Kriza e Flamurtarit, Shpëtim Gjika: Na ktheni logon, se klasifikimin e kthejmë vetë

18 Dhjetor 2019, 19:31Sport TEMA

Ish kryebashkiaku dhe presidenti i skuadrës së Flamurtarit, Shpëtim Gjika, ka komentuar ecurinë e dobët të bregdetarëve në këtë sezon.

Në 16 javë ekipi vlonjat përveçse renditet në vendin e fundit në tabelë ka prerë biletën për në Kategorinë e Pare, ende gjatë këtij sezoni nuk ka marrë fitoren e parë.

Në një postim në rrjetet sociale Shpëtim Gjika shkruan:

“Na ktheni logon e Flamurtarit të paktën, se klasifikimin e kthejmë vetë”, ironizon Gjika.

Kujtojmë që me Gjikën si president Flamurtari ka qenë një ekip dinjitoz duke luftuar gjithnjë për vendet e para në renditje, duke marrë pjesë ne Kupat e Europes, si dhe duke fituar edhe trofe si Kupa e Shqipërisë.

Ndërsa këto vite ekipi kuqezi ka qenë në krizë dhe këtë po arrin pikën më të errët duke prerë biletën për një kategori më poshtë. (TemA)

2 komente në “Kriza e Flamurtarit, Shpëtim Gjika: Na ktheni logon, se klasifikimin e kthejmë vetë”

  1. Kellira says:

    Ky duhej te ishte ne burg me pizhama me viza.

  2. Pështo says:

    Bo sa kisha pa dëgjuar për këtë.
    Gjallë qenka ky? (Zot mos më degjo nqs PO se goja nuk sjell gjë)
    Po ça ka ky ka ngel pa lekë apo ben sikur.
    A është ky që e beri VL lesh e li si nga infrastruktura dhe me perçarjet.
    Apo s’ka gje se i rregulloi Edi nja dy gjëra..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje