Historia: Lirohet nga burgu “Analia” nga Manza e Durrësit, ja si i zhvati 60 milionë lekë drejtorit të Postës me anë të adresave false në Facebook

3 Shtator 2019, 16:09Kronika TEMA

Ka fituar lirinë me kusht Enertila Beqja, vajza nga Manza e Durrësi, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale arriti t’i zhvaste 60 milionë lekë drejtorit të postës Barush Ahmeti.

Mësohet se vendimi është marrë më 25 korrik të këtij viti nga gjyqtari Besnik Hoxha.

E reja vuante denimin në burgun 325 në Tiranë.

Në vitin 2018, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka vendosur dënimin me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale të “Mashtrimit” te parashikuar nga neni 143/3 të K.Penal. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Durrës.

Por me pretendimin se ka vuajtur mbi 2/3 e dënimit dhe plotëson të gjitha kriteret që parashikon dispozita e nenit 64 te Kodit Penal, kërkuesja ka kerkuar lirimin me kusht, thuhet në dekalratën e siguruar nga Fax Web.

Historia:

Enertila Beqja mashtroi përmes njohjes në ‘’facebook” një 30-vjeçar, i cili rezulton të ishte Drejtori i Postës në zonën e Manzës. Në harkun kohor të dy viteve ajo i ka zhvatur atij rreth 60 milionë lekë të vjetra,

Sipas asaj që vetë Beqja ka deklaruar, qëllimi nuk ka qenë për ta zhvatur 30- vjeçarin, por nuk mund t’i dilte në takim pasi ai mund të zhgënjehej nga pamja e saj.

Ajo ka pohuar se i dashuri i saj virtual mendonte se në foton e profilit ishte pikërisht ajo, ndërkohë që 27- vjeçarja fshihej pas bukurisë së një aktoreje venezueliane.

Pas arrestimit, ajo ka treguar me detaje historinë, duke u shprehur se fillimisht ka pasur qëllime të lidhej me djalin, por gënjeshtra me fotografinë ka bërë që ajo të mos merrte guximin për ta takuar përballë, e bindur se ai do të zhgënjehej dhe do ta braktiste.

“Kisha frikë se më linte, prandaj kjo histori përfundoi kështu”, është shprehur ajo në Polici. “Panorama” e zbardh të plotë deklaratën e saj, dhënë dje në Policinë e Durrësit pas arrestimit.

Sakaq, “mësohet se kur ka shkuar Policia ta arrestojë, e reja është shprehur se ishte dhe e fejuar dhe shtatzënë.

“Jam shtatzënë mos më arrestoni, se jam e fejuar”, ka thënë ajo.

Nisur nga deklaratat e saj, policia e ka çuar për një vizitë tek mjeku specialist dhe i janë bërë analizat, por ka rezultuar se nuk ka qenë shtatzënë.

Po kush ishte ‘’viktima” e mashtrimit:

Barush Ahmeti, drejtor i postës në Manëz e ka kuptuar lojën e 27- vjeçares dhe e ka denoncuar atë në polici. Policia bëri me dije se është duke hetuar në lidhje me mashtrimin financiar të bërë nga 27-vjeçarja Enertila Beqja, e arrestuar për mashtrimin prej 60 milionë lekësh të vjetër.

Vajza kishte pikasur që djali ishte mirë nga gjendja ekonomike, pasi vetë ai punonte në një institucion shtetëror dhe vëllezërit i kishte emigrantë në Itali e Gjermani.

Këtu ajo nisi “sulmin” duke i kërkuar para, bizhu e veshmbathje. I riu është prekur nga hallet e vajzës, e cila i shkruante se familja e saj ishte në gjendje të vështirë ekonomike.

Kështu, altruizmi i tij e kaloi cakun duke i besuar së resë shumën e 60 milionë lekëve, ndonëse ajo gjente mënyra për ta evituar takimin prej më shumë se dy vitesh me të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje