Nga Mero Baze
Presidenti i opozitës shqiptare, Ilir Meta, po përgatitet të justifikojë një valë të re dhune dhe përpjekje për destabilizim në vjeshtën e këtij viti, duke u përpjekur të justifikojë dështimin për negociata me shumicën.
Në një letër drejtuar OSBE, Ilir Meta ka bërë përpjekje maksimale të shantazhojë OSBE përmes thirrjes për negociata, duke ju referuar 13 tetorit si një datë lufte, një javë para hapjes së mundshme të negociatave me Bashkimin Europian.
Letra është vazhdim i përpjekjeve të Ilir Metës për të përçarë Perëndimin lidhur me krizën shqiptare. Siç u mundua aq shumë edhe para 30 qershorit, kur gjente dy lobistë të PD në Gjermani, Orbanin në Hungari dhe ndonjë lindor të Këshillit të Europës, për t’u kapur me thonjë pas idesë se Perëndimi nuk është i gjithi kundër projektit të tij për luftë civile.
Në atë diare anti-perëndimore, OSBE ka qenë targeti i parë i molotovëve të tij. Militantë të tij personal, i shkuan deri në banesën ku jeton ambasadorit të OSBE në Tiranë, për ta kërcënuar për qëndrimet zyrtare të OSBE. Dhe jo vetëm që i dhunuan banesën, por e mbrojtën publikisht këtë akt agresioni, si qëndrim të drejtë e kurajoz kundër Perëndimit.
Më pas, në diarenë e tij anti-perëndimore, Ilir Meta ka paditur SHBA dhe Italinë, si dy vende me të cilat ai refuzonte dhe të takohej për konsultime për krizën.
E gjithë kjo, me shpresë se projekti i dhunës dhe luftës civile më 30 qershor, do të triumfonte dhe ai do të mundte të përçante Perëndimin me krizën shqiptare.
Nuk e përçau dot dhe pamvarësisht se Ilir Meta nuk ja kërkoi kurrë Perëndimit, Perëndimi ndërhyri në krizën shqiptare dhe e zgjidhi atë.
Mbajtja e zgjedhjeve më 30 qershor ishte një kontribut historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, që groposën projektin e luftës civile në Shqipëri dhe strukën promotorët e këtij skenari në strofkullën e tyre.
Tani Ilir Meta po projekton valën e dytë të dhunës në vend, para hapjes së negociatave në tetor. Frika e tij, që herë herë i del dhe me zë të lartë, është se Shqipërisë mund t’i hapen negociatat, përkundër situatës atipike politike në vend, dhe po kërkon të rikthejë krizën në pikën zero, duke shpikur një proces të ri zgjedhor, më 13 tetor, si e vetmja mënyrë që Shqipëria të jetë në javën e flakës, para se të merret vendimi.
Edhe pse ky tani është thjesht një president dëshirash dhe jo një president vendimesh, në këtë rast vlen t’i lexohet dhe dëshira, për të kuptuar skenarin e dhunës në Shqipëri para hapjes së negociatave.
Dhe janë dy ngjarje të shpikura nga Ilir Meta, që e shpjegojnë qartë.
E para, është letra drejtuar OSBE-së për të negociuar krizën, duke e ditur qëndrimin e OSBE dhe luftën që ka bërë ndaj saj. Dhe e dyta, shpikja e 13 tetorit.
Në fakt, e para është shpikur për të justifikuar të dytën, dhe të dyja bashkë për të justifikuar skenarin e dhunës.
Duke bërë sikur kërkon paqe, dhe duke caktuar një datë lufte, Ilir Meta thjeshtë po tenton të përgatisë një skenar si para 30 qershorit, tashmë në anën e kundërt.
Ndërsa më 30 qershor ai ishte kundër zgjedhjeve, edhe pse ato ishin në afat kushtetues, tani ai është pro zgjedhjeve, edhe pse qeveria i kryer zgjedhjet dhe KQZ me OSBE i kanë çertifikuar ato.
Pra ai ka caktuar 13 tetorin si datë lufte, jo datë zgjedhjesh, ngaqë është një javë para negociatave. E do doemos të prodhojë një skenë zjarri për ekranet televizive, me qëllim që të ndikojë sado pak negativisht në vendimin që do të merret më 18 tetor për Shqipërinë.
Ndaj mos u lodhni të kuptoni gjë se çfarë i ka kërkuar OSBE në letrën që i ka dërguar. Nuk është duke i kërkuar asgjë. Është një letër kërcënuese, duke ju treguar, se ai ka vendosur një datë lufte, që shpreson t’i dalë zot.
Shpresoj mos t’i ketë bërë prapë llogaritë me Lulzim Bashën, se ai një ditë para çdo lufte fik telefonin dhe nuk e gjen dot.
Nuk e kishte keq idenë e parë si Allende, dhe mund t’i rikthehet. Ajo mund t’i bëjë punë.
??Je i madh z. Baze. Ndoshta e ndihmon veprimi i Allientes Presidentin tone????
Nese ky shkrim do permblidjej ne nje fjali te shkurter ajo do ishte;
“DNA-ja e nje Presidenti te cmendur!”
Shume bukur dhe e vertete,presidenti sipas ADN del i çmendur.
ILIR FLORIRI E KA TE SIGURT BURGUN…. GJITH SHQIPTARIA E NJEF HAJDUTIN E FLORIRIT…..
Hahaha! Ti rikthehet idese se Allende-s? E bukur kjo, po nuk eshte asi malli Likja. Nje gore qe ben ham ham.
SA I PACIOE QE JE O MJERO.KUR DO BEHESH BURRE TE SHKRUASH PER KETA HAJDUTET NE PUSHTET QE PO ZBRAZIN SHQIPERINE O SERVIL.
O çna shkriu !??
Te marre dhe Salen ne presidence e te bejne vetvrasje ne grup.Te jeni te sigurte se nese ndodh nje gje e tille ne Tirane do te kete “lufte”,krisma armesh,shume here me te madhe se ne 97’kur Sala dha dorheqjen
O Liri, na hengç munë
Ta mbledhi mendjen Shkëlqesia e Tij: hapen apo nuk hapen negociatat ….ndodh apo jo 97 e dytë në këtë vend ….ai nuk ka për ta gëzuar dot më floririn e tij !
Jepi Like.
Une po them se Ilir Meta, si president, eshte disa here nen nivelin e Bujar Nishanit. Mendoni nivelin aq qesharak te Bujar Nishanit si nje sekretar i Sali Berishes, Ilir Meta eshte nje majmun Irko qe hyne e del ne presidece pa piken e autoritetit e me nje vlersimin zero nga 90 % e popullit.
Me hengshi ate qe sthuhet, floririn nuk e jap!
Ka nje dallim parimor midis Salvador Aljendes dhe Ilir Metes. Aljendeja ishte nje ndjekes i paepur i ideve te drejtesise sociale dhe mbrojtkes se interesave te te varferve dhe te shtypurve ne Kili. Ai u mundua ta vinte shtetin ne sherbim te te varferve dhe e vrane ushtaraket ne sherbim te te pasurve. Ilir Meta eshte nje vjedhes oportunist qe e shnderroi shtetin ne sipermarrje private ne sherbim te vetes dhe familjes se vet. Ky eshte dallim kolosal. Krahasimi qe i ben vetes Meta me Aljenden eshte nje perpjekje skuthe qe ben nje vjedhes per te shitur veten si mall me cilesi. Per fat te keq, nderi dhe fjala e burrit nuk jane mallra, favore dhe prokurime publike qe eshte mesuar te shese e te bleje Iliri me te shoqen neper zyra shteti dhe plazhe luksi (qe u jane grabitur qytetareve)
Jo vetem me daten e hapjes se negociatave ,por I eshte drejtuar OSBE per te mos e lejuar Shqiperine (Ramen) te mos jet kryesuesia e radhes per OSBE !!!!!
Ajo eshte teper e sakte,qe letra e derguar OSBE-se,eshte per te lare gojen,medemek qe ne qoftese ndodh gje,pra neqoftese ka perplasje,ky nuk ka cfare ben,ky nuk mund te kontrolloje kete situate dhe prandaj kerkoi ndimen tuaj,se keta tre artistat,ku vut dhe veten,pmvarsisht se eshte rregjizor bashke me marshalin,kurse ky i gjati nuk ka mare ndonje rol per ne 13 tetor,do ta nxjerrin situaten jashte kontrrollit dhe mos me thoni mua se nuk ju thashe,ae merrni vesh cfare llogjike diabolike ka presidenti yne.Ketu nje gje eshte e sigurt,se cfare qe te ndodhe,pergjegjsia dihet e kujt eshte,qe cfardo qe te ndodhe,instuticionet e drejtesise se re do jene ne detyre dhe te gjithe ata qe kane vjedhur,shitur vrare,nuk ka doktor qe i shpeton,vetem se do i rrisin kusuret vetes,ne raport me drejtesine
Tashme nuk ka shqiptar qe nuk e kupton lojen e rrezikshme te Like floririt.Por populli eshte me i zgjuar se djallezia e Tij per te menduar shejtanlleqet qe ai i vesh me integrimin…
0 Ilir nga Gjermania ; me veprue si Allende shpeton njehere e pergjithmone Presidenti yne e shpeton edhe Shqiperia .
O MONA,TE QIFTE META
Mero, qe kur je bere Gjykate Kushtetuese zotrote? Apo thuaj kur u be fshatari Meçe me gjysem opinge kryetar gjykate pas lufte pse mos behesh dhe ti Gjykate Kushtetuese. Kur te plas cipa e moralit ska plastic surgeon qe te te beje derman. Mos kujto se pasi te pirdhet i Gjati do e kesh kollaj ta dredhesh sic ia drodhe saliut, njerezit nuk harrojne se sa fort ia ke lepire sumatricen te dyve. Nqs do kishte akoma ne pune ndonje “dopolavoro” sipas konceptit te Rames mbi dopolavorot, ti do ishe The Star of it..
Mero je fantastik