Përse kjo mungesë gëzimi në PD, për protestën paqësore!

26 Maj 2019, 19:08Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kostumi i protestuesit paqësor, duket se është një veshje që i rri ngushtë Partisë Demokratike. Protesta e së shtunës, duket se ka trazuar më shumë se çdo gjë tjetër, vetë Partinë Demokratike. 

Njerëzit që deri më dje ishin lavdëruar me dhunën dhe ishin krekosur si të fortë, sado që përpiqen të duken të qetë, nuk lavdërohen dot me paqen.

Vetë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ndjehen të dyzuar në mesazhet e tyre. Në vend që të krenohen dhe të thonë që “më në fund arritëm të bëjmë një protestë paqësore dhe të kulturuar”, duket sikur duan të thonë që “nuk e përsërisim më këtë gjë”, nëse Edi Rama nuk ikën.

Të tjerët janë thuajse në një kor kundër asaj që ka ndodhur. Nënkryetari i Partisë Edi Paloka postoi një foto nga masakrimi që Sali Berisha i ka bërë Edi Ramës fizikisht në vitin 1997, me badigardët e tij, për t’i treguar se ajo puna e protestës paqësore, nuk ka aprovimin e Berishës. Ai di t’i bëjë gjërat si ajo fotoja.

Edhe çuni i Fariut, nxitoi të thotë se kjo protesta ishte vetëm sa për t’i dhënë kohë Edi Ramës, se pas kësaj do t’i shkojnë në shtëpi në Surrel. Dhe ai i shkreti thotë çfarë dëgjon.

Por mbi të gjitha Sali Berisha nuk e mbajti dot zemërimin qysh dje në mbrëmje. Ai turfulloi ndaj protestës, sapo ajo përfundoi në paqe, duke ju hakërryer Edi Ramës, se do ta fuste 300 pashë nën dhe nga frika, por edhe atje do ta gjente prap.

Pra një ditë pas protestës, askush në Partinë Demokratike nuk flet për paqen e saj, por të gjithë tregojnë se kanë gati skenarin e luftës.

Nuk është se njerëzit nuk e dinë dhe nuk kanë besim që PD ushtron dhunë. Vetë PD, mendon se ka dalë keq që ka bërë protesta paqësore dhe ndjehet edhe më keq, pasi mendon që njerëzit ja marrin për dobësi.

Në të vërtetë fuqia reale e një proteste qëndron pikërisht tek fuqia për të qenë paqësore dhe masive, por tashmë në PD, është gati gati ndarje ideologjike ideja e të qënurit protesta të dhunshme.

Por këtë mungesë gëzimi të PD për protestën paqësore, e trazon më së shumti Sali Berisha, pasi duket sikur protesta ka zhburrëruar Berishën në vend që të rrëzonte Ramën.

Ajo që mendohet si taktikë e Bashës dhe Kryemadhit për të ndalur sulmet nga Perëndimi, në PD shikohet si llogari personale e tyre për të nxjerrë bllof Sali Berishën.

Dhe kjo u pa vetëm dy minuta, pasi protesta kishte mbaruar, kur Berisha hungëriu si ari i zënë në çark, dhe sot gjithë dishepujt e tij të dhunës në PD, nuk flasin për protestën paqësore, por se çfarë suksesi ka pasur dhuna ndaj Edi Ramës që nga 1997 deri më sot.

Dhe kanë gjithë ditën që tregojnë që nga fotografia me të cilën Edi  Paloka mburret se si Berisha ka rrahur Ramën, e deri tek kërcënimet se do ta fusin 300 pashë nën dhe.

15 komente në “Përse kjo mungesë gëzimi në PD, për protestën paqësore!”

  1. Vlesh says:

    E.Rama po te doje e mbyll protestat: Mjafton ti coj nje leter SB.Por eshte frika se ata te dhuneshmit gdhihen tek PD kunder L.B dhe Moniks.

    1. adi says:

      Mendoj se keto jane lajmet kryesore te dites
      —-Knuti ( hidrauliku nga gjermania) ka lene pa pune ca goca puntore ne tirane, sepse nuk u zgjodh dot deputet ne PE ,ndersa partia e tij ka me pak vota se LSI. Gocat mos te merziten se rilindja nuk do I leri pa pune.
      —- financial times, pjese e kazanit mediatik boteror ne lufte me liderin global, duke ju trembur aritjeve dhe shperthimit ekonomik te shqiperise deklaron pak a shume si koleget e tyre gjermane te Bild se timonieri eshte pak bandit, dhe per kete arsye shqiperise nuk do I hapen negociatat.
      —- Goliku na tepelena I tregoi vendin europes
      —- Dhe lajmi me I bujshem Shqiperia perseri ne vend te pare ne bote, cmimi I nje pishe per lali fikun eshte 5500 euro.

  2. Drejtesi says:

    Ata monstra ne fakt lartesohen nga media. Lerini ne marrine e tyre se u marroset edhe ju pas tyre…

    1. keli says:

      Kjo eshte mese e drejte dritat qe padashur i jep media ketyre bastardeve eshte nxitese pavaresisht se kazani mediatik do te zieje ndryshe ai ze ndryshk e pasketaj hidhet ne plehera!Nje peticion duhet drejtuar znj.kryeprekurore ndonese eshte larguar nga ky vend ai qe e zgjodhi per mos ndeshkim te kryekrimit shqipetar:Si ka mundesi qe nje kafshe ne forme njeriu ka 30 vite qe kercenon thyen turinj,kafka,zhduk njerez kundershtare,vret diten e jo me naten ,bene deklarate publike qe do te vras akoma nuk e therret si organ i prekurorise per kecenim jete te individeve te ndryshem e aq me shume per deklaratat qe leshon nga çmenduria e tij se do te vras po te me ipet rasti!Perse eshte zgjedhur kjo “zonje” per zbarim ligji apo mos zbatim te tij!Kush me shume se ky institucion duhet te meret me kete njeri qe kerkon te mbaje peng jo vetem jeten e njerezve por edhe te tere shoqerise shqipetare me te tilla kercenime!Ku eshte institucioni i prekurorise apo pret qe ne ambasaden Amerikane te zgjidhet ne krye ndonje kinez tjeter i radhes!

  3. O BASH ! JENI NË MINORANC.DO KOHË DHE PUNË AKOMA . TI DHE BERISHA S’E MERRNI DOT PUSHTETIN , AS ME VOTË ,AS ME MOLOTOV .PASARDHËSIT TUAJ , JALLAH !!!!!!??. says:

    Na çan bythën! Sa të bëhen zgjedhjet dhe ta shohin që s’dalin dot mbi 50%,sado të mblidhen, e të mos na e çajnë më !

  4. Lame Kodra says:

    Mero Djali, perseri me vjen keq por situata ka ndryshuar, dalengadale Rama dhe rilindja (sekti me i keq i vendit) do te hapin rruge…..

    1. AM says:

      Zgjedhjet hapin dhe mbyllin rruge or tej. Keto kercenimet hapin vetem vrima ne uje.

    2. Y... K... O says:

      O Lame, po na e shtjello pak, na jep ndonje arsye bindese. Mos fol kot ne ajer. Pak me qart te lutem.

    3. Xhemo says:

      Lame, qe Rama do largohet nje dit ajo dihet, po kjo opozite e rrugeve sdo vi Kur ne pushtet. Rama do largohet, Pasi te ket mbaruar cdo gje qe duan europa dhe amerika ne shqiperi, pastaj dihet qe do ta largojn.
      Po kta grupi basha, berisha, meta te ter do I shohesh Mas hekrave. Rama s esht burre I mire, po te pakten s esht vrases dhe I pa bese si Serbi vicidolit apo meta. Sa per bashen ai thjesht esht shoqerusi I misit

  5. Iliri nga Gjermania says:

    Paloka ti bej yzmet tasit te supes se ndryshe perfundon ne gopin e semes.

  6. 0sumi says:

    Lame…jo kodra…Gjoli….po ty kush ta tha kete haber!!!!
    Akoma nuk te eshte mbushur mendja se :sa te jete e sa te rroje populli shqiptar,e majta ka qene,eshte dhe do te jete SHUMICA.

    Do po s’do ti me gerdallen e vicidollit.

  7. Flutura says:

    Dy bote krejtesisht te ndryshme. Ne 2019 dhuna duket paradoks.

  8. Gjergj says:

    E zeme se jugu ka me shume zona elektorale dhe me shume deputete.Per inerci historike apo tolerance e neglizhim te veriut per te drejtat e lirite e veta politike, duke menduar se vellai jugor nuk do te abuzoje me kete mazhorance deputetesh.Po nese kjo mazhorance behet makute apo ha presione okulte nderkombetare per te shkelur me kembe veriun intelektual, demokratik e patriot e per pasoje urrejtja qe stimulohet e prodhohet nje dite te coje ne perplasje civile e zhberje te kombit e shtetit, si i behet? Ta leme kete skenar te funksionoje? Te ndodhe si me 1997 ku nga Shkumbini e lart asnje minister e jugu 24 te tille? Thoni me cmenyra e cmjete mund te balancohet politikisht Shqiperia? Parlamenti nuk ka numra e kapacitete reflektuese e ndryshuese.Qeveria po ashtu Jo.Presidenti leter Jo e Jo.Protestat e dhunshme Jo, paqesoret Jo e jo. Si mund shqiptaret qe me mjete demokratike te largojne nje qeveri nen dyshime e akuza te forta per abuzim me pushtetin? Zgjidhja eshte ..amerikane.Ndoshta dhe veri-jug , perfaqesuesit politike te tyre ti drejtohen gjysmes se tyre me te mire brenda vetes.Nese Rama beri 6 vjet, kushdo qe do vije pas tij te pergatitet se mund te mos gezoje qofte dhe 6 dite ne pushtet nese vazhdon avazin. Keshtu kemi shanse per nje shtepi me themele te forta e jo si deri me sot qe rrezikon te zere brenda gjithe shqiptaret. Meqe dhe muaj ramazani e do zoti na jep dhe Ai nje dore.

    1. Thanks says:

      Gjergj, shqiperia ka probleme plot por kjo ndarja veri jug eshte vetem ndarja jote imagjinare dhe disa te tjereve qe mendojn si ty. Pallavra. Sa per kuriozitet, veriu eshte goxha me i stabilizuar se jugu per ceshtjen e prones private nje nga te drejtat themelore te njeriut ne kapitalizem/democracy

  9. Saliu says:

    PD TREGONE PASTER QE PD ESHTE PARTI RRUGACE PME KETE FOTO GLORIFIKON EDI RAMEN DHE POSHTERON VEJTEN …PD KA NEVOJE TE REGORMOHET TE LARGOJE PLEHRAT DHE ME VONE TE PRETENDOJE PER PUSHTET ME KETE PD RAMA QENDRON NE PUSHTER 40 VJET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje