Nga Mero Baze
Ndërsa fati i mëtejshëm i Ilir Metës si President tani e tutje do të jetë në dorë të Kuvendit të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese, pasi Komisioni i Venecias ka provuar se ka shkelur Kushtetutën, çështja e legjitimitetit të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit është një çështje që është mbyllur nga Komisioni i Venecias, duke çertifikuar legjitimitetin jurdik të tyre, çka është një nga 9 kushtet e Bundestagut.
Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias, gjithë arsyetimin për shkeljet kushtetuese të Presidentit, tejkalimin e kompetencave të tij dhe bojkotin e opozitës, e mbështet vetëm mbi faktin se zgjedhjet e 30 Qershorit ishin legjitime, dhe se ato nuk mund të shtyheshin për arsyet që paraqiti Presidenti dhe opozita. Madje opinioni i “Venecias”, e konsideron sukses faktin që përpjekja e opozitës për të bojkotuar zgjedhjet, si një përpjekje për të ndërprerë rendin kushtetues të vendit, dështoi.
Komisioni i Venecias, e ka parë 30 qershorin në të gjitha aspektet.
E ka parë si një datë zgjedhjesh kushtetuese, që nuk mund të shtyhej, pasi prishte kontratën civile të partive në garë me aktorë të tjerë, e ka parë si datë besimi të qytetarëve shqiptarë për të votuar, e ka parë si një kufi legjitimiteti pushteti për të zgjedhurit në detyrë dhe mbi të gjitha, përpjekjen për shtyrje e ka parë si përpjekje për të bllokuar rendin kushtetues në vend.
Të gjitha arsyetimet e opinionit të Komisionit të Venecias, mbështeten mbi legjitimitetin e 30 qershorit.
Kështu që tanimë, nga 9 kushtet e Bundestagut, ajo e verfikimit të legjitimitetit juridik të 30 qershorit, për të cilën është gëzuar më shumë opozita, praktikisht ka rënë, pasi është vërtetuar nga një prej institucioneve më prestigjioze europiane për të drejtën kushtetuese, tek e cila duhet të referohet dhe Gjykata jonë Kushtetuese.
Duke marrë fund debati mbi legjitimitetin e 30 qershorit, nga ana tjetër duhet të bjerë edhe konsiderimi prej opozitës i këtyre zgjedhjeve si të papranueshme dhe kërkesat për përsëritjen e tyre. Ashtu sië e ka thënë qartë opinioni i “Venecias”, bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve, nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Zgjedhjet e 30 qershorit kësisoj nuk mund të jenë më, as objekt bisedash në tryeza partiake dhe as ofertë për kompensim politik për opozitën.
Ato duhet të mbeten ashtu siç u zhvilluan, një betejë mes atyre që deshën të ndalnin rendin kushtetues përmes bojkotit dhe atyre që donin të mbronin atë, duke u kthyer kështu në një precedent historik për Shqipërinë, ku për fat të mirë, ka fituar rendi kushtetues.
Ky shembull do të shërbejë në një periudhë afatgjatë, e ndoshta të përjetëshme në Shqipëri, që askush më, të mos guxojë të përdorë bojkotin si shantazh politik dhe si kërcënim për rendin kushtetues. Do të na shpëtojë mes të tjerash nga oferta për pazar për Lulzim Bashën një herë në dy vjet.
Ata që tentuan bojkotin, sot janë jashtë sistemit dhe nuk mund të rikthehen në sistem duke zhbërë humbjen e tyre më të madhe zgjedhjet e 30 qershorit, por duke pranuar çmimin e hidhur të bojkotit dhe duke e nisur nga zero.
Opinioni i Komisionit të Venecias për 30 qershorin është historik, dhe është një rishkruajtje me gërma të mëdha i ndëshkimit, që duhet të marrin të gjithë ata, që pafuqinë politike duan ta zëvendësojnë me minim të sistemit dhe dhunim të rendit kushtetues.
Komisioni i Venecias kur ka deklaruar shkeljen e Kushtetutës nga Presidenti, e ka bërë duke gjykuar për legjitimitetin e 30 qershorit. Dhe këtë e ka bërë duke qenë qartazi, haptazi dhe me shumë vendosmëri në anën e 30 qershorit. Kjo është një humbje më e rëndë për opozitën, se sa humbja e Ilir Metës si President. Se në fund të fundit Ilir Metën aty nëpër këmbë do ta kenë, por 30 qershorin e kanë humbur përgjithmonë, jo vetëm si shans politik, por dhe si shantazh elektoral. Ky është dhe lajmi më i keq për opozitën nga Komisioni i Venecias. Dhe këtë e kanë bërë me duart e tyre.
E djathta do frymë, liderin e ka në letargji ?!?
Ata qe bene bojkotin sot jane jashte sistemt , por ata jane gjysma e elektoratir shqiotar , nuk jane kompania e hajduteve dhe trafikanteve te droges se Saimir Tahirit dhe Edi Rames
Ndaj me perfaquesit e kesaj pjese te elektoratit duhet gjetur gjuha e perbashket ,
Jo te ecet me gjuhen e forces se hajduteve te votave ,
te cilet eshe kur bejne zgjedhjet vetem me veten e tyre i vjedhin votat ,
lere me pastaj me kundershtatet politike
Venecia ka vepruar komplet nen frymen e interesit te Muxhahedineve te Tiranes,
te cilet qe kur erdhen ne Tirane po na caktpjne ligjet dhe regullat e tyre te pista ,
duke perdorur here sharlatanin Palmer dhe here Komisionin e Venecias
Absolutisht ne duhet te gjykojme me drejtesi vete, dhe te mos ketkojme mendimin e askujt nga te huajt ,
sepse mendimi i te hiajve esht i infektuar mga komflikti i interesit re shteteve qe perfaqsojne
Ne duhet ta kuptojne se nqs Opozita nuk pranon te marri pjese ne zgjedhje ,
atehere duhet te ulemi dhe te plotesojme kushtet e Opozites , kushdo qofte ne Opozite. Keshtu funksionon Demokraci , nuk funksionon duke e shtypur Opoziten me cdo mjet
Dhe biles dhet ta vendosim edhe ne kushtetute qe te mos behen zgjedhje ,
nqs Opozita nuk pranon te marri pjes ne zgjedhje ‘
Dhe keshtu zgjidhet perfundimsht nje handikap kryesor qe na ndodh neve ne zgjedhjet ne Shqiperi
Ne kete menyre gjithmone pushteti do te veproje me ndershmeri ne votime dhe nuk mundohet te abuzoje me pushtetin , te vjedhi votat app te beje pasrejtesi te ndryshme , epse do ndeshet me kercenimin e Opozites per mos pjesmarrje
Vetem ne kete menyre, zgjidhet ky konflikt inperjteshem midis pushtetit dhe opozites ,
Plus pastaj qe japim edhe nje shembull shum te mire tek Kosova
O Rajmond gabeli, po ça ke o bythzi qe hyn ne punet e shqiptareve, rri shiko hallin tend e pi ndonje gote raki e merrja ndonje kenge gabelesh… dava bythzinjsh…
Pse ?
A di te lexoje Vasili i LSI -se dhe ae kupton ai IDIOT SHKOLLEPAK keto qe jane shkruar e zeza mbi te bardhe??????.Por idiot i vertete eshte ai dhe jo populli.
Fajin e ka Venecja qe merret me bagla të thartuara.
Je me i miri nga te gjithe gazetaret Le te jete emri i MERO BAZES shembull per te tjeret gazetatar te cilet jane bere pjese e partive politike per interesat e tyre me servilizmat dhe qe shremberojne cdo informcion ne iteres te krahut te tyre Respekte Mero Baze
Nuk kishte e nuk dinte cte bente tjeter me pushtetin PS e ndaj hyri ne zgjedhje se gjoja po punoj..Dhe gomari e di qe dhe sikur te mos ish anulluar dekreti por te mos hynte opozita reale zgjedhjet nuk jsne as legale,as legjitime e as demokratike a te dobishme.
Venecia legjitimon 30 qershorin agjenti i Hollandes Lulezime Basha do te destabilizoi vendin…..
A ka sherbime inteligjente ky vend se shish dihet qe eshte nje cope mish.
Lajmi me i keq z. Mero eshte qe Venecja nuk e quajti shkelje te rende aktin e Presidentit per shtyrjen e zgjedhjeve .Vetem kalim kopetencash qe do te thote nje gabin i pa rendesishem per fatin e zgjedhjeve .Do te shpreheshin ndryshe nese vendimi i Presidentit do te shoqerohej me skandale ne zgjedhjet vendore .Perplasjet qe ndodhen dhe mos bindjet nuk paten efekte negative .Vendimi i Venecjes kenaqi te dy palet . Rama shkoje ne zgjedhje sic i donte dhe ja miratuan Metes me ate qe beri ju terhoq veshi .Cfitoje barku i trazuar i popullit nga kjo maratone . Ju la ne barke shterngata e fryre artificjalishte .Rama krekoset e Meta shtegeton neper Shqiperi e bote per tu argetuar .
Lecim i tekstit
venecia i eshte pergjigjur kerkeses se kuvendit,duke theksuar rolin e gjukates kushtetuese per vleresimin e shkalles dhe pergjegjesise..ato dalin nga komisioni parlamentar,debati ne seancen e posacme parlamentare dhe ne gjukaten kushtetuese qe ve vulen.analiza e z.mero eshte e sakte ,si gjithenje.respekte.