Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë denoncimin e radhës në Prokurorinë e Posaçme. Aktivstë edhe aktorët janë mbledhur ditën e sotme përpara SPAK, ku kanë dorëzuar edhe padinë. AMT ka denoncuar Këshillin Bashkiak, për marrjen e vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Sipas tyre, Këshilli Bashkiak ka marrë kompetenca që nuk i takojnë, si dhe VKM-ja e kalimit të pronës së Teatrit nga pushteti qëndror në pushtetin vendor është antiligjore.
Gjithashtu Aleanca ka paditur edhe Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, pasi nuk është bërë zbrazja e godinës, përpara se të bëhej shembja. Akuzat e AMT për Këshillin Bashkiak dhe IMT janë “shpërdorim detyre”, “shkatërrim prone” dhe “shkatërrim i veprave të artit”.
Regjisori Edmond Budina është shprehur se me rënien e Teatrit ra edhe sistemi i drejtësisë. Sipas tij, topi tashmë i ka kaluar prokurorëve që duhet të japin drejtësi.
“Ajo që po ndodh, mënyra sesi demokracia në shqipëri është marrë peng, ka bashkëpunim edhe të niveleve të dyta, të cilët nën justifikimin e bukës së gojës bëjnë veprim që kërcënojnë jetët tona.
Thirrja ime është për ndërgjegen e shoqërisë. nuk mund të bëhen shkelje flagrante, kur jetët tona u rrezikuan, në mes të ditës, si rezultat i këtyre firmave dhe shoqëria të mos reagojë.
Ne si shoqëri na takon ta gjejmë këtë zgjidhje. Është shumë e rëndë ajo që ka ndodhur në Teatrin Kombëtar. Më vjen mirë që edhe subjekte opozitare kanë arritur më së fundi të reagojnë dhe me rënien e Teatrit Kombëtar ra edhe sistemi i drejtësisë.
Prokurorët që punojnë duhet të ndihet të mbështetur nga njerëzit që kërkojnë drejtësi dhe topi ka kaluar në fushën e tyre dhe minimumi të fillojë hetimet dhe të shohim lëvizje konkrete.
Me veprimet tona juridike do ta kthejmë Teatrin aty ku ishte. Do mbjellim prap shpresën se gjërat mund të bëhen prap në Shqipëri”, u shpreh Budina.
Teatri u prish per te zhdukur gjurmet e nje afere korruptive te Edvin D’Rames kur ishte Minister kulture.Pa u denuar krimineli,
banditi D’Rama,qe gadi çdo Muaj eshte i implikuar ne nje afere korruptive gjate qeverisjes se tij,nuk ka qetesi Shqiperia.
“F.Lubonja,dikur mik i Edi Ramës, kujton që kur ky i fundit ishte pedagog i Institutit të Arteve, bashkë me të ngjashmit e tij,
dhanë në mjediset e këtij universiteti një kioskë me qera, ku në këmbim pronari u jepte drekat dhe darkat falas. Madje siç
ndodh rëndom- kujton Lubonja- kjoska ku tregtohej paçe dhe fasule, u zbukurua në mure edhe me pikturat e Edi Ramës.
Kur u bë ministër Kulture në 1998 dhe kishte më shumë në dorë, ai i dha ambjentet e Akademisë si lokal, “House of Arts”,
për mikun e tij, sot deputet i PS, Fidel Ylli.Por, Lubonja tregon edhe një histori tjetër sinjifikative (të shoqëruar me dokumenta)
që zbulon mendësinë e vërtetë të kryeministrit aktual: batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar, që Rama
sot do ta shembë për të humbur gjurmët. Sipas Ligjit të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me qera të një
institucioni duhet ta firmoste Ministria e Ekonomisë. Por ç’bëri Rama si ministër kulture? Falsifikoi dokumentat, nga 575 m2 në
më pak se 500, dhe e nënshkroi vetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar. Cili qe rezultati?
Nga 74 mijë USD në vit që përfitonte teatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë lek në vit”!
http://perpjekja.blogspot.com/2018/02/