Teatraliteti i opozitës në sheshin para Teatrit

9 Maj 2020, 18:44Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Deri para pak kohësh debati mbi Teatrin kishte një dimension që i takonte dhe interesit publik. Ishte çështja e ndërtimit të tij, përmes një kontrate të partneritetit public- privat, ku investitorit i ofrohej tokë në shkëmbim të parave për Teatrin.

Pas shumë debatesh e mëdyshjesh dhe nga vetë Qeveria, por sidomos nga Bashkimi Europian, kjo çështje u mbyll. Qeveria u tërhoq nga ideja që Teatrin e ri ta ndërtonte pa lekë, po përmes dhurimit të një pasurie publike, që ishte toka rrotull Teatrit.

Biles fillimisht ky ishte dhe thelbi i debatit. Aktorët e Teatrit dhe aktorët publik, u ndanë dhe pro dhe kundër, pikërisht në këtë çështje.

Tani debati është i pastër politik. Qeveria do të ndërtojë një Teatër të ri, në tokën ku është Teatri, dhe ka një kundërshti politike, që nuk duan Teatër të ri, por duan këtë që është.

Këtu debati nuk është më për interesin publik, por për axhenda të ndryshme politike, të cilat i çertifikojnë zgjedhjet dhe jo celulat e PD.

Aktivistët e shoqërisë civile, brenda të cilëve shquan celula e Teatrit në PD, tashmë është përçarë, dhe në mbrojtje të Teatrit të vjetër është PD.

Nuk e di për çfarë ka nostalgji më tepër, për godinën e Teatrit, apo për produktin e Teatrit, por e gjitha është një teatralitet politik, i cili nuk ja vlen më të jetë pjesë e debatit publik.

Ndërtimi i një Teatri të ri, që e kërkojnë shumica e aktorëve të afirmuar të skenës shqiptare, por që është dhe pjesë e planeve zhvilluese të Qeverisë, kundërshtohet nga një celulë e PD në Teatër. Kjo cellule, pjesë e rëndomtë e debateve të viteve të fundit, që ka kundërshtuar çdo gjë të re në Tiranë dhe që ka kulmuar me betejën kundër ndërtimit të një këndi lojërash në Parkun e Liqenit.

Të gjitha ato beteja i humbën, me përfitimin që disa prej tyre, po i shijojnë ato vepra publike duke shëtitur apo nxjerrë fëmijët për argëtim.

Parku i Liqenit në Tiranë, është bërë një nga parqet më të mira në Ballkan, dhe ndoshat e vetmja pasuri reale që ka sot Tirana, e mire-organizuar, i përdorshëm nga çdo qytetar, në çdo orë të ditës dhe natës, dhe për herë të parë në historinë e tij, është plot jetë.

Po ti ishte hapur rruga “aktivistëve” të PD, të mbështetur me aq sa mundte fizikisht edhe nga presidenti Nishani, sot do ishim pa atë park.

Ndëtimi i një Teatri të ri modern në Tiranë, me paratë e Qeverisë, është një detyrë e Qeverisë. Transparenca e fondeve, e tenderit dhe ajo që ka më shumë rëndësi, e mënyrës se si do të menaxhohet më pas Teatri, janë dhe pjesë e axhendës së opozitës. Por vendi nuk qeveriset nga pakicat e frustruara, por nga ligjet dhe vendimet e shumicës.

Këtu kanë shanse të bëjnë opozitë, ta çojnë në Prokurori nëse kanë dyshime. Aktorët e mërzitur duhet të përpiqen të mbijetojnë në një shoqëri tregu, edhe si artistë, jo vetëm si rrogëtarë parazitë, me një rrogë qyl nga Teatri, e një rrogë nga PD.

“Alarmi” pse Teatri ka kaluar nga pronë e Qeverisë në pronë të Bashkisë, është akoma më banal. A thua këta aktivistët janë më të sigurtë, sikur prona të jetë në dorë të Edi Ramës, se sa në dorë të Erion Veliajt. Nuk e kemi pas ditë këtë shkallë të lartë besimi që paskan pas për Edi Ramën.

I gjithë ky teatralitet tani është në shtratin e vet politik, një “déjà vu” e gjithë lëvizjeve çartiste kundër ndryshimeve në Tiranë, që PD i ka në arkivën e saj historike.

Edhe ky konspiracioni që Erion Veliaj do ta prishë Teatrin një natë gushti, kur këta të jenë në plazh me brekë dhe të mos kenë mundësi ta mbrojnë, është një episod i shquar i këtij teatraliteti.

Në ditën që Bashkia ka një projekt të përfunduar urbanistik, të kompletuar, me konstruksionin dhe koston e tij, dhe e hedh në tender, puna për Teatrin e ri është çështje procedure.

Le të shpresojmë se PD do rritet në zgjedhjet e ardhshme nga ky teatralitet. Kështu fitojmë të gjith , edhe Teatrin e ri, edhe PD-në e teatralizuar.

26 komente në “Teatraliteti i opozitës në sheshin para Teatrit”

  1. Drino says:

    Mero deri ketu ke te drejte.Por gjithe ne te tjeret qe kemi qene per ndertimin e nje teatri te ri, kemi pasur edhe ne merakun tone qe menyra se si u paraqit me PPP ishte e jashte ligjshme. Dhe para ce kohesh Kryetari i Bashkise “shpalli” se do te ndertohet me investimet publike por nuk haroi te thoshte se trojet ngjitur me te do te “zhvilloheshin” per ndertimin e disa kullave me investitore private. Kjo tregon se nuk ka fund babezia e pushtetit per te betonizuar qendren e Tiranes. Edhe mund te ndertohet ne qender, por çdo ndertim duhet te behet sips ligjit:- me studim urbanistik qe nuk eshte bere qe kur u anullua “Plani francez” ne 2006 i cili parashikonte qe te ndertoheshin vetem nga 5 kulla ne te dy anet e bulevardit dhe jo 7 kulla ngjitur me truallin e teatrit. Tani studimi qe perfshin edhe ndertimin e teatrit duhet te behet me KONKURS nderkobetar dhe pas kesaj edhe projekti i teatrit te behet me konkurs dhe jo te thiret nje “studjo e njohur boterisht” sepse keshtu i pelqen Kryeministrit. ndryshe edhe sheret e gjoja atyre qe “merakosen” per humbjen e nje “kryevepre te arkitektures fashiste” te perkoheshme me pllaka tallashi gjejne nje argument.

    1. ben says:

      Rilindja
      Sikur te restaurohej ky teater qe eshte, pa bere kulla per oligareket, pa shpenzuar leke nga buxheti per godine te re ,pa prodhuar beton ,beton, beton.
      Pse duhet me patjeter, me ato leke psh mund te ndertohej 1 spital, 1 shkolle ose rruge qe tirana eshte ku theret qameti.
      Se tek e fundit ne teater si i ri ,si i restauruar as nuk prodhohet as nuk shitet hashash qe keshtu shumica dermuse e rilindasve as nuk kane per te shkuar tere jeten e tyre, sic nuk kane shkuar deri tani.
      Ai teater qe eshte del e tepron per ata 5 veta qe shkojne, truallin tjeter le ta bejne ndonje lulishte te bukur qe rilindasit te bejne foto.
      Eshte kaq e thjeshte ,sikur babezia rilindase mos te ishte kaq e madhe.

      1. Tironsi says:

        Ti qenke ne autobuz o Ben,nuk flitet me per kulla pas teatrit ,por per teater te Ri,modern ,per qytetate dhe jo karikatine per barbare

  2. Zigur Qarri says:

    Kush jan personat e celules se PD-s brenda Teatrit?Mos u kurse,fol me emra konkrete!Ata qe kundershtojn shembjen e Teatrit jan
    ajka e qytetarise shqiptare.Interesant,shumica e personave qe jan kunder aleances per mbrojtjen e Teatrit,jan provincialë!
    Qeveria kalon Teatrin Kombetar ne pronesi të Bashkise se Tiranes,ose më sakte ne prone te provincialit Erion Veliaj,nje person
    qe ti thuash negativ eshte pak,nje funderrine,nje jashtqitje!Nje prone e Ministrise se Kulturës kalon ne pronesi të Bashkise!
    Per çfar eshte Ministrja e Kultures,çfar rroli ka ajo?Perse Ministrja e mëparshme si edhe kjo tani,heshtin,sikur nuk ekzistojn?!
    Teatri Kombetare eshte gure prove per shoqerine civile.U shemb Teatri,shembet me të edhe qytetetaria shqiptare,sepse keshtu
    deshiron Kryeministri pevers,shqiptari më i lig dhe më i pabesë i te gjitha kohrave.

    1. taksapaguesi says:

      Aktoret sapo degjuan qe dikush do zhvillonte pronen private krahas teatrit te ri me aparatmente e dyqane ju ngriten veshet dhe u sulen si te babzitur per te grabit ndonje gje. Te vijne zorret ne gryke kur bejne te indinjuarin. E gjitha kjo nuk ka te bej fare me artin e kulturen por me disa parazite deshtak qe kujtuan se ju erdhi dita.

      Po ashtu, na kane care mender bythen si bashkia dhe qeveria me kete teatrin. Deshtuan me privatin te zhvillonte pronen dhe te merrnin nje teater modern nga nje arkitekt me fame botrore dhe mjaft i talentuar. Tani do paguajme nga taksat tona per dicka qe mund te behej falas vetem sepse nuk paten kurajen te marrin nje vendim e ta zbatojne. Teater mizerbale, tallin bythen me taksat e njerezve si aktoret dhe qeveria e bashkia.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Teatri i ri quajtur: Maks Velo..

  4. qeveria e (Gent) KAKAVE says:

    Ka me te teatralizuar se kjo qeveri Rama qe ka 7 vjet pa asnje rritje pagash per buxhetoret e vetem nje rritje pensionesh nje pakete cigaresh?
    Pa na thuaj dicka per ekonomine e falimentuar te Rilindjes or Mero, dil e lavderoje gjekundi (po munde) apo aty je dhe ti memec si Rama, leri pra teatralitetet.

  5. ?? says:

    AKTORËT E DËSHTUAR TË PD-së SË LODHUR,
    AKTRUAN SKENËN E RRADHËS DHE NA GAJASËN .
    TRAGJI -KOMEDI .
    REGJIZORI I PËRGJUMUR, AKTORËT E DHJAKSUR,
    DHE KOSTUMET E PAPËRSHTATSHME PËR TRAGJIKOMEDIN NË KOHËN E KOVIDIT, E BËN PUBLIKUN TË DHITET SË QESHURI DUKE I PARË NGA TELEJA, SE NË SALLË NUK I SHKUAN . POPULLI KA NEVOJË PËR ARGËTIM .
    FALEMINDERIT O KLLOUNA TË LODHUR TË PD-së së DHJAKSUR.

    1. JOVAN NUCI BREGU says:

      CA MUT AKTORESH JANE KETA NUK I KEMI PARE NE SKENEN E TEATRIT PO VETEM NE BORDERONE E INSTITUCIONIT NE DHAME JETEN PER ARTIN E NUK PATEM MUNDESI TE LUANIM NE NKE TEATER DINJITOZ TANI QE U DH A MUNDESIA JO PO DO BEJNE 7 KULLA JO PO NUK DO BEJNE KULLA MBYLLENI HALEN E MOS U NDJENI.

  6. Këngë për ZIGUR QORRIN .? says:

    O zigur na hënksh munë,
    Nuk je ti për këto punë.
    Vetëm bajga nxjerr nga goja,
    Qelbë i tëri, si nevoja.

  7. Ramaik says:

    O Xige. Të thuash budalla e ke pak. Ka tridhjetë vjet që u shkatërrua gjithçka në Shqipëri. Kemi humbur vendet e punës krahas grabitjes që na kanë bërë pushtetarët e të dy palëve. Po ju mendoni akoma se ka shqiptar që mendon për karakatinën bordello e quajtur teatri kombëtar? Po pse dua të di unë se jetojnë 50 apo 100 parazitët atje që vetëm art nuk bëjnë. Po më mirë qeveria ta nxjerrë në shitje dhe ta blejnë këta artistët e mëdhenj dhe le të jetojnë sipas ligjeve të tregut. Të shikojmë pastaj a do ta mbajnë kështu siç është.

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Si dikur SHQUPI,me nje shkres u be selia e PD,edhe teatri i “vjeter” mund te behet seli e PS per Tiranen !

  9. Pokeristi says:

    ZZz!Zighaj Quarci!!!
    Nga ju çpife Tiranes ti a derezi?!!
    Tirana dikur ka pas nje banus me emrin Zigur.Ka qene kapter Ziguri i i deges ushtarake qe merrej me rekrutet e rinj.Ngrinte nga pak zerin por ish shume me qytetar se ty.
    Nga ç’guva ke zbritur e nuk ngjitesh dot?Ti ke prirje instiktive shtazore.Ti me siguri ne nje grupim te djathte ekstremist (fashist)do kishe grade me te larte se kapter Ziguri i dikurshem.
    Bej jep mendime dhe qorto,mos kerko shume llogari dhe ofendo.Pastaj njerzit te varin teneqene dhe te tregojne Halene.

  10. antifashisti says:

    I nderuar Mero ,
    Ke bere nje lufte heroine per te demaskuar biznesin e djali te Berishes ne Gerdec i cili perfundoi me 27 viktima perfshire Kosta Trebicken qe “shkoi per gjah”.
    Mbrojtja qe po i ben aferes se “ripjelljes” per grabitjen e truallit te Teatrit ju ve ne nje pozite te palakmueshme. Afere Rama-Velia per teatrin eshte po kaq e ndyre sa e Gerdecit, vecse pa viktima.
    Jam i bindur qe hajdutet Rama -Velia do te deshtojne.

  11. dudu says:

    Mero shkrimi me i keqe qe ke bere ne historine tende si gazetar. Cdo fjali qe ke shkruar eshte sajese. Une nuk di qe Maks Velo qe ka qene tek protesta e Teatrit duke folur per mosprishjen e godines me dhjetra here ka qene i PD. Artistet Roza Anagnosti, Justina Aliaj…..e pa fund aktore te tjere nuk jane celula te PDse. Edhe Artan Shkreli, arkitek profesionist i njohur ne vend dhe njeheraz funksionar i PS, ka thene se ka deshire ai ta bej restaurimin e Teatrit, por nuk ka para shteti per restaurimin. Medemek tani Bashkia u pasurua dhe paska para disa here me shume per ta bere te Ri. Une vete jam me afer PSs se PDs dhe kam qene e folur disa here aty. Shume te PS kane qene aty. Eshte e vertete qe ka pasur edhe qytetar te Tiranes qe mund ti quash edhe militant te PD, qe gjeten aty nje foltore per te shprehur dufin ndaj maxhorances. Kjo beri qe qytetaret te quajtur si te PS te rrinin me terhequr, por ishin perdite aty pa folur, po duke mbeshtetur kauzen e mosprishjes se Teatrit. Erioni po ja mbajti le te beje referendum lokal per Teatrin dhe po e fitoj hallall ta prishi e te bej te ri.

    1. Zigur Qarri says:

      Nese nuk do te ishte qytetari Maks Velo ne protestat per mbrojtjen e Teatrit,kush do te ishte tjeter?!
      Maks Velo ka kundërshtuar shembjen e stadiumit ‘Qemal Stafa’, duke e cilësuar ndërtimin e ‘Air Albania’ një katastrofë. ‘Nuk është larg
      shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është Qemal Stafa është e pariparueshme’.
      ‘Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hotelerie, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte
      stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike e zhduku Rama. Si është e mundur që ky njeri
      sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane.U mbush me dyqane. Toptani dy kate nuk funksionoi se ka super ngopje në dyqane
      dhe po të ishte dy kate më pak do të ishte shumë më mirë e harmonizuar me ambientin. Po pse i bëjnë. Vjedhin ajrin. Ne jemi gati të
      vjedhim çdo gjë edhe ajrin’, deklaroi Velo.
      Maks Velo ka kundërshtuar ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.”Ndërtesa aktuale mund të rikonstruktohet duke ruajtur
      ato vlera arkitektonike si i vetmi projekt futurist i ndërtuar në Shqipëri rreth 90 vjet më parë.
      ‘Ajo ndërtesë ka jetuar dhe mund të jetojë. Do një rikonstruksion të plotë, të hapen muret, kollonat dhe të kryjet një rikonstruksion i
      plotë. Pse them të mbrohet? Ka vlera. Është e vetmja vepër e arkitekturës futuriste në Shqipëri, me atë konceptin e saj që futet thellë,
      principet dhe volumet, është e vetmja vepër e atij futurizmi të vonuar në Shqipëri. Është Banka, Bashkia, ministritë, Kryeministria,
      Teatri pastaj, janë një gjë me shumë rëndësi për qytetin, ka një strukturë, Bulevardi dhe këto janë krijuar strukturën. Stadiumi u prish
      dhe po prishëm edhe këtë, tërë kjo zinxhirë e arkitekturës italiane merr fund.
      Skema si Teatër është shumë e mirë. Futesh nga kuota zero, është e vetmja ndërtesë në Tiranë. Futesh në një volum, te holli i parë,
      te holli i dytë dhe pastaj te salla dhe kur mbaron drama, ti del dalëngadalë nga salla. Asnjë Teatër i jonë nuk është kështu. Kemi
      ndërtuar pesë teatro në komunizëm. Krahasoji me këtë, asnjë s’është si ky. Projekti i Ingels është një projekt shumë i mirë. Por
      Teatri mund të rikonstruktohet. Historia jonë e artit është aty, nuk mund ta shembësh’, ishin fjalët e tija.
      Më tej, ai vijoi me akuzat, duke u shprehur se ndryshimi i pozicionit të teatrit bëhet për të vjedhur territorin.
      Në lidhje me këtë projekt, Velo ka thumbuar edhe ish-ministren e Kulturës Mirela Kumbaro në protestën e artistëve kundër
      shembjes së Teatrit Kombëtar.Maks Velo u shpreh se politikanëve shqiptarë ‘u erren sytë’ sa herë që bëhet fjalë për ndonjë
      pazar me fitime marramendëse.‘Këta ndryshojnë menjëherë kur i vë aty. Ka qenë vajzë e mirë, e dashur, në momentin që e vë
      aty, ajo ndryshon. Ajo të nxin, të rrjep’, ka deklaruar ai.Maks Velo gjithashtu ka dalë kundër ministres së Kulturës Elva Margariti
      për masakrat që i janë bërë arkitekturës, fillimisht tek tjetërsimi i bibliotekës ‘Thimi Mitko’ në Korçë, që edhe pse Petraq Kolevica
      është autori i saj, nuk është pyetur për të për të risjellë në kujtesë vlerësimin që po u bëhet edhe arkitektëve të tjerë në vend.
      Gjatë përplasjes që pati me Margaritin, ai i sugjeroi ministres, që t’u vlerësojnë njëherë veprën e autorëve, edhe pastaj të mendojnë
      për të ndarë çmime për ta.‘Nuk mund të shkelet me këmbë kështu dinjiteti. Për çfarë vlerësimesh flisni ju për arkitektët, kur e merrni
      veprën edhe e ricikloni, e riformuloni. Me ç’të drejtë? A themi ne zonja ministre që në të drejtën e autorit futet edhe arkitekti? Për të
      bërë burg arkitekti duhet të shkojë. Për të riformuluar paratë i marrin të tjerët. Me ç’të drejtë? Përse nuk thirret arkitekti? Është e kot,
      politika e sotme është kaq agresive, kaq e pamëshirshme, kaq dritëshkurtër, kaq injorante, saqë po e dëmton në themel arkitekturën.
      Nuk e ke këtë gjë në asnjë vend të botës. A mund të më thuash në Paris një godinë që e riformuluan? Më thuaj një? Çdo godinë
      pastrohet edhe rigjenerohet që të qëndrojë. Janë gjërat skandaloze. Nuk mjaftojnë vetëm çmimet për arkitektët, edhe pastaj nga pas
      kurrizit t’ja shkatërroni veprat. Në radhë të parë duhet të shohin veprat, veprat janë çmimi më i madh. Edhe nga veprat dalin edhe
      çmimet e tjerë’, u drejtua arkitekti në atë kohë.Maks Velo nuk ka nguruar të tregojë edhe gabimet e Ramës, gjatë kohës që ishte
      kryebashkiak i Tiranës. Velo ka cilësuar si një të tillë kullën e betonit, që është ndërtuar në kryeqytet.
      Fjalët e Velos: ‘Ajo godina e betonit që është bërë karshi ortodokses ajo merr pjesë shumë në shesh. Shkatërron Bankën. Të duket
      sikur ngado të vërtitesh ajo të vjen sipër. Edhe te xhamia, edhe te Sahati, edhe te Ministria e Brendshme e ke sipër. Është shumë e
      fuqishme sepse është e llojit arkitekturë-skulpturë. Duhet studiuar mirë sepse ka një forcë të madhe vepruese dhe jo gjithmonë
      pozitive. Ishte një gabim dhe është një ndër gabimet e Ramës sepse Rama kështu bën, vendos vetë’.
      Kerko ne YouTube dhe gjen material pa fund te Maks Velos ne mbrojtje te Teatrit.

  12. Piter says:

    Mero te lutem mos e quaj me Nishanin president se ofendohen shqiptare por thjesht quaje Çyruku Nishani.

  13. besa says:

    Qe teatri i ri do te nderthet eshte e pa diskutushme. Tani populli eshte mesuar me kundeshtite banale te kesaj jashteqitje e PD. Aty mblidhen pisanjosi i pa lare Neritan, vellezerit Budina qe dihet njeri hajdut tjetri ne hall se e ka lene gruaja ne Itali dhe bredh rrugeve si qen dhe disa prostituta qe e kane treguar vete qe thone te ka ulur breket. Teatri me te mbaruar prucedurat do te filloi dhe jo kur keta fundrina te jene me brek ne plazh por kur te jene aty dhe po perdoren dhune dhuna do tju kthehet ne menyre ligjore e propocionale. Sa per qendrimin e Like floririt dihet ka siklet se nje dite drejtesia do ta hap dosjen e krrabes dhe i pari qe do te deshmoi eshte Saliu me ze dhe me figure.

  14. Zigur Qarri says:

    Te gjith hajdutet,budallenjt dhe drogaxhinjt e ndjejn veten te ndermjetesuar nga i semuri psiqik Edvin Escobar D’Rama!Gati 500 vjet
    pushtim turk,ka lene pasoja qe do te ndikojn po aq koh ne Shqiperi.Por nderkoh qe shoqeria turke ka bere perparime te medha ne
    kulture dhe ekonomi,si katalizator per te gjith vendet e Ballkanit,Shqiperia mbetet vend numuro!Ndergjegja qytetare turke eshte
    ne te njetin nivel me ate te vendeve perendimore.Ne Vitin 2013 miku i Edvin D’Rames,Erdogan,ne perpjekje per te betonizuauar nje
    prone publike(Taksim Gezi Park)ne Stamboll,hasi ne nje rezistence te madhe te shoqerise civile,qe ishin kunder ketij projekti.Vetem
    ne Stamboll demonstruan 3,5 milion qytetare.Protesta shperthyen ne te gjitha qytetet e Turqise,me pasoje 8 mije persona te plagosur,
    12 te vrare(vetem ne Stamboll 9).Protestat ia arriten qellimit per ndaluar vjedhjen e prones publike.Por inspiruesi i Edvin D’Rames,
    diktatori Erdogan nuk pertypte dot humbjen,dhe si hakmarrje prishi qendren kulturore”Ataturk”,nje kompleks me salle teatri,salle
    opere dhe baleti,dy salla koncertesh,kinema dhe salla te ndryshme kulturore per te ndertuar nje Xhami qe prishte pamjen e “Taksim
    Gezi Park”.Teatri Kombetare ne Tirane,eshte jo vetem pjese e memories historike te kryqytetasve ,por edhe simbol i vlerave qytetare.
    Rezistenca apo shembja,do te jene etalon i ketyre vlerave.Mos i shkoi kujt ndermend se ndertimi i kullave ka si qellim te kurseje
    xhepta e takspaguesve shqiptare per te ndertuar Teatrin.Kurre.Me ndertimin e kullave lahen parate e pista te mafias”rilindase” dhe
    personalisht te Edvin D’Rames.Protesta e 21 Janarit 2011 ku humben jeten 4 qytetare ,shpertheu per shkak te rushfetit mbetur ne
    tentative nga Ilir Meta te 700 mije Dollareve(afro 500 mije Euro).Nje shqiptare denohet nga Qeveria “rilindase”per kamatvonesen e
    energjise elektrike nje shume prej 28 mije Leke te vjetra,qe nga turpi vari veten ne burg.Ndersa Edvin D’Rama u detyrua te paguaj
    vjehrrin e Bashes 14 milion Euro,dhe Françesko Beketin do ta paguaj 140 milion Euro.Kjo per faj te Kryeministrit dhe Kryebashkiakut.
    Ky rast tregon se Rames dhe Velias nuk i dhimbsen Leket e takspagueve shqiptare,rast qe mjafton per ti denuar me burg te perjetshem
    te dy.Por shembja Teatrit nuk ka qellim vetem larjen e parave te pista te Rames,por edhe prishjen e gjurmeve te nje afere te hershme
    korruptive te tij.Nese kjo afere korruptive nuk do ishte e vertete,Rama do ta kishte paditur me koh Lubonjen,por ka heshtur!
    “F.Lubonja,dikur mik i Edi Ramës, kujton që kur ky i fundit ishte pedagog i Institutit të Arteve,bashkë me të ngjashmit e tij,dhanë në
    mjediset e këtij universiteti një kioskë me qera, ku në këmbim pronari u jepte drekat dhe darkat falas. Madje siç ndodh rëndom
    kujton Lubonja,kjoska ku tregtohej paçe dhe fasule,u zbukurua në mure edhe me pikturat e Edi Ramës.Kur u bë ministër Kulture
    në 1998 dhe kishte më shumë në dorë, ai i dha ambjentet e Akademisë si lokal, “House of Arts”, për mikun e tij, sot deputet i PS,
    Fidel Ylli.Por, Lubonja tregon edhenjë histori tjetër sinjifikative (të shoqëruar me dokumenta)që zbulon mendësinë e vërtetë të
    kryeministrit aktual: batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar, qëRama sot do ta shembëpër të humbur gjurmët.
    Sipas Ligjit të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me qera të një institucioni duhet ta firmoste Ministria e
    Ekonomisë. Por ç’bëri Rama si ministër kulture? Falsifikoi dokumentat,nga 575 m2 në më pak se 500, dhe e nënshkroi vetë kontratën
    që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar.Cili qe rezultati?Nga 74 mijë USD në vit që përfitonte teatri, me kontratën
    e Ramës merrte vetëm 4 milionë lek në vit”! Ka bere ndonje padi skizofreni Edvin D’Rama deri tani per kete akuze te Lubonjes?-jo!Perse?

    1. Rimi says:

      Zigur. Me trego ndonje kryeqytet europian qe te kene ne zonen qendrore te tij Teater Kombetar tip magazine si ky i yni.
      Per te mos folur per Berlinin Parisin Romen Madridin Pragen Vienen etj etj por edhe Shkupi ka nderruar godina madheshtore per Teater apo Opera Kombetare.
      Pse e doni Teatrin Kombetar te Shqiperise tip magazine. I keni pare godinat e teatrove ne Shkoder Durres Korce etj qe jane shume here me dinjotoze se kjo magazina qe quhet Teater Kombetar.
      Pastaj ne fund te fundit ai kompleksi rreth teatrit ashtu duhet te ngelet me godina dy katshe qebaptore Cfare te keqe ka te zhvillohet
      Apo problemi eshte pse ta zhvillojne keta dhe jo ne. Tregohu i sinqerte

      1. Zigur Qarri says:

        Nuk i je referuar ne asnje pike komentit tim?!P.sh,per aferen korruptive te Teatrit ne lidhje me Ramen.Nejse.
        Akuza per mossinqeritet eshte subjektivizem,prandaj perjashtohet ne nje diskutim kur hiqen maskat.
        Hambugu(qytet shtet me mbi 10 ndertesa Teatri) megjithese ndertoi(jo ne qender)nje Teater te ri ,nga me te shtrenjtet ne Bote)
        nuk e prishi karrakatinen “Rote Flora”ne nje lagje ku jeteojn emigrantet dhe panket.Ndersa “rilindasit”Edvin D’Rama dhe Erion
        Veliaj i prishen kinemate dhe lulishtet e pakta te Tiranes.Erion Veliaj erdhi me premtimin se do ndalte betonizimin e Tiranes,por beri
        te kunderten,kampion per betonizim!Lexo historine e Teatrit “Rote Flora”qe eshte bere gati lufte qe te mos prishet,qe te kuptosh,se
        sa larg jemi nga qytetrimi Europian.

  15. XY says:

    TEATRI DO BEHET SI SHESHI SKENDERBEG ,NJE SHKRETINE BETONI.

  16. rrema says:

    Ky Zigur Qarri eshte komplet rrot k*ri, derr maloku shpellare…

  17. ZIGURIT në ....?? says:

    ZIGUR QARRI , NA HËNKSH …RIN!

  18. Sul Korriku says:

    Teatri nuk eshte i Liçajt te PD-se. Eshte dhe imi. E dini kush jam une ? Ai qe ri tek poltrona por, nuk mund te ri më ne poltronat dhe skenen qe me servir Liçaj !
    Ndoshta Liçajt i shkon per shtat kualiteti i skenes dhe salles se, aty gjen veten. Une dua kualitet tjeter si per skenen, sallen apo aktoret. Nuk mund te pranoj më qe aktori te vije nga klubi te jape çfaqe per mua.
    Liçaj dhe Liçajt kanë frike nga teatri i ri se ju ri shume i gjërë !

  19. TONI says:

    garues qe marrin pjese :PS,PD,LSI .tifozet e njejte populli.Objekti i gares: Kush merr i pari 20% nga ndertimi i teatrit dhe kullave mbrapa, vlera e perafert jo me pak se 50milion (euro)Lind pyetja_ vertet besoni se teatri nuk do shembe?t Dhe cmimi per vendin e pare e merr ja pra qe teatri u shemb dhe kullat u ndertuan dhe nuk paska bir kurve qe te kerkoi leket e veta tek garuesit KAQ MER VLLA MOS U LODHNI KOT kushdo qe te vij do shembet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje