Ronaldo shpjegon festimin e tij të famshëm “siuuu"

19 Dhjetor 2019, 10:14Sport TEMA

Cristiano Ronaldo siç nuk e keni parë kurrë më parë. I pamësuar shumë me konferenca për shtyp, kampioni i Juventusit bisedon me italianët dhe tifozët e Juventusit.

Dhe këtë e bën përmes “Linea Diletta”, një program i DAZN, i organizuar nga Diletta Leotta.

Një intervistë, që do të jetë e plotë në faqen e internetit dhe aplikacion, duke filluar nga e enjtja, 26 dhjetor.

Shumë tema të adresuara nga Cristiano Ronaldo. Disa serioze, të tjerat qesharake. Ashtu si festimi i tij i famshëm, i skalitur me atë “siuuu”, i cili tani është bërë marka e tij tregtare.

Ronaldo bërtet ashtu pas çdo goli, si dhe pasi fiton një “Top të Artë”. Por, nga vjen e gjitha kjo?

Misteri u zbulua, është vetë portugezi që e tregon atë:

“Unë fillova ta them atë kur isha te Real Madridi. Kur shënoja gol, fillova të them “siuuu”, nuk e di pse.

Më erdhi krejt natyrshëm. Më kujtohet paraprakisht në Los Angeles; kemi luajtur kundër Chelsea.

Shënova një gol dhe e bëra këtë (gjestin e ngazëllimit). Njerëzit më pyetën: pse e bëre?

Unë nuk e di, thjesht e bëra atë. Gjithmonë them se gjërat më të mira ndodhin në mënyrë natyrale”.

Një gjest natyral, që Ronaldo e përsëriti një herë, dy herë, tri herë… Derisa, në imagjinatën kolektive të tifozëve të futbollit, “siuuu” u bë pjesë e tij.

Këtë e dinë mirë tifozët e Real Madridit dhe, që nga vera e vitit 2018, ata të Juventusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje