Hendeku i thellë mes opozitës dhe Bashkimit Evropian, mbetet Reforma ne Drejtesi

29 Maj 2019, 19:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Komisioni Europian rekomandoi për vendet anëtare të Bashkimit Europian, nisjen pa kushte të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë, bazuar në progresin e arritur, dhe detyrimet që i ishin lënë në Qershor të vitit 2018 lidhur me reformën në drejtësi. Ndryshe nga një vit më parë, kur rekomandimi ishte i kushtëzuar nga progresi në procesin e Vettingut, sivjet rekomandimi është pa kushte dhe detyrimet e Shqipërisë, konsiderohen të plotësuara.

Procedura e mëtejshme vazhdon me miratimin e rekomandimit nga vendet anëtare dhe përcaktimi i datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Rekomandimi pozitiv dhe pa kushte për Shqipërinë, ka ngjallur një valë të re zemërimi të opozitës në Shqipëri, a thua se beteja e tyre kryesore, nuk është ardhja në pushtet, po mbajtja e Shqipërisë jashtë Bashkimit Europian.

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se bisedimet për anëtarësim nuk do të nisin kurrë dhe se “opozita po shkon drejt fitores së saj”. E kuptoj që fjalitë e Lulzim Bashës janë një shembull i shkëlqyer i mungesës së logjikës, por nuk e kuptoj pse opozita sillet sikur fitorja e saj do të jetë mos nisja e bisedimeve për anëtarësim në Europë.

Sali Berisha që udhëheq realisht frymën anti-Perëndimore të opozitës, është dhe më i dëshpëruar. Ai pranon se rekomandimi është bërë pa kushte, por ai akuzon Europën se nuk ka parë që ne nuk i kemi plotësuar kushtet. Pra, ai e ka më të adresuar dhe më të qartë inatin për rekomandimin pozitiv. Thjesht nuk e konsideron të drejtë vlerësimin që ka bërë Bashkimi Europian.

LSI, e cila për ironi të fatit e ka të lidhur emrin me Integrimin, po ashtu kërcënon se bisedimet për anëtarësim nuk do të hapen kurrë dhe për këtë pati përbetime nga më të çuditshmet, deri tek përbetimi se kjo nuk do të ndodhë kurrë, “sa të jetë gjallë Petrit Vasili”.

Sikur ta dinte çfarë do të ndodhte në Tiranë, Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, e konsideroi rekomandimin plotësisht të merituar dhe thotë se disa vende kanë shqetësime për shkak të imazhit që krijon opozita në Shqipëri, për të cilat po sqarojmë disa vende anëtare.

Eurokomisioneri Johannes Hahn: Shqipërisë t’i hapet “drita jeshile” në qershor, opozita arsyeja se pse disa shtete anëtare kanë shqetësime

Pra, nëse ka ndonjë shans që ndonjë vend anëtar i Bashkimit Europian të mos e ratifikojë rekomandimin, ka të bëjë me opozitën. Ne kemi të gjithë të drejtën të shpresojmë që nuk do të ndodhë, por askush prej nesh nuk mund të ndërhyjë dot në mendjen e deputetëve të Le Penit në Francë, partive populiste në Holandë, apo diku tjetër.

Shqipëria ka pasur një axhendë të vendosur nga Komisioni Europian dhe ajo sot është konsideruar zyrtarisht e plotësuar dhe është rekomanduar hapja pa kushte e negociatave.

Por gjëja më banale është se ne tani nuk kuptojmë dot, as përse opozita shqiptare vë bast për mos fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Të dyja partitë e mëdha të opozitës, nuk kanë qenë parti anti-europiane, madje ato kanë dhe kontributet e tyre në disa hallka të këtij procesi. Mos fillimi i bisedimeve me Bashkimin Europian, nuk i shton vota Partisë Demokratike apo LSI, që përbetohen kundër negociatave.

Ato mund të rrisin dëshpërimin në Shqipëri dhe mund të nxisin një lloj lodhjeje nga politika, por jo të shtojnë vota për frymën anti- perëndimore të opozitës.

I vetmi fakt zyrtar që erdhi sot nga Brukseli, që dëshmon hendekun mes opozitës në Shqipëri dhe Bashkimit Europian, është fakti  që Bashkimi Europian sot quan si sukses më të madh të Shqipërisë “Reformën në Drejtësi”, atë që presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e quan si dështimin më të madh. Kjo do të thotë se tërbimi i opozitës, ose më konkretisht i presidentit Ilir Meta dhe udhëheqësit të opozitës, Sali Berisha, vjen nga fakti që Bashkimi Europian ka dhënë rekomandim pozitiv për shkak të suksesit të Reformës në Drejtësi.

Ky është çelësi i tërbimit të presidentit Meta dhe kryeopozitarit Berisha, dhe kjo ka sens.

Ky është dhe i vetmi qëndrim zyrtar diametralisht i kundërt i Bashkimit Europian me presidentin e Shqipërisë dhe shefin e opozitës, që janë duke u përbetuar sot “si në ditë të qametit”, kundër fillimit të bisedimeve për anëtarësim.

Tani ne nuk kemi fuqi t’i afrojmë këto dy palë tek njëra- tjetra, pasi është hendek shumë i madh. Ilir Meta dhe Sali Berisha  e quajnë reformën në drejtësi “kriminale” dhe destabilizuese për Shqipërinë, ndërsa Bashkimi Europian e quan sukses dhe unikale në botë.

Shqiptarët nuk kanë fuqi ta mbushin këtë boshllëk. Ata duhet të marrin qëndrim dhe duhet të bëhen, ose me Bashkimin Europian, ose me Sali Berishën dhe Ilir Metën.

23 komente në “Hendeku i thellë mes opozitës dhe Bashkimit Evropian, mbetet Reforma ne Drejtesi”

  1. Arber says:

    Nese dhe mazhoranca nuk e ka frike drejtesine ajo lloj drejtesie urojme te linde e vdekur. Korrupsionin me te madh e kane bere ata qe kane pasur me shume para ne dore.Dhe vete Rama per 10 vite ne bashki e qeveri ka menaxhuar shuma te jashtezakonshme parash e propabilisht mundesia e abuzimit eshte tmerresisht e larte! Ndoshta ka menaxhuar fonde publike me shume se askush tjeter ne kete tranzicion!

    1. doraci says:

      Ja edhe nje idiot qe shkruan cfaredo budalliqe qe i vijne ne mendje. Pa marre mundimin te jape fakte.

      1. XheJ eN Bi says:

        adi …..
        e shoh që je i pikëlluar,po kështu e kanë këto punë.Disave ju bëhet zemra mal që Europa është me Shqipërinë dhe disave ju pëlcet zemra nga marazi që Shqipëria është në rrugë të mbarë.

    2. adi says:

      Arber
      RAMA KA 2 VJET MINISTER KULTURE +12 VJET KRYETAR BASHKIE + 6 VJET KM= 20 VJET NE PUSHTET
      Vec enver hoxhes asnje tjeter ne histrorine e shtetit shqiptar nuk ka qendruar kaq gjate ne pushtet.
      Ndersa sa per negociatat ne na u hapen njehere vjet sipas rilindjes, na u hapen prape sivjet dhe kuptohet sa te jete rama do na hapen cdo vit.
      Po me kete popull bageti qe frymon ne shqiperi, kuptohet qe rilindja do talli trapin.
      Prandaj jemi si afganistani mgjth jemi gjeografikisht ne europe se ketu delenxhinjte dhe legenet jane ne % me te larte se cdo vend tjeter te botes.
      Njehere e ka fajin Franca, pastaj Hollanda, pastaj Gjermania, Greqia gjithmone, pastaj opozita, pastaj shpikja e rilindjes se ne europe ka zgjedhje a thua se zgjedhjet ne Europe filluan te behen vetem kur rilindja erdhi ne pushtet.
      Vetem lideri global, hashashllinjte, tutoret e prostitutave, vrasesit me pagese, delenxhinjte dhe legenet nuk kane faj ne kete vend.
      Vari leshte vendi me qesharak ne bote.

    3. Flutura says:

      @Teoria e probabilitetit ( jo propabilitetit), nuk mund te vertetoje ate qe supozoni Ju zoteri. Te perdoresh shume para, perkthehet me shume investime dhe jo me shume korrupsion. Korrupsioni nuk matet me sasi parash dhe per me teper te duhen prova…

    4. Zagali says:

      Arber,qenke idiot.

  2. Ndjesi says:

    Eshte koha qe shqiptar, shqiptar te marrin vendim personal per ti braktisur keto dy parti qe kane ne krye poliikan te dyshimte , antieuropean dhe kalbaraq! Ne duhet te mbledhim mendjen se my grupim dallkauk anti european dhe antishqiptar jane subjekt penal qe me kohe duhet te ishin pas hekurave! Raforma e finalizuar me SPAK eshte kyci i fitorese se demokracise dhe Shqiperise Europeane! Europa dhe Usa kane investuar kete Reforme per Shqiperine Europeane. Ato duhet ta mbrojne kete investim., sic kane bere deri tani.Mbrojtja me e mire qe mund te behet eshte marrja e vendimit prompt per fillimin e negociatave! Herezia dhe helmi dhe kercenimet qe nxorren nga goja hipokritet “E duam Shqiperine si Europa” hidheruan dhe helmuan shpirtin european te popullit te ardhshem European, duke ndotur vendimin e sotem te PE. Zoterinje Ministra dhe Kryeministra mbroni Reformen dhe Popullin Shqiptar nga kjo klase politike e ndyre, qe vjen era dekompozim dhe ndyresi korruptivo- ruse!
    Miratimi i negociatave tani ndoshta do te perbente nje nder fitoret me ekselente te KE.
    Zotrinje Guxim dhe Kurajo!
    KURAJO EUROPE!
    SHQIPTAR KA ARDHUR KOHA E QENDRESES KUNDER ANTIEUROPEANEVE !

  3. Gjenerata 1964 says:

    Paragrafi fundit i thot te gjitha.Ne kosh te plehrave 2 armiqte me te perbetuar te popullit tone.

    1. palla says:

      Posht te mallkumet e zotit, sal ram shiqere birisha dhe ilir florini. Rrnofte zotnia e tij Edi Rama. Rrnoft Shqipnia.

  4. Taraboshi says:

    Mero te lumte dora dhe mendja per shkrimin.Nje shkrim brilande per te gjithe ato personazhe qe dijne te lexojne se do te dale ndonje si ARberi gjinde e pa shkolluar ose qe ka mbaruar Kristalin.

  5. Ladi says:

    Si gjithmone je i qarte dhe i drejtperdrejte.
    Por besoj qe edhe njerzit e zakonshem, ata qe luftojne cdo dite per jeten e ndershme, e kane krejt te qarte drejtuesit qe PD dhe LSI, jane anti shqiptare.
    Dhe bash per kete aresye jane edhe antieuropiane.

  6. Liri says:

    VAZHDON PA PIKE TURPI BYTH LEPIRJA E MEROS.SIC BENTE ME SALIUN TANI BEN ME RAMEN.LEGEN

  7. Joni says:

    Te lumte Mero Baze.U egersuan Opozita Meta dheBerisha.nga rek.pozitiv ikom.evrop
    per Shqiperine .Turp.Turp.Turp.

  8. Arber iliri says:

    Urime urime urime. U kry bac shqipja ne evrope se shpejti edhe kosova.jam i lumtur per keto kohe qe jetoj.me te bukurat per kombin tim.

  9. Drejtesi says:

    Laku po mblidhet, plackitesit kriminel nuk po i ze gjjmi, ky eshte sukses i vertete i reformes…

  10. ETHEM LALAJ says:

    TE LUMTE MENDJA E PENA M.BAZE.VETEM IDIOTET MUK DUAN TA KUPTOJNE SE 4 KRERET OPOZITAR,MOLITANTET E MEDJET PRO TYRE DJE MOREN GODITJEN FATALE NE 6 VITE.
    -DJE EUROPA FOLI TROÇ SE E DO POPULLIN SHQIPETAR,NDERSA OPOZITA DOLI KUNDER EUROPES E PPPULLIT TE VET.
    -KY QENDRIM OGURZI I BERISHIZMIT 29 VJEÇAR ESHTE I QARTE.KJO RRYME GJAKATARE ESHTE PRO SERBE,RUSE,GREKE.KTE E VERTETOJNE QENDRINET SEBE NDAJ KOSOVES,LOBOMI TUS O LILIT,SHITJA E DETIT GREQISE ETJ.
    -PD DUHET TE REFORMOET PA SALINE,LILIN,MULIN E KO NDRYSHE DO QENDROI NE PPOZITE DERI 2050.POKE.

  11. Blak eagle says:

    Drejtesia eshte Shenjterimi per Xhvillim Prosperitet Bashkjetese , pa Dretesi nuk da Demokraci

  12. Vezhgues cool says:

    O Palla! Hiqe ate emrin e babes ” Ram” te SB.
    Mos i ngaterro punet! Eshte mjaftueshem
    ” Sheqere”!

  13. Roland says:

    Po nuk shkerdhyet lilo koklopen me kurven e tij monik shurren … harrojeni europen ….

  14. Medina says:

    Po per hendekun mes Shqiperise e BE kur do te flasesh? Qe zgjedhje te lira nuk ka, minimumi jetik nuk ekziston, ku korrupsioni ka pushtuar vendin, ku drogaxhinjte e trafikantet bejne para e ligje, qe qindra mijera arme Jane ne duar te njerezve, qe shqiptaret po largohen, semundjet kane asgjesuar shendetin e jo vetem mendor, qe ushqehemi me ushqime te skaduara e vishemi me rroba te vdekurish tek gabi, ku familja e shkolla gati kane braktisur misionet e tyre, etj etj…Ketij Hendeku si i behet

  15. Kuq e zi says:

    O mere po humb pike…
    Cjane keto lajme qe zhduken sa hap e mbyll syte?
    Apo nga zeri popullit pa dashje po kthehe rd
    Don bythe te perballosh komentet online… jo te gjithe jane te punsuar ne ministrine e propagandes si ti

  16. Ardjan says:

    Por sot rama mori një goditje nga gjermania,një nga mbështetëset kryesore e ref.në drejtësi! Goxha goditje! Ke pika më e fortë e tij! Reforma në drejtësi! Pse? A po shohin aleatët një zvarritje dashakeqe të ref. A po e perdor rama ktë reformë në fushata zgjdhore dhe për të goditur kundërshtarët? A e do rama në të vërtet reformën dhe integrimin e vendit në be.apo është rreshtuar me kundërshtarët e saj? A është kriza e sotme politike për shkak të reformës në drejtësi? A do rama ta zgjidhi krizën,të mbyll reformën,dhe në shtator të marë hapjen e negociatave? Atëherë le ta bëjë! Të ulet me opozitën të afroj dorheqien në vjeshtë,mbasi spak,bkh,dhe kushtet për hapjen e negociatave të jenë përmbushur edhe me ndimën e opozitës atëherë bujrum në zgjedhje të parakohshme! Në fund të fundit ke marr dy mandte vetëm per to,ref.drejtësi dhe hapjen e negociatave! Pak rendësi ka nëse fiton apo humbet në zgjedhje, je me kokën lartë! Çdo rrugë tjetër ka për të lënë rrugve, reformën,negociatat,ramën e ps!.

  17. Ceni says:

    Te rriturit ne pleh, s’ndahen dot nga plehu. Deri dje me lope, gomere, dele e dhia, tani na mesojne si behet shqiperia. Patjeter qe duhen dhe ca hajni. Sepse fshati nuk duron qytetari. Shikoni kush shkruan e si shkruan, pa fakte, pa arsye, duan Berishen, Noken, Meten e Monen, duan ata qe te genjejne, te rrahin e te vjedhin. Nuk duan Evrope, po rrumpalle, Jo shqiperia te behet evrope, po Tirana te behet Skrapar e Tropoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje