Dreka e gabuar Berisha- Meta, si fotografi e krizës!

30 Maj 2019, 20:48Editorial TEMA
Dreka e gabuar Berisha- Meta, si fotografi e krizës!

Nga Mero Baze

Sali Berisha nuk del shpesh nëpër restorante. Ka shumë siklete që i bëhen bashkë, kur vendos për të shkuar diku për drekë. Kur e bën atë gjë, e bën për një hall të madh.

Sot ai ka qëndruar disa orë në drekë në një lokal privat me Presidentin Ilir Meta dhe një grup gazetarësh pranë tyre, pasi kanë regjistruar një intervistë të Sali Berishës për një TV në Kosovë.

Darka e parë publike me Ilir Metën ka qenë një ditë para Gjyqit në Gjykatën e Lartë, për të shpallur Ilir Metën të pafajshëm. Ajo darkë u lakua gjatë dhe megjithëse Berisha shkoi aty si “garant” i Metës, në të vërtetë doli nga shtëpia si peng, për shkak të kqyrjes së detyruar që i bëri laptopit të familjes, ku mes videove të tjera kishin dhe ato të djalit të tij.

Në një situatë nervoze në Kuvend, kur Ilir Meta ishte kryeparlamentar dhe PD po bënte betejë për dosjen e CEZ dhe implikimin Meta- Ismailaj, Meta u detyrua t’ia përmendte Berishës se “vetë më ke thënë që Shkëlzeni do na marrë më qafë”. Dhe ai ishte detaj i asaj mbrëmjeje.

Pasi doli nga shtëpia e Metës në mesnatë, Berisha prodhoi një vendim 5 me 0 në favor të tij.

Sot Ilir Meta nuk ka ndonjë hall të madh, edhe pse duket boll nervoz. Ai është më i qartë se Berisha në planin e tij të luftës. Ka mobilizuar Berishën për të shpallur një aleancë Berisha- Haradinaj -Meta, dhe ka vendosur të përdorë ekstremizmin e opozitës për t’u bërë shpëtimtar i saj.

Në hall realisht është Sali Berisha, i cili nga një anë është i pasigurtë, deri ku mund ta çojnë luftën “gjunjët e hollë” të Lulit dhe nga ana tjetër, deri ku Ilir Meta do t’i qëndrojë besnik kauzës së tij.

Ndaj dreka e sotme, ishte më shumë një kthim nderi i Ilir Metës, për t’i dhënë siguri se do ta kishte pranë. Dhe duke qenë pranë tij dhe publikisht i fotografuar me të, Ilir Meta ka bërë sakrificën e parë, pasi ka djegur çdo shans që të jetë një ndërmjetës i krizës. Ai ka bërë deri më sot plot gjeste që dëshmon se është palë dhe udhërrëfyes i krizës dhe jo mediator i saj, por duke ju gjendur Berishës në tavolinë, është dhe më shumë se kaq. Është në sytë e demokratëve pro Berishës, si “garant” i plakut në hall, që kërkon që kjo betejë të mbyllet me gjak.

Kjo fotografi është simbol i krizës, politikanëve që janë autorë të saj, shtypit që përdorin dhe simbolikën që rikthejnë me dreka të tilla.

Por nga ana tjetër kjo fotografi është dhe thjeshtim i krizës. Ajo e bën të qartë për çfarë hallesh bëhet fjalë. Nuk është fjala as për zgjedhje të lira, as për zgjedhje të vjedhura, as për dekriminalizim, pasi t’i kërkosh këto nga dy njerëz që janë themelues të zgjedhjeve të vjedhura në Shqipëri dhe prodhues të botës kriminale të lidhur me politikën, është ironi e madhe.

Është fjala thjeshtë për hallin personal të këtyre të dyve. Berisha që është më shumë në hall, kërkon ndihmë nga Meta, që është më pak në hall. Por të ulur bashkë, janë fotografia simbol i kësaj krize politike, të prodhuar nga makthet e tyre dhe jo nga problemet e shoqërisë. Ndaj nuk ka shumë rëndësi, se çfarë bisedojnë kur ulen bashkë. Rëndësi ka që kanë të njëjtin hall. Dhe ai nuk është hall i Shqipërisë.

 

27 komente në “Dreka e gabuar Berisha- Meta, si fotografi e krizës!”

  1. Ladi says:

    Prep se prap te poshter mbeten dhe duhet me ja u pas “friken”, se i mbyturi te mbyt, thote ky popull…

    1. Prind says:

      Ishalla kane kontrollu per çimka nen tavoline, se kushedi cdo na degjojne veshet ndryshe ?. Nje dritan prifti bie, qindra ngrihen dhe shyqyr zotit qe jetoi Dritani aq sa ja tregoi shqiptareve fytyren e vertete te ketyre.

  2. Drejtesi says:

    Keto te dy konkutojne denjesisht me Esat Pashen dhe Enver Hoxhen…

    1. Ismail says:

      O zoti “Drejtesi”! Qe te jesh i sakte deri ne fund, mos ia ha haken ahmet zogjit. Sepse vertet vendinb e Pare ne listen e tradhetareve te kombit e ka Esati. Por vendin e Dyte, e ka zene per te mos ta leshuar kurre me, i nipi i tij-ahmet zogji. E sa per Enver Hoxhen, ose laj gojen me sapun para se ta permendesh, ose na thuaj çfare shiti ai, nga Shqiperia qe gjeti ne vitin 1945?!?

    2. Sali kerma says:

      Enveri ishte diktator, e beri Shqiperine burg por keta fqinjet, Serbe dhe Greke, nuk benin gili-vili.

  3. ann says:

    o Mero ,hallall,ua more frymen qelbesirave;bejne dhe menderen e zgjuar ne kurriz te popullit .vemjet e shekullit,

  4. Zzz says:

    Da Vinci, darka e fundit

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Yes sir !!!

  5. Vertetesi says:

    Ishte takim per dosjen e ” zhdukur” 978 por e mbijetuar ndoshta tek R. Elb.
    Sinjal se kjo dosje eshte arshivuar dhe pret formulimin e Akuzave nga SPAK per t’i cuar ne Gjykaten Speciale.
    Ndoshta edhe miratimi i hapjes se negociatave nga Ke, pret arrestimin e Peshkut te madh. Ky arrestim ka shume vlera:
    1. Teston dhe Konfirmon vertetesine e Reformes ne drejtesi.
    2. I jep fund pandeshkueshmerise.
    3. I jep goditje ndikimit rus.
    4. Eshte sinjal qe asnje politikan i korruptuar nuk do te shpetoj.
    5. Sherben si pikenisje e kerkeses se nderkombetareve per sundimin e ligjit, sipas parimit kushtetues: “para ligjit te gjithe jane te barabarte”
    Testi paraprak po kryhet keto dite. 6 ishat qe u futen me dhune ne ambientet e policise dhe dhunuan policet, nga menyra se si u pregatit dosja, duket qe do te… Argumentat mbrojtes te tyre se Policet kushin pire raki, etj. jane gjeja me humoristike dhe qesherak edhe sikur te jene te verteta”. Ndoshta keta do te testojne per pak kohe parametrat e burgut te Rec-i, per te bere edhe promovimin per te tjeret qe do te pasojne! Dikush aty eshte peshk i madh i perfolur per korrupsion dhe lidhje me spinazhin Serb. Ky mund te vaxhdoj me shume.
    Plaku pa vize eshte aktualishte i kapur ne carke! Filmi i Hollivudit dhe humbja e gjygjit ne Amerike shoqeruar me heqjen e vizes familjarishte, e kane shpartalluar plotesish, e kane ekspozuar si peshk i madh ne zall, pa uje.
    Ai mendon se destabilizimi e shpeton.
    Largimi i Rames shihet thjeshte si nje motiv i ri per destabilizim, pas atij te dorezimit te mandateve qe deshtoj me sukses ne saj te aksionit te Usa, qe mbushi parlamentin, duke i hequr fitilin ketij destabilizimi.
    Zgjedhjet do te mbahen me 30 qershor. Edhe sikur Rama te doj ta shtyj, nuk do te lejohet! Shtyrja dhe largimi i Rames shihet si skenar i tavarishve!
    Aktualishte Rama po transmeton ndeshkimin e Usa dhe KE, per heqjen e vizave, per dhunuesit e zgjedhjeve. Kontigjenti i pare eshte i verifikuar. Jane molotovsat. Deri ne shtator priten kete ndeshkime ligjore edhe per 6-she te tjera. Keto efektivisht jane edhe ndeshkime qe shkaktojne efekte te ndalimit te karrieres. Keshtu qe pastrimi i klases politike pritet te jete optimal.

  6. Den says:

    Mero je thjesht brilant.Nder te paktit gazetar profesionist te mbetur.Zberthyes e analizues perfekt I realitet Shqiptar.Kaq mjafton per te qene I dobishem per shqiptaret e ndershem.Nuk eshte pak ne keto kohe te veshtira per shqiptaret.
    Halli I tyre ( opozites jashte sistemit ) eshte I qarte. Loja eshte hapur me kohe , palet ne beteje jane rreshtuar, sherbimet kane filluar te behen, shperblimet per punet kane ( 50%) kane filluar te paguhen ( Kesti tjeter %50 ) kur aksioni te perfundoje me sukses ( Nuk dihet akoma). Rolet jane ndare nga krehu I shtetit e deri poshte ne baze brenda vendit e per ata jashte puna eshte me e lehte ne dukje – ata duhen te bombardojne me deklarata per baraspeshuar sadopak balancen ne varken qe pritet te fundoset. Jetojme ne epoken digitale te fake news.Ta haje kush ta haje . Kauza e luftes eshte e njejte Liri Demokraci Zgjedhje te lira. Aktoret me pak ndryshim jane po ata te djeshmit. Objektivi eshte I qarte asgjesimi I kundershtarit politik me cdo mjet.
    Vellezer Shqitare kthjellohuni Mos u beni mish per top. Axhenda e atyre qe kane vjedhur e vrare nga 90 e sot nuk eshte e juaja dhe e Shqiperise qe duam.Lerini vetem ne hallin e tyre dhe keshtu I keni sherbyer vetes tuaj.

  7. Zjarr qazo says:

    Shkrimi eshte i sakte pervec fjalise se fundit sepse kur jane dreka e darla ata te dy zakonisht vriten njerez te pafajshem. Dhe ky eshte halli i shqiperise boll kemi 21janarin te pazgjidhur

  8. Komentuesi says:

    Bravo Mero!

  9. jani says:

    O Mero je brilant

  10. Zani says:

    Neqoftese keta futen nje dite brenda atehere Shqiptaret shpresojne se Shqiperia nje dite do behet.

  11. tradita says:

    Nje gje nuk po e kuptoni ju militantet e majte enveriste. demokracia dhe demokratet , te perndjekurit dhe te persekutuarit nuk u hakmoren per vuajtjet , burgosjet, persekutimet, shpronsimet pushkatimet me e pagjyq per 50 vite diktature, rreth 80 % e tyre ishte nga veriu. Demokratet nuk u hakmoren per rebelimin e kuq komunist te v itit 1997. dihet se fajdet u zhvlluan kryesisht nw jugun e Shqiperisw. fajdexhnjte kryesor ishin nga jugu,redbelimi filloi ne Vlore. JU doni te sillni edhe nje here tjeter nje pushtet monist ne Shqiperi, A e kuptoni se ç”
    ‘ reagim do te sjell kjo. Shume te fort. Ne fund te fundit shumica e njerzve ane e mban nuk kanw cfare te humbin. shprti i tyre nuk mban me. zemrimi i tyre do te jete nja vullkan. ruajuni se do te paguani per zullumet 50 vjeçare dhe ne veçanti nga ato te viteve te fundit. Kuptojeni sa nuk eshte vone.

    1. Pd rrumpalla says:

      TRADITA….kujdes ,shplahe mire koken, e ke lare me shurre e cila ka pasur aciditet te larte, te ka fishkur trute, prandaj bej kujdes .Shendeti mbi te gjitha.

  12. h says:

    Nuk duan të dorëzojnë gjënë e vjedhur dhe duan t’ja dhurojnë
    shqiperine e mjerë ,pasardhësve të tyre të vazhdojnë ta rrjepin.

  13. Luiza says:

    Darka e qelbesirave , i helmofte nji ore e me pare ,gjithe mallkimet e popullit te varfer rendofte mbi familjet e tyre .

  14. gardiani says:

    E thjeshte , rradhen e pare hengren MISH me KUMBULLA , kete rradhe KUMBULLA me MISH !
    Nuk mbahet borxhi ne shpine , duhet lare .

  15. Manushe says:

    Te gjtha ato qe shkruani qendrojne ,a do te vije ajo dite kur keto dy palaqo te zhduken nga faqja dheut?atehere shpipja jone do te marre fryme plot oksigjen.

  16. Ismail says:

    O zoti “Drejtesi”! Qe te jesh i sakte deri ne fund, mos ia ha haken ahmet zogjit. Sepse vertet vendinb e Pare ne listen e tradhetareve te kombit e ka Esati. Por vendin e Dyte, e ka zene per te mos ta leshuar kurre me, i nipi i tij-ahmet zogji. E sa per Enver Hoxhen, ose laj gojen me sapun para se ta permendesh, ose na thuaj çfare shiti ai, nga Shqiperia qe gjeti ne vitin 1945?!?

  17. Flutura says:

    Hallin qe kane, nuk ua zgjidhim dot. Shqiperia do ece perpara, ata do perfundojne aty ku e kane destinen

  18. Per kete takim eshte bere nje pergjim i sofistikuar ndonese darka e fundit ka qene e planifikuar disa dite me pare dhe eshte mbajtur sekret vendi dhe tavolina, por agjentura eshte ne lartesine e duhur dhe ka realizuar pergjimin qe do dale se shpejti. Do presin edhe pak dhe do publikohet.

  19. REMARKU says:

    ANALIZ DHE KONKLUZJON I SAKT,HENGERSHIN KOKEN E TYRE..

  20. Dash says:

    O “Tradita ” ske kuptuar asgje ne keta 30 vjet me duket…kryekomunistin e ke ne krye te PD , dhe asnje sot nuk do te rikthehet diktatura , thjesht njerezit duan pak po pak drejtesi se shume nuk eshte per ne ,nuk behet dot ….ndersa me ate qe shikon jugun si burimin e gjithe te keqijave , ne se me te vertete e mendon ashtu dije qe po con uje ne mulli te serbit ,ne te kundert je nje percares i paguar..

  21. Drini says:

    I nderuar Mero! Ne 2013 populi shqiptar I dha deputete Rames shume me teper se meritonte per arsyen se njerezve ju premtua gjykimi te pakten I Berishes e Metes per krim e korrupsion.Ne ate kohe mbaj mend se Rama me shoke dukej me shume I tronditur se I gezuar nga ajo mazhorance absolute qe populli I dha per fillimin e pastrimit te politikes. Ai me sa duket nje mazhorance aq sa te fuste ne dore buxhetin e shtetit,grazhdin e militanteve e mercenareve dhe te justifikohej se ja nuk kam numrat per te bere gjyqe te medha e ushqyer kauza te medha.Tani gjithcka ka degraduar ne paparacllek , duke i ndjekur nga pas e duke ju numeruar llokmat e mishit e gotat e veres….Keta ruajne njeri tjetrin, i dashur, se njeri te bjere bien te gjithe.Si ajo trikoja e vjeter e leshte qe nje fije te terheqesh shperbehet e gjitha.Mire qe vodhen e korruptuan veten por bene pis dhe popullin e kombin.Imazhi i tij barre e rende per secilin prej nesh.Zoti le te na e beje me te lehte te gjithe njerezve te mire e te ndershem te Shqiperise.

  22. Koke pa lari says:

    Takimi i pare koke me koke midis “LIKEFLORIRIT”E “VICIDOLASIT” ndodhi ne shtepine ku kamarjere ishte MONA , dhe VICIDOLASIT i kishte pelqyer “vera e shkelqyer”! Edhe LKES i ndriste fytyra se deri atehere e mundonte epiteti” KOKE PA LARET”. I vetmi qe mund te lante koken e protestusve ishte VICIDOLASI!
    Ky eshte takimi i dyte i rendesishem i nderuari Mero! Ndryshimi eshte se takimi ndodh ne “fushe asnjeanse”. Pra qajne hallin e madh te perbashket! Nuk eshte shaka te vrasesh , vjedhesh dhe te shtiresh tere Jeten.
    PYetja eshte: A do kene mundesi per nje takim te trete?
    Nuk e meritojne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje