“Atomium” simboli belg i një turizmi të goditur nga COVID-19

30 Maj 2020, 11:11Bota TEMA

“Atomium”, monumenti ikonë i Belgjikës dhe një vend i domosdoshëm për turistët në Bruksel, varet 70% nga klientela e huaj. Ndërkohë rihapja e tij nuk zhduk të gjitha pikëpyetjet mbi periudhën pasCOVID-19.

Në mes të muajit maj, qendra ka vlerësuar tre milionë euro humbje vjetore si pasojë e kufizimit.

“Një katastrofë potencialisht “fatale” për operatorët”, nënvizojnë ata në një komunikatë. Ata kujtojnë se “Atomium” jeton 90% nga zyra e biletave dhe nuk merr asnjë subvencion.

Pushtetet publike kanë autorizuar rihapjen më 1 qershor, me masa të nevojshme sigurie në hapësirat e qarkullimit dhe në brendësi të topave gjigantë prej çeliku. Pesë nga nëntë janë të aksesueshme për publikun duke propozuar disa ekspozita.

“Ky është vërtet një lajm i shkëlqyeshëm që jeta do të rifillojë”, theksoi Zoubida Jellab, përfaqësuese e zgjedhur e Brukselit që kryeson “Asbl Atomium”, shoqata administruese.

Megjithatë, rifillimi do të jetë i pjesshëm. Restoranti panoramik fillimisht do të vazhdojë të jetë i mbyllur. Dhe mbi të gjitha, kthimi i turistëve të huaj do të varet nga rihapja e kufijve, që ende nuk është vendosur në Belgjikë.

Në Atomium, nga afërsisht 600 000 vizitorë vjetorë të regjistruar mesatarisht në vitet e fundit, 70% vijnë nga jashtë, kryesisht nga Europa, por edhe nga SHBA-ja ose Brazili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje