Telashe për "Kaubojsin", gjykata vendos t’i marrë 290 mijë euro

25 Maj 2019, 17:28Politika TEMA

Ish-deputeti  Eduard Ndocaj, po përballet me një vendim gjykate, i cili rëndon financat e tij.

Ai është futur në regjistrin e kredive të këqija, me një borxh disa qindra mijëra euro.

“Kaubojsi” siç njihet ai, nuk ka shlyer një kredi të marrë prej tij dhe bashkëshortes në një bankë të nivelit të dytë, por pasi ka shlyer pak këste, Ndocaj nuk i ka dhënë më para gjykatës.

Në këtë vendim të Gjykatës së Tiranës, shihet qartë se gjyqtari ka vendosur që Përmbarimi të marrë forcërisht më shumë se 290 mijë euro nga Ndocaj dhe bashkëshortja e tij Valentina, dhe dy dorëzanës të tjerë,  për t’ia dhënë bankës së nivelit të dytë ku ajo kredi është marrë.

Pavarësisht këtyre problemeve financiare, Eduard Ndocaj po kandidon si i pavarur për kryetar bashkie në Lezhë, përballë Pjerin Ndreut dhe Salvador Kacajt.

5 komente në “Telashe për “Kaubojsin”, gjykata vendos t’i marrë 290 mijë euro”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Nje mut heshtje per parazitet barkderra..

  2. albatros says:

    kETO KREDITE NUK JANE LEKET E BANKES POR DEPOZITA E LLOJE TE TJERA TE BIZNESEVE E FAMILJEVE. KY “asi” NA E KA FUT NE JO BANKES!!!!!!!!!!!!!

  3. Zxcccc says:

    KY te pakten spaska vjedhur si Nardh Ndhoka

  4. Luljeta says:

    Kur lejohen keta persona te perflasin gratis cdo njeri,
    Zoti vonon po nuk harron. Vjen haka tek i zot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje