Dialogun politik, e pengon fati i Lulzim Bashës!

30 Korrik 2019, 19:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Të gjithë ata që përpiqen të parashikojnë dialogun mes Partisë Socialiste dhe opozitës, duhet të jenë të qartë se tashmë pengesë për dialogun nuk janë kushtet që recitonte Lulzim Basha për dorëheqje të Edi Ramës, por fakti që dialogu me Edi Ramën, është asgjesimi politik i Lulzim Bashës.

Tani pengesë për dialogun nuk është më as ulja në tryezë me Edi Ramën, as kërkesat e opozitës, as vijat e kuqe që mund të heqë qeveria, as neutraliteti i faktorit ndërkombëtar. 

Problemi i vetëm përse nuk mund të ketë dialog, është se dialogu rrëzon nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Futja në dialog me Edi Ramën pas shpartallimit politik, do të ishte një vdekje politike për njeriun, që nuk pranonte të hynte në zgjedhje me të si Kryeministër dhe nuk pranonte të ulej në tryezë bisedimesh për zgjidhje të krizës. Duke luftuar “o të gjitha o asgjë”, ai tani meriton të shijojë asgjënë. 

Prandaj në këto kushte të gjitha thirrjet për dialog, janë ose hipokrite, ose të drejtuara kundër Lulzim Bashës.

Ilir Meta po flet për nevojën për dialog. Aleatët e djegur të Lulzim Bashës, si Duka, Mediu e kompani po flasin për nevojën për dialog. Biles kanë “avancuar” pasi pranojnë të ulen dhe me Edi Ramën si kryetar i Partisë Socialiste. Media rrotull opozitës po flet për nevojën për dialog. 

Në një farë mënyre të gjithë ata që nuk kanë përgjegjësi direkte për vendimmarrjen për bojkotin e zgjedhjeve dhe diegien e mandateve, po belbëzojnë për dialog. 

Por ka një njeri që nuk flet dot për dialog dhe ai është Lulzim Basha. Jo se nuk e do. E ëndërron natë e ditë. Por problemi i tij është se para se të hyjë në dialog, ai duhet të pranojë përgjegjësiën e kësaj që ka bërë. Dhe nëse e pranon atë përgjegjësi, nuk ka nevojë më për dialog, pasi ai është i vdekur automatikisht si politikan.

Mbi të gjitha tema e çeljes së dialogut mes qeverisë dhe opozitës është një temë që duhet të konsumohet një herë brenda Partisë Demokratike si debat publik, duhet të bëhet një herë bilanci i mungesës së dialogut dhe shpresa nga dialogu i ri, duhet të dalë një herë përgjegjësia për shmangien e dialogut me qeverinë para zgjedhjeve dhe nëse ata mendojnë, se mund të shkohet drejt një dialogu të ri, atëhere mund të vazhdohet përpara.

Por Edi Rama nuk ka përse ndërhyn në zhvillimet e brendshme në opozitë, duke thirrur në dialog Lulzim Bashën. Opozita duhet ta konsumojë një herë vetë temën e dialogut dhe duhet ta votojë pjesëmarrjen në dialog dhe jo ta lërë në vullnetin e Lulzim Bashës që mbyllet në një dhomë me Edi Ramën gjithë natën dhe pastaj i lë “kopilin në derë PD”.

Qeveria nuk është në siklet nga dialogu. Ajo është kaluar pasi e ka zbatuar axhendën e saj, i ka kryer zgjedhjet më 30 Qershor dhe vazhdon pa problem punën e saj.

Dialogu është vetëm një mënyrë për të ndryshuar opozitën, një mënyrë të cilën Edi Rama nuk duhet ta keqpërdorë. Ai nuk mund të faktorizojë çdo njeri që kërkon dialog nga opozita, por duhet të ulet në dialog me opozitën, kur ajo ta ketë konsumuar këtë problem, kur të ketë nxjerrë përgjgjësitë e mungesës së dialogut dhe kur të jetë e qartë, se vetëm përmes dialogut mund të rikthehet nga rruga, në institucione. 

Përkrahësit e revolucionit në rrugë, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, nuk kanë pse ulen në tryezë me Edi Ramën, nëse nuk pranojnë se dështuan me revolucionin e tyre dhe nëse nuk marrin përgjegjësi për këtë rrugë para demokratëve.

30 Qershori, nuk mund të jetë një histori pa asnjë humbës. Edi Rama i fitoi të gjitha ndërsa Lulzim Basha i humbi të gjitha. Dhe ky bilanc duhet të certifikohet nga opozita, tani që dhe bashkitë që nuk do t’i dorëzonte po i dorëzon brenda 10 minutash.

Kur ta kenë përfunduar këtë proces dhe kur opozita ta ketë pranuar përgjegjësinë e tyre, atëhere e vendosin ata se kush do ulet në tryezë me Edi Ramën. Se tani nuk është më koha, që thuhej “nuk shkojmë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër”,  por është koha të thuhet “nuk shkojmë në tryezë me Lulzim Bashën kryetar”.

18 komente në “Dialogun politik, e pengon fati i Lulzim Bashës!”

  1. Gjenerata 1964 says:

    Brilante.

  2. Anonymous says:

    Nuk është dialogu që e kthen Bashën në një të vdekur politikisht! Lulzim Basha ka vdekur politikisht me kohë dhe tashmë bashkë me Sali Berishën janë jo një por dy kufoma politike, duke i dhuruar historisë politike shqiptare jo vetëm forcën politike më të pandërgjegjshme të historisë, por edhe më makabren.
    Tani që jemi përballë kadavrës së PDsë dhe mbytjes së pamëshirshme që i bënë për interesat e tyre, Berisha me kukullën e tij teveqele, problemi më i madh për shqiptarët tashmë që PDja nuk ka asnjë aftësi kontrolli mbi veten, duhet të jetë se si duhet të çmontojë dhe trajtojë viktimën e fundit të Berishës, PDnë e vdekur dhe mbeturinat toksike të lëna nga aktiviteti kriminal dhe rrënimi i berishizmit .
    Përballë realitetit ulëritës të një forcë politike të asgjesuar dhe të vdekur, kompromiset dhe përpjekjet për të futur në dialog vetëm mumjen e Berishës dhe kukullën e tij, tashmë edhe pa një parti politike të cilën sapo e vranë, janë po aq të pandërgjegjshme dhe të tmerrshme për të ardhmen e Shqipërisë.

    1. Komentuesi says:

      I madh je o zoti Mero.Te lumt mendja.Te gjitha ato qe ke shkruar e qe ke thene,jane te verteta.Respekt.

  3. Buzuku says:

    Nga te gjitha o asgje Lulua do marre nje mender te madh – mender Teje o Mero.

  4. Redi says:

    Shum sakte!
    Luli i mori te gjithe ne gremine se bashku me veten e vet qe eshte nje kufome e pariciklueshme!
    Tash eshte koha qe nese Lulzim Basha ka pak gjak dhe cipe ne faqe duhet te largohet se dalengadale po skadon dhe afati qe ai te largohet si faqe zi nga shqiperia!

  5. Nard Ndoka Dr. Shkencash says:

    Analize e sakte Mero.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Bukur !!

  7. Taraboshi says:

    Jo kaq gjate po me shkurt e kame trajtuar ne disa komente qe nuk mike botuar z Mero Megjithe ate shume shkrim i bukur dhe domethenes .

  8. gimi says:

    Te gjithe opozita gjoja e bashkuar pa punuar kush e kush te ja fusin njeri tjetrit , kush e kush te fitoje kapital politik me shume per vehte kur e shikoshin qe ne protesta po grumbulloheshin gjoja me shume protestues dìlte duke u tundur Duka i krimit , ose dilnin duke u zgerdhirefilogreku Dule dhe patrulleku Nard Ndoka apo i zoti kriminel Mediu . Kjo po duket ashikqare sot qe po e lene ne rruge Lulin nje e nga nje , pa folur per shpirt qenen Mona .O kjo opozit ishte shkatrruar me kohe por kan qendru gjoja te bashkuar nga frika e Berishes se ju tregon vendin i çon ne gjum te perjetshem me skuadren e krìminelave serb dhe maloke qe ka brenda dhe jasht Shqiperise . As medjat prane opozites nuk po e ndihmojne me Lulin se deri dje thonin ja kete jave ja ate jave Luli behet kryeminister dhe luli fluturonte me presh ne byth sepse e mesonte Tritan Shehu si specjalist preshi . Une kurre nuk e kam dash as nuk e dua Lulin por nga inati i atyre qe e tradhetuan duhet te veproje keshtu si po i them une pra del jo i dhjere por i shurruar duke kerku te ulet me Edi Ramen e te kerkoje bashkepunim per çeljen e negòcjatave , kjo kishte me e shpetuar por ďuhet qe ti japin lejen Berisha se pa lejen e tij as ne W.C nuk mund te shkoje .

  9. Pellazgu says:

    Basha ik,Sala Çporru,Monika rri, po te lutem me Ilirin ne Shtepi..haha.. “rrofshin” e Rrnofshin Amerikanet.

  10. Pellazgu says:

    Basha ik, Sallata ik,Monatherra rri por vetem me Ilirin ne Shtepi…”Rrofshin”e rrnofshin Amerikanet.

  11. Pellazgu says:

    Basha ik, Sallata ik, Monatherra rri po Ilirin ne Shtepi

    1. Migjeni says:

      Nuk eshte ceshtje dialogu por pazari politik te radhes.Ndoshta Basha nuk hyn me ne pazare e ndaj po kerkojne nje tjeter kryetar PD qe te pazarioje per te shpetuar dike e demtuar dike tjeter.

  12. pilafi says:

    Mero ! Je i MADH sidomos me atë fjalinë e fundit e ke goditur . …. por është koha të thuhet ” nuk shkojmë në tryezë me Lulzim Bashën kryetar “

  13. Arber says:

    O mero askush nuk dyshon me se ju jeni gati te ktheni Saline ne krye te PD e te vazhdoni pazaret ne kurriz te Veriut meqe mendoni se per mekatet qe ka e perdorni kollaj dhe se tropoja krahine e vogel dhe ze me pak vend ne sofren e pushtetit ,aq me teper qe mendoni qe te fortet e Tropojes i keni burgjeve e me male me akuza dhe do ti perdorni me kollaj.Ju e dini qe Lul e Dibra nuk do te perdoren kurre kunder veriut si haxhi lleshi dikur minister i brendshem qe vrau e masakroi veriun reaksionar me 1945-1947.Ju e dini qe me dibranet ne krye te pd askush nuk do te guxoje tja marre buken nga sofra dibraneve, verioreve e shqiptareve.Secilj do marre hakun e Vet, Hallallin e Zotit o zullumqare e llupesa te pangopur pushteti.Keni qeveri, presidence,klsh , parlament, gjithe bashkite…cfare doni me???? Pushteti si buka Haram ti nxjerr syte.Askush nuk duhet te vije ne krye te Shqiperise qe mendon vec per vete, familjaret e miqte e vet,apo krahinen e vet.Kurre , kurre. Per turp te zotit politika ka ne dore copen e bukes e kryetaret e partive njerezit i shohin si Punedhenes e jo si lidere.Nje gje nuk e kuptoj: vjedhim thone se nuk ka opozite, se nuk ka KLSH, Prokurori stj.. Kjo deshmon thjeshte paintegritetin e pakarakterin e qeverisesve.Vesi I tyre Eshte armiku I zullumqareve.Kjo eshte beteja e jetes per to.Ti luten zotit ta fitojne e shpetojne.Perndryshe,rruge te mbare ne pakthimin e tyre!

  14. Kam edhe une nje mendje... says:

    Edi Rama nuk ka pse te futet ne dialog me PD-ne. Ajo eshte nje parti kadaver, e cila nuk merr pjese (me deshiren e saj) ne asnje segment te jetes politikberese te vendit. Praktikisht eshte inekzistente, pra nuk i rregullon apo prish pune kujt. Ajo, njelloj si je harddisk i mbushur me plehra elektromike, se pari duhet te riformatohet dhe nese arrin ta beje kete, vetem pastaj, me nje liedership te ri, dhe mundesisht edhe me nje emer te ri, te kerkoje te rigjeje vetvehten ne vorbullen e politikes shqiptare.
    Ky eshte i vetmi shans i te ashtuquajtures Parti Demokratike, qe vetem demokratike nuk eshte… Ndryshe, mire eshte atje ku eshte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje