FOTOT/ Veliaj mesazh nga "Festa e Fërgesës": Me vendosmëri, shumica e heshtur arrin të bindë edhe një minorancë të zhurmshme pse duhen përmirësuar gjërat

30 Korrik 2019, 14:19Sociale TEMA
FOTOT/ Veliaj mesazh nga "Festa e Fërgesës": Me

Rikthehet për të dytën herë “Festa e Fërgesës” në mjediset e Kalasë së Tiranës, një traditë me pjesëmarrjen e restoranteve tradicionale dhe artizanëve. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi organizime të tilla që synojnë nxitjen e interesit të të rinjve ndaj traditës.

Teksa solli në vëmendje gjendjen e degraduar në të cilën ishte hapësira e Kalasë dhe transformimin e saj në një kohë të shkurtër në atraksion turistik, Veliaj theksoi se kjo vjen falë vendosmërisë së një shumice të heshtur, e cila bindi një minorancë të zhurmshme. “Edhe në këto ditë, kur Shqipëria kalon prapë debate, nëse përmirësimi i disa godinave, hapësirave dhe institucioneve siç mund të jetë Teatri i Ri, Bulevardi i Ri apo zgjatimi i Lanës, kur ti shikon që përballesh me të njëjtën histeri si këtu, kur na thoshin se ferrat ishin simbole kombëtare dhe duhet të ruanim çdo gjë që nuk ishte pjesë e identitetit tonë, vë buzën në gaz dhe them: me kurajo, me guxim, me vendosmëri, shumica e heshtur arrin të bindë edhe një minorancë të zhurmshme pse gjërat duhen përmirësuar”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se investimet e Bashkisë së Tiranës synojnë pikërisht përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. “Emocionohem kur vij këtu, kur shkoj tek këndi i lodrave te Liqeni, kur shkoj tek Pazari i Ri, kur dal nga zyra në shesh dhe shoh sheshin plot jetë; këto më kujtojnë se për kë i bëjmë këto gjëra. I bëjmë për njerëzit, nuk i bëjmë për rraqe, nuk i bëjmë për makinat, nuk i bëjmë për pllakat, për shtyllat, i bëjmë për njerëzit”, deklaroi Veliaj, ndërsa shtoi se puna për rikualifikimin do të fillojë edhe me pjesën tjetër të Kalasë.

Kryebashkiaku tha se vizionar nuk është dikush që i bashkohet turmës, por ai që arrin të shohë me sytë e mendjes disa vite përpara të tjerëve, se çfarë gjëra të bukura mund të bëjmë kur bashkëpunojmë. “Unë mezi po pres që të fillojmë të rregullojmë dhe hapësirën tjetër të Kalasë; jam i sigurt se edhe aty do të thonë mos ma prek, mos ma prek, por po nuk prekëm, po nuk vumë dorë, kjo hapësirë nuk rregullohet vetë. Vizionar nuk është dikush që i bashkohet turmës, por dikush që arrin ta shohë me sytë e mendjes disa vite përpara të tjerëve, se çfarë gjëra të bukura mund të bëjmë ne shqiptarët kur bashkëpunojmë, kur fantazojmë dhe ëndërrojmë me pasionin e shpirtit tone”, tha ai.

Veliaj shtoi se edhe në 4-vjeçarin e ri, puna do të vijojë me të njëjtin përkushtim për të ndërtuar qytetin e ëndrrave tona. “Mezi pres që në këto 4 vite të vazhdojmë ta bëjmë Tiranën një qytet për së mbari. Besoj se Tirana, përveç këtyre vendeve ikonë, gjithmonë e më shumë do të njihet për kulturën e kulinarisë, të asaj që quhet “Made in Tirana”. Kemi nisur një traditë me disa eksperimente që kemi bërë me hapësirat e Kalasë, të Pazarit, ose panairet biofest në Shën Gjergj për domaten dhe në Baldushk për gjelin e detit, por besoj se ka ardhur koha të bëjmë edhe panairin e vajit, të verës etj. Kur kalendari ynë mbushet me evenimente të tilla që na mbledhin bashkë, përtej bindjeve që kemi, besoj se realisht kemi arritur qytetin e ëndrrave tona”, deklaroi ai.

Mbështetja e bizneseve të vogla dhe e artizanëve përmes panaireve dhe eventeve të vazhdueshme është një nga prioritetet e Bashkisë së Tiranës, duke i dhënë nxitje ekonomisë lokale, por dhe ruajtjes e promovimit të identitetit të kryeqytetit dhe njohjes së tij nga vizitorët e huaj.

6 komente në “FOTOT/ Veliaj mesazh nga “Festa e Fërgesës”: Me vendosmëri, shumica e heshtur arrin të bindë edhe një minorancë të zhurmshme pse duhen përmirësuar gjërat”

  1. xhixhi says:

    Javen e ardhshme ne Tirane do organizophen edhe 7 festa mbarekombetare!
    1-Festa e specit djeges!
    2-Festa e thiut!
    3-Festa e synetllikut!
    4-Festa e trongullit me fara kungulli!
    5-Festa e mushkes!
    6-Festa e palles me te madhe!
    7-Festa e RRENES!

  2. Njutoni says:

    Shif kur t dali Sala me Lulin t organizojn festen e trahanas,per kundrapesh
    Sala me garuzhde çorbe lulu me tas alumini…

  3. Veliu says:

    Aha!
    Sado ushqime t nxirrni neper festa,festen e tortes se pavarsis qe boni luli ke pallati kulturs se arrin kush.
    U lebetit planeti nga cudija shqiptare..
    U can minjt dit e nat per nji vit rrjesht tu lepi shkallet e ppallatit t kulturs dhe s kish t marume sheqeri
    Ajo ishte fest plako
    Fest debile per debilat e garrumbullu masivisht..

  4. Nik says:

    O Lali Eri, dhe kete “Festen e Gjizes” nuk e kishim degjuar! Mbase do degjojme nje dite dhe festen e dhallit.

  5. Hamshori says:

    Po festa e sumes ne Kavaje dhe Elbasan kur do behet?
    Se pa sumen nuk hyjme ne Europe!

  6. uskania says:

    Nuk e di a e kishin ftuar Dash Qoften Speca me Gjizë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje