Miti i “ëndrrës amerikane” dhe shqiptarët që mendojnë se do gjejnë parajsën në SHBA

10 Qershor 2020, 10:28Blog TEMA

Nga Leonora Laçi*

Ka disa vite që aplikoj për lotarinë amerikane, si shumë të tjerë dhe ende asgjë…

Përzgjedhja rastësore është si tepër rastësore, ashtu si dhe pritja që nga rastësia e rastisur të më bie lapsi edhe mua.

Por ndryshe nga vitet e tjera, këtë radhë për herë të parë po pres me ankth, jo aq nga përgjigjia e cila ka qenë negative përherë, por mendimi gërryes se po të jetë pozitive çfarë do të bëj?!

A do jem e gatshme për të jetuar një “ ëndërr” të pa ëndërruar më parë ?!

A është ajo çfarë dua për të ardhmen time?! Sikur këto pyetje t’ja bënim vetës kur aplikojmë besoj se shumëkush do stepet dhe do qëndronte në Shqipëri.

Miti i lotarisë amerikane ende nuk ka rënë deri sa të dal diçka tjetër më e mirë, ndoshta procesi i hapjes së negociatave me BE do na zgjeronte horizontin për mundësi të reja pa pasur nevojë të shikojmë shumë larg.

Për disa gjëra jam e bindur se; të fitosh lotarinë amerikane nuk është fitorja e një beteje por nisja e saj, është vetëm nisja drejt një destinacioni dhe jo destinacioni vetë, është hapi drejt së panjohures dhe jo e panjohura, është zgjimi nga ëndrra dhe jo ëndrra, është drita në fund të tunelit por jo dalja nga ai, është plumbi që ia fut vetes por jo arma, është problemi dhe jo zgjidhja, është e reja por jo domosdoshmërisht më e mira, është varka në mes të detit të trazuar që dhe notari a lundërtari më i mirë s’do të mbijetonte.

Ëndrrat nuk janë gjithmonë të bukura, i vetmi realitet i tyre është që nuk ndodhin realisht, derisa ëndrra nuk ndodh atëherë pse duhet të besojmë se ndodh ëndrra amerikane?!

Sot, nepërmjet mjeteve te informimit arrijmë të njohim, kuptojmë, dallojmë e të gjykojmë se jeta atje nuk është “një fushë me lule” siç na e përcjellin disa.

Edhe atje vriten njerëz ditën me diell, edhe atje ka pasiguri, nëse nuk i jep shtetit nuk merr asgjë në shkëmbim, edhe atje ka pabarazi socialo-ekonomike, edhe atje ka pakënaqësi të popullit nga qeverisja, edhe atje ka trafik droge e prostitucion.

Por, atje nuk ka babëzi politike, atje interpretohet saktë taksa progresive, atje një skandal të prish karrierën e emrin, atje ka sindikata që janë për ty e me ty, atje ka ligje që duhet t’i zbatojë edhe ai që i ka hartuar e miratuar, atje funksionojnë njëllojë gjykatat për të fortët e të dobtët.

Shumë shqiptarë që jetojnë në SHBA nuk tregohen realistë për veshtirësitë që ka, ndoshta për të mos na kënaqur egon tonë të sëmurë, apo dhe për të përkëdhelur sedren e tyre dhe për tu justifikuar se kanë bërë zgjedhjen e duhur.

Por ne e dimë, atje nuk je ne gjendje të mbijetosh me nje rrogë. Atje je i humbur nëse ngel pa punë. Falimentimi njerëzor hynë pa trokitur në derë, në çdo moment.

Ne e dimë që lotaria nuk na ofron strehim, as punësim dhe asnjë integrim në shoqërinë e ftohtë amerikane. Por prapë mbajmë shpresë.

Ëndrra amerikane pas fitores së lotarisë është një luftë më vete, dhjetra dokumentacione për tu plotësuar, aq sa kur të vjen dita të shkosh do të të ketë humbur dhe dëshira nga lodhja a stërmundimi.

Ky do jetë vetëm fillimi i kalvarit të një jete të re, që ende pa filluar përballesh me shijen e hidhur të biletës, të banesës, të shkollimit, të ushqimit, sa realiteti ka për të na përplasur me dy gjunjët në tokë.

Shqiptari i sotëm nuk është ai i viteve ‘90 që i dukej ikja shpëtim dhe zgjidhje, sot mendojmë më gjatë kur duam të ndërmarrim një rrugëtim të tillë riskues, dhe kjo tregon që ne jemi pjekur deri diku si shoqëri ose kështu pretendojmë.

*Shkrim i botuar dy vite më parë nga TemA dhe i risjellë për lexuesit pas daljes së përgjigjieve, për ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe ëndërrojnë të shkojnë në SHBA

37 komente në “Miti i “ëndrrës amerikane” dhe shqiptarët që mendojnë se do gjejnë parajsën në SHBA”

  1. american16al says:

    Artikulli eshte i drejte, qe te jepet mundesia per te vajtur ne USA eahte fat, Peres?!
    Eshte e vertete per te papriturat qe te sjell jeta po aq e vertete dhe mundesite e shumta per r’i kaluar ato gje qe nuk ekziston ne shumicen e vendeve te tjera dhe dinamika e jetes ndryshon nga ajo e anes tjeter te globit. Varet nga personi nga personaliteti i tij se si deshiron jeten ate sedimentare dhe te qete apo ate dinamike me te papritura dhe entuziaste me supriza te te dy aneve….???!!!
    Por USA eshte vendi me i preferuar jo vetem per shqipetaret por per gjithe boten….

  2. tekniku says:

    Nuk eshte fushe me lule,por te jep cdo mundesi te gjesh vehtem ne se do.Jeta eshte edhe shans si kudo.Pa folur gjuhen eshte dhjete here me e veshtire.Te vish ne Amerike duhet te lesh menjane mentalitetin e kafeve te Tiranes,jeten lluksoze qe vjen nga para te pista,kapadaillekun e puneve super te paguara.Ne disa raste do vihesh ne pozitat e mbiegzistences.Ne se nuk je i pergatitur per sa me siper me mire qendro ne Shqiperi dhe merri me llogje dhe politike gjithe diten.

  3. Al says:

    Me mire ne dhe te huaj se I vjedhur dhe i shtypur nga njerezit e tu….

    1. Atdhetar says:

      HAHAHA SA NAIV QE JE! IK PROVOJE IK, SE DO TA SHOHESH SI TE VJEN KUR TE VJEDHIN DHE TE SHTYPIN TE HUAJT. SIDOMOS INDIANET E KINEZET.

  4. Taulant says:

    Se cfare eshte USA po e shohim muajt dhe ditet e fundit … streha e fundit e te deshperuarve .

  5. beni says:

    Po te kish aplikime per te jetuar ne russi do ti pergjigjesha me shpejtsi sepse atje Po lulezon jo Amerika sot eshte gati te shperthej lufta civile!

    1. Atdhetar says:

      HAHAHA SA DEBILA SI TY KA SHQIPERIA, PRANDAJ NUK BEHET AI VEND. NUK SHIKONI TI SHTROHENI PUNES ATY EDHE TE NXIRRNI JETESEN DUKE PERMIRESUAR VENDIT TUAJ PO E KENI MENDJEN PER AVENTURA IDJOTE. KUDO QE TE VESH PO NUK SHTROVE KURRIZIN NUK BEN PERPARA. NUK KA DREKE QYL ASKUND NGULITE MIRE NE KOKE.

    2. Eagles says:

      O ben akoma me mire per ty do te jete North Korea apo irani paç fat

  6. vilson naci says:

    Nje analize shume e sakte. Vajtja ne Amerike do te thote ta fillosh jeten perseri nga starti, dhe po nuk njohe edhe gjuhen behet shume here me e veshtire.

    1. USA says:

      A eshte mire te largohet nje popull nga vendi i vet? Absolutisht jo , por nese ai vend nuk ofron nje mundesi per nje te ardhme atehere e vetmja mundesi eshte emigrimi. Mos ja beni koken corap njerezve me keto artikuj propagande kundra emigrimit . Per ata njerez si per mua do te jete ne rradhe te pare nje clirim nga injoranca dhe ligesia qe e ka mbytur ate vend. Kurse per ata qe i kane qejf kafete gjithe diten pa menduar per nje te ardhme nuk kam cfare te them se e tregon vete fakti qe jane kokrra e dembelave. Ketu po punove pak do maresh pak po punove shume do maresh shume . Per sa i perket jetes edhe ketu ka plazhe, male, lumenj, liqene, bare, restorante . Ka edhe shkolla te mira por ka edhe burgje, ka njerez te mire por ka edhe kafshe, por mbi te gjitha ketu ka shanse te cilat per fat te keq vendi yne nuk na i ofron.

  7. Ergys says:

    Shkrimi i mire ne pergjithesi.Por kur thote se atje ka sindakata qe jane me ty,kjo nuk eshte e vertete.Autori duket qe nuk e ka info e sakte.Ne Amerike sindakatat jane me padronin,kurse ne Evrope anojne nga ana e punetoreve ne pergjithesi edhe pse jo rralle here i kane tradhetuar.

  8. Tani says:

    Ne U.S. je thjesht nje zero mes shum zerove. Qe te behesh dikushi duhet te harrosh jeten sociale te Shqiperise te punosh nga 2 -3 pune dhe te investosh ne edukimin.

  9. Mendimi im says:

    Amerika eshte nje shoqeri e bazuar mbi dy vlera: individualizmin dhe materializmin. Pra atje do kesh dy aktivitete kryesore: punen dhe konsumin e te mirave materiale. Ne qofte se keto dy vlera jane primare per ty, atehere mendoj se do ndihesh mire ne ate vend. Ne qofte se je njeri qe vlereson jeten familjare dhe kohen e lire mos u lodh deri ne Amerike sepse do jesh me mire ne Evropen perendimore.

  10. Baton DR says:

    1) Ne Amerike te vrasin vetem po i ktheve fjale policise me sa kuptoj
    2) Faleminderit qe po iken nga ky vend…..nje tradhetar me pak!

  11. Olsi says:

    Une e kuptoj qe amerika eshte amerika ,dhe kete se ve njeri ne dyshim . Po sic ngrihem une ne mengjeze te shkoje ne pune 10 apo dhe 12 ore , edhe amerikani apo kushdo ne kete bote ben te njejten gje. Po eshte e vertete qe ke ndoshta me shume mundesi ,dhe kete nuk e mohoj , por mos kujtoni se qytetareve amerikane po u plas per nje emigrant , nga cdo vend i botes qe vine . Bile kane plot afroamerikane dhe meksikane qe punojne per nje cope buke. Megjithate cdo njeri e ka ne dore jeten e tije ,te bej cte doje.

  12. Hessen says:

    Sakte!
    Per mendimin tim, te mos kishe aplikuar, do te ishte gjeja me e mire per ty.
    E kam perjetuar, dhe vazhdoj akoma edhe mbas 25 vjetesh, ta vuaj emigrimin.
    Nuk te jep askush, asgje.
    Me pune te ndershme, edhe ketu, vetem jeton, asgje me shume.
    Rri ne Shqiperi e dashur, rri ne Shqiperi!
    Aresyeja qe ne jemi akoma jashte Shqiperise, jane femijet. Buke do hanim edhe aty dhe do te ishte me e embel. Me nje kusht:
    Mos u merni te gjithe me politike, pasi aty nuk punojne njerezit, por bejne hesapet e parti e dhe zihen e rrihen me hunj per padronet e partive.
    Kjo eshte fatkeqesi shqiptare!

    1. Deso says:

      Zoteri, koment shume i sakte. U them te gjitheve, rrini ne vendin tuaj. Por ngaqe kam 30 vjet i ikur sma besojne, me quajne Hipokrit. Mos u genjeni nga shkelqimi i rreme. Ka me mijera shqiptare qe vlejne 1 milion $ ne Usa dhe Canada. Po ne fund te fundit prape dalin nga shpija me rrobat qe flejne gjume. U iken dita ne rropatje. Nje shqiptar ne Milwaukee ja dogjen restaurantin qe e kish bere me kursimet w jetes . Tani eshte ne deshperim, gati gati vervrasje. Nje tjeter me femije me Autism bredh dyerve per asistence se sperballon dot jeten. Nuk eshte fushe me lule. Fuck America.

  13. Skenderbeu says:

    Po mir o katunaret e mi si mendoni jeten ju duke shit drog mashtruar vjedh Shum ktu thojn duhet te punosh shum hahahahaha Pa pun nuk ka jeni mesuar duke pi kafe mbani robt neper goj ene prisni ti boni na njonit na i gol per te pir kafen e dites Keni mbaruar si popull

  14. lola says:

    nje mut eshte Amerika dhe jo nje mit se kam qene dhe jam e pakenaqur

  15. Ceni says:

    Hessen ok. Endrra nuk eshte me ajo e para. Ne kemi ndryshuar dhe vendi ka ndryshuar. Jemi me te kthjelluar po kemi nevoje te piqemi. Atehere ketu nuk kishje mundesi, tani ke. Shqiptari sotem nuk eshte punetor si atehere, as guximin e atehershem nuk e ka. Por si thote populli: Guri rende ne vend te vet.

  16. aleko says:

    Shqipetret sa vine ketu ne USA , behen te thjesht dhe pranojne cfaredo pune, dhe jo sic bejne ne vendin e tyre ne pritje te punes se zgjedhurr,sepse e shohin qe kur vine ktu scan koken njeri se punon ti apo jo dhe interest e tua cfare pune do.Ato duhet ti zgjedhesh vete..si ta keshe qef…po deshe puno : po deshte fli poshte ures.Shqipetret zgjedhin te paren , te punojne , madje shumica me shume se nje pune , ndryshe me nje rroge , jeta me e mire per shumicen e njerzve nuk do shkonte me shume se nje luge supe me teper.Per te pat shtepine tende duhet te paguash per te kredi dhe fine e fitimit ne nje periudhe 20 e me shume vite, prandaj duhen me shume se nje pune , ndryshe shume njerez vdesin pa e shlyer kredine dhe shtepin e merr banga..E vetmja lehtesi ketu eshte qe duke qene tregu I madhe , njerxit pa pretendime futen me lehte ne kete treg…Ndersa krasimet me Endra e gjithe sa thuhet, jane thjeshte halusacione tipike te psikozes se renduar te shqipereve per braktisjen e vendit te tyre.Sepse po te punonin shqiperet , 2 e 3 pune pa pretendime sic bejne ketu edhe vendi I tyre do zhvilloej edhe ata do jetonin me mire…

  17. Unë jetoj këtu prej disa vitesh dhe e them me bindje se asnjë nuk ka formulë të saktë,që të na japi për jetën dhe mundësinë,apo realitetin që të pret.Së pari;ai ose ajo ose ata,që të presin janë ogur i mirë,ose jo,si fillim.Së dyti;sa aftësi mendore,sociale,fizike ke për t’ju përshtatur jetesës,punës dhe ambientiti social.Së treti;sakrifica,që do të thotë,punë,punë dhe punë,pa orar,pa naze,pa u ankuar.Nëse këto shkojnë mbarë,ke shanse të mira,nëse jo…..rri aty se nuk e gjen kohën që humb këtu dhe që nuk e kupton se si iku.

  18. ⚙️Ingranazhi says:

    Dhelpra kur nuk kapi dot rrushin , tha eshte i pa pjekur.
    Ketu nuk eshte fush me lule , eshte sakrific si ne ç’do vend te botes.
    Amerika nuk u be kjo qe eshte per nje dite, por shekuj.
    Mentaliteti i te varferve eshte i njejte gjithandej , duan te pasurohen pa punuar,dhe brenda dites, nuk ka mundesi te ndodh kjo , petulla nga qielli nuk bihen as ne amerike.
    Po ke ndermend te vish ne amerik do te sygjeroja ti lesh lepucet me taka ne shqiperi se ketu nuk do te yne ne pune , atletet jane 100% efektive.
    Nuk di statusin e autores , por kur behesh prind lë menjan tangerllekun dhe hobet e tua dhe i dedikohesh femijeve, ata jane prioriteti .
    Asnje nuk le vendin e tij nga deshira, edhe ti qe ke aplikuar dicka te shtyu !!!
    Po ty zoti ta befte mbare te vish ,se edhe po s’te pelqeu, mos ki frik nuk te mbane njeri me zor.
    Si kudo edhe ketu nuk ç’do gje apsolute , po pa dyshim eshte me mire se ç’do vend tjeter, se po te ishte ndryshe nuk do vinin 2 mil emigrant pa llogaritur ata ilegal.

  19. Xhuxhumaku says:

    Si gjithmone dhe ne cdo gje, budallai humbet, i zgjuari del i fituar, i ndershmi fiton me veshtirese po nuk rrezikon te shkoje ne burg, maskarai fiton shpejt dhe shume por mund ta mbylle jeten ne shtepine pa qira. Njerezit jane te ndryshem dhe mbulojne nje diapazon te gjere aftesish. Kush shkon ne Amerike apo kudo me mendjen se te nesermen do te gedhihet milioner dhe kushdo qe do ta shikoje ne rruge do te thote:”Ah sa mire qe paska erdhur ne Amerike ky/kjo” me mire t’i rrije bythes siper ne Shqiperi e ti gezohet humbjes kot te kohes. E kam fjalen qe nuk ka nje recete qe i mbulon te gjitha rastet. Ka qe kane shkuar ne Amerike dhe me perkushtim e pune jane bere prej floriri, ka qe kane lene kockat ne pune, po meqe kane bere pune te rendomta jane ne kufi te mbiegzistences. Nje gje mund te thuhet me siguri, kush ka mundesi dhe mend e ben shkolle ne Amerike pa dyshimin me te vogel e ka te ardhmen 100 here me te mire se ne Shqiperi (ketu perjashtohen gjobevenesit, trafikantet e droges, qeveritaret qendrore e lokale etj te ketij kallepi, qe ne Shqiperi i vene milionat si copa keku). Amerika ka veshtiresi per ata qe nuk dine gjuhen dhe nuk kane ndonje profesion te kerkuar. Ne kete kuptim, edhe nje here, cdo berr varet per kembesh te veta dhe cdo njeri duhet t’i beje hesapet per vehten e vet duke analizuar aftesite, mundesite, qellimet per te cilat shkon ne USA dhe te tjera te kesaj natyre. AMERIKA NUK ESHTE PARAJSE PER TE GJITHE PA PERJASHTIM, por ne Amerike mund ta gjesh parajsen me shume pune dhe pak fat. Mos degjoni as ata qe lavderojne as ata qe shajne, secili e ben kete bazuar ne eksperiencen vehtjake, qe jo domosdoshmerisht do t’i pergjigjet eksperiences suaj.

  20. Idete Komuniste ,legendhiste...lepires te pjatave te Supes.. says:

    Shkrim B****** kudo te jetoshe ,,,Jeton njeqind here me mire se aty…Turp dhe legen qe e tradhton kete Teme ne kete forme ..
    Te Pa Zotet ,,nuk bejne hajer as aty e as diku neper Bote…..e aty normal ,,hajer Ben TI qe me ato Tastatura te Kopjuterit,,Ju kepihesh Here dikujt e here askujt ..ik se ke name…
    Bota eshte qindra here me mire se aty….

  21. Jak Elmazi says:

    Ne pergjejsi shkrim i mire,autori ka parashtruar dicka qe eshte prezente kudo ne jeten e emigrantve,por sa po shikoj nuk ka edhe shum informacion per jeten ketu! Neqoftese nisesh per ne U.S.A se pari duhet te jeshe koshient per gjithcka,aq me keq nese nuk e zoteron gjuhen. Se dyti mundou te jeshe larg shqipetarve,te cilet ketej behen monstra,vazhdojne te merren me te njejetet gjera si ne Shqiperi,merren me spiunlliqe,intriga,thash e theme, xhelozohen mburen vene deri aty saqe behen bythlepirsa te pronarve,me ngjyre e pa ngjyre.Kjo per faktin se kane ardhur nje nje vend me nje mentalitet ndryshe me shtetasit Amerikan,me te cilet as behet fjale te konkurojne! Une ju flase nga pervoja ime,me teper mbeshtetje gjeta tek amerikanet se sa tek bashkatdhetaret tane! Qe ne fillim sa erdha ne New York u ndesha me keto vemje te cilet edhe ketu kishin nisur rolin e sekeserve,dhe te afronin pune kondra nje shume me para.Fatkejqesi qe edhe ketu ku kemi ardhur nuk mundemi dot qe te ingranohemi,kjo per shkake te ketyre veseve nga me te cuditshmit qe i morem e i sollem ketu.Shume here jamë bere gati te kthehem ne Shqiperi,dhe shum here jam bere pishman,se edhe andej nuk me prete ndonje gje e madhe,ika sepse me hoqen nga puna pa drejtesishte,duke me hedhur ne koshe shkollen e larte qe e mbarova me munde e sakrifica.Kesaj i thone hall ketu e hall atje,po per mendimin tim halli me i madh eshte andej.

  22. +10 says:

    Pervec asaj punes se sindikatave qe kane vite qe kane vdekur, te tjerat jane te sakta. Qeraja e baneses ne qytetet kryesore po shkon 1800 – 2200 $, Elektriku 100 $, Gazi 20 – 30 $, Celulari 100 $, Kablli 150 $, Aboneja 120 $, Ushqime 800 $, nuk po fus kostot e veshjeve sepse nuk jane mujore, nuk po fus makinen sepse varet nga vendi qe jeton dhe nese te duhet per te shkuar ne pune ose jo, nuk po fus sigurimin e shendetit qe eshte nje epope me vete. Totali afersisht 3200 $/muaj. Mesatarisht pjesa me e madhe e amerikaneve sjellin ne shtepi 2000 $/muaj (nga fillimi edhe kaq eshte pothuaj e pamundur per t’i bere). Mos harroni qe kostot e edukimit dhe te shendetit ne USA jane nga me te lartat ne bote.
    Llogarine personale e ben secili sipas xhepit te vet….Wellcome to America, the land where your dream comes true.

  23. Atdhetar says:

    DY FJALE PER PARAGRAFIN MBI DREJTESINE, TAKSAT ETJ: SHIKONI DOKUMENTARIN NE NETFLIX PER JEFEREY EPSTEIN QE TE KUPTONI SA E DREJTE ESHTE DREJTESIA ATJE. LEXONI PER ALEXANDER ACOSTA DHE DO KUPTONI QE GJERAT NUK JANE SHUME ME NDRYSHE ATJE SE NE SHQIPERI. ME QINDRA VAJZA MINORENE TE ABUZUARA DHE TE TRAFIKUARA QE U ABUZUAN EDHE NGA SISTEMI I DREJTESISE. NJE PIMP I MBROJTUR NGA BIZNESMENE TE PASUR DHE POLITIKANE QE PERFUNDOI I VRARE (ZURTARISHT I VETVRARE) NE QELI ,NE 2019 QE TE MERRTE SEKRETET E TE PLOTFUQISHMEVE ME VETE NE VARR. ME SHUME GJASE NGA NJEREZIT E TRUMP.
    SA PER EKSPERIENCAT E EMIGRANTEVE SHQIPTARE PYESNI ATA QE KENI ATJE QE JANE KTHYER PERFUNDIMISHT. NESE NE SHQIPERI KENI NJE SHTEPI QE ESHTE JUAJA NE AMERIKE DO TJU DUHEN 30 VJET PUNE ROBERUESE E SHKATERRUESE QE TE PAGUANI NJE KASOLLE PREJ TALLASHI. PUSHIMET DHE PLAZHIN TA HARRONI. PER TE RINJTE NJE EKSPERIENCE 3-4 VJECARE DO TA KESHILLOJA, POR JO ME SHUME. ATJE BEJNE HAJER VETEM HAJDUTET DHE ATA QE IKIN ME THESIN PLOT ME PARE KORRUPSIONI NGA SHQIPERIA.

    1. qytetar i zakonshem says:

      Jam dakort me mendimin tuaj per vajtjen e te rinjeve per te provuar ameriken. Dikur brezi yne kishte si provim pjekurie dhe stazhi sherbimin e detyrueshem ushtarak . Te rinjte me tjeter mendje shkonin dhe me tjeter mendje ktheheshin nga ushtria. Emigracioni mendoj se ben te njejtin efekt pjekurie tek njeriu. Sado qe t’ia shpjegosh emigracionin dikujt qe nuk e ka provuar nuk te kupton. Lodhesh kot. Kam kaluar edhe vete nepermjet asaj dere qe quhet kurbet ne kenget e vjetra dhe emigracion sot. Kur i degjoja pa e provuar ne kurriz kurbetin kenget nuk me ngjallnin asnje emocion. Sot i kuptoj fare qarte se perse jane shkruar. Tung…!

  24. Amerika says:

    Shkurt:
    Pa ditur gjuhen, pa patur arsim te larte (shkollor), po te jeni dembele e qeflinj te humbjes se kohes si dhe keni mentalitet te thartuar patriarkal, komunist, shqiptaro-oriental dhe jeni mbi 30 vjec, as mos e merrni mundimin me perjashtim te rasteve kur vini ne Amerike me kontrate pune.
    Sa per studentet apo te rinjte nen 25 vjec, ata pershtaten shpejt se kane fizik dhe mendje elastike.
    Amerika nuk ka vend per njerez injorante apo analfabete funksionale.
    Gjithcka varet vetem nga formimi dhe inteligjenca e secilit. Nese nuk shkelqeni ne Amerike eshte thjesht dhe vetem per fajin tuaj!
    Keshilla ime: Investoni ne arsim dhe edukim dhe lexoni te kulturoheni, ndryshe, ju lutem qendroni ne Shqiperi, aty ky mund te mbijetoni ne paqe me veten dhe shoqerine.
    Paçi fat!

  25. Aleksander M. says:

    Nje shkrim me se i drejte.Une kam fituar llotarine me 1994 dhe erdha ne Amerike ne Maj 1995.Isha i ri tre here me nxoren ne asistence .Nuk kishe zgjidhje tjeter o te rrija ne vendlindje ne fshat ose te gjeja nje drejtim tjeter.Isha larguar nga fshati kur isha 14 vjec me nxoren ne asistence 28 vjec p asi punova per 2 vjet ne Keshillin e rrethit me nderpriten te ardhurat dhe me shkurtohet vendi i punes me urdher(pasi me zevendesuan me nje tjeter pas 2 muajsh).Kishte shkuar Kryetari Shoqates te persec. te Kryeministri i asaj kohe dhe kuptohet qe une 30 vjec ngela pa pune she shpresa e vetme me duhet te largohesha.Kjo eshte pak a shume historia.Fitova llotarine dhe me kujtohet qe nje nga policet e ambasades qe me njihte nga emri dhe kishte qene ushtarak me porositi qe duhet te tregohesh i duruar se atje nuk eshte e lehte.Mos na turperon dhe kthehesh mbrapa.Pa gjuhe veshtiresit 3 fishohen.Ishte shume i veshtire fillimi dhe sidomos 2 vitet e para.Me pas ambjentohesh.Ky vend eshte i mire per te gjithe.Nuk e ndjen diskriminimin.Jeta eshte e gjate por kalon shume shpejt.Femijet duhet te vazhdojne shkollen dhe ti te ndimosh.Po nuk punove eshte me veshtire se kudo.Cdo gje arrihet me pune.Po qe dembel kaloje si ta kalosh ashtu si je masuar.Me beri ky shkrim te thosha dicka.Jeta ndertohet kudo por duhet investuar per nje jete me te mire.Shqip flitet vetem ne Shqiperi.Faleminderit

    1. Real says:

      Kush vjen ne Amerike duhet te dije tre gjera:
      1. Eshte shume i veshtire fillimi,duke lene pas gjithe investimin e jetes qe ke bere ne vendin tend
      2. Pa pune nuk eshte e mundur asgje ne kete vend
      3. Por ne fund mos harroni se Amerika eshte Amerike.
      Mandej mos u deshperoni,dhe ju qe doni te rrini ne kafe gjithe diten ka nje zgjidhje,qe thone se barazimin e ke ne xhep. Ketu nuk te mban njeri me zor, po deshe te kthehesh ne kafe nuk te pengon njeri.

  26. dyshuesi says:

    Kjo tema e endrres Amerikane me kujtoi filmin shqiptar “Vitet e pritjes,, . Nje nga btutat qe thote Birçe Hasko ne rolin posierit te fshatit eshte -Ai qe ka qene sherebetor ne fshatin e tije zor se behet bej ne fshatin e tjetrit–. E them kete sepse sipas meje “endrra amerikane” eshte qe te behesh bej se po te jete per te ngrene buke , buke haet edhe ne shqiperi.

    1. ? says:

      Puna eshte se me se e ngjyen buken or ti dyshues.

  27. Dali says:

    Unë nuk e di si është Parajsa , se nuk kam qënë ndonjëherë . Por mendoj se rruga për atje është vetëm PUNA . Në Amerikë sejcili ka ndërtuar “ Parajsën “ e vet , dhe asnjëri nuk e ka gjetur gati siç pretendon ti. Më mirl qëndroi larg ëndrës Amerikane se nuk është për tipa si ty .

  28. Taulant says:

    Kam njohur nje Grek qe kish jetuar 11 vjet ne NewJork .Ishte kthyer ne Athine per mos tu larguar me nga Greqia. Ne Bar po pija nje kafe dhe ne ato momente degjohej nje kenge e nje rreperi te zi Amerikan . Disave po u pelqente muzika ndersa ketij nuk i pelqeu. E pyeta pse ? Nuk e dini cfare eshte te jetosh ne mes te njerezve me ngjyre prandaj u ktheva ne Greqi . Por ju e shikoni ne TV dhe nuk keni haber. 1000 here ne Greqi sesa atje. Per njerezit qe nuk kane buke eshte nje variant por per mentalitetin tone mesdhetar nuk jetojhet dot nje dite sepse nuk e gjen dot veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje