Prej gjashtë majit të vitit 2012 kur Juventusi drejtohej nga Antonio Konte dhe deri më sot kur timoni i skuadrës i ka kaluar Mauricio Sarrit janë mbushur plot 3000 ditë.
3000 ditë si kampionë të Italisë, një rekord që vjen si rezultat i tetë titujve radhazi.
Në këtë formë, bardhezinjtë kanë vënë diktatin në Serinë A, ndërsa ky rekord special përkon edhe me ditën kur “Zonja e Vjetër” mund të festoj titullin për herë të nëntë.
Falë barazimit pa gola të Interit në mbrëmjen e djeshme ndaj Fiorentinës, Juventusit i duhen tre pikë që do të kërkojë t’i marrë në transfertën e Udines ndaj Udinezes.
Kështu, pavarësisht se ky sezon është shoqëruar me shumë kritika për lojën e bardhezinjve të Sarrit, sidomos pas rikthimit në fushë nga ndërprerja e koronavirusit, sërish Juventusi është 90 minuta larg titullit.