Nga Spartak Ngjela
Shqiptarët presin historinë e re antikorrupsion, kurse SPAK po zvarritet.
l.A ka ardhur koha reale që SPAK të fillojnë procesin e hetimit ndaj pronësisë kriminale të korrupsionit të lartë qeveritar në 25 vjet, dhe të krimit të organizuar me të?
Koha ka ardhur, dhe SPAK, tashmë i strukturuar, disponon provat bazë të abuzimit korruptiv, madje me emra, por nuk dihet mirë pse po eziton. Prandaj shqiptarët me të drejtë po pyesin çdo ditë: pse?
Por, cila është logjika e arsyetimit të këtij momenti historik?
Për këtë, na duhet të theksojmë rrjedhën nga ku del kjo arsye, e cila mund të organizohet kështu:
SPAK-u do të ndeshet me krimin më të rrezikshëm shqiptar në 108 vjet shtet shqiptar; shqiptarët po presin me shqetësim e padurim të nisë procesi i hetimit të pronësisë korruptive; politika amerikane po flet gati një herë në dy apo tre ditë për këtë proces; dhe, të gjitha provat kryesore janë mbledhur.
Atëherë, pse nuk po fillon goditja?
Por, befas, na duhet të themi se, pyetja më e saktë që duhet të ngrihet këtu është kjo: në një përballje të ashpër me klanet e shumtë kriminalë, SPAK, a e ka siguruar mbrojtjen për sigurinë personale? SPAK- u realisht është në një përballje me klanet më të egra të Shqipërisë së sotme.
Prandaj, na duhet të theksojmë se, deri tani, SPAK nuk e ka të sigurt mbrojtjen e vet: as Prokuroria e Posaçme, as Gjykata e Posaçme dhe as Byroja Kombëtare e Hetimit, ende nuk kanë një mbrojtje profesionale.
ll.Procesi do të zhvillohet kundër një krimi barbar, prandaj e vetmja siguri duhet të vijë nga FBI dhe organet e specializuara të Shteteve të Bashkuara. Pikërisht, brenda kësaj arsyeje, kemi mendimin se kuptohet që SPAK- u këtë po pret.
Na duhet të theksojmë gjithashtu se, në historinë e krimit të sotëm, nuk ka qenë vetëm korrupsioni ai që ka paralizuar goditjen kundër krimit, por edhe frika e prokurorëve dhe gjyqtarëve të pambrojtur, dhe të kërcënuar nga krimi.
Prandaj, pyetja e drejtpërdrejtë është kjo: kur do të garantohet SPAK-u?
Mendoj se në këto ditë, kështu siç po rrjedhin ngjarjet, ndihma e përforcuar për mbrojtjen e efektivit të SPAK-ut do të vijë e strukturuar.
Pasi të vijë kjo ndihmë, e cila duhet të vijë sa më shpejt që të jetë e mundur, gjithçka do të hyjë e sigurt në rrugën e procesit antikorrupsion në Shqipëri.
Spaku ka kunder gjithë shtetin ,nga presidenti-hajdut tek më i fundit qytetar.
Vetëm amerika ka forcën morale dhe investigative të shkatërrojë mafjen shtetërore dhe hajdute shqiptare.
Spaku ngjan me aspirinën perballë mikrobit te koronavirusit,Ku koronavirus eshte korrupsioni gjigant.
Shih presidentin,papritur e be atdhetar dhe u zvarrit ne rruge duke puthur flamujt qe kishte afer.
Asnje hajdut dhe kusar nuk do dorëzohet në shqipëri sepse i ka djersitur gjërat e vjedhura.Sipas tyre.
Ose ja kanë dhuruar prinderit pensionistë.
O Taku lere kte histori me hirushen se po na shpifet spaku spaku , spaku qe thua ti esht perpara shtetit dhe ktyre politikanve te korruptuar qe drejtojn ket shtet , si nje therriz ne koken e Artur ZHeit se presupozon shtetin ton te korruptuar .
O Taku lere kte histori me hirushen se po na shpifet spaku spaku , spaku qe thua ti esht perpara shtetit dhe ktyre politikanve te korruptuar qe drejtojn ket shtet , si nje therriz ne koken e Artur ZHeit se presupozon shtetin ton te korruptuar . Nuk ka spak ne bot ti bej dermon ktyne , ktyne vetem i burr i dilte per zot qe ja qite robt ku i kishin te terve i fuste plumbin dhe ja dhidhte çelsat ne det kush ishte per burg ENVER HOXHA , ai vdiq , vdiq dhe drejtesia ne ket ven e tregoi koha. Mjaft na ushqeve me prralla amerikone Taku , amerika i edukoj nga 90ta dhe i rriti kta .
Avokati nuk flet kot.Kuptova qe Spaku do te kete mbrojtjen e duhur se shpejti dhe fillon punen qe shqiptaret kane 25-30 vjet qe presin.
O Avokat leshi,po krimet e viteve 90 97 ku i le.Jurist prej leshi.Aty jane hedhur themelet e krimit te sotem,te organiziar shqiptar.Shkaterimi,djegia,vjedhja grabitja e pronave e Shqiperise.Firmat piramidale,PLEPAT,Gazidede,vrasjet shkaterrimi i plite i strukturave,etj etj.
Pergjegjes dhe autore kryesor Aleksander Meksi,Sali Berisha,Bashkim Kopliku etj etj,Gjithe funderinat dhe kriminelet e Shqiperise,pjesa me okulte e shqiptareve te organizuar hapur, kryesisht nga Sherbimi sekret jugosllav etj.Tashti,si asnjehere ne historine e Shqiperise ; Keta legena,edhe me ndihmen e kategorise Tende,Edit Fatosit dhe politikaneve te bythes (socialiste)po gezojne e shijojne,frytet e krimit te tyre.Ndersa ti vazhdon te na rokanisesh koken kur sta kemi ngene.