Mos prisni një vendim nga Basha për 13 Tetorin

2 Gusht 2019, 20:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Aleatët e Partisë Demokratike dhe Ilir Meta po përpiqen të shpëtojnë çfarë të mundin nga katastrofa ku ka hyrë opozita, me vendimin për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, duke e nxjerrë partinë e parë antikomuniste të Shqipërisë jashtë sistemit.

Këmbëngulja e Metës për dekretet e tij, e argumentuar direkt me fatin e Partisë Demokratike, dhe përdredhja e gjuhës, e aleatëve të Bashës, për t’u përfshirë në zgjedhje më 13 tetor, edhe pse nuk do të ketë të tilla, janë një lloj rrethimi që po i bëhet Bashës, jo për t’u dorëzuar, por për të pranuar realitetin e ri pas 30 Qershorit dhe fatin e tij.

Por i gjithë ky presion nuk llogarit faktin se për Lulzim Bashën nuk është më prioritet kur do futet PD në zgjedhje, por si do justifikojë ai bilancin e shkatërrimit të PD. Tani i kanë skaduar të gjitha gënjeshtrat. I skadoi më 30 Qershor gënjeshtra e madhe e mos mbajtjes së zgjedhjeve, i skadoi dhe deri më 2 gusht gënjeshtra se nuk do të dorëzojë bashkitë.

Baza e PD ka reaguar shumë herë më me qytetari dhe realizëm se Lulzim Basha. Ata i besuan fatin e tyre Lulzim Bashës, por kur panë që ai i gënjeu, vepruan si qytetarë.

Tani nëse Lulzim Basha pranon 13 tetorin e Ilir Metës dhe kjo shërben si shkak që Rama të ulet në tryezë me opozitën, Bashës do t’i duhet të përballet me shumë sfida që nuk i mban dot.

Së pari, do t’i duhet të ulet në tryezë me Ramën, nga e cila ekziston një paranojë kombëtare kundër tij. Dhe ai nuk ka fuqi ta bëjë këtë dy herë.

Së dyti, do t’i duhet të pranojë Edi Ramën kryeministër dhe kjo i vë kryqin gjithë masakrës që ai bëri mbi Partinë Demokratike për të mos e futur në zgjedhje dhe për ta nxjerrë nga Kuvendi.

Por mbi të gjitha e çfaktorizon atë si si aktorin kryesor të opozitës, duke nxjerrë si shpëtimtar të saj Ilir Metën.

Ndaj mos prisni që tani Lulzim Basha të shprehet për 13 tetorin dhe fatin e tij. Ai është thjeshtë duke parë nga i vjen më shumë rreziku, nga këmbëngulja për 13 tetorin apo nga kundërshtimi i tij. Ndaj e ka lënë të lirë Ilir Metën të bëjë sikur është me 13 tetorin. Po ashtu dhe aleatët e PD.

Ndërsa vetë, mos e torturoni ta pyesni çfarë do bëjë. Sepse, ndërsa të gjithë kanë në mendje një zgjidhje për krizën e vendit, ai e di se kjo krizë ka një kryeviktimë që quhet Lulzim Basha. Ndaj t’i kërkosh të shprehet për 13 tetorin, është sikur ta pyesësh çdo ditë: kur do ikësh?!

10 komente në “Mos prisni një vendim nga Basha për 13 Tetorin”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Sic e kam thene dhe me perpara.. PD-ja, duhet te mbledhi gjithe bazen e saj. Jo e thirrurr nga Sali Berisha, jo e thirrurr nga Lulzim Basha apo vartesit e tij. Ajo duhet mbledhur dhe duhet te VOTOJE e lire ne sallen e saj te Shqupit. Sali Berisha dhe Luzim Basha nuk kane vulen e PD-se. Ate e kane anetaret.. Po nuk u zgjidh problem brenda PD-se, nuk keni c’fare ti kerkoni Rames. Rama aty eshte dhe e ka programin e tij ne zbatim, por kjo PD e tanishme nuk ka c’fare te kerkoj sepse mungon vizjoni.. C’fare te kerkohet nga mazhoranca (dhe jo duke e ofenduar ate duke filluar prap avazin e kriminelave dhe te droges). Po vajte prape me gjuhen e vjeter dhe shpifjes, mazhoranca do cohet dhe thote: Hajt tungjatjeta.. Jo per gje, por ata s’kane p’se te ulen dhe degjojn gjera banale.. Mazhoranca nuk mund te ulet ne tavoline me Mul Nokra, e Salianjra etj etj qe jane kamikaze. Kjo epoke ka vdekur.. Doni te flisni per program, ndryshim zgjedhjesh, ndryshim kushtetues (ku ta beni REFERENDUMIN me minorance te thjeshte) etj etj per pronat, rendin publik: BUJRUM.. Por mazhoranca s’ja ka per borxh minorances te degjoj kercenime dhe budalliqe.. Ore ku jane anetaret e rendesishem te PD-se ?!?!?! Kaq eshte kjo parti ?!?! Nje fosil dhe nje klloun e komandon ate ?!?! Ka njeri normal si Ngjela, Hajdari, Bregu, Zhelefina, qe te zgjidhen nga anetaret qe te ulen me grupin e PS-se dhe te dalin nga situata ?!?! Kaq mendjembyllur jane keta anetare sa nuk ngrihen dhe thone: KUSH ESHTE DAKORT ME LIDERSHIPIN E TANISHEM ?!?! Ore uluni more o Bregu, Zhelefine, Hajdari sepse po troket dera e antarsimit dhe ju jeni te paralizuar.. Ore, a e perfaqesonit popullin 6 vjet te shkuar ?!?! Ku vajtet qe jeni strukur ?!?! Kjo PD-e e tanishme nuk I kembet ne toke te negocjoj me kete mazhorance.. Kane shume mllef dhe shume mire qe e kane.. Ashtu I pafsha..

    1. Sandri says:

      Zoteri shume e drejte por ata duket se po punojne vetem e vetem si te arrijne te marrin ate qe duhet dhe qe nuk shprehet por kursesi nuk ka te beje me te ardhmen e popullit apo te vendit.
      Ky lidership i opozites duhet te shkoj sa me shpejt e mundur ne zgjedhje me parimin nje anetar nje vote.
      Nuk eshte etike ti kerkosh mazhorances dicka qe as vet ju si opozite nuk e keni.
      Lirine e fjales dhe te veprimit.
      Asnje i cili nuk bie dakord me lidershipin persekutohet ose perjashtohet nga rradhet e subjektit politik.
      Kemi 30 vjet dhe te njejtat fytyra.
      Mjaft me!
      Respekte dhe faleminderit per komentin tuaj!

  2. artan says:

    Mero je njesh.

  3. ?? says:

    BASHA , ZBYTHU !!

  4. Komentuesi says:

    Bukur dhe saket.

  5. Juristi says:

    Kete muhabet e zgjidh Jari.Po,po,Jari tek pazari. Bujar Nishani,ish kapterr dhe ish president.

  6. Kavajsi says:

    Mere kam respekt per inteligjensen tende ..po’ ketu me kete artikull po’ gabohesh shum .ti e din mir qe ky kar njeri nuk kas asnje faj per cfar ka ndoll ..ky esht thjesht nje kamarier dhe i till do mbetet ..ky esht nje prestanome qe dhe me bo shurren do i moei leje sali ndyrsin berishes keshtu qe mos i bini ne qaf kti kar njeriut se esht thjesht nje ndyrsin injorant qe qiu arkiden ne kosov dhe gjendet ne ate pozicion si .medveden ne rusi para putinit …duhet prer koka e gjarprit sali dhe ilir metes qe te shpetoj shqipria

  7. F.A. says:

    Ka vetëm një zgjidhje situata, PD të kërkoj përsëritje të zgjedhjeve në ato Bashki ku kanë drejtuar ata. Nuk ka fare rëndësi data, 13Tetor apo Nëntor. E rëndësishme është të arrihet marveshje për këtë midis PS dhe PD. Është e vetmja mënyrë për ta sjellë gradualisht në normalitet situatën. Ajo që bëri opozita është e ngjashme me një sëmundje të rëndë, së cilës ju deshën disa muaj të vinte, por do të duhet shumë më tepër kohë për tu shëruar. E rëndësishme është të ulet dhe të bisedohet. Nëse kjo është duke u bërë aktualisht në heshtje dhe larg syrit të shtypit, aq më mirë.
    Dhëntë zoti që kjo të jetë shkaku që Basha nuk prononcohet për 13Tetorin, sepse mund të jetë duke u negociuar. Dhe jo kjo që thotë Baze. Sa për ndrrimin e lidershipit të PD, si shkaktar i katastrofës ku e çuan opozitën, kjo më tepër është përgjegjësi e vet strukturave të kësaj Partie dhe nuk mund të vij ndryshe, përveç se si një proçes statutor legal brënda strukturave të saj.

  8. ETHEM LALAJ says:

    DUKE LEXUAR METEN NE LETREN DERGUAR G.RUÇIT QE TE SHPETOI PD NGA RAMA…MU DUK SE ISHJA NE ENDERR TE NJE GJUMI VAPE-GUSHTI TE TMERRSHEM PER DISA ARSYE:
    1-PSE META INTERESOHET ME SHUME PER PD..E JO PER LSI.
    2-PSE META DEL PER ÇDO DITE NE KONFERENCE SHTYPI APO FB DUKE ÇUDITUR BOTEN ME HUMBJEN E QETSISE DUKE VEPRUAR 100 % SI KRYETAR OPOZITE.
    3-PSE META E KRUAN SI TEPER ME SHBA+BE..
    4-PSE EDHE PD ESHTE KUNDER METES NE ZGJEDHJET E 13 TETORIT,ETJ.
    -KTO E TE TJERA MUA SI QYTETAR E PESIONIST ME SHQETSOJNE SHUME SAQE NUK BEJ GJUM TE QETE ME SHUME SE META ME EMRIN-PTESIDENT..SE SI I TILLE PER MUA NUK ESHTE ME DEFAKTO.
    -SHQETSOMIN PER PD META E LIDH ME EMRIN SALI.SE PO U SHKRI PD..ESHTE ZERUARE EDHE SALIU.DHE NE FAKT PER NE PD KA MBARUARE SI PARTI,PASI AJO ESHTE KTHYERE NE NJE BANDE ME KRYEBANDITIN SB.
    -NDONJE MUND TE THOT PSE PD E CILESOJ BANDE:
    .NE 1996 -3 BANDIT TE PD NA DHUNUAN PER TE NA VJEDHUR VOTAT..DHE DIHET SI U VODHEN ATO.POR REZISTENCA IME U ” SHPERBLYE” ME 12-15 ORE BURG TE SIGURISE SE LARTE,PASI NUK ME DHANE AS BUKE,AS UJI..POR EDHE NUK ME LAN TE SHKOI AS NE WC.
    -NE KTO KUSHTE UNE KUPTOHET QE E “ADHUROJ”SHUME KRYEHORRIN SB POR EDHE TE GJITHE ATA QE I SHKOJNE PAS PER TA FILMUARE E NXJERE ZERIN APO FYTYREN NE EKRANET “KAZAN” E SHKUAR KAZANIT.

  9. Lul kamarieri says:

    PD – ja ka qene gjithmone llumi i shoqerise shqiptare. E lindur nga jashte qitja e PPSH – se ska se si te ishte ndyshe.
    Nje dhurate nga fqinjet per shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje