"Marrëveshja me Serbinë", Kurti: Pajtohem me Grenellin, por më akuzojnë se jam anti-amerikan. Thaçi më sulmon çdo ditë

14 Prill 2020, 16:44Rajoni TEMA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “The Economist”, ka folur rreth mospajtimeve që ka pasur me këshilltarin e Donald Trump, Richard Grenell, për modalitetet e heqjes së taksës dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka deklaruar se me Grenellkanë rënë dakort, pasi duhet pasur një marrëveshje me Serbinë dhe se duhet një energji e re.

“Më akuzojnë se jam anti-amerikan, sepse në këtë pikë nuk u pajtova me Grenellin.

U pajtova me Grenellin se marrëveshja me Serbinë është e domosdoshme dhe që energjia e re është e nevojshme, por më pas kur erdhi puna tek përmbajtja e marrëveshjes ne i patëm këto dallimet.

Nuk e kam konsideruar që ky dallim do të jetë i rëndësisë së madhe, por ashtu doli”, ka thënë Kurti.

Ai ka folur edhe për presidentin Hashim Thaçi, për të cilin thotë se çdo ditë e më shumë është një politikan në vend të një figure ceremonial siç duhet të jetë një president në një Republikë parlamentare.

Më tej Kurti ka thënë se Thaçi po sillet si një prej liderëve kryesor të opozitës.

“Po sillet për çdo ditë si njëri prej liderëve të opozitarëve. Pra çdo ditë gjen arsye për të më sulmuar mua”, ka përfunduar Kurti.

11 komente në ““Marrëveshja me Serbinë”, Kurti: Pajtohem me Grenellin, por më akuzojnë se jam anti-amerikan. Thaçi më sulmon çdo ditë”

  1. Ndroqi says:

    Kurti politiken e ka mesuar ne rruge,prandaj si politikan rrugesh ai do i sjelle shume deme Kosoves.

    1. Qazim says:

      Pse kta tjeret paskan kryer shkencat politike.po shihet we ne qfar gjendje e kan pru Kosoven I vetmi politikan qe I Afrohet kryetarit Rugova asht Albini si per nga menqurija poashtu edhe nga patriotizmi,shumica e ktyre tjerve jan qobj disa te dhive e disa te lopve kemi edhe asi te bullicave.

  2. Lanabregesi says:

    Kurti kur takon personalitetet politik boteror bisedon sikur bisedon me policet kur e arrestojne ne protestat e tij te dhunshme,pra eshte nje politikan ordiner.

  3. petrit says:

    kurti eshte demagog dhe despot. Shikoni se si po e zvarrit qeverine,… ky do gjak. mos e dhente zoti te fitoje , ne gjakmarrje do e coje kosoven.

    duroni dhe do e shikoni

  4. s.g. says:

    Sa i përket sulmeve të Hashim Thaqit mund të vërtetohet se edhe ti je rendit me politiken serbe çarqe të caktuara kriminale në Kosovë dhe jashtë jo se është i pastër por vrehet qëllimi i shkatrrimit total të tijë në të gjitha veprimet dhe në të gjitha etapat

  5. Kuq e zi says:

    Epo z kurti
    Duhet ta kuptosh presidentin ai ka qe nga 2013 qe firmos me serbine
    Problemi eshte qe nuk dihet se cfar ka firmos por ajo qe na dhemb te gjitheve si shqiptar eshte se miqte tane perendimor po preferojne nje person fizik sesa nje person juridik qe te perfaqsoi kosoven
    Bisedimet i filloi thaci sepse ishte kryeminister dhe jo sepse ishte thaci
    Pastaj kur kryeminister u be tjeter kush bisedimet i kaluan presidentit qe quhet thaci edhe pse gjykata kushtetuese u shpreh se bisedimet i perfaqson kryeministri miqte tane perendimor per te kundershtuar perfaqsuesin e ligjshem te kosoves rrezuan dy kryeministrat e fundit
    Pra o thaci ka firmosur marrveshjen perfundimtare dhe zevendesimi i tij do nxirrte te palarat e miqve perendimor ose miqte perendimor ne keto bisedime sjane aq miq

    1. Kukuleci says:

      C’eshte kjo Hata si mund ti thuash Hashim Thacit Tradhetar o te marr.Ai udhhoqi luften per ate shtet o te marre .C’far fliseni o ditezinj,kaq shume ju xhelozon sukesesi i ketij burri te madh te kosoves dhe te kombit tone o te marr .

  6. Johani says:

    Albin djali je bere bashk si sali berisha e basha ne shqiperi qe tere diten shajne Ramen edhe me nane e grua, e akuzojne edhe per vrasjet qe i kane ber vet, si ne Gerdec,21 janarit, Azem hajdarin e deri te Haklajt, poashtu e akuzojne edhe per lazaratin dhe drogen dhe ne fund i thone Rama po na sulmon, te gjithe shqiptaret por edhe bota jane deshmitar se si e shani dhe e akuzoni ju Thaqin e tash ti flet sikur shqiptaret jane kafshe, ashtt siq e sulmoni ju dhe vjosa osmanka Thaqin nuk e ka sulmuar as millosheviqi Adem Jasharin, e sa me pare qe qe ti zgjohesh me mire do jet per ty e VV-n,shife sot isa mustafa deklaroi se vuqiqi ja ka dhane besimin per ta ber qeverine me Ramushin tash, andaj zgjohu Albin zgjohu.

  7. Apo jo? says:

    Kurt rrumpalla flet sikur nuk ka haber nga dipllomacia. Ai flet sikur nuk ka haber nga politika. Ai flet sikur kujdeset vetem per “stanin e tij me lepuj” se mos cthuret. Llogjika e tij eshte vetem per fshataret e fshatit te panjohur ne zonen e Zhakut te Pampushtur.
    Po te mos ishte keshtu, ai nuk do fliste me gjuhen e mashtruesit.. Ai nuk do mundohej te na mbushte mendjen se eshte dakort me Grenell, sepse u dakortesuan me kryefjalen e fjalise qe eshte se “duhet marreveshja” me Serbin. Zoti Kurti, ne hartimin qe bere me kete teme, ke dale jashte teme, sepse me veprat e ua sabotove bisedimet.
    A ke degjuar ti Kurt rrumpalla se “djalli eshte ne detaje”? Jane “detajet” qe ti nuk u more vesh me Gernell. Ti nuk pranove te hiqje taksen. Ti hodhe helmin ne corben tende te gatuar ne zyrat serbe te quajtur “reciprocitet” dhe i the Gernelit ta provoje. Gernel eshte me i zgjuar se ty. Ai eshte bile me i zgjuar se agjentura serbe. Ai nuk mund ta hante kete halve te helmuar ne zyrat serbe. Amerika punon me axhenden e saj dhe jo me axhenden tende. Aq me teper ajo nuk punon sipas direktivaes se BIAS serbe.
    Tani zoti Thaci na thuaj hapur je marre vesh apo nuk je marre vesh me Gernel. Cfare udhezimesh ke marre? Pse je dakort qe te lepish ate qe ke thene dhe a je me Ameriken apo me Zhakun e Pamposhtur?

  8. Bekim Peja says:

    Albin Kurti është koooooqe.

  9. emigranti says:

    Albin Kurti eshte politikani me I mire jo vetem ne Kosove , por ne gjithe hapesiren shqiptare, mbi te gjitha eshte figure e paster dhe mendjeholle, pra idealist qe I gjejme me qiri ne politike.
    Ndersa problemi me Thacin eshte se duke qene I perfshire ne afera korruptive per te mbrojtur veten ben kompromise ne dem te vendit, pra eshte I kapur.
    Nga miqte ” pelqehet ” pasi e kane me lehte te arrijne marreveshjen me Serbine duke pare qendrueshmerine e pales Serbe.
    Per fat te keq z. Thaci nuk I afrohet fare Vucicit si figure politike, sepse megjithese pa argumenta bazike.me vetem 5% serbe ne Kosove, megjithese e di se e ka te humbur Kosoven, arrin te dale nga pozicioni I agresorit e dhunuesit ne ate te viktimes per te marre sa me shume nga marreveshja, nderkohe qe Serbia eshte me e interesuar per hyrjen ne Europe.
    Thaci nuk ka pse ngutet, por te perpiqet per arritjen e nje marreveshje sa me te dobishme per Kosoven.
    Mos harroni se Serbise ju desh 73 vjet pritje per tu njohur nga Turqia ne 1878, e cila ishte fuqi e kohes e jo me Serbia qe eshte me breke neper kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje