40-vjeçari Hekuran Billa që ra pre e një ekzekutimi gjakftohtë mbrëmjen e së enjtes tek “Komuna e Parisit” në Tiranë, po shkonte të takonte motrën e tij që punon tek një dyqan në qendrën tregtare aty pranë.
Familjarë të viktimës kanë thënë në polici se 40-vjeçari nuk kishte shprehur asnjë shqetësim për ndonjë konflikt të mundshëm. Të afërmit thonë se Billa nuk ndihej i frikësuar dhe për këtë arsye nuk përdorte makinë të blinduar.
“Nuk kishte frikë. Lëvizte në çdo orë i pa shoqëruar dhe me makinë normale të pa blinduar”, mësohet të jenë shprehur në polici familjarët e të ndjerit.
Hekuran Billa u kthye në Shqipëri pak ditë më parë. Ai ka qenë në Belgjikë dhe kishte hyrë në vendin tonë përmes pikës kufitare nga Mali i Zi. Ndërkohë, janë zbardhur edhe lëvizjet e tij ditën e atentatit. Gjatë ditës së djeshme, 40-vjeçari Billa ka qenë në Durrës për disa dokumente automjetesh, pasi disponon një biznes të dhënies me qira të makinave.
Hekuran Billa u qëllua nga një makinë në lëvizje nga persona të paidentifikuar, që mendohet të jenë vrasës me pagesë. 40-vjeçari ka qenë brenda makinës së tij BMW X6 kur u qëllua me breshëri dhe humbi jetën menjëherë.
Hetimet e policisë janë fokusuar në pistën e hakmarrjes, pasi Hekuran Billa ka qenë i dënuar në Angli me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shqiptari në Londër, por gjykatat shqiptare ja kishin konvertuar dënim duke i ulur vitet e burgut.
ILD nis verifikimet për lirimin e tij
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për procedurat gjyqësore të ndjekura ndaj Hekuran Billës, 40-vjeçari nga Kukësi që mbeti i vrarë në një atentat mbrëmjen e së enjtes në Komunën e Parisit në Tiranë.
Billa ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm në Angli për vrasjen e një shqiptari që ka kryer në vitin 2008 në Londër.
Pavarësisht këtij dënimi nga autoritetet angleze, gjykatat në Shqipëri i kanë konvertuar dënimin duke i ulur disa vite.
Pikërisht për këtë fakt, ILD njofton se ka nisur verifikimi për shqyrtimin e këtij rasti si janë ndjekur procedurat gjyqësore.
“Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur informacionet publike lidhur me vrasjen mbrëmjen e kaluar të shtetasit H.B., në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe të dhënat se ndaj këtij shtetasi ishte dhënë një dënim me burgim të përjetshëm. Duke marrë shkas nga faktet e bëra publike në media ditën e sotme, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur verifikimin e këtyre fakteve dhe të rastit”, thuhet në njoftimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Hekuran Billa u ekzekutua me breshëri arme brenda makinës së tij “BMW X5”, ndërsa atentatorët e paidentifikuar u larguan me shpejtësi në drejtim të paditur. Hetimet e policisë janë fokusuar në pistat e hakmarrjes dhe të prishjes së pazareve.
Pasi u vra, nis hetimet inspektoriati! Po kur u lirua e mori vesh qe nje i denuar i perjetshem lirohet? E bete ate vend qe edhe zogjte te ikin jo njerezit o kermat gjyqtare! mos kujtoni; prapa e keni te gjithe edhe ju. Nuk do i gezoni ato qe keni marre nga kriminelet qe lironi.
Hahaha!
Ka nje thenie qe nder shqiptare ndryshon. tek ne nuk qelbet peshku nga koka por eshte i qelbezuar koke e kembe.
Po te kishte shtet ketu bashke je qelbesirat qe e liruan kete kriminel do te shkrinte edhe ILD.