Yuri Kim në Senat: Shumë pak vende në botë, na duan si Shqipëria. Ata kanë qenë besnikë ndaj nesh, ndaj duhet t’i mbajmë pranë

29 Tetor 2019, 20:46Politika TEMA

Yuri Kim ka dalë sot përpara Komisionit për Politikën e Jashtme në Senatin amerikan ku ka folur për prioritet nëse emërohet ambasadore në Shqipëri.

Në deklaratën përpara senatorëve, Yuri Kim u fokusua në tre pika kryesore sa i përket objektivave të saj si ambasadore në Tiranë.

Fillimisht, tha Kim, do të inkurajoj Shqipërinë të vijojë me kursin e qëndrueshëm për të arritur në 2% të investimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024, që kështu Shqipëria të jetë edhe më e fuqishme dhe e aftë si aleate.

Yuri Kim theksoi si pikë të dytë zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

“Së dyti, do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjehërshëm, unë do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh Kim.

Së treti, tha Kim, do të punoj për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet.

Në hyrje të fjalimit të saj, kandidatja për ambasadore vlerësoi simpatinë dhe besnikërinë që shqiptarët kanë shfaqur ndaj SHBA-së.

“Shumë pak miq e kanë përqafuar më ngrohtë SHBA – sondazhe pas sondazhe tregojnë se mbështetja e shqiptarëve për SHBA-në mbetet më e larta në botë.

Shumë pak miq kanë qenë më besnikë – trupat shqiptarë kanë qenë në anën tonë në Afganistan, Kosovë, Bosnje dhe krahun lindor të NATO-s. Dhe pak partnerë janë kaq të gatshëm për të bërë më shumë me SHBA-në.

Ne kemi miq të fuqishëm dhe besnikë në Shqipëri, dhe është e domosdoshme që ne mbajmë pranë miq si Shqipëria, veçanërisht përballë sfidave strategjike ndaj interesave, vlerave dhe institucioneve të përbashkëta”, u shpreh Kim.

Kandidatja amerikane për ambasadore në Tiranë, deklaroi përpara senatorëve se problemi dhe rreziku më i madh për Shqipërinë nuk paraqitet nga Rusia, por nga Kina.

Gjatë seancës në Komisionin për Politikën e Jashtme, Kim theksoi se Kina përbën problem në Shqipëri për shkak të investimeve dhe komplikimeve politike që ato mund të sjellin.

Yuri Kim u pyet nga senatorët edhe për muxhahedinët që jetojnë në Shqipëri.

“Kemi punuar shumë afër me Qeveritë shqiptare, janë 3 mijë persona që jetojnë në periferi të kryeqytetit.

Synimi ynë numër një është që ata të jenë të sigurtë, por edhe të integrohen në Shqipëri, si dhe të jenë qytetarë produktivë”, tha kandidatja për ambasadore.

27 komente në “Yuri Kim në Senat: Shumë pak vende në botë, na duan si Shqipëria. Ata kanë qenë besnikë ndaj nesh, ndaj duhet t’i mbajmë pranë”

  1. Dori says:

    Jo vetem ju duam si SHBA, por kemi bere krushqi edhe me koreanet e SHBA-se
    Hajde krushke se po te presim!

    1. Ec e pirdh, ?‍♂️? ? says:

      ?✌️ me ke dhi fare… hajde krushka Koreane.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Yes mam!!!

  3. Arber says:

    I ngjaka shume Doni Lu-se. Shpresojme te jete si ai dhe Romana, t’merri i politikaneve te korruptuar.

  4. ***** says:

    Ne te kundert nga ajo se cfare ka shprehur zonja ne fjale, per Shqiperine nuk eshte Kina rreziku kryesor; per Korene vendin e origjines se e zonjes Kim mund te jete Kina rrezik, por jo per Shqiperine.

  5. Jorgo says:

    Fjalim shume i sakte dhe kuptimplote

  6. Futja kot says:

    Te fortin e duan te gjithe. Dhe ata qe s’e duan.

  7. Komentuesi says:

    Sapo te vij ambasadorja,zonja Kim ne Tirane,i pari qe do ti beje elozhe dhe do sereviloset asaj,do jete Lulzim Basha.Ai do mburret para saj se, ne shqiperi jam une me pd-ke dhe nuk ka asnje tjeter ta çoi shqiperine perpara.Te shohim,do t’a haj kete kokerr ulliri te papjekur zonja Kim apo jo.Ndoshta i thot edhe ajo ashtu siç tha zoti Arvizu “yll ne ngjitje”.Zoti na ruajt.

  8. Raimond vlonjati says:

    Kjo qenka inteligjente jo vetem si politikane , por edhe si Ekonomiste ,
    Bravo se nje Ambasadore e tille , do ndihmoje edhe bizneset e Shqiperise te njohen ne United States ,
    Por do nxisi edhe Bizneset Amerikane te vijne ne Shqiperi

    Do Zoti vjen kjo Zonja , se kjo esht tamam per te na ndihmuar ne ritjen e bizneseve dhe ne luften kunder papunise .

    I wish her being approved , to come and work in Albania

    We are looking forward to see You , as the next US Ambassador in Albania !
    Fingers crosed ?

  9. Baton DR says:

    Kjo çupa i paska topet më të mëdhaja se të Makronit..jo se duhet shumë po

  10. Baton DR says:

    Kurse atë punën e Rusisë pa rrezik merreni më shtruar…se populli me të vërtetë është në hasmëri me sllavët dh u ka mbyllur derën… po këta bejlerët tanë na i kanë futur dy herë nga dritarja se…një herë naltmadhnia dhe njëherë xhaxhi….

  11. anton says:

    kush te na jape thesin e miellit,eshte dashamiri i jone.

  12. ALBAN DEGA says:

    ARDHESH E BARDHE !

    . Shqiptaret e duan dhe e kane per krenari e nder ta duan SHBA-ne dhe amerikanet per 1001 aresye….
    Po ndalin vetem nje kryesoret:

    1- Asnje shtet ose komb tjeter me Bote nuk e meriton dashurine e tyre.

    2- Sepse pa ju nuk do ishim asnje r jo me dy shtete shqiptare ne Ballkan ose do te ishim qe me mire mos ishim!

    3- Shqiptaret u duan sepse ne castet me te veshtira “ to be or not to be” ju na u gjendet si askush tjeter!

    4-Shqiptaret e kane detyrim njerezor, moral e kombetar tu duan sepse ju na deshet e na ndihmuat ne cdo cast kuc per mbijetesen tone

    5- Shqiptaret u kane borxh edhe jeten sepse pa ju , pa perkrahjen dhe ndihmen tuaj Shqiperia do ishte copetuar edhe me e Kosova do te ishte sot nje komune me shumice ose krejt serbe e asesi e lire dhe pavarur.

    6- Shqiptaret mendjendritur e atdhetare te vertete si Imzot Fan Noli etj. ne castet me te veshtira e kishin shpresen dhe frymezimim tek “ Shtetet e Bekueme te Amerikes” sic i quante gjyshi im nga nena Imami Elez Hoxha i Berishes ne kohen e koleres kur nuk lejohej as te perdorej emri zyrtar i saj…

    7- “ Mbahu neno mos ki frike se ke djale ne Amerike!” ishte ai kushtrim qe nuk bente dallim midis djemeve te ardhur apo te lindur ne SHBA…. dhe qe perdoret edhe sot jo vetem nga shqiptaro- amerikanet ne SHBA por kudo ne Bote !

    8- Dashuria e shqiptareve per SHBA-ne eshte jo vetem vlere e shtuar e virtut, por eshte kthyer me kult per mbare shqiptaret kudo ne Bote.

    9- Aq e madhe eshte ajo sa edhe CNN e “ The New York Times” shkruan gjate vizites se pare te nje Presidenti Amerikan me Shqiperi se ai “ ishte me i sigurte ne Tirane se ne Washington…” dhe se “ sherbimi sekret amerikan e pati te lehte detyren e tij me saje te dashurise se shqiptareve per SHBA-ne dhe ate vet”

    10- 95 per qind e shqiptareve, 70 per qind myslimane si popull, jane proamerikane ne Bote, “ bile edhe me proamerikane se vete amerikanet”, sic ka deklarur nje nder ambasadoret e SHBA-se ne Shqiperi…

    11- A nuk deshmon per kete edhe kushtrimi i rinise dhe ai mbareoopullor shqiptar ne rruget e sheshet e Tiranes dhe mbare Shqiperise “ E duam Shqiperine si Amerika Demokratike ….! “ ne fillimvitet 90!….

    1001 aresye….Faktet, deshmite e gjalla me shkrim e me goje ne shtypin dhe kujtimet e shqiptareve brenda e jashte Shqiperise per kete dashuri te natyreshme dhe te sprovuar ne ditet me te veshtira, por edhe me te mira te popullit e kombit tone, ne te keq e ne te mire…
    Ndaj faleminderit dhe miresevini ne Shqiperi Shkelqesia Ambasadore e re e SHBA-se ne Shqiperi Yuri Kim!
    Ardhesh e Bardhe, urojme nga vendlindja ime, domethene me fatbardhesi per ju si mike dhe per ne si popull !

    1. Bujar Kamberi says:

      Koment shume i bukur dhe i qarte ??????

    2. Mondi says:

      Bravo sikur ta kisha shkruar vete ?

  13. ALBAN DEGA says:

    Kush e kruan me Shtetet e Bashkuara te Amerikes … e han leshin e Marikes!
    Eshte nje shprehje e babait tim te nderuar Ram Dega , veteran i Luftes Nacional Clirimtare, ne kohen kur Xhorxh Bushi i ri urdheroi sulmin kunder Al Keidas e Ben Ladenit ne Afganistán!
    Kush ka dyshim te kujtoje fundin e merituar te Bin Kadenit dhe Al Bagdatit e shume kanibaleve te tjere
    Sepse Shtetet e Bekueme te Amerikes, sic i quante gjyshi im, Imami i nderuar Elez Hoxhe Berisha, jane ora mitike e Shqiperise si shtet dhe shqiptareve kudo ne Bote si komb.
    Sepse dashuria e shqiptareve per Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte nje vlere, eshte nje mit, eshte kult i shqiptareve tash e te pakten 106 vjet nga Ismail Qemali dhe 80 vjet me pare nga Wodrow Vilsoni, qe per hir te tyre u perplas edhe me aleatin e tij kryesor te saj ne Evrope Kryeministrin e Britanise se Madhe. Deshmi te pakundershtueshme me shkrim…
    Ja cfare ka deklaruar Babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora per gazeten italiane “ Il Giornale” me 24 Nentor 1912, pra 4 dite para shpalljes se saj ne Bari te Italise :
    “ Po te behej nje Referendum popullor ne Shqiperi sot Rusvelti ( Presidenti i atehershem i SHBA ) do te fitonte shumicen dermuese te votave per kryetar te saj”
    A nuk flet me mire se cdo koment e tonelata opinionesh e anuslistash te Oturakut mediatik SaLike Putinist, ky “Dialog gjatë Konferencës së Paqes, Paris 1919 botuar nga gazetari me skrupuloz shqiptar Roland Qafoku me 23 qershor 2019 ne gazeten me te lexuar shqiptare “ Tema” te Mero Bazes:

    “Kryeministri i Britanisë, George Lloyd: -Vërtetë sdi çdo bëhet me shqiptarët, përveçse të presin fytet e njëri-tjetrit. Shqipëria do të bëhet si malësitë e Skocisë në shekullin e 15-të.

    Presidenti i SHBA, Thomas Woodrow Wilson:
    – Mister Lloyd, së pari mos fol keq për malet e Skocisë sepse është vendi i orgjinës së familjes sime. Së dyti, SHBA nuk do ti bëjë kurrë padrejtësi shqiptarëve dhe Shqipërisë.

    Mjafton ky dialog për të kuptuar qartë se mentori ynë i pazëvendësueshëm që në ngjizje të shtetit e deri më sot kanë qenë dhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës… “

    Ky dokument monumental u be frymezim per poezine shkruar ate dite :

    SHBA TE QOFSHIM FALE !

    Te kemi Nene
    e na ke djale
    Ke shume vepra
    e pak fjale!
    Ca te degjuar
    ca bukeshkale
    Ca skiftere
    e ca si Sale
    Nga fiqiri
    krejt kane dale!
    Nga SPAK BKH
    e Vetingu
    Si qene lehin
    nga veringu
    Si Gebelsi
    si Geringu !
    Cjerrur zeri
    care laringu!
    Molotove e
    bomba tymi
    Me Fake news
    Nga Djall Putini !
    Se vetingu me
    drejtesine
    U kane kallur l
    lemerine!
    Tym e flake
    duan Shqiperine!
    Si Likja me Saline
    Te shpetojne
    SaLikekracine!
    Serial vrasjet
    kusarine
    Krime Hage
    mbajne mbi shpine!
    Mina tritol
    nen lirine
    E rrenuan
    demokracine!
    Mbi 15 here
    e zhbene Shqiperine!
    Nene e babe
    e kane Rusine!
    Amerike o nenemadhe
    Fjala jote peshe sa male!
    Veprat tua monumentale!
    E duam Shqiperine si
    Amerika Demokratike !
    Se eshte
    Ora jone mitike !
    Eshte nena e lirise
    Eshte Shpetimi
    i Shqiperise
    Fatbardhesia
    e Shqiptarise !
    Zoti i bekofte Shtetet e Bekueme
    te Amerikes dhe Shqiperine !
    God bless Albania and USA !

    From: Alban Dega
    Date: June 23, 2019 at 11:04:42 PM EDT

  14. Genti says:

    Pordhe me ketchup per idiote!

  15. i çudituri says:

    Çi do llafet amerikani Xhejms Bejker e pa me syt etij se u shtruan qilmat dhe sexhadet ne rrug kur erdhi per here te pare ne Tirane . Edhe Bushi junior kur nuk e donin vet amerikanet dhe talleshin me te, ne Fushkruje e pritem si rrokstar. Duhej t’a kishte permendur edhe fjalen e urte popullore “Duaje atdhene si shqiptari Ameriken” ehee… Meqe mu kujtua, ka nje fjale te urte qe e perdorte gjyshja “Qerosi i do te gjithe po asnjeri nuk e do qerosin”

  16. ???????? says:

    Wurd up from the good ol’ ??. O sa mire me qene Amerikan dhe Shqipo.

  17. KORÇARI says:

    Si tha kjo, Muxhahedinët të bëhen qytetarë Shqiptarë ?????

  18. fantoma says:

    Haha…, haha…, haha…, hahahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa…………………………………….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Shqipot e varfër, pa shtyllë kurrizore, sahanlëpirësit e të fortëve (mjaftohen me një kockë dhe një “përrallë” të bukur), gazi i botës (por që nuk i do njëri në shtëpi), kanë qënë, janë dhe do të jenë…”me histori të lavdishme dhe baza e kulturës evropiane”, por që “ja u vodhën të tjerët”… ???!!! Të tjerat janë përralla dhe kurafeksulla për kokëboshët…! Mero “patrioti”, nuk do ta botojë komentin, sepse “e vërteta djeg, ndërsa përralla është e bukur”, por aq më bën…

  19. Njutoni N says:

    Sidoqe t ju vij o njeres ,bota e ardhme esht nji projekt i amerikes s sotme.
    Le t ket brexit,frenksit,apo hollandxit..
    Sado qe t kemi heqje brekesh te tilla per me kthy t kalumen tribale fisnore kur vetem po t kalojshe ke prona tjetrit merrshe leje e paguje,kto tip feudesh moderrne ku kombi behet barrier per njerzit e tjer te globit kjo gje esht e perkohshme dhe do vij koha qe gjith bota do jet si amerika sot ku s do ket leje viz apo prioritet nacjonal,por cdo banor do jet i njejt ne ligj e liri.
    Jo si sot.shko n zvicer je i huj.
    Shko n angli,duhet leje,
    Shko n kin s t lejn e s shko dot..e t mos flasim per n rusi ku t vrasin naten n gjum tu flejt n shpi tande.
    Do vij koha qe kudo ,we nga siberija kina japonija e gjer n europ angli e amerik bashk ,robi do ndjehet si jan sot shtetasit e shba brenda usa.
    Kjo esht e ardhmja.
    Prandaj amerika mbetet ideal per t gjith.
    Dhe shqiptart,si komb dobiç qe jan e ndjejn instiktivisht kte.
    S do ket rendsi ça je,nga vje nga europa nga afrika ,..do ket rendsi kush je sa i zoti dhe ca vlerash ke ,dhe normal kto maten me aftsin me bo lek.
    Pra ekonomi tregu global,e jo shtet nacjonal si Breksiti qe i hoqi breket europs demokratike.
    Prandaj ekziston fjala e urt popullore ,zoti e bekoft amerikn.

  20. CENI says:

    A thua ky model ambasadoresh qe zgjedh SHBA-j per ne ta kete burimin tek lidhja qe kemi patur ne kohen e diktatures me Kinezet?Mirsevjen Kinez i radhes dhe uroj te jesh i treti i verteti ,ku kisha kohe qe nuk gjeja dot dilemen se perse Berisha ridoli perseri ne skene keto dite pasi na kishte humbur qe pas largimit te shokut Lu!A thua se eshte i gezuar qe po vjen nje tjeter kallep i paraardhesve dhe mund te riquhet “burre shteti” e Luli “yll ne ngjitje”!!!!!!!!

  21. sidomos ato qe jane te bukura ,
    sexi -por budallacka ?

  22. madje sexi

    Rama duhet te gjej limen e duhur e ta mprehi
    te gjatin ,
    ta bej me maj ,
    nqs do me ja bo , rrespektu “pi.in e ri ne Fshat”

  23. Baton DR says:

    Rusëve këtu te Tema po u djeg shumë si lajm…hahahh
    Mos u mërzisni se do merret edhe me ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje