Mark Marku, dramë e jo lajm!

23 Dhjetor 2019, 19:42Blog TEMA

Nga Ermir Hoxha

Vitet do i ikin, e me gjasë, ajo çfarë brezat do fiksojnë si trashëgimi nga “njeriu i letrave” Mark Marku – profesor komunikimi – do jetë hakërrimi i tij në studio televizive ndaj një deputeti, duke e kërcënuar me “shishe kokës”, shoqëruar me një shprehje stereotipe WC-iste nga zhargoni vulgar, e kjo, me pretendimin se njeriu përballë, Musa Ulqini në këtë rast, nuk po e linte të fliste. Pra Musa Ulqini, një emër nga tradita 30-vjeçare e PS-së, i cili nuk është njohur ndonjëherë për sjellje agresive e karakter problematik. Sigurisht, as për ndonjë njollë në biografinë politike.

E nga ana tjetër, Mark Marku është nga ata personazhe publike që i ka patur të hapura në katër kanatësh dritaret e shumëllojta mediatike, për ta thënën atë çka patur për ta thënë, dje e sot, pa e penguar kush.

Përplasja mes tyre në Opinion, shenjuar nga gjuha frelëshuar e Markut, u servir thjesht si lajm – siç thotë Dom Gjergji, për të shuar një kurreshtje njerëzore – e  jo si alarm për të ngacmuar një ndërgjegje njerëzore.

Akuzohet rëndon politika, për çdo të keqe shoqërore, e askush nuk kthen sytë te elita, të ajo pjesë që kanë pushtuar mendimin publik, e kanë monopolizuar atë, e cila po shpërfaq një degradim shqetësues në komunikimin publik. Mark Marku preku fundin atë të hënë në hapësirën e Fevziut, edhe falë një paskrupullsie të këtij të fundit për t’i katandisur në paçavurë debatet që organizon.

Dukshëm të frustruar, arrogantë, me një mungesë fisnikërie të lindur në komunikim publik, kjo elitë njerëzish mediatikë, të rreshtuar në llogoren anti-Rama, të dështuar për ta rivalizuar në çdo aspekt, kulturor dhe politik, nuk u ka mbetur vetëm të fusin në punë një fjalor nga më të ulëtit, duke shpalosur një pafuqi për të qenë bindës, imponues, deri dhe faktor ndikues në mendimin publik.

Nuk është Rama fatkeqësia e këtij vendi, por mungesa e çdo rivali të denjë, nga politika apo jeta publike, që do u ofrohej njerëzve si dritë shprese, si një ofertë ndryshe; më vizionare, më etike, më sfiduese, ndaj atij që sot drejton vendin. Dhe Mark Marku na bindi për këtë fatalitet shoqëror, që e bart sot sa politika, aq dhe elita publike.

Më e rëndë qe dhe ofeza e tij ndaj një gruaje, e cila mbante postin e zv/Sekretares së Përgjithshme në Kryeministri. Iu drejtua asaj që është bija e dikujt, motra e dikujt, gruaja e dikujt, nëna po ashtu ndoshta, duke i thënë se i “lëpinte këmbët kryeministrit”. Ishte i atillë ofendim, i atillë turp, dalë nga goja e një mësimdhënësi universitar me gradë, që duhej të kishte çuar direkt më e pakta në ndërprerjen e emisionit.

Dhe janë pra këta, kjo skotë, të cilët jo vetëm që kanë kontribute zero në vetëdijësimin shoqëror, në të qënit modele reference për mendimin, formimin, etikën, por që po ushqejnë, me ligjërimin e tyre të çakërdisur, edhe paskrupullsinë shoqërore. Ndërsa politikisht, janë bash këta që ia zgjasin pushtetin Ramës.

Nuk e kuptojnë, apo nuk duan të kuptojnë, se me këtë formë komunikimi, ata kurrë s’do mund të jenë një ofertë shoqërore, politike aq më pak. Por më tepër se kaq, ata shndërrohen në kontributorë të shprishjes morale të një shoqërie, rrënues të çdo standarti etik, të çdo edukate qytetare, të dënuar të mos jenë një histori personale suksesi, e për t’u fiksuar si mendje e vyera në ndër breza. Dhe kjo është dramë! Dramë kur të mendosh se paguhen për të formuar breza!

35 komente në “Mark Marku, dramë e jo lajm!”

  1. Rrema says:

    Tani duhet ta therrasim Mut Muti.

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Asnje politikan nuk duhet te pranoi te jet me Mark mitin ne studio
      Po ashtu me Fevziun Katranziun VETEM duhet bojkotuar
      Fevziu nje LEGEN I SALI LUGATIT
      Nuk duhet te pranoin studjot qe jan pran PD e Lsi
      Jan kundra CDO te mire qe behen per shqiperin

    2. Bureto says:

      Në një kuptimin më të gjerë të intelektualit apo intelektualizmit, Mark Marku është mjerimi i tyre. Turp për fakultetin që e ka në gjirin e tij dhe mjerë studentët kë kanë pedagog.

  2. Shqiptari says:

    Mak Mak Mak Mak….,Marku.???

    1. vang says:

      Mark MARKU me ate pamje duket sikur nuk i ka kaluar te gjitha fazat e zhvillimit njerzor dhe jo te te japi peshtypjen e nje intelektuali.Njeri prehisorik.

    2. Shenjestra says:

      Disa politikan,kur dalin neper emisione sidomes te Fevziu apo Eni Vasili,e kane si metode pune qe nuk u len radhe te tjereve te flasin dhe nderhyjn ne mes te fjales tjerit duke ja nderpre.Kete metode e kane te theksuar me shume Basha,Moniçka.Keta e bejne kete qe te mos u nxierin kleçkat qe ata kane.Pra ata kane frike dhe u ndepresin fjalen.Ndersa Mark Muti,me falni Marku, eshte turpi i shoqeris dhe fatkeqesi qe eshte pedagog.Shihet se si i edukon njerzit ky monster e keqe me nje banalitet kaq te madh.Syt e tij si te miut te jep pershtypejen se nuk vlen as per ne stallen e gomareve.

      1. treu says:

        eshte me se e vertete “shenjestra” , une kame me shume se nje 20 vjet ne nje qe jetoj ne nje vend perndimor por kurre nuk kame pare emisione sic drejtojne Fejzua dhe Eni. TE ftuarit e emisionit jane te barbarie pavarsisht se kush eshte dhe cfare pikpamje shprehin dhe mbrojne ,kurre nuk nderhyjne ne njeri tjetri, ofendojne, te demostrojne force app xheste ne shprehje fytyre e levizje gjymtyresh sic bejne Mark M.. Marku, Neritan Ceka, Peco Vasili, Lubonja , e shume te tjere qe te ngjallin krupen kur i shikon.

  3. Juristi says:

    E perseri e ke ne sudio sot,neser Mark Markun.E fton “intelektuali” Blendi Fevziu.Kjo eshte Shqiperia,qe suporton klasen me te ulet intelektuale neper tv,kazane,portale,parlament,qeveri,partira etj.

  4. Shqiptari says:

    Ju lumte z. Hoxha ! Ky “pedagog” paguhet per te formuar breza.
    Eshte nje fatkeqesi kombetare !!!

    1. Baba Xhikja says:

      ?ark ?arku professor i shqyer.

  5. Nje ligj kunder babalitetit eshte i nevojshem. says:

    mark-marku eshte nje banal. Sjellja e tij eshte nje sjellje tipike e nje njeriu te ndotur, qe megjithe postet apo pozicionin e ”edukatorit”, eshte shndrruar ne nje ndotes mizerabel. Ndotja e tij fillon sigurisht ne qelizen baze te shoqerise, ne familjen e tij, ne mjedisin, ku ai ushtron çoroditjen, ne rrethin e tij shoqeror dhe ne formimin e tij.
    mm, apo mark-marku, ngushellohet se ai nuk eshte vetem, ka plote shoke te rruges, te politikes, te administrates etj.
    Turp per mediat shqiptare, qe therresin perpara ekraneve njerez te degraduar te kesaj derexheje.
    Personalisht ndjej peshtirosje per keta tipa dhe drejtuesit e emisioneve te tille televizive.
    Porosia ime: -Qytetare te nderuar! Mbroni femijet nga keta armiq te shpirtit, nga keta mburravece te ndyre! Me kete liri, qe kane keta arrogante te shthurur, antikultura neser do te behet diçka normale. Ky do te jete fundi i nje shoqerie njerezore te pashprese per te ardhme.

  6. Sali Jani says:

    Mik,nuk le gje pa i thene dhe shume mire bere,nuk i hiqet presje,analizes tende,nuk mund te kete qeverisje te mire,pa nje opozite konkuruse,opozita e sotme,eshte qeverisja e djeshme,me ze dhe me figure,dihen bemat e tyre dhe nuk harrohen kollaj,prandaj Shqipetaret nuk kane kohe te presin kur te behet ky vend,ata do ikin ne ato vende qe jane bere me kohe dhe gjerat funksionojne me se miri,ketu do mbesin te pa zotet,si pleq e plaka,dembelet,keta ajka e kombit,qe nuk ju mungon asgje,qe i kane dhene vetes pasuri pa fund,tituj shkencore,grada,qe bllokojne televizoret ne menuren me te neveritshme,qe dhe vete nuk e besojne si arriten deri aty,si i bene gjithe kete pasuri dhe pushtet,keta,nje pjese e mire tyre jane me te pa skrupullit,me hajdutet,me idiotet,njerez pa ideal dhe origjine,qe mundohen me idiotsine tyre tu imponohen publikut,duke u bere c’do dite dhe ore,me te neveritshmit

  7. Jo per gje... says:

    Nje bravo!

  8. piro says:

    Ekselent z.Hoxha ,ka ardhur koha qe intelektualet duhet te ngrihen kunder ketyre idoterve me grada te sistemit Berishjan!Kjo kategori duhet fshire me fshese si plehra qe ndotin ambientin qytetar!Kafshet e egra e kane vendin ne pyll !

  9. ShkoDrani says:

    I nderuar Ermir,
    Çdo njeri ka te drejte te rrjedhe. E tani e ka radhen Marku, dikur SIGs, e sot i lodhun o ne detyre.

  10. Memet Haliu says:

    Z Ermir Hoxha , te pershendes per artikullin: Mark Marku , nje dram e jo lajm ! Mark Marku eshte nje psikopat Agresiv gjendje REAKTIVE, une dhe gjith refugjatet kudo jetoin dhe punoin neper bot, habitemi se si e kane Emruare Doktor prefesor historie ne USHT ne fakultetin te shkencave Historike , Marku Doktoraturen e ka te vjedhur, te Kopjuare hahaaaaaa pret shoqeria Shqiptare , qe te nxier kuadra per te arthmen e Kombit Shqiptare , ai eshte komplet Idjot ai eshte turpi i Prefesoreve , dhe turpi qe perfaqson P D se..

  11. Shoqi i vet says:

    Ky MARKA ZHABA ka fillu me i ngja mbiemrit te vet .

  12. PEPJA says:

    CA MUT PROFESORI DOKTORATURAT E SOTME JANE SI FLET LAVDERIMET QE JEPTE KRYETARI I BASHKIMEVE PROFESIONALE. TIFUSIN NE BYTH.

  13. mik says:

    U shkreh Mark Marku ne studio dhe lajmi mori dhene !! Se mos punet e tjera i ka ma’ ne vije Shqiperia.
    Ketu mund te ndodh gjithcka. Dikush thote te qelloj me shishe, e dikush qellon me arme, por shishja te vret ma “teper”.
    Vendi asht katastrofe e na merremi me mu.. t apo me shishe !! ( Jo se aprovoj veprimin e Mark Markut, por fundi fundit ishte nje moment i pa-kontrolluar,ne debat e siper).
    Cdo jave ne Parlament merren vendime qesharake, e na merremi me shishet plastike!!

  14. Aliu says:

    Mark Marku eshte nje intelektuarl, i krahasueshem me shume intelektuarl te tjere, por krejtesisht i pa krahasueshem me ne qe borckullisim ketu.
    As une nuk dyshoj se Marku gaboje rend. Mendoj se sjellja e tij jo vetem ne kete rast- edhe ne raste te tjera zoteria perpiqet te jete agresive- nuk ka te beje aq me natyren dhe formimin e tij intelektual se sa me sjelljen e tij politike. Ai eshte perfshire ne PD dhe ne partite tona politike, vecanerisht ne PD fjalori i felliqur eshte kusht per te bere karriere. Marku do te beje karriere dhe ky nuk eshte gabim. Gabim eshte qe ketej e tutje te vazhdoi te jap mesim pa kerkuar ndjese publike.

  15. h says:

    Njerez me pamjen e markut,në tiranë i shikonim vetëm tek markata e pazarit të ri
    duke shitur fiq të zi me kosha.

  16. REZI says:

    Dramë e jo lajm…faleminderit për gjetjen. Dramë që ka 30 vjet që shkruhet, me fjalorin joetik të drejtuesve të parë të asaj që quhej Partia Demokratike (vec demokratike nuk ka qënë e s’është kurrë), Televizioni është kthyer në c’edukues, dhe kjo është drama e një shoqërie…pedagog Mark Mark…pupupu.

  17. kujdesuni says:

    Rama ka te mirat dhe te keqia e tij ne qeverisjen e vendit, por fatale ne boten mbareshiptare andej e ketej nuk ka me njerez qe ta perballojne ne mendim Ramen. Eshte i vetmi dhe eshte i fituar. Me kete sjellje qe nga markete e fevzite e deri tek ca kosovare ect, jane kthyer ne pubelet e shoqerise shqiptare qe veshtron se si eshte shperdare era e “parfumit” banal ne partine demokratike apo median shqiptare, ne pamundesi per ta konkuruar me mendim, logjike, qetesi, argument qe te bindin njerezit per nje ndryshim ne çuarjen e vendit perpara. Me keto qe degjojme e shohim çdo nate neper televizione e gazeta, Edi Rama mbete njeriu i vetem qe mund ta mbaje gjalle shpresen tek ata njerez. Te gjithe te tjeret jane kthyer ne plehra te mendimit te regresit.

  18. ???????????????????? says:

    E KE QARË , MOR VËLLA! ????

    “NUK ËSHTË RAMA FATKEQËSIA E KËTIJ VENDI , POR MUNGESA E NJË RIVALI TË DENJË NGA JETA POLITIKE DHE PUBLIKE …”.

  19. Mësues . says:

    Ç’merreni me një injorant. E ka parë shkolla.
    Genin e ka llum, s’ka noblesën e intelektualit.
    Sa do të shkollohen këta lloj, llagëm mbeten .

  20. Nik says:

    Me vjen neveri per mender me thane “elita”; Z. Hoxha quaje llumi jo “elita”!

  21. Vezhguesi says:

    Stili i Sali Berishes.
    Mark Marku ka gjothnje parasysh qe Saliu po shikon emisionin dhe ben trimin alla Berisha

  22. xhuliano says:

    Karmarkun vetem Berisha i vjen hakut. Pse mereni me ket derdimen ku dikush e quan njeriu letrave, pse i jipni vemendje, ky mbahet per tru por per kellqe se te godet te ha mune qe ne bythe. Po te isha student i tije, do ta bandonoja te merja leksione prej tije, ku pse ne publik sillet ndryshe dhe ne auditor do te sillet ndryshe. Ky eshte prototipi i burrit vogel malok, qe ne tirane zbret vetem te mbushi uje dhe ngjitet prape ne mal ku do beje prap malokun aty ku eshte vendi dhe kuvendi i tije. Ne fytyre te tregon shpirtin e trazuar prej njeriut me cmire, kurre nuk mund te jete pjese e auditoreve ku meren leksione per temat dhe kulturen e njeres apo tjetres kurikulave mesimore. Plere.

  23. ciu says:

    I zgjidhi hekurat tani Marku erdhi ne qytet u be deputet dh me demek nje fare profesori, ishte qeni me i bukur i kohrave te fshatit,tufa e bagetit e kujtojne si trishtim ikjen e tij veq do zoti e kthehet shpejt tek stani i tij i len bos
    Cobani e kerkon me kembengulje por ka gjetur nje sttrofull tek shoku i tij Fevzi qe eshte i njllojt me kete vetem se ky ka certefikaten e berishes, sepse titullin qen shari vetem ky i ndan

  24. rrema says:

    Mark Maloku e ke fytyren si mi halesh….

  25. Zylfo says:

    Fevzoja dhe ENI po bejne emisione me te ftuar nen nivelin mesartar
    te popullsise, po ashtu te ftuarit e tyre jane pergjithesidht nervoze dhe jo bindes per ato qe thone.

  26. gora says:

    Sjellja e Mark Markut ne televizion ndaj kundrshtarit ishte qershia mbi torte e emisioneve ofenduse te debateve bajate te polihajdutve tane> Jeni bere edhe me keq se haleja e vet e Mark Markut.

  27. PO , PO says:

    Te besh vite shkolle dhe te marresh grada e ofiqe , nuk do te
    thote se u bere me kulture ! Treva ku eshte lindur e rritur Marku
    e Markgjonaj apo Gjonmarkaj e Mehillaj me disa te tjere , ben
    pjese ne trevat konservatore te prapambetura te vendit . Mirdita
    eshte vendi ku nder shekuj ka dominuar injoranca , jane vrare e
    masakruar mesues e cuca , per te vetmen arsye sepse u mesonin
    shkrim e kendim femijeve . Qyteterimi kerkon breza te tere njerezish !

  28. miri says:

    po te isha student do me vine turp qe hyja ne nje auditor ku referon marku,cfare mesazhi percjell ai tek sdudentet.Dhuna eshte mungese argumenti eshte pa aftesi perballje por te gjithe mbeshtetesit e saliut e perdorin d hunen se ajo parti apo ai grupim politik i ka shteruar argumentet.Ai eshte nje grupim politik apo mercenaresh pa ideale norma miresjellje ata nuk e pranojne mendimin ndryshe shiko tjetrin gjekmarkajn ata jane te gjithe njesoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema