Teksa na ndajnë vetëm disa orë nga nisja e portestës së paralajmëruar nga opozita, ka ardhur edhe reagimi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Ambasada bën thirrje që të gjithë nxitësit e dhunës të vendosen para drejtësisë.
“Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore.
Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës.
Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme.
Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë.
Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv”, apelon ambasada amerikane. (TemA)
E kupton prokuroria shqiptare c’thuhet?nxitesit e perplasjes civile duhet tu kufizohet lirija se jan rrezik i shoqerise, nuk eshte egzagjerim te zbatohet ligji, eshte detyrim kushtetues.