Pas parashikimit të fortë të Presidentit Meta, për një “tërmet apokaliptik”, Jari vendosi ta hetojë personalisht problemin e rrezikut të tërmetit.
Për këtë ai thirri ekspertët e sizmologjisë në Shqipëri dhe u kërkoi hartën e sotme sizmike, atë më të detajuarën.
Pas kësaj vendosi të sqarojë demokratët.
Të nderuar demokratë!
Jari ju sqaron.
Ajo që unë pashë tek dokumentet shkencore të hartës sizmike të Shqipërisë është tronditëse.
Shqipëria ka dy breza sizmikë që shkenctarët u thonë “thyerje tektonike” të forta, që prodhojnë tërmete. Vija e parë është Kombinat- Elbasan dhe kalon nga “Kodra e Diellit”. Ajo i bie ekzaktësisht në themelet e shtëpisë së Presidentit. Tërmeti i fundit i fortë në Tiranë në vitin 1989, ka pasur epiqendrën pikërisht atje, por nuk ka pasur ndërtime dhe nuk ka shkaktuar dëme.
Brezi i dytë i fortë sizmik, është Portoromano- Lalëz- Mamurras.
Dhe ky brezë që ka të bëjë me pllakën bregdetare, përfaqëson një thyerje të fortë tektonike që prodhon tërmete me amplitudë deri 5 ballë.
Vitin e kaluar kjo pllakë u aktivizua dhe pati shumë lëkundje.
Kjo situatë ka bërë që Presidenti Meta, i cili rastësisht ka shtëpi mbi dy epiqendra tërmetesh, të jetë i alarmuar me të drejtë.
Nëse do të ketë vërtetë një “tërmet apokaliptik”, pllakat do aktivizohen dhe të dy shtëpitë e Presidentit janë të rrezikuara. Por nga lëvizja nuk dëmtohen vetëm shtëpitë, por dhe sende me vlerë brenda tyre.
Ndaj Presidenti e ka legjitim shqetësimin dhe jo rastësisht ka ikur në mal këtë muaj, sa të kalojë rreziku. Po i shkruaj këto radhë që të mos e merrni me të qeshur këtë punë, se është shumë serioze.
I juaji Jari!
Po merr malet Iliri, qe te gropose gjekundi sendet me vlere. Do zoti i mban mend ku i gropos te pakten, qe ti gezoje zonjusha e pare me shoqerine , se Iluri dhe Mona nuk kane per ti gezuar.
Ne burg hajduti JORGAQ KACANI, ka degjeneru UPT. Ta showeroje dhe DHORI KULE ne qeli.