Më 31 tetor, Britania e Madhe do të “bëjë gati valixhet” dhe do të largohet nga Bashkimi Evropian, me apo pa marrëveshje. Kryeministri britanik Boris Johnson përsëriti deklaratën e tij të fortë në një artikull të botuar në “Sun” dhe “Daily Express”.
“Pas dhjetë viteve fushatë, tre vjet diskutime dhe muaj të tërë shtyrjesh të pakuptimta, tani kanë mbetur edhe 25 ditë derisa anëtarësimi i Mbretërisë së Bashkuar në BE të marrë fund. Më 31 tetor do të paketojmë çantat dhe do të largohemi. Ajo çka mbetet është nëse Brukseli do të na përshëndesë me një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët apo nëse do të detyrohemi të lëmë vetë”, shkruan ish-ministri i Jashtëm, duke aluduar edhe për një mosmarrëveshjeje të mundshme me Bashkimin Evropian.
Edhe Brukseli nga ana tjetër nuk ka ndërmend të marrë ndonjë përgjegjësi. Vetëm dje në një ngjarje të organizuar nga Le Monde në Paris, kryenegociatori evropian Michelle Barnier bëri të qartë se një Brexit “do të ishte zgjedhja e Mbretërisë së Bashkuar”.