30 mjekët që entuziazmuan Italinë dhe tërbuan armiqtë e Edi Ramës!

29 Mars 2020, 19:18Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Nëse e pranojmë si të mirëqenë thënien se “politika është akt”, atëherë duhet të pranojmë, se vendimi për të dërguar nga Shqipëria 30 mjekë dhe infermierë në Itali për luftën kundër koronavirusit, është ndoshta kryeakti politik i Edi Ramës. Jo për nga sasia. Por për nga koha, cilësia dhe mënyra e realizimit të tij. Ky akt bart në vetvete një fuqi simbolike të jashtëzakonshme, ardhur në momentin kur pandemia globale e ka gjunjëzuar Europën, ndaj edhe do të mbahet mend gjatë.

Është kjo edhe arësyeja se përse ky vendim ngjalli kaq shumë entuziazëm në Italinë fqinje, që është një nga vendet e goditura më rëndë në të gjithë botën, nga Covid-19. Dërgimi i ekipit shqiptar në Lombardi, ngjalli shumë habi në qarqet e kapura në befasi, të politikës Europiane. Por edhe vëmendje të shtuar diplomatike, pas përcjelljes me superlativa të lajmit, nga mediat botërore.

Për çudinë e të gjithëve, në vend që ti gëzonte e ti bënte krenarë si shqiptarë, ky lajm i ka trazuar dhe tërbuar më shumë se çdo herë tjetër, opozitarët në Tiranë. Liderët politikë të së djathtës shqiptare, kanë 24 orë që po turfullojnë. Po ziejnë. Po u bien tavolinave me grushta, në transmetimet televizive direkte. Po nxjerrin vartësit nëpër konferenca shtypi. Po i shtyjnë të bëjnë statuse të panumërta në rrjetet sociale. Duke futur në lojë mediat pranë tyre, përmes akuzash e sajesash nga më fantastiket për qeverinë, pa asnjë lidhje me ndonjë nga zhvillimet konkrete të kohëve të fundit.

Qëllimi është i qartë. Po kërkojnë me çdo çmim që ta zhbëjnë. Ta njollosin. Eklipsojnë. Ta zhurmojnë dhe amortizojnë sadopak, jehonën e jashtëzakonshme të aktit të Kryeministrit. I cili i bën nder Shqipërisë europiane. Përmes kësaj sjellje, opozita zbuloi publikisht diçka deri dje të diskutueshme, duke e bërë sot gati një fakt të kryer: Po kërkon ta ngrejë të ardhmen e vet politike për rikthimin në pushtet, jo përmes programeve dhe kauzave, por mbi fatkeqësinë e qytetarëve.

Deri pak para ceremonisë së dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve drejt Italisë, liderët e opozitës sonë, po bënin si konstruktivë. Si luajalë. Sikur po solidrizoheshin me shqiptarët. Sikur po i jepnin mbështetje qeverisë dhe strukturave shtetërore, për përballimin e luftës ndaj Covid-19. Por siç shihet paskan qenë duke u lutur çdo ditë në heshtje, jashtë vëmendjes së publikut, për të kundërtën. Ndaj mediat e rrjetet sociale pranë tyre, kanë nisur që të përhapin panik. Të dizinformojnë. Të ngrenë alarme false për sistemin shëndetësor, biznesin dhe ekonominë e vendit.

Tërbimi opozitar për 30 djemtë dhe vajzat që u nisën drejt vijës së parë të luftës globale, duket tashmë si kopja identike e lojës që u tentua të luhej pas tërmetit të 26 nëntorit. Duke dashur edhe atëherë, që të bënin politikë, me fatkeqësinë natyrore. Derisa mbetën pa fjalë, ditën e mbajtjes së Konferencës së Donatorëve, që grumbulloi 1.15 miliardë euro për projektin e rindërtimit. Përballimi me sukses edhe i luftës ndaj koronavirusit, përveçse një triumf për shqiptarët, do të ishte edhe një fitore për mazhorancën qeverisëse të vendit. Kjo i tremb shumë kundërshtarët e Edi Ramës, të cilët prapa kësaj, shohin fitoren e sigurtë të mandatit të tij të tretë qeverisës.

Po çlidhje ka ky skenar sot, kur ndodhemi ende në kulmin e pandemisë në Shqipëri dhe lufta do kohë të mbarojë? Arsyeja është lehtësisht e kuptueshme. Përmes aktit të dërgimit të mjekëve në frontin më të vështirë të luftës, Kryeministri Edi Rama dha mesazhin e solidaritetit e mirënjohjes për Italinë që na është gjendur pranë historikisht në momentet tona më të vështira.

Nëse Salvini këtë akt e përktheu si “30 shuplaka kundër BE që i ka braktisur”, në Shqipëri ajo përkthehet ndryshe. Ato mjekë dhe infermierë janë 30 shpullat e shqiptarëve ndaj të gjithë atyre, që kërkojnë të arrijnë përfitime të çfarëdolloj natyre, në kurriz të jetës dhe së ardhmes së tyre.

Akti i Edi Ramës është shenja e forcës së një vendi, që di të ringrihet bashkë me miqtë e vet në fatkeqësi, përmes vlerash të përbashkëta europiane. Vlera të cilat qytetërimi perendimor, ndoshta do të duhej ti kishte, ca… më të arrira.

33 komente në “30 mjekët që entuziazmuan Italinë dhe tërbuan armiqtë e Edi Ramës!”

  1. eg says:

    Ah te lumte per shkrimin!!!!

  2. turpi i opozites says:

    U terbofshin dhe ishalla nuk ngrene me koke plehra.
    Nje gjest qe e pershendet gjithe bota e shajne vetem keta te lulit dhe saliu..TURP i madh

  3. flutura says:

    I terbuan…por thelle brenda e dine qe ata sdo e benin dot kurre dhe prandaj reagojne ashtu ?

  4. x says:

    EDI RAMES TI HANE MUTIN.

  5. Opozite shkerdhat says:

    Nese e sakte,Po kujt I thu !!!??.
    Kjo opozite ne ate vend duhet te quhet kriminale,e te ndiqen penalisht te gjithe ato per shpendarje urrejtje.
    Robt ku ti ken kto qener qe vetem Mut hajn dhe sbejn gje tj sepse tregojn fare mire kush jan.

  6. ben says:

    Zoti Peza, akti i Rames dhe i Qeverise Shqiptare na ka bere te gjithe krenare ne shqiptareve kudo ku jetojme qe jemi perfaqesuesit e vertete te traditave tona kombetare mijeravjecare. Ata qe jane kunder ketij xhesti humanitar jane vetem SHQUPI-stet qe jane jashteqitja e kombit tone. Per ta nuk na ze meraku qe nga dita qe i shporrem me vote nga politika

  7. agimi says:

    Te lumte Alfred. Shkrimi eshte i sakte dhe godites…
    Ata jane armiqte e vendit. Te gjithe votuesit e tyre sot duhet ti shohin me nje sy krejt tjeter. Ai qe nuk gezohet per shqiperine as ne momente si keto… nuk do i gezohet kurre. Vreri nuk mbaron.

  8. luli says:

    Askush nuk po thote qe kjo qe beri shqiperia eshte gje qe nuk ndodh. Por jam i sigurt se po te ishte Luli as nuk do e bente… nuk ka kellqe ai…

  9. armiqte says:

    Brilant. Bravo. E thene ekzaktesisht: Terbuan ARMIQTE.

  10. luani u.s.a. says:

    hajdut Alfred Peza i PS qe vodhe milione euro sa keni qene deputet i PS i privilegjuar,imun dhe i paprekshem nga ligji tani ne perhapjen e pandemise se koronavirusit ne Shqiperi pse nuk keni ndihmuar ndonje familje te varfer qe jane te mbyllur ne shtepi ku iu mungon buka e gojes,kurse tani mirreni me propagande politike te PS ne dergimin nga Shqiperia e 30 mjekeve dhe infermiere qe eshte turp per ju ku po e shfrytezoni situaten e pandemise globale qe eshte absurde dhe qesharake..!

    1. shkodrani says:

      More luan. Po zi e quan propagande dergimin e 30 mjekeve ne Itali??? Jane 30 jete ato qe shkuan atje more. Do luftojne me vdekjen. Skeni turp skeni

  11. LECKA says:

    Po te besh nje krahasim midis lajmeve ne itali per 30 mjeket dhe lajmeve nga mediat e pd ne shqiperi…te vesh duart ne koke.

  12. Lani says:

    Alfred! Mjafton te nxjerresh emrin e te vesh titullin e pastaj te merret vesh shkrimi?

  13. Timi says:

    Sakte! Bukur! Thjesht!
    Edi Rama ne briliance e klas politikani i la si te dhjere gjithe antishqiptaret e kriminelet e ish opozites. Qe pa pike turpi duke kapercyer me zor hapjen e negociarave me BE filluan te benin sikur ja hapen keta negociatat Shqiperise (te gjithe i mbajne mend se cfarr bene keta palaço per te penguar hapjen e negociatave), Edi i nxorri edhe njehere lakuriq para shqiptareve duke i lene ashtu sic jane kriminele faqezinj e antishqiptare.

  14. emigrante says:

    Le te luajne mendsh opozitaret e vendit tim. Ata mjeke na mbushen me krenari ne te emigrantet qe jetojme ne Itali. Respekt e zoti i ndihmofte

  15. A says:

    Vazhdoni PEZA…bjerini kokes spiunave te saliut. Nuk e thane kurre nje llaf te mire

  16. Tosi says:

    Jemi te gjithe krenar per aktin human te Qeverise Shqiptare.Mos ja u vini re budallenjeve dhe te cmendurve te PDse se nuk kane asgje ne dore , pervecse te shajne , te shpifin dhe te perhapin panik, se keshtu kujtojne se do vine ne pushtet. Jane aq te trashe dhe primitive , sa nuk e kuptojne qe me keto idiotlliqe urrehen me shume nga populli dhe ne te njejten kohe po i bejne nje nder te madh Edi Rames duke e bere me popullor dhe human.

  17. italia says:

    Italia nuk do ia harroj kurre kete te mire shqiptarit
    Ata ishin te paret qe na ndihmuan te termeti dhe ne ia kthyem
    Popujt tone kane ecur gjithmon krah njeri tjetrit dhe italia si djep i kultures nuk meriton kete fat po padyshim qe meriton mbeshtetjen pa kushte te shqiperise se vogel.

  18. pd leshit says:

    Luli e tregoi qe e humbi toruan dje kur ne vend te thoshte fjalen e mire i ra tavolines me grusht.
    Pse valle?!!!!!!!

  19. dyli says:

    Respekt maksimal
    Edhe 1 here tjeter rama tregoi veten
    ashtu si
    edhe 1 here tjeter opozita tregoi veten

  20. Sh.P says:

    Shkrimi i mire Fredi.
    Mendoj se PD dhe LSI kane vdekur qe pas zgjedhjeve te 30 qershorit. Cdo veprim i tyre pas eshte per te ardhur keq

  21. Tani says:

    Edhe servil edhe budalla.

  22. tritani says:

    Tritan shehu me shok, deshtimi i mjekesise shqiptare qe vec te tjerash nuk dine te thone flm por vetem plac

  23. izmiri says:

    E gjithe e verteta ne nje shkrim ?

  24. Shqiperia says:

    Italianet skane lene fjal te mire pa thene per shqiptaret sot deri aty sa ka share europen
    Kurse ne hajm akoma kokat e njeri tjetrit, turp i madh

  25. Ton says:

    Peza ske faj ti per evazion duhet te ishe brenda…..vetem politike ben.

  26. On says:

    Art si tv peqini….mashtruesa jeni te gjithe…….po ate milionin me art e bere? Nuk do parashkruhet mos u bej merak…..drejtesia e re….

  27. likja says:

    Beni kujdes! Edi rama nuk i ka armiqte vetem te opozita
    Eshte dhe presidenti qe ben “sikur” iu be qejfi… Askushs te mos harroj cfare ndodhi me 2 mars ne shesh..

  28. Bravo Rama says:

    Unë me Ramën kam qenë e do të jem
    por me këtë bythëlëpirësin peza jo
    ky është mik i pasinqertë i Ramës
    por Rama ka punën e vet kë do të mbajë

  29. Bravo Rama says:

    Unë me Ramën kam qenë e do të jem
    por me këtë bythëlëpirësin peza jo
    ky është mik i pasinqertë i Ramës
    por Rama ka punën e vet kë do të mbajë
    ky ia humbet shkëlqimin Ramës madhështor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje