Shqipëria u përball me një ngjarje të pazakontë, dy ditë më parë. Presidenti i vendit paralajmëroi një tërmet katastrofik, bazuar në disa lajme portalesh dhe filloi t’ju kërkojë llogari ministrave dhe kryeministrit, përse nuk merrnin masa ndaj tërmetit.
Publikim i letrës së Presidentit, ishte një moment delikat, pasi të gjithë mendonin, se ishte një sajim, për t’u tallur me gjëndjen e rënduar emocionale të tij kohët e fundit.
Por situata u bë shumë serioze, kur këshilltarët e tij u shfaqën në konferencë shtypi dhe filluan të polemizojnë me ata që talleshin dhe ministrat që nuk po merrnin masa për tërmetin.
Çdo komedian në botë, që do të niste kështu një kryevepër komike, do të druhej se mos dilte jashtë realitetit.
Komedia këtu nuk qëndronte tek lajthitja e Presidentit, por më keq akoma, tek serioziteti i stafit që mbronte teorinë, se tërmetet parashikohen. Do të mjaftonte një e qinda e kësaj injorance, që dikënd që e thotë këtë publikisht dhe akoma më keq, i veshur si zyrtar i shtetit, ta nxjerrësh nga zyra, të parin si të çmendur dhe të dytët si budallenj.
Por tani po shikoj se kjo çështje duhet të merret seriozisht. Pasi e pa që u përball me një valë talljeje dhe barcaletash, Presidenti vazhdoi të dalë çdo ditë në konferenca për shtyp, duke folur për krizën politike dhe për rrugëzgjidhjet e tij, që janë “të keqen e tërmetit”.
Presidenti për shembull, flet për zgjedhje presidenciale më 13 Tetor. Në fakt më 13 Tetor nuk ka zgjedhje fare, por dhe sikur të kishte, Shqipëria nuk e zgjedh Presidentin nga populli, por në Parlament. Më tej flet për zgjedhje parlamentare, zgjedhje lokale, lë amanete kush do jetë në Presidencë pas tij, i premton lule Ramiz Alisë tek varri, etj.
E gjithë kjo vjen se ne nuk morëm seriozisht çështjen e tërmetit. Kur ai tha një gjë aq të rëndë, aq banale, aq injorante, aq komike, aq skizofrenike, dhe mbi të gjitha të padëgjuar kurrë nga ndonjë President, në gjithë kohërat dhe në gjithë botën, ai u bind se tani mund të thotë çdo ditë nga një budallallëk dhe të jetë në rregull me veten.
Një shoqëri normale, duhet ta merrte seriozishtë kur parashikoi tërmetin. Nuk po flas për procedura ligjore, për masa të jashtëzakonëshme, apo shkarkim nga detyra, por për hir të seriozitetit të vendit, dhe në respekt të institucionit të Presidentit, ai duhet të izolohet nga publiku për arsye etike. Keqpërdorimi i një njeriu me probleme mendore, sidomos kur është në postin e Presidentit, përveç se është një poshtërim kombëtar, krijon dhe një problem serioz me autoritetin e institucionit në të ardhmen, pasi konsiderohet institucion që e ka drejtuar dhe dikush që parashikonte tërmete.
Por ne nuk e morëm seriozisht. U tallëm sikur Presidenti të ishte Laze Ndreu, një nomad nga Tepelena në vitet e komunizmit, që kishte shpikur, se si shkohej pa anije kozmike në hënë, kur ajo afrohej natën mbi Vjosë.
Dhe do ta vuajmë këtë mungesë serioziteti. Jo se do na gjejë gjë nga “tërmeti apokaliptik”, por se tani atij i ka dalë droja të thotë gjëra të tilla dhe ne do ta na duhet ta dëgjojmë çdo ditë, duke këmbëngulur se këto broçkullat duhet ti dëgjojmë se po na e thotë si President. Dhe duhet t’i zbatojmë.
Termeti do i kete dale Mones ne filxhan?. Kushedi sa do i jete lutur Abaz Aliut per nje termet dhe e tundi pak devollin sa mos me ja lene thate Likes. Meqe qeveria nuk po merr masa, i sugjerojme Likes ti vere shpatullat viles se Lalzit qe ta ruaje nga apokalipsi, nderkohe Mona le te pshure ca kohe tek banja e Sashenkes se mbase e ze atje apokalipsi dhe shpeton ? .
Të keqen e Laze Nderit, ku m’a ke more Mero gjëje në se rron se ai i vjen prapa këtij Presidentit të sotëm ,i cili ti thua do izoluar ndërsa unë them se ai do çuar në Skrapar të hajë bar dhe atje të pëllasë sa të dojë ……se ngatërrohet me sojin e nuk merret vesh se kush pëllet e kush flet .
Meta i bën me qëllim këto batuta se vetëm budalla nuk është ai. Nesër kur të hyjë në burg për korrupsion, etj, do e shpallin të çmendur. Kështu shpreson ti shpëtojë burgut.
Mero bej derman se mos na ik per lesh edhe Rama se ky i fundit eshte dhe KM dhe si i tille ka ekzekutivin ne dore. Se ky po doli nga “fiqiri” na ben ndonje zarar te pa kthyeshem. Se tani e kuptoj qe politikanet e Shqiperise pervec se genjejne nga mengjezi ne darke fillojne e ti hane dhe vete genjeshtrat qe thone. Kjo per te vertetuar edhe nje here ne cfare duarsh ndodhet e mjera Albani.
Ajo që po e nxjerr nga binarët Ilir Metën, duket sikur është më tepër e ndikuar nga heshtja e Sali Berishës dhe mosrakordimi e tij me Bashën, të cilin ai e përkthen si një urdhër që Berisha i jep Bashës për ti qëndruar sa më larg Metës, si dikujt “i infektuar” nga viruse vdekjeprurës. I mësuar gjithmon që ti dëgjohet fjala nga bashkpuntorët edhe kur nuk ka të drejtë, (si cdo politikan drejtues i një partie politike tek ne), Meta nuk po arrin të kuptoj se pozicioni ku ndodhet është fare i ekspozuar përballë talljeve dhe hokave të kundërshtarëve, pas cdo deklarimi të tij. Shtypi qëndron sy e vesh ngritur dhe i pret thëniet e tij si cdo i uritur simitet e ngrohta të porsadala nga furri.
Por duket, më së fundi, Meta e ka kuptuar, se ashtu siç e gënjeu mëndja se mund të vinte një ditë në krye të PS, po ashtu po e gënjen mëndja, se mund të kërkojë mbështetje për të ardhur në krye të oçozitës, duke e shkrirë LSI me PD në këmbim të rolit drejtues të saj. Tani besojmë i është bërë e qartë, që Berisha e mbështeste plotësisht të vinte në krye të PS, por jo në krye të opozitës. Meta duhet ta dinte, se rrënjët e Lulëzim Bashës janë të thella sa një dreq e mer vesh. Për vendosjen e tij në krye të opozitës duhet të jetë kujdesur vetë njëri nga djemtë e diktatorit Hoxha, dhe Berisha, si një shërbëtor besnik i familjes diktatoriale ka marrë përsipër rolin e ruajtjes së pozicionit të tij me cdo cmim. Njëmijë herë të humbasi Basha në zgjedhje, atë nuk ka burrë që e lëviz. Tani Meta e kuptoj se mbeti në mes të katër udhëve. Fundi i tij ka për të qënë vërtet fatkeq.
Monument Bujar Nishanit!
Politikanet tane nuk jane normal dhe mos prit qe shoqeria jone te jete normale se pastaj do pyesim nga erdhen keta anormal…
A mund ti quash normal ata qe shkojne mbrapa nje te cmenduri si sali berisha,apo fahriun e qim peka qe i shkojne ilir metes e keshtu me radhe.
Po te ishim normal ne duhet ti kishim braktisur keto plehra pa perjashtim
E forte.
Duhet te merret seriozisht jo vetem termeti, por dhe ngjitja maleve e Ilirit. Nje President normal nuk flet lart e poshte se ne cmaje mali do ngjitet, kur do ngjitet. Keto brockulla qe llomotit Iliri lart e poshte, ne nje vend normal, perbejne sekret shteteror dhe kane te bejne me sigurine e jetes se Presidentit, pra me sigurine kombetare. Valle a nuk i di keto Iliri? Cmenduria e tij ka arritur deri aty sikur ai kerkon belane me duart e veta. Ka te tjere te cmendur, apo armiqe te vendit qe i duan keto te dhena. iliri i jep falas dhe askush nuk flet, por e marrin ate thjesht si budalla. Idete e tij te Alendes, jane thelluar me tej ne koken e tij te marrosur nga djallezite. Prandaj, Iliri duhet marre seriozisht dhe izoluar, per te miren e tij dhe tonen. Po qe se Rama nuk eshte i zoti ta izoloje kete te marrosur, duhet patjeter qe bashke me Ilirin ne majen e Korabit apo Jezerces, kudo qe ai do ngjitet, te dergoje edhe Garden Pretoriane, per sigurimin e jetes se tij.
Fantastik Mero!Mjerre ai institucion qe e mbane kete te çmendur,ku me e keqja eshte se po japin shenja çekuilibrimi edhe keshilletaret e tij!E papare kjo tragjedipor njekohesisht dhimbese kur mendon se kush e ka drejtuar e marre penge kete vend!Ai sot ishte ne forme si asnjehere tjeter qe po te qe ne ndonje shtet tjeter urgjentisht do qe shtruar ne spital e ne kete ore edicionet e lajmeve do te ishin qe:Presidenti u çmend!Ai ose eshte vertet i çemendur ose “doktori” do ti kete bere ndonje gjilpere nga ato qe ai i disponon akoma nga koha kur i merrte falas dhe pret qe ai te flijohet si Alende,te trimerohet si Mit Sokoli,te hidhet mbi tanke si Vojo Kushi e te vdese si Safet Zhulali,si Bashkim Gazidede,si te gjithe ata qe doktor rrumpallai kishte miq e i groposi ne ne njetin spital!Tani presidentit i ka mbetur vetem te shkoje urgjentisht tek klinika ku u kuruan e nuk u kthyen me ne jete Safeti,Bashkimi,Gramozi ,Alia !Udhe e mbare z.President edhe sikur ne boten tjeter te jesh do te behet gjyqi!Ka zera qe sheshi i Tiranes eshte bere gati pasi gjyqi i Saliu,Ilirit,Lulkes do te behet tek shkallet e Pallatit te Kulture duke e parz live i gjithe populli i Tiranes e thone qe pas ketak do te shperndahet hallve per bathoresit ne shenje ngushellimi!
NUK E DI SI FUNCSIONON NE SHQIPERI POR KETU …. ESHTE NJE KOMISIONI MJEKO- LIGJORE PER GJENDJEN E PRESIDENTIT .
NUK MUND TE LEJOHET NJE I SEMURE PSIQIKE NE DETYREN E PRESIDENTIT .
Mero ku e mer rrogen ti.
mero eshte pronar i temes o gur kandari….edhe ti do na parashikosh ndonje termet? undefined
Pronar [email protected]@ri dmth. Di te rruash ti .
U be qesharak presidenti yn ! E gjeti si cifti Makbeth qe shikonin gjak ne duart e tyre pas krimit qe ben e nuk ju lahej dot sado qe i zhysnin ne ujin e banjes ! Ktu do duhej nje Shekspir te na analizonte reflektimet e hajduteris qe spo din si “ti lajn duart” e te na mbushin mendjen se i kan te “pastra” e te paperlyera ne “mjaltin e kosheres se madhe ” gjaku te popullit aq te munduar ! Spo i reziston dot lajthitjes sepse ai di shum me teper nga ne cka ber e nuk di nese do i dalin ter horrlliqet ! Ariti deri ne majen me te lart te pushtetit ky far injoranti peshngrites dinak e intrigant sebashku me te shoqen , gje qe na diskretiton na ul vlerat si Komb ! Jemi ber qepaze me kta perfaqesues me Luluk Bashen e & qe mashtrojjn e tallen me nje popull te ter a thua se vijm nga xhungla e Amazones !!Sherr ,sharrje rrugacerie ,protesta banale per te mbrojtur interesa banale esht pasqyra qe po shohin Evropa e Bota e paturpesia e ktyre palacove na ben qe te kemi turp per emrin qe mbajm ! Ke te izolosh perpara or Sali Trimi !!!Kte qe po lajthit ,te shoqen ,gomarin e madh Lul,apo kriminelin dirigjent Sali doktorin qe kan “infektuar” nje divizion politikanesh qe i ndjek pas nje divizion alabakesh rugacer……..
Mero, e gjithe kjo loje eshte se kur te perballet me drejtesine, avokati mbrojtes do ta perdori si argument qe ky person nuk ka kapacitetin te mbrohet dhe eshte I lajthitur. Eshte nje person si mafia qe perdorin argumenta psiqik per tu ndershkuar ne fuqi te ligjit dhe lehtesim te saj. Po parapregatitet per vetembrojtje si c’do mafjoz tjeter..
KJO ESHTE LOJA E TIJE QE KUR TE VIJ KOHA PER NE GJYKATE TE DALI I SEMURE DHE BILES MUNDET TE KETE EDHE BROCKULLA TE TJERA.
Iliri ka dale nga fiqiri pasi ka marre vesh qe Mona e dredh me Randon. Eshte edhe me i ri se Mona pale.
Iliri qe mban edhe djete duket qe eshte pa fuqi dhe nuk ben dot gje tani. I ka mbetur vetem tja marri me llape.
Shume i sakte Mero ne analize. Si gjithnje. Jam shume dakord qe gjendja ne te cilen ndodhet presidenti yne, eshte per te ardhur keq. Dhe e keqja tjeter eshte se lajthiten edhe ata qe ka rrotull. Del Bahriu dhe flet per” termetet”. Del Blushi dhe keput dokra , aq shume i eshte rritur mendja. Ruana Zot nga kjo fili. Presidenti u infektua kur e shpuri Cim Peka ne stanet e maleve te Korabit.
Mos luani lojen e Likes. Likja eshte top nga fiqiri, por ashtu ja do mushka drute, te filloje ngadal ngadal te tregohet si i lajthitur. Ai e di shume mire se cdo te thote tani “Reforma ne Drejtesi”.
Like dermani nuk i ha njeri keto.
Ps. Mero me kenaqe me Laze Ndreun. Kam qesh me lot?????
Presidenti nuk njoftoi shtypin per termetin, por institucionet e larta te shtetit. Ishin keto te fundit qe me qellimin e denigrimit te figures se presidentit, ja shperndane shtypit ose kazaneve te medias se tyre. Mekanizmat ripertypese te medias dhe pushtetit, sikurse edhe Tema, i bejne jehone nje lajmi te parendesishem. Rendesi dhe interes per publikun paraqesin lajmet per vjedhjet sistematike ne kete shkerdhatokraci te Metes, Rames, Berishes, etj.
Presidenti nuk njoftoi shtypin per termetin, por institucionet e larta te shtetit. Ishin keto te fundit qe me qellimin e denigrimit te figures se presidentit, ja shperndane shtypit ose kazaneve te medias se tyre. Mekanizmat ripertypese te medias dhe pushtetit, sikurse edhe Tema, i bejne jehone nje lajmi te parendesishem. Rendesi dhe interes per publikun paraqesin lajmet per vjedhjet sistematike ne kete shkerdhatokraci te Metes, Rames, Berishes, etj..
SA PARASHTRIM I BUKUR,NJË MREKULLI ARSYETIMI,SARKAZME DHE VËMËNDJEJE.
Po luan te cmendurin qe ti shpetoj burgut me karte doktori
Po luan te cmendurin qe ti shpetoj burgut me karte doktori
‘
Bobo
Iku dhe ky nga mendja
Na ka lene Mona Baxhellen
Nuk eshte termet, por duhet thene se eshte tërmut!
Ceshtja eshte se si mund te ndihmohet ky delinquent, perpara se te marre malet…
Falenderim z. Mero!
Ne se intelektual te nivelin te z.Baze nuk kane kurajon civile te analizojne shkakun e kaosit ,por merren me pasojat,atehere shpresa per ndryshme rrenjesore ka humbur perfundimisht.Duke u rrotulluar rreth vetes duke shpenzuar intelektin per te shpetuar perkohesisht situatave nuk eshte Zgjidhja.Fajtore nuk jane vetem ata qe bejne politiken ,por e gjithe shoqeria qe nuk njeh e respekton veten per te kerkuar prej politikberesve,por ju Jep pushtet te pakontrolluar atyre.Kur do behet shteti ligjor I se drejtes qe mos ti coni femijt tuaj jashte shtetit per ti shpetuar ?Kush eshte e ardhmja e ketij vendi?Ne cilin vend te botes ish km.,ish president etj. kercenon ne parlament do tju vras si ata te katert ne bulevard e nuk ndeshkohet.?As ne sistemin e kaluar , zogist apo me tutje nuk mund te ndertoje shtepi mbi token e shtetit apo individit sepse pasuria shtetrore dhe private mbrohej nga ligjet,ndersa shperberja e shtetit sot ka si pasoje shkelje flagrante te ligjeve pafundesisht ,sic eshte pa fund zinxhiri me hallkat e korrupsionit dhe heshtjes ku perfshihet e gjithe shoqeria ,duke mbartur secili pjesen e fajit qe I takon…
sic eshte pa fund zinxhiri me hallkat e korrupsionit ku perfshihet shoqeria.