
Tekniku i Kombëtares, Edi Reja, ka shpallur listën me 25 futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, ato ndaj Francës në transfertë dhe Islandës në shtëpi.
Në listë bie në sy përfshirja e mbrojtësve Binaku dhe Kumbulla, ndërsa në mesfushë është grumbulluar Klaus Gjasula i cili luan me Paderbornin dhe janë përfshirë Kristi Qose dhe Keidi Bare.
Sakaq, në repartin ofensiv është lënë jashtë Armando Sadiku dhe Roshi dhe është rikthyer Rej Manaj.
Këto dy ndeshje mund të rezultojnë përcaktuese në fatin e Shqipërisë për këto eliminatore, teksa kuqezinjtë aktualisht renditen në vendin e katërt me 6 pikë.