Nga Mero Baze
Politika në Kosovë përditë e më shumë po i ikën qeverisjes së shqiptarëve dhe po përpiqet të mbijetojë duke ju rikthyer tezave populiste, të cilat mund t’iu shkurtojnë jetën, jo vetëm atyre, por dhe vetë Kosovës.
Presidenti Hashim Thaçi është i frustruar nga dështimi i përpjekjeve amerikane për një marrëveshje Serbi- Kosovë, që mund t’i hapte rrugën integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian. Duke marrë më shumë se ç’duhej rolin e protagonistit në atë histori dhe mbështetjen amerikane tërësisht për vete, ai prodhoi një xhelozi tek përkrahësit e tezave të “Bashkimit Kombëtar”, gjë që prodhoi një debat absurd, rreth mundësisë së ndarjes së Kosovës. Biles e gjitha kulmoi me një aleancë të re politike Shqipëri- Kosovë, që bashkoi Sali Berishën, Albin Kurtin, Haradinajn dhe Metën, kundër Hashim Thaçit.
Duke qenë një projekt i mbështetur nga Shtëpia e Bardhë dhe Mongherini në Bruksel, ai duket se prodhoi të njëjtat probleme dhe tek politika tradicionale europiane, por dhe tek diplomatët e karrierës në Departamentin e Shtetit, çka stopoi gjithçka.
Në kundërpërgjigje të Hashim Thaçit, kryeministri Ramush Haradinaj ndërmori një fushatë po aq populiste, duke vendosur një taksë 100 për 100 për mallrat serbe në Kosovë, në përpjekje për t’i hequr çdo shans marrëveshjes me Serbinë dhe për të qenë ai interlokutori i krizës.
Dhe në Samitin e Berlinit, ai u nis t’i thoshte “Jo” planit amerikan, por në fakt i tha “Jo” propozimit të Merkelit dhe Makronit për menaxhimin e kësaj situate nga vetë ata, duke e futur Kosovën në dy rrathë të kuq, në refuzimin e planit amerikan, dhe në refuzimin e protagonizmit të Gjermanisë dhe Francës për marrëveshjen me Serbinë.
I gjithë ky protagonizëm ndërkombëtar i kundërshtarëve politikë në Kosovë, e ka kthyer politikën e brendshme të Kosovës në gjendje lufte. Kryeministri dhe presidenti kanë secili çdo ditë nga një propozim, që nuk ka lidhje me qytetarët e Kosovës, por me kufijtë e saj, me bashkimin me Shqipërinë, me Preshevën, me humbjen apo fitoren e Veriut, me mësymjen me forca speciale të Hardinajt në Veri të Kosovës dhe Drenicë, simbolikisht për të thënë se po sulmon Vuçiçin dhe Thaçin, dhe marrëzi të tjera, siç është kërcënimi për taksë dhe për Shqipërinë, derisa të rrëzohet Edi Rama.
Më tej akoma, Haradinaj fillon dhe i jep leksione patriotike Shqipërisë, kërkon heqjen e taksës së “Rrugës së Kombit”, ndërkohë që një vit më parë ka refuzuar heqjen e tarifave doganore, propozuar nga Majko, nën ndikimin e oligarkëve në Kosovë.
Albin Kurti, ndërkohë ka vrapuar të çelë partinë e tij dhe në Shqipëri, duke menduar se në Shqipëri si Enver, dhe në Kosovë si Hoxhë, mund të shtojë votat për nacional-komunizmin e ëndërruar të Enver Hoxhës.
Nderkohe Ilir Meta ka shtuar investimet në mediat e Kosovës, duke e bërë dhe më të bezdisshme Kosovën për opinionin publik në Shqipëri, duke na përcjellë porositë e tij përmes gazetarëve të paguar atje prej tij .
Duke e parë krizën politike në Shqipëri si një ushqim hijenash, ata janë lëshuar mbi të, të përfitojnë çfarë mundin. Kështu, Haradinaj me Metën fotografohen në vilat qeveritare në Durrës para protestës së radhës së opozitës, me një pamje që është më shumë erotike, se sa politike, ndërsa të dy bashkë mendojnë se po u ngjitën në mal me kanatiere dhe Çim Pekën, tregojnë forcë dhe burrëri para shqiptarëve.
Meta dhe Haradinaj
Në këtë situate, Kosova sot është shteti më i pasigurtë në botë prej liderëve të saj. Presidenti është i alarmuar se ka shpenzuar pa dobi një mbështetje të skajshme amerikane për marrëveshjen Serbi- Kosovë, pa rakorduar qëndrimet me Europën, kryeministri është në qiell të shtatë, që ka mundur të hungërijë para Merkelit e Makronit, fjalë që më në fund kur u përkthyen, do të thoshin “S’po du”, Isa Mustafa fotografohet nëpër kafene herë me Albinin e herë me Hashimin, a thua se LDK ka ngelë në dorë të tyre, ndërsa shqiptarëve në Kosovë u shesin përralla me aksione policore, me foto me shqiponja dhe premtime se do rregullojnë veç Kosovës, dhe Shqipërinë e Preshevën.
Ky shpërthim i një populizmi primitiv në Kosovë, ka ndërlikuar dhe mekanizmat politikë të zhbërjes së tij, pasi të gjitha palët kanë frikë të testojnë veten se çfarë kanë prodhuar me gjithë këto marrëzi.
Është mirë ta marrin më shtruar detyrën e tyre dhe të qeverisin Kosovën. Të merren me problemet që kanë qytetarët në Kosovë, me korrupsionin, me shtetin ligjor, me krimin e organizuar dhe nëse kanë mundësi, të mos e turpërojnë Kosovën në Perëndim, jo vetëm me imazhin e njerëzve të pagdhendur, që hungërijnë dhe nuk shqiptojnë fjalë, por të mos fyejnë as populistët europianë, kur bëjnë sikur i imitojnë dhe këta, duke bërë si nacionalistë dhe anti-Perëndimorë.
Serbia ka qenë dhunuesja historike e Kosovës, dhe ajo e ka humbur Kosovën pikërisht për këtë shkak. Për të njëjtën arsye mund ta humbasin dhe këta që mendojnë se po bëjnë politikë të madhe, për të shpëtuar kokën e tyre.
E ke qare Mero, te lumte!
Kosovaret jane treguar heronj ne kohe lufte por po tregohen lepuj e injorant tani ne paqe gje qe mund te rrezikoj humbjen e lirise
Po, dhe Shqipetaret jane te gjithe femijet e Sheqeres, dhe Karaxhiçit, te dal nga vrima e Vuçidolit
Je shume i kthjellet dhe nje shqiptar i mir..
E thene bukur.
Vec Ed Ramen e harrove o Mero! Ai qe nderroi ministrin e jashtem dhe u prish me Gjermanine per nje telefonate me Bolltonin – kishin fillu me pa filma me Shtepi te Bardhe te dy me Thacin
Na merr frika kur perfaqesohet Kosava nga nje budalla si haradinaj, larg qoft te ndrrojne mendje Amerikanet dhe be-ja dhe do ta shofin mire ato injorantet kosovar
Haradinajt ti rrush topet edhe R(rrushin) o Rush. sa per perkthimin qe thot merua, Haradinaj pas Makronit ishte Frengjisht – folesi me i mire. Me gjith respektin per ju Mero do t’ju thoja se duhet te punosh me shume “Per ti dhene mend” politikes se Kosoves, se per hire te vretetes qendrojne me larte se langaraqet tane qe merren me politike.
Kjo foto, eshte nxjerre tek kompleksi FaFa, ne Xixa Golem, aty ku Haradinaj, ka “blere” 200 m2 apartament, tek i zoti ne foton shoqeruese.
Kjo foto, eshte nxjerre tek kompleksi FaFa, ne Xixa Golem, aty ku Haradinaj, ka “blere” 200 m2 apartament, tek i zoti ne foton shoqeruese.
Kosovaret duhen te mblidhen se bashku sidomos rinia dhe te kerkoj me shume nga qeverria.. C’fare ben ne politiken e jashtme Haradinaj kjo eshte pune qe ai duhet te perballet, por nuk e kam degjuar Haradinaj te flasi per ekonomi.. C’fare po behet me buxhetin e Kosoves ku shkojne leket dhe c’fare po ben Kuvendi I percare I Kosoves vetem per politike te jashtme.. Duhet te bashkoheni per ekonomine.. Kosovaret duhet te kene nje te ardhme me te mire.. Vendi duhet te filloj te lidhet me ekonomi jo te varur me.. Kosova duhet te filloj te ndertohet ti tregoj Perendimit qe edhe ne krijojm gjera serjoze si shtet.. Mos u konsumoni ju si politikane dhe ju si te rinj kosovare nen agjenda qe s’te japin mireqenie per jeten tuaj.. Albin Kurti eshte kthyer ne nje I panjohur per mua dhe si duket me popularitetin e nacjonalizmit tani ben veprime pa kuptim ne Tirane. Themelon nje budallik ne vend qe te koncentrohet ne keq-qeverrisjen e Ramushit.. Vetvendosje, ku po shkon ?!?! A jeni gjenerata e re ?!?! U shkerrmoqet nga nje lider pa vizjon (qe u duk sikur kishte vizjon ne fillim).. Ramush, njerzit nuk do hane kufinj ne tryeze per darke por duke punuar.. Boll dhe lere rehat Tiranen dhe ktheje vemendjen pak ne Prishtine.. Bjer dakort me BE-ne si nje proces 30 ditor heqjen e taksave dhe neqoftese nuk ka perparim, kthehu aty ku ishe.. Serbia do ta njohe Kosoven do apo s’do ajo.. Boll folet per Serbin.. S’me intereson Serbi, me intereson Kosovari gjuhefolesi im.. DNA ime.. Kthjellohu …
Mese e vertet cka shkruan Mero. Kta Palo politikan ne Gjith trojet shqiptare kendej e andej kufirit, po vertetojn tezen serbe qe shqiptaret sbejn dot shtet.
Kta Jan te Gjith mashtrus a ordiner, nga A te Zh
O sa mire me ken Ramush o he o he o he!Me shume s’mbush se sa mbush o he o he o he!Mjer ky komb nga keta karabush ohe o he o he!Imagjinoni me te vo per shpatlla per muri Ramushi me Monen dhe te jene te ftuar tek emisioni “Puuuuuuuuuuuuuuushhhhhhhhhhhoni se jemi dhe liveeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee! O sa mir me ken Ramush o he o he o he,nje here mbush e 10 here s’mbush o he o he o he!
sikur ti, Mero, ta perdorje mendjen e kthjellet dhe penen e mjeshtrit qe ke edhe kunder hajduterive te Rames, do te ishe ne lartesine e njerezve me te medhenj qe ka prodhuar ky vend.
Bravo pena z.Baze, një esencë troç për politikanët toçat andej e këndej kufirit. Nuk bëhet asnjë shtet modern me lidera provincial, të pashkolluar dhe të dyshimtë.
Urime, Mero! Shkurt dhe qarte.
Nacionalizmi, kostumi i pelqyer i te korruptuarve, eshte kanceri i nje shoqerie dhe i nje shteti, veçanerisht mes ne, shqiptareve.
Integrimi, europianizimi mbetet e vetmja alternative jona.
Dhe nuk na pelqen kur na thone, se nuk kemi aftesi shtetberese ?
Paragrafi fundit i thot te gjitha
Tani per tani ju jeni analisti me i mire ne shqiperi kur vine puna per rajonin. Vertet shkrim i goditur. Me vjen plasja kur shohe qe patriotizmi ka rene ne duart e injoranteve apo horrave te cilet mbulohen me flamure dhe me gishtat kryqezuar. Te shpifen ku i sheh. Na vjen turp te themi qe jemi shqiptare e te dalim me flamur shqiptare se na marrin per barbona.
Pordhet e medha “grisin” jo vetem breket e Ramushkut por edhe pantallonat e tij.
Cfare primitiviteti qe e quajne “burreri” injorantet “for excellence” ! Turpi botes ..!
Ore zoterinj mos mendoni valle se “pushka me gjalme” e Ramushkut e cliroi Koso-
ven pa nderhyrjen e 17 shteteve me te fuqishme ne bote, NATO, GABOHENI tme-
rresisht. Mos e matni veten me hijen e mengjezit. Lirine e pavaresine ia solen Ko-
soves “bombat” toneladashe te NATOS qe bene qe Milloshevici dhe makina ushta-
rake e tij te “ngreje” duart me flamurin e bardhe…! Udheheqja kosovare duhet te
jete me modeste dhe le t’i lere menjane “PORDHET”….!!!!
Krijuesi dhe hartuesi i kesaj krize politike e cila po trondit Kosoven dhe Boten Shqiptare eshte vetem Hashim Thaci.Thaci,pa pritur filloi deklarat personale dhe pa krijuar asnje konsensus politik as ne Kosove dhe as ne Shqiperi deklaoi planet e tij per shkembim territoresh ose konfigurim territoresh me Serbine,pastaj marrjen falas te Lugines se Presheves dhe se fundi bashkimin e Kosoves,Presheves dhe Shqiperise ne nje shtet te vetem.
Thacin ne Kosove ditet e fundit disa plotikane e vlersojne te smure menderisht qe po shkaeterron Kosoven.Ky njeri ka hyre keq ne analket e Serbise dhe po i sherben plotesisht asaj.Kosova po ja njeh fytyren,te cilin Shqiperia duhet ta shpalle non grata.
Bledari
Ashtu mu si Serbia bile keni filli ta akuzoni nëpërmjet argatit të Millosheviqit Sali Dik Marti
Këto teza,nacionaliste janë gjithë andej në ish YU te shqiptarët si çdo gjë vjen e fundit edhe idetë e bashkimit po ashtu kur serbët pernanent flasin për rikthimin e KOS. nën Serbi përse edhe shqiptarët të mos dalin për kërkesën minimale bashkimi i Kos. + Al. Thaqi duhet përgëzu që i pari doli me kundërkërkesë ndaj Serb. kur ata hapur me dekada shtrojnë teza bashkimit serb dhe ate për teritore me jo serbë përse shqiptarët të mos shtrojnë kërkesa për teritor banimi me shqipëtarë