Në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Islandës, ka dalë edhe mbrojtësi Elseid Hysaj.
Duke qenë se Mavraj e nis nga stoli takimin, atëherë shkodrani do të jetë kapiten, ndërsa është shprehur se është nder për të shiriti i kapitenit dhe se në Kombëtare nuk vijnë për para.
“Atmosfera nuk është se jemi të gëzuar me rezultatin por të gjithë e dimë se Franca është kampione bote dhe ka lojtarë me shumë vlerë nga Shqipëria, duhet ta harrojmë atë ndeshje se ka skuadër më të fortë se ne, të gjithë do ta kenë, duhet ta harrojmë atë ndeshje, se trajneri na ka dhënë besimin dhe të gjithë jemi të përqendruar te ndeshja e nesërme për të bërë më të mirën.
Jam gjithmonë i kënaqur të kem shiritin e kapitenit se është nder të përfaqësosh një komb si Shqipëria, nuk kam frikë ta mbaj, kam fat me ndeshjet se kemi fituar e shpresoj të fitojmë se jemi përgatitur shumë mirë.
Me Francën e dimë të gjithë se kemi pas probleme me zhgënjime, tifozeri e ata që flasin në rrjetet sociale, janë pak ata që ofendojnë, janë të gjithë ata pas kompjuterit që ofendojnë, është normale që një lojtar të gabojë në fushë, nuk është e drejtë të ofendohet e sulmohet kot, ne vijmë këtu jo për të luajtur për para.
Ne vijmë për të dhënë maksimumin, pas ndeshjes me Francën ishim keq se e ndjejmë, ne bëmë lojën tonë, futbolli kështu është. Njerëzit duhet ta dinë të gjithë se nuk besoj se ka njeri që nuk jep 100 me Shqipërinë.
Me të vërtetë njerëzit mendonin se mund të fitonim në Francë? Ajo ka lojtarëe të cilët janë sa vlera e gjithë ekipit tonë. Kosovës i them thjesht urim dhe të vazhdojnë si janë duke bërë, besoj se ata kanë zjarrin që kishim ne në fillim siç e kishte Kombëtarja kur filluam dhe uroj të vazhdojnë kështu siç janë”, u shpreh Hysaj.
Puna eshte qe jeni meze te gjithe ju.I pari ti vete.U duk
Kingsley Coman si me qene Mesi.Te beni corap fare.
Mos beni premtime kot,po shtrojuni punes e mbanin
koken poshte.
Pastaj,edhe Anceloti do te te kishte ne formacion,po te uli ne stol.
Duhet pak me guxim.Me agresiv,me deshire,e shume
djerse
O hysaj, shqiptareve nuk është meritë tu justifikohesh me faktin se nuk vjen të luash me para. E ke thënë dhe herë tjetër këtë, por bën mirë të mos ta përsërisësh më. E di pse,,,,,, ta provojë një herë trajneri pikërisht në këtë periudhë të të mos thërrasë në kombëtare. Shkon pikiatë o hysaj, se as Catanzaro nuk do të të kërkojë. Pra lekë nuk merr,,, por luan ama kundër kampionëve të botës në Francë. Është goxha vitrinë… Në të cilën pa ekzagjerim le nam. Skandal. Shajnë mavrajn,,, po mire ishte më u mar me ty. Mirë do ishte qe te kishe një çakmak në fushë,,, jo për gjë po kur ta nizte kingsley coman,,, ti thoshe… Na se ta nez vllai. Se per gjë tjetër nuk ishe.
qe nga casti qe ky shkoi ne xhami me mavrajn iku edhe ky per lesh,,,harrova lojtar leshi
Po na rritet nje brez pa gjak. Keta lojtare nuk kane nerv. Si mundet qe nje prpofesionist i Napolit apo nje skuadre tjeter te liges se pare te justifikohet me gjepura te tilla? Me kete mentalitet keta lojtare nuk shkojne larg. Buke hane Francezet, buke hani dhe ju. Levizeni pak me shume bythen. Mbreme lozi gjermania me irlanden e veriut. Edhe irlandezet jane ekip i vogel por ne fushe nuk u pa diference e madhe me Gjermanet sepse Irlandezet vraponin me shume.
Sa veshtire e lane shqiptaret te jene kokeulur dhe puntore. Sidomos ata pe qyteti.