Kjo është java…

29 Korrik 2019, 18:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shumica e bashkive të vendit do të kenë kryetarë të rinj këtë javë, duke i dhënë fund segmentit të fundit të pushtetit të Partisë Demokratike, e cila padrejtësisht po del në rrugë, prej vendimeve të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Edhe pse në disa bashki, Partia Socialiste nuk meriton drejtimin dhe nuk do t’i fitonte ato, sikur PD të ishte në garë, ajo do të qeverisë, falë papërgjegjësisë historike dhe “entuziasmit revolucionar”, me të cilën Sali Berisha dhe Lulzim Basha shpresuan se do të fitonin ose gjithçka, ose asgjë.

Tani nuk fituan asgjë.

Kjo është java, kur atyre që mbështetën djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, do t’u dalë pija e revolucionit dhe do të kuptojnë si kryetari i Bashkisë së Devollit, që pushteti nuk është çelës zyre apo tavolinë pune, por legjitimitet juridik, i cili këtë javë i nxjerr ata nga zyra.

Kjo është java, kur ata që desh u bënë “mish për top”, duke i vënë zjarrin qendrave të votimit, dhe duke qenë karvan shëtitës për prishje mitingjesh të Edi Ramës, ikin në shtëpi bashkë me kryetarin, duke qenë dyfish të keqshpërblyer për kamikazllëkun e tyre.

Kjo është java, që Partia Demokratike dhe selia e saj qendrore, sa herë të bëjë thirrje për protesta në Tiranë, duhet të mos llogarisë më Bashkinë e Kamzës, Lezhës, Kavajës, Shkodrës etj, si dhe logjistikën e përdorur prej tyre.

Kjo është java, kur revolucioni që financohej me rroga shteti merr fund, dhe PD duhet të provojë të mbijetojë duke e nisur nga e para, por fatkeqësisht me ata që e sollën në këtë gjendje, ende në krye të saj.

Kjo është java, kur duket qartë se gjithë enturazhi mediatik i PD, ka gjetur fajtor Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për këtë situatë, për të mos prekur pushtetin e Lulzim Bashës e Sali Berishës, për këtë papërgjegjësi historike.

Nëse shikoni sot portalet e opozitës, do të kuptoni se ka një sulm të ri ndaj Perëndimit, jo se ka ndodhur ndonjë gjë sot apo dje kundër opozitës, por se prej dje ka filluar të korrin atë që kanë mbjellur, nga shkurti i këtij viti dhe për të cilën Perëndimin e kishin kundër.

Tani ata duan të thonë se këtë betejë do ta kishin fituar, por fajin e ka Perëndimi, e ka ambasadori Soreca, ambasadori i OSBE, Ambasada e SHBA etj.

Në fakt kjo, është java, kur Perëndimit i doli fjala për paralajmërimet që i bëri PD-së, rreth bojkotit dhe djegies së mandateve, kur u tha se jeni duke shkatërruar opozitën.

Kjo është java, që PD duhet t’i kërkojë falje Perëndimit dhe jo ta sulmojë atë.

Është java, kur duhet të kuptojë se nuk mund të ketë një histori të re në PD, një marrëveshje të re me të, dhe një ringritje të PD, për të ringritur nga varri Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Lulzim Basha e Sali Berisha, duhet të kuptojnë se nuk është fati i Edi Ramës në dorë të tyre, por fati i tyre në dorë të Edi Ramës. Ata i mban gjallë dhe i rikthen në jetë, vetëm një marrëveshje me Edi Ramën. Por ai nuk ka pse ua bën atë nder.

Opozita duhet të zgjedhë nëse do të vazhdojë të jetë kamikaze e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, apo të ringrihet për të kapur kohën e humbur.

Nëse do të bëjë këtë të dytën, është java që të heqë dorë, nga njerëzit e humbur.

21 komente në “Kjo është java…”

  1. BENI says:

    Mire e ke the ti! Po kujt ha thua!!! Parazitve funksional qe e kujtojne politiken prone te zanun!!!!

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Edi Rama ska nevoje te bej negociata me kufoma politike. Edi Rama te fokusohet ne mandatin qe u ka dhene njerzit. Te ekonomia, shendetesia, bujqesia etj etj dege te rendesishme per standarte me te mira te jetes se njerzve.. Kjo nuk eshte krize politike, por krize opozitare me dinozaurat qe ka aty dhe duhet ta zgjidhi vet. Baftjari te vij verdall dhe te japi deklarata boshe..

  3. ©KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha mund te largohet vetem me veting !
    Vetingu eshte shpetim dhe per PD ,duke larguar figurat historike te koruptuara ,ajo do te pastrohet dhe do ti lejoj vendin figurave te reja pro perendimore .
    Me lenien e mandateve,u hap rruga per nje lider demokrat,jo te mbeshtetur ne parimet e luftes se dyte boterore,por me ide moderne perendimore .
    PD duhet te largohet nga shesh betejat donkishotjane dhe ti ofrohet debatit.
    PD ka prekur fundin,por jo shpartallimin ,fodulleku I saj me eksponent te rruges,duhet te mbyllet .
    Ndryshe do themi na ishte nje here …PD-ja !

  4. Neutrino says:

    U lodhe Mero dhe të shkoi goja mbrapa (si i thonë këtu në Tironë) duke i bërë thirrje bazës së PD-së për shembur idhujt e rremë. Por nuk kanë as veshë, as sy dhe as tru të shkretët. Ata që janë tek të 30-tat janë pa shkollë. Ata që janë tek të 40-tat mesi kanë mbaruar filloren. Ata që janë mbi këtë moshë janë produkt i diktaturës dhe nuk kanë ndonjë interes të shkatërrojnë atë që kanë arritur sa kohë që është gjallë lideri i tyre Sekretari i Parë dhe Komandanti Legjendar Sali Berisha. Kur të ngordhi neo-nazisti serbo-malazez atëhere ndoshta pasardhësi i tij Lul Karabushi mund ta dredhë bishtin siç bëri Ramiz Alija. Deri atëhere nuk ka për luajtur njeri bythën në PD. Se shqiptari nuk të dhe ideal. Dhe bazës së PD-së nuk i pjerdh shumë për partinë ashtu si shumica e komunistëve që kur PPSH-ja ktheu këmbët nga dielli na dolën të gjithë demokratë dhe disidentë. Kështuqë vari teneqet PD-së bashkë me sojin e sorollopin e saj dhe llumin e asaj që ka ngelur nga e ashtuquajtura shoqëri shqiptare. Mezi po pres ditën kur fjala PD të zhduket nga fjalori i shqipes

  5. Fa n’kullo ,O LULUSH! says:

    ÇTË MBJELLËSH , DO TË KORRËSH, O LULUSH-LEPURUSHI .
    POR S’KE FAJ TI .
    KUR U NDANË, KAQ TÊ RANË .TAKSIRAT I PD së, QË E BËRE MUT .

  6. Alban Dega says:

    PARTIA DEMOKRATIKE DHE SHPETIMI NGA VIRUSI I DEMOSALISE

    – Sa te jete Sali Berisha gjalle PD-ja do te jete gjithcka pervecse demokratike…

    – PD -ne ka kapluar virusi vdekjeprures i Demosalise…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryetari formal dhe pronari real i PD-se

    Sot pritet qe PD-ja nen shkopin e dirigjentit the pronarit te vetem te saj Sali Berisha te zgjedhe liderin e ri dhe sejmenet e tij.
    Ai tashme eshte paracaktuar qysh ne qershorin e vitit 2005 nga Argita Berisha Malltezi, kryeministrja e kryeministrit shqiptar Sali Berisha.
    Lulezim Bashicit i mbetet vetem pergezimi i kryetarit te dorehequr de jure, por qe de facto do te levize te gjitha fijet komanduese te saj nga surdina “derisa ti jape ymer ai lart”!
    Si e tille PD-ja do te mbetet nje vegel qorre e tij dhe klanit te tij te sterkorruptuar familjar politik ku formalisht kryeson Lulezimi apo Olldashi apo ndonje besnik tjeter i oborrit familjar… por ku realisht vendos Salia, Argita, Shkelzeni… Familja !
    Sali Berisha do te keshoje de jure karriken e kryetarit, por nuk do te transferoje as tjetersoje kurre tapine e tij private te PD-se.
    Ujku qimen e nderron por zakonin se harron,thote sovrani

    KOPI i Argites dhe SHKOPI i dirigjent Sales

    Para se te asfiksonte demokracine , para se te percudnonte e sakatonte lirite e te drejtat themelore njerezore te shqiptareve, para se te cenonte barazine e shtetasve shqiptare para ligjit e Kushtetutes, para se te rrenonte mbare Shqiperine ne 1997-en, ne Gerdec , me 21 janar 2011…, Sali Berisha se pari asfiksoi, korruptoi, percudnoi, sakatoi, rrenoi vete Partine Demokratike!
    Hapi i pare i klanit te sterkorrutpuar familjar e politik te Sali Berishes per ta privatizuar e kthyer ne nje ciflig te tij mbare Shqiperine ishte pervetesimi dhe privatizimi i Partise Demokratike, qe e ktheu ne nje kobure te tij, ne nje rrip transmisioni e vegel te despotizmit dhe korrupsionit te tij masiv.
    I ashtuquajturi KOPI i vitit 2005 ne fakt u be SHKOPI i dirgjentit Sali Berisha dhe familjes se tij per te komanduar kete “Bande Gangsteresh”, “Kete Mafia qe ka dale krejt kontrollit”, qe eshte gjithcka pervcese demokratike.

    Kur flet Berisha dhe vendos Salia …

    Ka qene nje kenge e sociafolkut komunist qe shprehte thelbin e ish- diktatures komuniste me te eger ne Bote. Aq e eger e barbare sa edhe Rumania e Causheskut apo Kuba e Fidel Kastros ishin Perendim ne krahasim me katrahuren shqiptare. Cili ishte thelbi i saj !?:
    Kur flet Enveri dhe vendos partia
    Ngrihet ne kembe e gjithe Shqiperia !
    I vetmi ndryshim qe ndodhi me thelbin e kesaj kenge ne shpirtin dhe funksionimin e PD-se u be :
    Kur flet Berisha dhe vendos Salia
    Gerdec e Otranto behet gjithe Shqiperia
    Parti mbi parti eshte kusaro- vrastaria
    Ligjin e bejne gangsteret dhe Mafia!
    Pse!? Sepse PD-ja u kthye ne nje shkop, ne nje kobure, ne nje instrument pushteti te pakufizuar e te nje impuniteti te garantuar per pronarin e saj te vetem Sali Berisha dhe familjen e tij fizike dhe politike.

    Partia Sali Berisha

    Nje parti e tere, nje parti e enderrave mbareshqiptare per liri e demokraci si PD-ja u kthye ne nje person qe vet vendoste e vete vuloste per gjithcka e mbi kedo!
    A nuk e vertetoi kete fakt fushata e fundit elektorale e 23 qershorit ku PD-ja, kandidatet per deputete, strukturat … gjithcka mbante vetem nje fytyre, vetem nje figure, vetem nje Zot e pronar te vetem te saj Sali Berishen dhe zerin e tij te shqyer deri ne mekje!
    Nuk mund te kishte sherbim e kambane alarmi me te shkelqyer per demosin shqiptar se kjo figure per ta hedhur si nje dordolec ne koshin e plehrave antidemokratike me nje vote masive e plebishitare!
    Kjo qe edhe aresyeja kryesore e disfates se tij madhore, e Vaterlose se tij masive.
    Shikoj, politikane e analiste, politologe, perfshi edhe veten time, qe numerojme deri njemije e nje aresye per kete ndeshkim shembullor te Sali Berishes dhe Partise se tij Sali berisha.
    Aresyeja kryesore, kryearesyeja e aresyeve te kesaj Vaterloje te turpshme, e kesaj disfate poshteruese te Sali Berishes eshte vetem nje. Ajo e ka emrin Sali Berisha !

    Demokracia dhe DemoSalia

    Sali Berisha, partia e tij Sali Berisha, deputetet e tij Sali Berisha, Presidenti i tij Sali Berisha, kryegjykatesi i tij Sali Berisha, kryeprokurori i tij Sali Berisha,… vete Zoti i tij Sali Berisha ia pruri ne maje te hundes nje populli te tere me Sali Berishen me kusarine e vrastarine,…. me korrupsionin e despotizmin e tij ” Ligji jam une “!
    Demokracia e vertete per cka luftuan e sakrifikuan shqiptaret u kaplua nga virusi vdekjeprures i Demosalise
    Cfare eshte ky virus i Demosalise !?
    Demokracine e vertete te stilit perendimor Sali Berisha e perodri vetem demagogji. Ne fakt ai krijoi nje demokraci hibride, nje corbe demagogjie e slloganesh demokratike te stilit perendimor me nje mendesi tipike komuniste enveriste dhe nje stil qeverisje ala otomane qe ligjin e ben Sulltan Sali Berisha!
    E demosi me Sali Berishen qe ia kishte pru ne maje te hundes, perdori super- armen qe komandon edhe armet atomike, Leven e Arkimedit per te levizur Boten… voten e lire te nje populli te lire per te fituar lirine e uzurpuar dhe shkelur, te sakatuar e rrenuar nga Sali Berisha!

    Superarma e Demokracise dhe Vaterloja e
    Demosalise

    Pse!? Sepse ky popull nuk kishte cfare te humbiste me pervec prangave te sundimit despotik e nepotik te Sali Berishes, rrjetin e merimanges se korrupsionit dhe dhunes deri ne ekzekutim pa gjyq te qytetareve te lire te nje vendi qe mendohej si i lire….
    Tash e ka radhen vete PD-ja qe te clirohet nga Sali Berisha duke i hequr shpirtin e namin e keq te rrenuesit te saj dhe te Shqiperise jo vetem ne katrahuren 1997 e Gerdec, jo vetem me 11 janar e ne Otranto…. emrin e prangat, tapine e pronesine e PD-se te grabitur nga Sali Berishes kesaj partie!
    Nese e kane lexuar mesazhin e votes mbarepopullore e plebishitare te 23 qershorit dhe mesazhin e revolucionit demokratik qe sapo ka filluar, atehere PD-ja vetem pa Berishen as ne krye e as ne prapaskene mund te mbijetoje e te behet pjese e kesaj permbysje sa historike aq edhe demokratike.
    Perndryshe sa te jete Sali Berisha gjalle PD-ja do te jete gjithcka pervecse demokratike!
    Aresyeja eshte krejt e thjeshte : Ujku qimen e nderron por zakonin se harron !

    From: [email protected]
    Date: June 29, 2013 at 1:25:10 AM EDT

  7. Veshgues says:

    Pd eshte si rreth 80 partite ne vend! Zgjedhjet ne 21 jane larg…. dhe procese tjera ligjore dhe politike do ta zbehin me! Shqipria ne menyre ironike rrezikon shume nga vete gabimet e opozites. Keto gaabime kane baze luften kunder Reformes ne Drejtesei!
    Ndoshta nje marreveshje mbi bazen e nje kataklizmoje ne Pd, bazuar ne politikane te saj te paperfolur per afera, dhe te nje sjellje fair te PS, mund t’i kthej Shqiperise opoziten e duhur, prone morale e popullit shqiptar.
    Demtimi i opozites ne kete fare feje eshte ndoshta krimi me i rende qe kane bere L.Basha, S.Berisha dhe enturazhi i tyre.

  8. Raul says:

    I përjetshëm qoftë kujtimi i sharebajgave të leshitlikes Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari që janë fytyrat me të urryer të leshitdhise, i Nora malaj, bythderrja, Gjithollog’ja surratgerdalla, i Erisa me hundën si pinoku, i Klajda surratnallonja apo surrat tepsija, i Floida surrat ufo me dick në dorë, i Flamur Herman Geringut, Paloqja, Klevis Kerrici i Faros, Voltana Serbja nazistja që dogji shkollën në Shkodër veprim që se kane bere as nazistët në Shqipëri, i Xhelal Mendjeziu, dhunuesi seksual i punonjëses se bashkise Kamzës, të gjithë këta me 10 gusht në të 40tat e leshitdhise që vdiq me 30qershor.

  9. Artibr says:

    Ça maresh o mero me ta ata e kan vulosur fatin e tyre falangat e tv me te paguar nga ruset u mbyten me fjalet e tyre tani iken te ngrohen ne diell puci rus u shtyp si brume pd u fundos bashke me kapitenet luli sali qe dhe ne varr e moren pd po luli mmbeti ne per prokurori internacionale imagjino sa gjyna ça u ka mbetur atyre jan varrosur per se gjalli mos i ngacmo mero por shijo spektaklin pa koment qesh me karikaturat e kapexhiut tutorit artistik qe do prishte zgjedhjet dhe me shpurren e tyre sovjete qesh mero shfaqa po jep shpirt i eshte keputur koka hahtapodit keto jan vetem tentakulat qe po lengojne se jan pa koke.

  10. Shqiperia e Para says:

    Rrembimi dhe shkaterrimi tipare te barbarise.Rrembe pushtet, Vula, para. Shkaterro gjthcka qe ka ndajshtimin “kombetar”.Duket qe rilindasit kane alergji e fobi nga kjo fjale.Stadium Kombetar…shkaterrohet,Teatri Kombetar…po shkaterrohet,Teatri Kombetar I teatrit operas …do shkaterrohet, Muzeu Kombetar…do shkaterrohet. Motivet e qeverisjes duken te qarta! Do ta kete radhen Flamuri Kombetar!!!Te tjere derdhen gjak per toke e Jete shqiptare,te tjere e shrytezojne e perdhunojne ate. Bota hedh gurin e fsheh doren.Rilindasit po I kerkojne botes qe cdo gram pushteti te jete ne duart e tyre qe ti japin siguri botes qe asnje ze e renkim shqiptari nuk do te pipetije mbi kete toke kur kasaphana e terrorit shteteror te masakroje shqiptaret.

  11. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Urgjent te bajme zgjedhje te reja ne PD.
    Une shpall sot kandidaturen teme dinjitoze per kryetar.
    E meritoj, kam vjedh pak ma pak se kta.
    Hajdeni mbas meje e ti japim edhe nji dore e me e tret krejt PD-ne.

  12. Ce says:

    Pa larguar nga skena politike gangsterin e Pd dhe leshelis Komandantin e naziskineve të Mamurrasit dhe sharebajgave të leshitlikes Flamur Herman Geringun , Klevis Kerrici i Faros, Paloqja, Strazua me patllake, Voltana Serbja nazistja që dogji shkollën në Shkodër veprim që se kane bere as nazistët në Shqipëri, Xhelal Mendjeziu dhunuesi seksual i punonjëses se bashkise Kamzës ose oficeri nazist i kapur rob në betejën e Stalingradit, se ashtu ngjan në pamje, Aurel Bulykderrin naziskin në Elbasan, Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë, Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari që janë fytyrat me të urryer të leshitdhise , si dhe shpellaret dhe sharebajgat e leshitdhise nuk vjen në pushtet me pd, me 10gusht mbahen të të 40tat e leshitdhise që vdiq me 30qershor. I përjetshëm qoftë kujtimi i sharebajgave të leshitlikes Nora Bythderrja të Gjithollog’ja, Erisa hundpinokja, Luan qimeuriqi i leshitdhise, dhe Tit Shkollshumi,

  13. Drejtesi says:

    Je i sakte!

  14. free media is worthy says:

    Botojini komentet se te vertetat ekzistojne dhe kur ato nuk behen pazar.

  15. moj shqypni e mjera shqypni says:

    Edi rames i pelqen te humbi kohe me bashen se nuk din te qeverise (bashovici akoma me keq)…merret me llogjet e opozites ne vend qe te fliste me ane te punes… shpresojme shume te reforma e drejtesise po nuk na doli edhe kjo kot fare si puna e drejtesise se plepave…shkurt muhabeti nuk me pelqen situata ngado ta marresh. Mero ti je i shkelqyer kur i bjen bashes por eshte kollaj te merresh me debilin se ke argumente pa fund, bjeri njehere edhe rames se nuk po ben gje mgjth ka 6 vjet qe eshte k/m

  16. dhembeli says:

    Po si nuk me degjuat nje here ! Po kaq e veshtire ju duket ?
    Basha (Sala), menduan se me rrugen qe ndoqen ,d.m.th. me daljen e opozites nga sistemi , “populli “do ngrihej deri me arme ne dore per te mbrojtur sistemin demokratik , bota do t’a mbeshteste dhe …do te binte “qevua” , … ishte fjala per t’i thene reformes ne drejtesi “na hengre m…dhe me nje gur vriteshin dy zogj. Kur e pane qe s’doli gje nga kjo ; menduan qe te digjnin , zgjedhjet me ndihmen edhe te Likes.
    Mirpo edhe parlamenti nuk ra (me urdher nga larg) , zgjedhjet u kryen , pamvaresisht se ne te shumten ishin votime, reforma nuk u prish , Rama nuk e dorezoi qeverine etj….Ky ishte varianti Sali -lul- monalika.
    Tanithi do thoni ju, e c’na tregove?
    Ua thom u: – Basha (vetem Basha) mbani ment qe hoqi ca koka nga PD-ja ne 2017? Keta qe i mbeten nuk te qullnin , prandaj i hoqi fare si deputete ,se bashku me vehten e tij, mirpo c’far tu bente ca kryetareve ne per bashki? …Pasi u medua mire , i mbushi mendjen dhe monalikes
    dhe e zgjidhi ; nuk u futen fare ne zgjedhje dhe bene sikur do ti pengonin .Tani qe thoni ju, i ngreni nje bust Bashes ne hyrje te SHQUP-it,pasi pastroi pergjithmone PD-ne nga te paudhet. Ky eshte artisti …,se keshtu e therret i Gjati. sepse ,edhe po nuk deshet ju Kryetar Partie …..mbetet!

  17. Gjoksi shperthyes cmend rrjetin dhe rrit temperaturat ne Miami kur kapet mat me .. says:

    Epo ky popull jemi

  18. Gjergj says:

    Teater kombetar…stadium kombetar…teater kombetar operas…muzeu Kombetar…Bibkioteka kombetare…himni kombetar…flanur kombetar…Cfare eshte me “kombetar” do prishet e shuhet.Keshtu thote baba sorosi kontribojme globalizimit dmth cifuitizimi i Botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje