Gënjeshtër e re, kismet i ri

26 Korrik 2019, 20:11Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Bashkia e Devollit, që deri më sot drejtohej nga Partia Demokratike, sot ka një kryetar të ri, të cilit ju desh të ndërronte çelësin e derës për të hyrë brenda.

Betimi i Lulzim Bashës për të mos dorëzuar bashkitë që drejtohen nga PD, në Devoll u shfaq në formën e kyçjes së derës. Nuk e përjashtoj mundësinë që të diversifikohet mënyra e dorëzimit në bashki të tjera.

Dikush mund t’i vërë zinxhira, dikush tjetër ndonjë hu pas derës, sipas fantazisë që mund të kenë, por kjo është çështje logjistike, jo politike.

Problemi që ka Lulzim Basha tani, është se afati për të gënjyer edhe të zgjedhurit e PD, që të mos kandidonin më 30 qershor, se ai kishte një plan, mbaroi.

Këtë javë ata zëvendësohen të gjithë, ndërsa Lulzim Basha ka filluar u bën një premtim të ri lidhur me zgjedhje të reja parlamentare dhe lokale brenda një dite, natyrisht pa Edi Ramën.

Pra, nëse përpiqesh të kuptosh Lulzim Bashën, arrin të kuptosh vetëm faktin që ai shtyn ditën kur duhet të japë llogari për atë që ka ndodhur.

30 qershori kishte rëndësi, jo si datë që po bëheshin zgjedhje me standarte, por si datë që dikush duhet të humbiste dhe të mbante përgjegjësi për atë që po bëhej.

Edi Rama dhe Lulzim Basha kishin premtime diametralisht të kundërta.

Edi Rama kishte premtimin se më 30 qershor do të mbahen zgjedhje me çdo çmim dhe i qëndroi, duke siguruar dhe mbështetjen e aleatëve perëndimorë kundër përpjekjes për zjarrëvënie të Shqipërisë.

Lulzim Basha kishte premtim se zgjedhjet nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Ato u lejuan, u pranuan dhe u njohën, dhe Lulzim Basha vazhdon të mos marrë përgjegjësi për dështimin.

Afati i ri që i ka vënë vetes për të gënjyer, është  pa kohë dhe pa përmbajtje. Thjesht po përpiqet të shtyjë përgjegjësinë për 30 qershorin, duke gënjyer ata që gënjeu dhe më 30 qershor.

Nuk është se shqiptarët tani janë shumë të preokupuar pse Lulzim Basha nuk mban përgjegjësi për 30 qershorin, pasi ata që deshën 30 qershorin, e bënë të vetën.

Por kjo, që demokratët dhe në këtë pikë vape, të dëgjojnë se dështimi i platformës së shpallur për 30 qershorin, është sukses, dhe të shpresojnë se gënjeshtra e re ka kismet të ri, është pak poshtëruese.

Të paktën Ilir Meta shpreson të sajojë ndonjë revoltë në vjeshtë para negociatave, kurse ky shpreson vetëm të sajojë ndonjë gënjeshtër, që të mos i kujtojnë gënjeshtrat  e vjetra, sipas parimit, “gënjeshtër e re, kismet i ri”.

16 komente në “Gënjeshtër e re, kismet i ri”

  1. Gjenerata 1964 says:

    I vetmi gazetar qe u vjen hakut debilave te shqupit.

  2. merkel says:

    PD eshte e destinuar te shohe pertej fatit te nje bashkie apo disa te tilla.Nje identitet i ri i PD kerkon nje motivim e nje platforme tej politike,demokratike.Eshte axhenda kombetare me e rendesishmja.Identiteti dhe ekzistenca e kombit shqiptar jane sfida dhe e ardhmja e PD.Zgjimi shqiptar ka sikletosur nderkombetaret.Ndaj po nxitojne te shpetojne lidershiin minoritar sundimtar ketu e ne Kosove.Jane gati qe te marrin Presheve ,Bujanoc e Medvegje e tja japin Kosoves e tja dhurojne kete arritje Rames vllah e Hashimit serb,sic shkruhet se e ka pranuar origjinen serbe te gjyshit te tij.Leshojne” Presheven e fitojne sundimin e perjetshem te gjithe trojeve shqiotare qe do ufhehiqen nga minor it are,kusherinj te pare te nderkombetareve! Ne kete menyre ata do rrembejne pasurite e Shqiperise dhe do skllaverojne shqiptaret ne shtepine e vet.Shqiperia e Kosova do kthehen shtete multietnike me minorance shqiptare, pasi keta po i perzene demokratikisht nga Shqiperia.Vazhdon avazi i vjeter ne kurriz te shqiptareve,qe kur Roma ne renie per te mbajtur nen kontroll territoret ilire beri marreveshje me rusine dhe ne tokat ilire vendosen serbet,thike pas shpine ndaj shqiptareve.Vatikani duhet te hape arkivat e te shohim.Pse urrehet fara shqiptare?Ndoshta na urrejne se as me arme e as me dredhi nuk e moren dot kurre kete toke te shumelakmuar.Shqiperia eshte vend i bekuar e me kushte labaratorike per te jetuar!Faleminderit zotit per kete dhe mrekullise se bashkimit panshqiptar ne momente te renda te ekzistences se tij.Thone vete cifutet se cifutet jane populli i zgjedhur i perendise. Nuk kam pike dyshimi se tek ky pohim fle djalli qe sjell verdalle boten, sidomos Perendimin!

    1. GJ says:

      @Merkel:
      Je komplet racist dhe reaksionar.
      1-Je pikerisht ti dhe mentaliteti yt qe ne na urrejne ne bote(ashtu sic pohon vet)
      2-Cpune ke ti me Izraelitet? Cte keqe na kane bere ata? Mos valle je nga Irani?
      3-A ke llogjike kur thua qe Perendimi do te na japi Presheven, Medvegjen dhe Bujanocin te shperbleje Ramen si Vllah dhe Hashimin si Serb. Le te na i japin dhe ti pellcit.
      4-Pse e dallon Shqiperine si vend laboratorik per te jetuar? A e ke pare pjesen tjeter te botes? Po ta kishje pare do shihje se si Shqiperia eshte gati gjithe rruzulli tokesor, per te jetuar. Vende te bukura, plot uje dhe klime te bekuar gjen ne gjithe kontinentet. Varet nga njerzit se si jetohet ne keto vende. Ne vendet ku ka shume si ti, njerzit hane mutin e vet.
      5-Cte keqe do te kishte sikur edhe Shqiperia te kethehej ne vend multi etnik? Kjo do te ishte fat per ne, sepse Shqiperia do ishte si perendimi, e zhvilluar. Do ishte nje vend qe edhe te tjeret do donin te jetonin. Shqiptaret nuk do largoheshin nga Shqiperia dhe gjaku yne do trazohej me Evropiane, Amerikane, Aziatike. Kjo do e bente popullin Shqiptar me te shendetshem dhe jo te semure psiqik , sic je ti.

  3. Studenti says:

    Genjeshtren e Ilir Metes qe ka nje avantazh se eshte nga Skrapari ,na e thya sot Petja(P.Vasili) i cili eshte dakort qe te hyje ne bisedime ku kjo eshte njelloj sikur Nard Ndoka te thote qe do hyje ne bisedime kur se njeh me njeri!Edhe Luli te njejten po bene duke u mbushur mendjen njerezve si dhe shtypit qe eshte faktor politiki pas 30 qershorit!Ndaj Z.Baze mos e faktorizoni duke i bere çdo nate nga nje editorial,por lereni si qen sallahan,neper obore Teatrosh a unazash qe i shkon me shume e merr vleren reale qe ka!

  4. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Mbahuni edhe ca të nderuar Demokratë
    se avash avash po i vjen fundi dhe durimit
    Lali Erjon Fiku dhe Kallam Dështaku i gjatë
    mund të kalojnë vetëm mbi trupin e Lulëzimit.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Me kujtohet filmi Lulekuqe mbi Mure me kete opozite.. Aty, aty, ashtu !!! Keta jo ne bodrum, por rrugeve.. Rrugeve I pafsha.. Ja lumsha Edit qe I sjell verdalle.. Me Lulken rrugeve do ngelen.. Eshte kokebosh pa ide.. Saliiiii ku je o komunist I felliqur ?!?! Te rane poturet o I shkrete ne pleqeri ne vend qe ta kishe mbyllur ciklin tend sic c’do moshe e thyer.. Por s’te le mankthi I familjes plot me korrupsjon te kuptoj.. Mbahu pas kokeboshit se edhe ai minister I brendshem ishte kur ndodhi gjema dhe keni dicka per tu mbrojtur.. Edhe pak sa te krijohen institucjonet dhe Shtangist Mic Skrapari do filloj rrevolucjonin. I ka humbur me qetesi e dashuri.. Ka fillu shef Alande dhe konspiracjon ne zyre I vetmuar. O Flori, kam nje pietje ne vend te gazetares kllocke qe te intervistoj: Ata gjyqtaret e gjyqit qe nxorre bllokun nga xhepi qe te nxorren 5 me 0 a e kaluan Vettingun ?!?!

  6. Shqiperia e Shqiptareve says:

    Z. Baze ajo fjala e mocme Shqiptare nuk eshte thene me kot, Qente Le te lehin Karvani te eci perpara. Edhe puna e Bashes leh leh gjith diten genjen veten se do behet kryeminister, genjen nje tufe analfabetesh qe e ndjekin cdo dite pas, se Ata demokratet e ver8 dhe me ment ja Kane pire lengun me kohe ketij mashtrusi qe prej kohesh duhej te ishte ne burg, me sa duket po I afron dita te jape llogari ne popull.

  7. Iliri nga Gjermania says:

    Te shim a do kene “Fatin e Kurves”???

  8. Partia demokratike says:

    Zgjedhjet e 30 Qershorit ishin shume te mira,te drejta,te ndersheme dhe reale.Populli votoi kandidatet qe donte dhe t’u urojme suksese.Ate qe thot dhe kerkon te genjej Basha ta mbaj si enderr dhe t’ja tregou zvaranikeve te tij se nuk e beson njeri.Kryebashkiaket e pd qe jane sot,jane te votuar per kater vjete dhe me mbarimin e afatit te shkojne te ruajne dhit nga pylli se ashtu i ktheu Luli,çoban dhish.Ai nuk deshi te merte pjese ne zgjedhje per shkak te megallomanise se tij,dhe mori me qafe Partine.Per kete duhet te diskutohet ne parti dhe te nbahet qendrim i rrept ndaj Bashes.Mjaf u ledhatua Basha.

  9. Buzuku says:

    E vetmja shprese qe kane eshte qe zoti t’ua beje ender, se SPAK-u po afron.

  10. REZI says:

    Mezi pres të lexoj analizat e editorialit të Temës. Janë të sakta, objektive dhe që i vënë pikat mbi i, po që e ke qarë! Vazhdoni miq, se kur ju lexojmë na jepni shpresën se Shqipëria bëhet, bëhet nga ata që e duan Shqipërinë.

  11. Vini says:

    SHKRIM I RI,I NJEJTI SERVIL.KUSH ESHTE?MERO BYTH LEPIRESI.

  12. Merkeli nga Bjeshket e Namuna says:

    PD, fanar ndriçues per erresiren e shpellave.

  13. Doni me per Belulin.. says:

    Pa frike mund te themi se Mero Baze ja ka kaluar dhe Fahri Balliut ne bythlepirje..
    Toke e begate, Shqiperi e ngrate..

  14. Arber Iliri says:

    Duhet me u marr ndertesen e SHQUPIt dhe do shihni si shfryhen te gjithe keta idiote me Saliun ne krye.Provojeni dhe do te shihni se funksionon.Jepuni ndertesen e vjeter.SHQUPIN e moren ne menyre te paligjshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje