes” B.Fevziu, qe qeshte mbrem,kur plaku I mbaruar i PD genjeu si
derr, per dy ore!
Z.Mero tregoi pak ketyre molovsave se molotovet u perdoren ne StalinGrad 42 kunder Gjermaneve. Posacerisht kunder tankeve. Dhe per humor…dhe thone se s’ka ndikim rus ne Shqiperi!
I mencure dhe i ditur je or Mero! Presidenti eshte kapur ne carke. SPAK me sa duket eshte kap nga Usa dhe BE. Fakti qe nderkombetaret nuk nderhyjne eshte pikerisht fakti se keta shefat e molotovsave do ju kerkojne perendimoreve koncesion tek SPAK. Eshte ne loje investimi amerikan dhe european. Ne dac te futen , ne dac te mos futen, pozicioni i tyre nuk ndryshon ndaj SPAK.
Po te behen zgjedhje te pergjithshme, ata kane nje shanc. Sepse fitojne kohe dhe riparojne imunitetin politike duke u bere prape deputet.
Kjo u vu re edhe mbrem tek emisioni limonate i ordinerit “asnjeanes” B.Fevziu, qe qeshte mbrem,kur plaku I mbaruar i PD genjeu si
derr, per dy ore!
Z.Mero tregoi pak ketyre molovsave se molotovet u perdoren ne StalinGrad ne 42 kunder Gjermaneve. Posacerisht kunder tankeve. Dhe per humor…dhe thone se s’ka ndikim rus ne Shqiperi!
Me duket se me Ramen , Shqiperise i eshte kthyer fati i mire!
Mendo po te filloj Spak dhe brenda pak kohe keta emra qe dihet kush jane do te neshkohen! Emrat e tyre pak me vone do te harrohen! Te rinje qe do te vijne e kane marre leksionin, nderkoh!
Persa i perket 30 qershorit! Besoj se tipat molotovsa dhe dhunues te tashme do te jene e balle te aksioneve per prishjen e zgjedhjeve! Ata me sa di jane identifikuar! Edhe sikur ata te mos bejne gje ate dite, nese zgjedhjet prishen do tu hiqet hyrja ne Usa dhe Be.
Per ceshtje praktike dhe per ironi, molotovsat ate dite duhet ti ruajne qe te mos ndodhin incidente dhe te luftojne per zhvillim normal.
Cdo prishje e zgjedhjeve eshte tashme ne kurrizin e tyre! Besoj se hetimi dhe prokuroria do merret me organizatoret, e tipit Strazo, paloka, vasili, mul – muli, etj. Por molotovsat nuk shpetojne. Lista e tyre jane tash te perpiluara! Per heqjen e vizave nuk ka nevoj per gjykate! Ate e vendosin burokratikisht .. usa dhe be! Dhe s’ke ku e kerkon!
Kete vidio e shoh per here te pare. Qenka gje e frikshme. degjone dhe me besoni.
Ah more like floriri
Te shporreshe ti srb b is m
Do duhet te shpallej feste kombetare
President i korruptum, ne hall te madh tani, bashke me hienat e tjera dhe bythlepiresit e tyre. Si paska rene flaka qeverrive dhe partive?! Vetem reforma duhet te ece, dhe ne fakt keta kaosin e duan dhe po e bejne qe te ndalin reformen, finalizimi i te ciles eshte shpronesim dhe burg i sigurte per shume prej tyre. Dhe shpetimi final i ketij populli nga tranzicioni dhe plackitja prej dekadash.
Ja perse Toto Likja donte te flijohej per betejen e te shoqes se tij Monika Kruemallinn!Ai tashme e ka kuptuar se duna ta bejne kurban treshja Berisha,Luli dhe Mona(ku kjo e fundit e sakrifikon per kokelopet ne Angli )!Ai e di qe Berisha shet kedo per interes te tij ,ndaj dhe ka ardhur koha qe sejili per vehtee ne kete sens Beri eshte mei regjuri ne ksisoj punesh!Me e mundeshmja eshte qe toto Likja te dale me ndonje semundje tejet te rende te sajuar nga “doktori” qe ka hengur te gjithe te afermit e tij e me pas armiq duke i eliminuar,duke bere te mundur pretendimin e tij per veteflijim por jo duke na u larguar si qen nga kjo bote por si nje njeri qe i ka dhene mafjes shqipetare e ajo do tia shperbleje me nje ceremoni madheshtore !Ka bere disa perpkjekje per te eliminuar z.Rama por nuk ia ka arritur sepse edhe solucioni qe i hodhi “boja” thuthuqi Paloqja nuk goditi ne shenje e per pasoje ai arriti ta neutralizoje per nje kohe te shkurter!Ndaj se bashku Kryekrimi Berishe,urdhezbatuesi Lul dhe lehqenia Monike kane vendosur te bejne kurban toto Liken!Moni tashme jo vetem qe nuk takohet me me te ,por ka kohe qe eshte distancuar prej tij e ndaj dhe ai beri deklaraten qe une mund te vetsakrifikohem si Alende,pasi kariera me la,gruaja po,pasurite do te mi sekuestrojne ,burgu po me pret ndaj po iki nga kjo bote me pushtet e i kamur sesa te jap llogari perpara “kokepalareve”!Ngjarrjet evulojne kaq shpejt sa berja pishman do te jete tejet e vone!Le te presim e te shikojme,duke tentuar te beje ndonje te pabere siç bejne te gjithe kokat e mafjes ne te tere rruzullin tokesor!
Zjarrevenesit sigurisht nuk digjen, digjet populli dembel qe i ndjek pas!
Je shume qesharak Baze! Ti je njeriu qe bashk me Saliun e bete çorap kushtetuten ne keto 30 vjete. Bravo per guximin qe po tregon per tu ber tani gardiani i kushtetutes.
Ky palo president u pa qysh, kur u miratua nga PS dhe Kryeemnistri Rama, qe ne vend te merej me pregatitjet per postin e presidentit mbas dekretimit. Bente thirje per armatosje dherevolucjon nmga Lezha duke ber propagand per LSHL.
Tani ne vend te zbatimit te kushtetutes, del hapur ne mbrojjtje te gruas te tij, si kryetare eLSI dhe Berishes e Bashes, te cilet e shpetuan nga burgu me koorusjonin e dosjes Prifti, CEZ, e koorupsjone te tjera.
NJelloi si Berisha, Basha Monika, jan kunder rreformes ne drejtesi, prandaj e nxine, e pengojne , e sulmojne me gjithfar menyrash.
Qytetar Shqiptar, ky eshte transvesiti i politikes Shqiptare. Ky njeri (Meta+Monika)jane strumullari i rremujave dhe ngjarjeve qe i denon gjithkush. Si mundet, kush e pranon qe ky rroskop president kerkon zgjidheje dhe mona e arte kerkon gjak mes Shqiptari Shqiptarit, kjo eshte tallje dhe fyerje e inteligjences popullore. Ky njeri ben kualicion dhe me kodoshin e gruas tije, ky eshte funderrina, ne te semes e ka vendin.