5 lajme pozitive për shqiptarët nga zgjedhjet evropiane

27 Maj 2019, 12:18Politika TEMA

Deputeti i dalë nga lista e LSI Ralf Gjoni ka renditur 5 lajme sipas tij, pozitive për shqiptarët nga zgjedhjet evropiane.

“5 lajme pozitive për shqiptarët nga zgjedhjet evropiane:

Grupimet pro-evropiane Partitë Popullore (EPP), Socialdemokratët (S&D), Liberalët (ALDE) dhe Ekologjistët (GREENS) kanë bllokun dominant në PE me 70% të votës.

Shqiptarja e parë Arba Kokalari hyn në Parlamentin Evropian. Urime @arbakokalari & suksese! ????

Axhenda e zgjerimit të BE dhe integrimi i vendeve të Ballkanit do të vijojë falë forcimit të partive progresiste.

Ekstremi i djathtë & populistët nuk kapin dot as 1/4 e vendeve. Për rrjedhojë nuk imponohen dot.

Rritja historike e pjesëmarrjes në votime tregon se evropianët e duan Bashkimin Evropian të jetë funksional dhe terreni për zgjerim nuk do të jetë aq hostil sa e mendonim.”- shkruan Gjoni në facebook. (TemA)

1 komente në “5 lajme pozitive për shqiptarët nga zgjedhjet evropiane”

  1. Kuq e zi says:

    Arba kokolari eshte mbese e musine kokolarit
    Po ti ralf gjoni ç’je me gjykatsin gjin gjoni?
    Thjeshte per ta ditur sepse mere ben sikur zdi gje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje