"Kryeministër i ekonomisë", Lulzim Basha hap listën e premtimeve: Do sjell investime të huaja, do fus Shqipërinë në punë, do ul çmimin e naftës, do rris mirëqenien e popullit

10 Qershor 2020, 13:46Politika TEMA

Lulzim Basha zhvilloi një takim me Shoqatën e Investitorëve të Huaj, ku shpjegoi se çfarë do të bëjë qeveria e PD kur të marrë pushtetin për rritjen e investimeve.

“I sigurova përfaqësuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj se në qeverisjen e ardhshme thithja e investimeve të huaja do të jetë prioritet strategjik, krahas mbështetjes së biznesit e prodhimit vendas. Reformat që ne do të ndërmarrim do të çmontojnë konkurencën e pandershme, do të eliminojnë burokracitë e tepërta dhe do të luftojnë korrupsionin.

Do t’i japim fund ndryshimit të papritur dhe të pakonsultuar të rregullave, duke kthyer sigurinë juridike. Politika transparente dhe afatgjatë për taksat dhe hapja e lojës duke çmontuar monopolet dhe trajtimet preferenciale do të garantojnë konkurencë të ndershme në vend të klientelizmit korruptiv të qeverisë”, shkruan Basha.

Statusi i plotë

Nuk ka prioritet më të madh për shqiptarët sot, se të kthejmë besimin të ekonomia e të nxisim punësimin si emergjencë kombëtare!

Për këtë arsye, krijimi i lehtësirave dhe kushteve për të thithur sa më shumë investime të huaja, që hapin vende pune, është prioriteti ynë strategjik.

Gjatë takimit me drejtuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri, z. Constantin Von Alvensleben, President i FIAA, z. Grant Sun, anëtar Bordi i FIAA, z. Përparim Kalo, Anëtar Bordi i FIAA, z.Emil Georgakiev, Anëtar Bordi i FIAA, znj. Marinela Jazoj, Drejtore Ekzekutive e FIAA, diskutuam mbi shqetësimet e investitorëve të huaj në Shqipëri. Konkurenca e pandershme, korrupsioni, burokracia dhe informaliteti i lartë janë në krye të listës së shqetësimeve të tyre.

I sigurova përfaqësuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj se në qeverisjen e ardhshme thithja e investimeve të huaja do të jetë prioritet strategjik, krahas mbështetjes së biznesit e prodhimit vendas. Reformat që ne do të ndërmarrim do të çmontojnë konkurencën e pandershme, do të eliminojnë burokracitë e tepërta dhe do të luftojnë korrupsionin.

Do t’i japim fund ndryshimit të papritur dhe të pakonsultuar të rregullave, duke kthyer sigurinë juridike. Politika transparente dhe afatgjatë për taksat dhe hapja e lojës duke çmontuar monopolet dhe trajtimet preferenciale do të garantojnë konkurencë të ndershme në vend të klientelizmit korruptiv të qeverisë.

Taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës “Rama” mbi karburantin, eleminimi i lejeve, licencave dhe autorizimeve që pengojnë konkurencën e lirë dhe të drejtë do të jenë hapa të menjëhershëm.

Shqiperia do të shohë përpara dhe prioriteti im absolut është të luftoj për të mbrojtur dhe hapur çdo vend pune të mundshëm.

“Shqipëria në punë” nuk është thjesht një moto, por një platformë reale. Me planin tonë ekonomik do të sprapsim krizën “Rama” dhe do mund të hapim vende të reja pune, të fuqizojmë ekonominë dhe të rrisim mirëqenien e shqiptarëve.(TemA)

8 komente në ““Kryeministër i ekonomisë”, Lulzim Basha hap listën e premtimeve: Do sjell investime të huaja, do fus Shqipërinë në punë, do ul çmimin e naftës, do rris mirëqenien e popullit”

  1. Salih says:

    Sa me shume qe del ne TV/ Media, aq me shume urrejtje ngjall te njerzit, o klloun injorant

  2. Andrea says:

    Po TRAM do besh.

  3. anetar i partis mutit demokratike says:

    Dhe une them qe ky bole e ndryshon hedhe direkt 260 milion £ qe vjedhi tek rruga kombit
    dhe shet shtepine ne holland,dy vilat ne tirane,tek gjiri i lalezit dhe nxjerre miliona te tjera ero qe perfitoi nga serbia qe te inkriminonte ushtrin e kosoves
    Ky hajvan qe kurre ne jete nuk ka bere asgje si mund te ndihmoje shqipetaret
    Larg llafollogjis tij bajate
    ky duhet vare per bolesh pa le te behet prite o zot kryeministe atehere e han dreqi ate vend

  4. Ndroqi says:

    Dhe une ate pume do bej,,do ja u ul dhe do ja u ngreh punen dhe rrogen sa te me doj qejfi,vetem aman me beni kryeminister.

  5. Nardi says:

    Hap statistikat Lyl. Me 2013 kur le pushtetin, cmimi i naftes ishte 1850 deri 1900 leke.
    Sot eshte 1500 1600 leke.
    Rri e rri dhe ha nai mut ti Lul.

  6. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Ti more lulush ke ngelur tek do bej.
    Si minister i transportit vodhe 230 milion euro
    Si minister i brendshem vrave 4 Shqiptare me duart ne xhepa dhe plagose 10 te tjere
    Vodhe live zgjedhjet qe u bere kryetar bashkie dhe fjete gjume pa bere as edhe nje gje dje sa e sa miliona te tjera vodhe duke u bere pronar ne shume vende dhe sot del na tregon peralla se cdo besh si kryeminister. Dite te zeza presin Shqiptaret po moret pushtetin perseri ju, jo se keta jane me te mire e skane vjedhur po e keqja me e vogel qe jane keta eshte me mire se e keqja me e madhe per Shqiperine qe jeni ju kriminela ordinere…

  7. Dorina says:

    Boll me genjeshtra o mashhtrues! Trego si ke bere leket e tua!

  8. Dashamiresisht says:

    Or Lul! Ke precedent Tironen! Tu ste ka duke! Rama me ca bojra i lujti mensh tironsot! Cfare duhet te beshe?
    Mos premto gjona qe si bone dote!
    Perpiqu te fotosh! Nese paskesaj nja 6 muaj bo ndonji gjo ( jo si tek Rruga e kombit) dhe pastaj kendo ndonje gjo!
    Deri ne kete moment je: Llafe imzot, llafe! Ene Kadareja s’ka qejf!
    Pra kupto! Foto zgjedhjet ndershem! Jo me vota “ne kutit e gabuara”! Leri keto gomarrlliqe! Dhe po i le… je fitues sidoqofte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje