Morali i atyre që duan të bëjnë pis Ambasadorin e BE

1 Gusht 2019, 12:40Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca është prej ditësh nën një sulm të rëndomtë e të paprecedent nga opozita shqiptare. Kjo e fundit ka futur në punë të gjitha çetat për t’i rënë ambasadorit pse ky i fundit tha se çështja e TK është politizuar. Për këtë arsye partitë e opozitës kanë vënë në punë të gjithë mekanizmat për të bërë copë ambasadorin e BE-së. Çdo gjë që shihni online është pjesë e një strategjie opozitare, e cila paguan për të sulmuar këdo që ka mendim ndryshe, qoftë ai ambasadori i BE-së.

Por përtej këtij fakti, ajo që vlen të thuhet dhe analizohet është se kush po e sulmon ambasadorin? Çfarë ka bërë Soreca kundër Shqipërisë dhe çfarë kanë bërë ata që e sulmojnë? Nga paguhet ambasadori Soreca dhe nga paguhen ata që e sumlojnë? Cili ka qenë kontributi i ambasadorit Soreca dhe cili i atyre që e sulmojnë kur vjen puna të rrugëtimi i Shqipërise drejt BE-së?

Pasi të kemi përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të kemi një panoramë shumë më të qartë mbi këtë lojë të pisët politike që nuk nderon asnjërin prej nesh.

Së pari, ata që po e sulmojnë kanë në krye Lulzim Bashën. Ata janë janë mëkëmbës të tij, të paguar prej tij ose të vetëofruar për tu përdorur prej tij. I sulmuari është ambasadori i BE në Shqipëri, i cili mban qëndrimet e BE-së për çështje dhe vendime që merren në Shqipëri, për sa kohë rrugëtimi ynë është drejt Bashkimit Europian dhe duam ta kemi Shqipërinë si gjithë Europa (ka 30 vjet).

Së dyti, të zezat deri në vrasje në kurriz të Shqipërisë e shqiptarëve nuk i ka bërë as Soreca as BE. As 21 janarin, as vjedhjen në rrugën e Kombit, as parazitizmin në bashkinë e Tiranës 2011-2015, as marrëveshjen për faljen e detit me Greqinë…., nuk i ka bërë Soreca që sulmohet sot, por Lulzim Basha si drejtues i lartë politik dhe institucional.

Së treti, ambasadori i BE në Tiranë paguhet nga Komisioni Europian dhe jo nga taksat e shqiptarëve. Ai është i akredituar në Tiranë për të qenë zëri i BE-së këtu si dhe për të raportuar atje gjithçka ndodh në Shqipëri. Por ndryshe nga Soreca, Lulzim Basha dhe aleatja e tij LSI, janë paguar deri dje nga taksat e shqiptarëve. Madje jo vetëm kaq, por kanë abuzuar me taksat tona aq sa s’dinë nga të harxhojnë paratë, s’dinë nga kanë vilat, s’dinë ku të bëjnë pushimet.

Së katërti, që është edhe më e rëndësishmja ndoshta, ka të bëjë me kontributin e Sorecës përballë kontributit të Bashës, Kryemadhi&co, për rrugëtimin e Shqipërise drejt BE-së.

Ambasadori Soreca ka qenë dhe mbetet një mbështetës i Shqipërsë në rrugën e saj drejt BE-së. Soreca e promovon Shqipërinë, Soreca do një Shqipëri në BE.

Po ata që e sulmojnë?

Ata kanë treguar se kanë bërë e po bëjnë ç’mos që Shqipërisë të mos i hapen dyert e Europës. E bëjnë duke lobuar në vendet skeptike të BE-së kundër Shqipërisë. E bëjnë duke paguar artikujt kundër Shqipërisë në mediat ndërkombëtare. E bëjnë sepse një Shqipëri në BE do të thotë një Shqipëri me drejtësi reale së pari.

Kjo është panorama e plotë e një balte dashakeqe që bëhet ndaj ambasadorit të BE-së nga këta që patë më lart. Edhe sikur të mos themi emra, mjafton të thuash bëmat e tyre dhe e kupton se kush janë.

Ndaj, ne shqiptarët e tjerë duhet t’i kërkojmë falje ambasadorit për gjithë sulmin që ka pësuar ditët e fundit.

Ambasador, fali e kuptoji se kanë shumë halle. Por, shqiptarët ti e di që nuk janë ata që thashë më lart. Ata janë ‘derrat e pyllit tonë’.

3 komente në “Morali i atyre që duan të bëjnë pis Ambasadorin e BE”

  1. ⚖️⚖️ says:

    Opozitë mjerane.
    TIK-TAK , SPAKKKKKKKK!!!!!?

  2. shtypi i huaj says:

    Përse SHBA dhe BE po lejojnë një diktator prepotent si Rama në Ballkan?
    Albanian Daily News Published July 20, 2019
    Në pritjen e mbajtur për Ditën Kombëtare të Francës, Ambasadorja franceze në Shqipëri, zonja Christina Vasak kritikoi kolegët e saj duke thënë se ambasadorët nuk janë gjykatës dhe as zëvendësojnë autoritetet shqiptare. Kjo ishte si një shuplakë në fytyrë për kolegët e saj në lidhje me sjelljen e tyre në vend. Ajo theksoi se “diplomatët janë këtu për të kuptuar, për të mbështetur, për të shoqëruar, por në asnjë rast të gjykojnë ose të zëvendësojnë autoritetet kompetente”. Natyrisht ambasadorja franceze nuk mundi të heshtte më në lidhje me votimet e stilit komunist që u zhvilluan më 30 qershor, të cilat ajo i quajti “zgjedhje të çuditshme”. Ishin vërtet të çuditshme. Votimet më të çuditshme në të gjithë kontinentin evropian, të krahasueshme vetëm me regjimet më të vështira dhe më të egra të të gjitha kohërave. Një parti garoi e vetme për 61 bashkitë, një parti administroi votimin, një parti numëroi votat dhe siç pritej, ajo parti fitoi. Por, përkundër gjithë kësaj farse, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kishte dhënë ende, dy javë pas ditës së votimit, rezultatet përfundimtare. Pse? Sepse ka pasur shumë parregullsi. Numri i votave ka dalë më i lartë se numri i votuesve duke dëshmuar se edhe në votimin një partiak manipulimi ishte i madh.
    Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit, OSBE / ODIHR, i cili erdhi për të vëzhguar zgjedhjet e diskutueshme lokale të 30 qershorit, tha se procesi zgjedhor nuk u dha votuesve mundësi reale per zgjedhje. Në një raport paraprak, Misioni tha që zgjedhjet u mbajtën “pa marrë parasysh interesat e elektoratit “. Ambasadorja Glover, e cila ka vëzhguar disa zgjedhje të mëparshme në Shqipëri, kritikoi organizimin e zgjedhjeve në një mënyrë të njëanshme nga partia qeverisëse. Ajo gjithashtu tha se Komisioni Qendror Zgjedhor i kontrolluar nga Socialistët, kishte “interpretuar ligjin në një mënyrë krijuese “, e cila e kaloi administrimin e votës në duart e Partisë Socialiste.
    Pas kësaj situate tragji-komike, lind një pyetje shumë serioze. Pse ambasadat e SHBA-së dhe BE-së heshtin për atë që po ndodh në Shqipëri, një vend anëtar i NATO-s dhe një vend që aspiron të anëtarësohet në BE? Shumë ambasadorë në Tiranë janë alarmuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me kërcënimet e tij politike ndaj opozitës, popullit, madje dhe institucioneve të vendit. Për shumë vite ai ka sulmuar politikisht liderët e opozitës dhe deputetët e parlamentit, duke përdorur propagandën e tij për t’i kthyer ata nga viktima në fajtorë, ndersa për vete, nga prepotent në hero. Arroganca e tij politike shkoi përsëri shumë larg kur ai filloi procedurat parlamentare për shkarkimin e Presidentit, i vetmi autoritet shtetror që nuk është nën kontrollin e tij, me qëllim që ai të uzurpojë çdo institucion të këtij vendi. KM Edi Rama, aktualisht kontrollon parlamentin me një parti, qeverisjen lokale me një parti, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm varet nga një parti, sistemi gjyqësor eshte një partiak, media një partiake dhe çdo autoritet tjeter në Shqipëri.
    Megjithatë, ambasadat e SHBA-së dhe BE-së heshtën për zgjedhjet e 30 qershorit dhe nuk iu bashkuan thirrjes për shtyrjen e zgjedhjeve, sepse ata kishin frikë se mund të ndodhte një precedent rajonal për zgjedhjet e ardhshme në vendet e Ballkanit. Por sado diplomatike të duket, kjo nuk është e vërtetë. Në të kundërt, ata po praktikojnë një standard të dyfishtë, sepse siç shihet në dokumentin bashkëlidhur këtij artikulli, ambasadat e SHBA-së dhe BE-së ishin ato që mbështetën shtyrjen e zgjedhjeve në Maqedoni në vitin 2016. Sepse, siç thuhet në dokumentin e tyre drejtuar kryeministrit, data e caktuar për votim nuk ofronte kushtet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të besueshme dhe shtyrja në një datë të mëvonshme do të rikthente besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor, do të siguronte konkurrencë të ndershme dhe do ta zhvendoste vendin përtej krizës politike, si dhe të garantonte një proces zgjedhor të besueshëm në të cilin të gjithë qytetarët dhe partitë duhet të marrin pjesë lirisht. Në rastin e Maqedonisë, zgjedhjet u shtynë jo një herë, por dy herë me bekimin e SHBA-së dhe BE-së. Pse një standard i tillë i dyfishtë? Pse në Maqedoni ata nxitën një shtyrje zgjedhjesh dhe në Shqipëri ata heshtin përballë shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe demokracisë, në një proces zgjedhor ku zyrtarisht vetëm 21% e shqiptarëve votuan (de facto vetëm 15%), shumica e të cilëve ishin të detyruar dhe të kërcënuar me largim nga vendi i tyre i punës? Pse tolerohet një diktaturë dhe prepotence e tillë politike dhe kombëtare?
    Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë, media botërore e quajti atë “Kolumbia e Evropës”. E gjithë bota mund të shohë shumë qartë se çfarë po ndodh në këtë vend të vogël. Shqiptarët nuk pranojnë të votojnë dhe as mbështesin qeverinë e tyre. Një tubim u zhvillua kohët e fundit para Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC, duke i kërkuar presidentit Trump që të shohë se çfarë po ndodh me të vërtetë në Shqipëri. Komunitetet fetare shqiptare janë të angazhuara për zgjidhjen urgjente të krizës dhe mbrojtjen e parimeve të demokracisë. Të vetmit që “nuk shohin, as dëgjojnë ndonjë të keqe ” janë ambasadat e huaja në Tiranë, të cilat me indiferentizmin e tyre po lejojnë që një vend i kendshem perëndimor të gremiset në humnerë.
    (Source: Citizentruth.org)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje