Këshilltari Henz publikon 10 masat mbrojtëse ndaj Koronavirusit

9 Mars 2020, 19:47Antena TEMA

Për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë, këshilltari Henz vendosi të publikojë sot masat parandaluese për të shmangur pasojat e koronavirusit:

1.Mbani Facebook-un hapur tek Facebook-u i Sali Berishës.

Lexoni gjithë komentet poshtë tij, si dhe tekstin e postuar nga Doktori.

Aty do të kuptoni se koronavirusi është një sëmundje e shpikur nga Edi Rama kundër opozitës.

Ai, në bashkëpunim me komunistët kinezë dhe italianë, sajoi sikur kjo sëmundje vjen nga Kina.

Në fakt, është shpikur në Shqipëri dhe është në kuadrin e planit të Sorosit për të zhdukur kombin shqiptar.

2.Lexoni psotimet e Tritan Shehut. Ai ka aftësinë t’u heqë frikën nga koronavirusi, pasi po ta lexoni atë, bindeni që është shumë vonë për të shpëtuar, pasi duhet të ishim sëmurë 3 muaj më pare, që të shëroheshim tani.

Pas kësaj Tritani rekomandon që të merrni udhëzime vetëm nga Doktor Berisha, i cili ka si zgjedhje të vetme revolucionin.

3.Lexoni postimet e Ilir Metës. Aty do të kuptoni që Zoti po ndëshkon Shqipërinë, ngaqë shqiptarët nuk besojnë tek Ilir Meta dhe mendojnë se ai është çmendur.

Kështu ndodhi me tërmetin, kështu po ndodh dhe me koronavirusin.

Pas rasteve të fundit në Shqipëri, Meta rekomandon që analizat e dy të dyshurave të dërgohen në Komisionin e Venecias për interpretim, pasi po manipulohen, ngaqë dy të prekurit janë me PD.

4.Lexoni postimet e Bujar Nishanit. Aty do të kuptoni se e keqja nuk ka fund.

Njeriu mund të vdesë nga koronavirusi nëse është moshë e madhe, ose mund t’i vihet jeta në rrezik, po është moshë e re.

Por po të lexojë Bujar Nishanin, një njeri normal mund të ketë dëshirë t’i japë fund jetës, dhe kjo i zhduk efektet e koronavirusit, pasi ai i duket më i përballueshëm se sa një këshillë nga Bujar Nishani.

5.Lexoni këshillat e Tit Vasilit. Pasi të lexosh atë, e kupton se e ardhmja jote është LSI dhe ti nuk ke ndonjë gjë të madhe për të humbur dhe po vdiqe.

Kjo ta bën më të lehtë përballimin e stresit.

6.Lexoni këshilat e Kosta Papës. Në fund të fundit, koronavirusi kërkon flokë kuaçurrelë të qëndrojë dhe të rezistojë.

Tek tullacët nuk ka ku të qëndrojë. Kështu që femrat janë më të rrezikuara se meshkujt.

7.Lexoni këshillat e Blendi Fevziut. Një nga 8 gjyshërit e tij ka shfarosur gripin spanjoll në Luftën e Parë Botërore.

Por vdiq pa e treguar sekretin. Fevzo mendon se ai e ka zhdukur, ose duke i vrarë të sëmurët, ose duke i shëruar.

8.Lexoni këshillat e Tan Fugës. Sipas tij, ky grip është fallco. Ai shërohet me limon, sodë buke dhe raki.

Por qeveria nuk i pranon këshillat e tij, se nuk do që ai të fitojë famë.

9.Lexoni këshillat e Tur Zhejit. Çdo natë ai mbledh 5 të ftuar, që i përkasin si pacientë klinikës 5 në QSUT, dhe ata kanë shpjegime të tjera për koronavirusin, nga skenari i Qeverisë.

Njëri mendon se e kanë sjell çifutët, njëri që e ka sjellë Sorosi, njëri që e ka sjellë Amerika, njëri që e ka sjellë Turqia, dhe njeri që e ka sjellë aleanca serbo- greke.

Pasi t’i dëgjosh gjithë versionet e tyre, ti e kupton se për t’u shëruar nuk duhet shkuar tek Spitali Infektiv, por tek spitali psikiatrik.

10.Mos dëgjoni çfarë thotë doktresha Silva Bino, apo mjeku Tritan Kalo dhe mjekë të tjerë që drejtojnë shëndetësinë.

Ata duan që ju të dorëzoheni dhe të mbeteni në dorë të tyre. Po ndodhi kjo, morët fund.”

4 komente në “Këshilltari Henz publikon 10 masat mbrojtëse ndaj Koronavirusit”

  1. xyz says:

    11. MOS E RRUNI FARE
    KEMI
    ARETI BERUKËN

    1. Prind says:

      Dy pacientet e sotem ishin pjesemarres ne mitingun e dates 2 Mars. Kush e kishte shqiponjen afer me shqiponjen e tyre te telefonoje tek 127. Presidenti po e quan pandemi kete rast, nderkohe qe vete OBSh akoma nuk e ka shpallur pandemine. Keta dy paciente ndihmuan me pjesemarrjen e tyre ne miting, qe presidentit ti dale fjala si ne rastin e termetit.

  2. Prind says:

    Dy pacientet e sotem ishin pjesemarres ne mitingun e dates 2 Mars. Kush e kishte shqiponjen afer me shqiponjen e tyre te telefonoje tek 127. Presidenti po e quan pandemi kete rast, nderkohe qe vete OBSh akoma nuk e ka shpallur pandemine. Keta dy paciente ndihmuan me pjesemarrjen e tyre ne miting, qe presidentit ti dale fjala si ne rastin e termetit.

  3. Joq says:

    Ka harru kryesorin Sazan Gur pellazgun!
    Lajmeroni Kancelaren per kete gabim te rende! Te mblidhet PD per kete gabim te qellimshem te ketij Keshilltari qe mesa duket po e blen Rama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje