Nga Mero Baze
Ka një ngazëllim në radhët e opozitës për zgjedhjet europiane, aq sa të duket se këto nuk ishin zgjedhje për Parlamentin Europian, por për të ardhmen e Partisë Demokratike.
Ngazëllimi i parë ka të bëjë me emra të përveçëm, siç është humbja e eurodeputetit Knut Fleckenstein dhe mundësia për të mos parë më Mogherinin në krye të Brukselit. Kjo, jo se këto dy personalitete kanë ndonjë gjë me PD-në, por PD-së i duheshin si armiq, për të justifikuar dështimet e tyre.
Njësoj siç nxjerrin armik çdo ambasador amerikan në Shqipëri dhe çdo amabasador të BE, po ashtu kishin shpallur armiq dhe dy personalitete të Europës, që merreshin me Shqipërinë dhe ishin pozitivë për hapjen e negociatave.
PD po e kthen në traditë shpalljen armik të çdo miku të Shqipërisë. Dhe në këtë rast, nuk na zhgënjeu.
Ngazëllimi i dytë ka të bëjë me shumicën e Partive Popullore Europiane në Parlament. Ky është vërtet lajm pozitiv, pasi EPP është një koalicion pro- europian dhe është lokomotiva e zgjerimit të BE. Por PD shpreson që kjo fitore e EPP të shërbejë për ta mbajtur Europën e pazgjeruar, duke ju lutur të lënë jashtë Shqipërinë.
Edhe këtë fitore PD po përpiqet ta paraqesë si zgjidhje të hallit të saj në Tiranë. Në të vërtetë, është e kundërta. EPP është deri më sot kritikuesja më e ashpër e Bashës dhe vendimeve të PD për bojkot, dhe nëse vazhdon kështu, mund të rrezikojë dhe ndonjë kartelë të verdhë nga EPP, si partia e Orbanit.
Deklarata e fundit e Joseph Daul për bojkotin e Bashës është më e rëndë se sa letrat e Edi Ramës. Ndaj PD nuk di për çfarë gëzohet.
Ngazëllimi i tretë pastaj është dhe më banal, se ka të bëjë me zonjushën Kokalari, që ka fituar si suedeze në Parlamentin Europian. Biles një deputet i Bashës, nga ata që hedhin bojë në Parlament dhe që fshijnë servera krimesh, kishte postuar dhe foto me Arbën, a thua se ajo mund t’ia heqë njollën si deputet ordiner.
Arba nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë, dhe as me politikën tonë. Ajo e ka në dorë vetë të mburret, ose të injorojë origjinën e saj, por ne nuk kemi asnjë të drejtë të mburremi me të.
Dhe nuk mendoj se ka ndonjë arsye kaq të fortë për t’u gëzuar. Kishte rreth 30 shqiptarë të tjerë që garuan dhe humbën në këto zgjedhje. Është thjesht një erë e re e shqiptarëve të diasporës që garojnë si qytetarë europianë.
Por ka vetëm një gjë që PD-në, e vë në siklet ajo që ndodhi me zgjedhjet europiane. Fakti që ato nuk u bojkotuan nga askush, nuk kërkoi askush shtyrje, nuk kërkoi askush pazar para tyre, dhe nuk i kontestoi askush.
Ngazëllimi i PD për zgjedhjet europiane, është si të kujtosh litarin në shtëpinë e të varurit. Në PD nuk është problem si dalin zgjedhjet, problem është që sa herë ka zgjedhje, kryetari i tyre kërkon pazar dhe nuk hyn në zgjedhje.
Kjo nuk u pa në asnjë cep të Europës, dhe në vende ku demokracia shpesh vihet në dyshim. PD duhet të ndiejë njëfarë sikleti kur flet për zgjedhje. Motoja e saj këto kohë është si të mos shkohet në zgjedhje.
Lulzimi eshte nje skandal i vertete . Keshtu mburrej me Tramp , fare pa arsye , por per politiken e tij te dhjere fryhet kot . BLA BLA BLA ,PA KUPTIM. I BEN QEJFINE VETES . KUSH JA VAR LULZIMIT ?????????!!!!!!!!
Je i madh Mero. Të adhuroj.
Tamam!
PD,një grupim kriminal,i koncentruar për 28 vjet,që tmerrohet nga zgjedhjet se as i ka fituar ndonjëherë dhe as që ka shpresë ti fitojë.
Thërret gjoja për zgjedhje të ndershme,por pikërisht zgjedhjet e ndershme e tmerrojnë.
Humbjen me te madhe ne zgjedhjet e BE e kane pesuar vetem 2 parti dhe perfaqesuesit e tyre te njohur boterisht per lidhjet e tyre me sorosin kane mbeshtetur rilindjen dhe timonierin.
ato jane PSD ne gjermani dhe PD ne itali. te dya keto parti ne zgjedhjet e fundit iken per lesh
nga keto 2 parti vijne federica mogherini ministre e jashtme e BE antare e PD ne itali e cila percaktonte ambasadoret e BE ne shqiperi por edhe stafet teknike si psh sorosianen tjeter Cavalera qe monitoreon reformen ne drejtesi , Michael Roth minister per europen ne gjermani i PSD gjermane , nga kjo parti tashme e deshtuar vjen edhe Knuti qe vinte verdalle me goca te bukura ne tirane dhe i dukej tirana vertet si prajase.
Pra sic shihet rilindja ka pesuar goditjen me te fuqishme te mundshme ne aspektin nderkombetar.
PS: dorheqja dhe zgjedhjet e parakohshme ne greqi jane gjithashtu nje goditje tjeter e rende per rilindjen sepse u bene 3 dorheqje ne BE brenda 2 javesh te KM qe kishin mare mandat per te qeverisur 4 vjet dhe per arsye ku e ku me te vogla se ne shqiperi kane dhene dorheqjen KM.
shkurt rilindja jo vetem nuk ka mbeshtetje ne vendimarjen e re te BE po shumicen i ka armiq ideoligjik si i vetmi perkrahes si sorosit i mbetur ne pushtet, por edhe karta e perdorur nga rilindja se nuk mund te behen zgjedhje te parakoshme dhe km te japi dorheqjen nga posti se behet precedent ne BE nuk ka me vlere sepse nese do japi dorheqjen do jete thjesht i katerti ne rradhe dhe nuk mund te beje precedent.
dite te zeza ne horizont per rilindjen dhe sidomos per timonierin.
skeni pare asgje akoma!!!!!!!
adi….
Këtu nuk vure bast ,pse…..
O ti Adelina (Adi),
Ne SHBA Jane bere disa here zgjedhje qe nga viti 1996, here kane fituar presidente Republikane, e here Demokrate. Por, ajo qe nuk ka ndryshuar eshte qendrimi i Departamentit te Shtetit ndaj Shqiperise dhe PD.
Zgjedhje ne Parlamentin Europian do behen perseri, deputetet do nderrohen, se nuk Jane te perjetshem si Saliu dhe Enveri. Por politiken europiane nuk e benin as Knut Fkeckenshtein, dhe as Federica Mogherini me koken e tyre. Ata vetem se perçonin politikat e pranuara dhe aprovuara ne Bruksel.
Por ti, me ate mentalitetin tend fshataresk te trasheguar nga Enveri, qe propagandonte miq te medhenj te Shqiperise, ose shpallte armiq te saj, kujton se politikat behen si muhabetet tek Kafja e Rremës.
Po kur te vije dikush tjeter ne vend te Knutit dhe Federikës, dhe te kritikoje perseri PD-ne? Çfare do thuash?
Te jesh kunder qeverise Rama eshte nje gje, dhe shume normale. Te jesh idiot eshte diçka tjeter.
Shkruaj me shume Grigor. Flm per komentin shume te thjeshte sa vetem atyre qe u jane erresuar syte nga terbimi nuk do e lexojne dot se po e lexuan do e kuptojne
Cfare analize. Si ato te spartak ngjeles qe mbrojtjen e kryeministrise e ben fbi. Kjo eshte pikepamja jote alla shqiptarce per ate institucion. Keshtu i bente gjerat saliu ske faj, ky i atij ky i ktij. E verteta eshte qe parlamenti evropian ka crlesat e kashtes, dhe vendimmarrjen e bejne qeverite ne keshillin e ministrave te evropes.
Te fala sorosit edhe te gjithe informatoreve te tu hahahaha. E di ca je ti per sorosin apo jo? Kamarier nuk e di, po ai qe hap deren e makines po! Se paske disa njohuri per unionin hahah
Dje shkuam ne votime per parlamentin Evropian dhe per kryetarin e bashkise se qytetit.
Votuan 50 miljon qytetare dhe neper qendrat e votimit cdo njeri mbajti rradhen e vet
sipas rastit me pak apo shume radhe,pasi u votua,cdokush vazhdoi punten dhe programet e veta.
Kurse ne shqiperi do zihen,shahen dhe luftojne para,gjate, dhe pas votimeve.
Rrace gjytrymesh pa asnje ide mbi demokracine.
O adi (zeni) na ke car karin shko shkruj te 55 se aty eshte gazeta e buthqimave .rrote karri .
Adi!
Nuk eshte problemi tek doreheqja e Rames !
Problemi eshte dyshja e Pd : SB & LB , e kaluara e tyre dhe faktet rreth saj qe jane shume apo tejet te verifikuara dhe te prekshme nga qytetaret!
97, gerdeci (26), rruga e kombit (230 Mil Eur),21 Janar( 4), marrveshja e detit, lobimi rus, etj ku kjo dyshe akuzohet si kriminale, me sa duket jane subjekte ne dosjet tashm per SPAK. Ka nje vleresim popullor se klasa politike eshte trembur keqas nga SPAK .
Me sa arsyetohet nese marrim baze keto fakte te cilat ne ndergjegjen e njereve si te pa ndeshkuara, keta dy tipa nuk duhet te ishin ne politike! Mesa d
Duket qe nderkombetaret i dine mire keto fakte dhe te tjera. Psh para dy ditesh i nxorren dlsjen 978 I.Metes per keresen per 200000 Euro per zgjedhjet e 2013. Ata( nderkomb.z) kane kuptuar se keta dhe enturazhi qe i rrethon eshte teper i korruptuar dhe jo serioz.
Rama nuk ka gjera te tilla, pervecse akuza tip fake news te pa provuara nga procedura penale. sips nje analize gazetareske para dy ditesh.
Me sa kuptohet RAMA edhe sikur te doj , ai nuk do te lejohet te beje doreheqje. Te pakten ne kete moment, kjo edhe nese te huajt jane pak te interesuar per Shqiperine.
Lenja e mandateve eshte prekje edhe e interesit te elitave politike ne USA dhe KE Lenja e mandateve ka goditur VOTEN, themelin e sistemit politiko ekonomok kapitalist. Sepse lenja e votave nenkupton Revolucionin shkaterrimtar.
Adi nuk di çfare flet. Fare pa lidhje asnje nga “faktet” apo emrat qe permend. Ka kexuar mbrapsht (si gjithnje) gjithe çfare ndodhi me voten europiane. Fitoi Europa, armikja e shpallur e tille nga PD dhe LSI.
Te tille rrotash si puna e Adi Muli zenit ka pd qe dine te bejne politike mbrapsh nga bishti Ik o qoftelark caj derrasa tek portali I Xenit te babit qe te marrish shperblimin Mos vra mendjen per Ramen e PS po ndihmo te nxirrni partine tuaj nga gropa skeptike ku ka rene atje jep mend
Adi ja Fut si logjike sali serbit Fituan forcat pro europiane keto zgjedhje dhe meso o ad byth Q goiania te gjelberit dhe liberalet qe jane me te majte se socialdempkrate evropian. Pd ishte me fashistet qe nuk arriten as 20 perqind pe.
Edhe ti me EVro e shkruan fjalën EUrope?
Sa për dijeni vetëm grekëve ua ka qejfi ta deformojnë në EV. Edhe vetë Europianet I thonë Europa. Rrokja EU, është shumë e lashtë. Edhe sh emra të lashtë fillonin me Eu, si dhe vetë emri i vajzës fenikase Europa që U rrëmbye nga banorët e lashtë të asaj që quhet sot Greqi
Ne 2013 u tha “qelbesira te te gjithe llojeve bashkohuni te rrezojme Berishen!” Dihet qe keshtu ndodhi.Por dhe sa kohe do i mbajme keto “qelbesira” ne kurriz ne si popull e qytetare te lire? Per sa vjet ka qene kontrata me keto lloj tipash?!!Nderpritjuani kontraten dhe keto tipat ta kerkojne e gjejne te “drejten” e tyre ne Europe/Strasburg e te mos bezdisin me shoqerine e shtetin.
Kafshet e PD,fluturojne me presh ne by..,kapini keto monstra,berisha,noka,strazika.i,balliu dhe rrasini ne burg se kafshet vetem ne kafaz e ka vendin.
Ne nje shkrim te Le Monde para pak ditesh, partia e E Macron LREM, thoshte se nuk kishte diskutime per hapje negociatash me vendet e Ballkanit, Shqipërine e Maqedonine e veriut. E akuzuar nga e djathta radikale por edhe ajo me ne qender LR – ish partia e Sarkozy, se po ndihmonte dy vendet e Ballkanit per afrim me BE, kryetarja e listes ne zgjedhjet europiane Mme Loiseau e pergenjeshtroi kete fakt qe politikanet tone mburren. Ora hapje nuk do te kete per fat te keq. Aq me teper partite e se djathtes ekstreme dolen fituese, si ne France apo dhe itali.
Ne nje shkrim te Le Monde para pak ditesh, zedhenesja e partise se E. Macron LREM, thoshte se nuk kishte diskutime per hapje negociatash me vendet e Ballkanit, Shqipërine e Maqedonine e veriut. E akuzuar nga e djathta radikale por edhe ajo me ne qender LR – ish partia e Sarkozy, se po ndihmonte dy vendet e Ballkanit per afrim me BE, kryetarja e listes ne zgjedhjet europiane Mme Loiseau e pergenjeshtroi kete fakt qe politikanet tone mburren. Ora hapje nuk do te kete per fat te keq. Aq me teper partite e se djathtes ekstreme dolen fituese, si ne France apo dhe itali.