Një grup personash të armatosur sulmoi një furgon të blinduar që përdoret për transportin e sendeve me vlerë përgjatë autostradës A14, 2 kilometra nga dalja e Cerignolas në Foggia.
Agresorët qëlluan me dhjetëra plumba në drejtim të autoblindit dhe kishin vendosur zinxhirë me gozhdë në rrugë për të shpuar gomat e tij. Autostrada gjithashtu ishte bllokuar me disa makina të cilave iu ishte vendosur zjarri.
Në sulm nuk mbeti asnjë person i lënduar. Por grabitësit nuk arritën të merrnin asgjë nga mjeti i blinduar. Nuk dihet ende se përse ata u larguan me shpejtësi duke kaluar trafikndarësin dhe humbur kështu gjurmët. Në mjetin e blinduar po udhëtonin 3 roje.
Sipas policisë, në këtë sulm morën pjesë 8 persona që bllokuan trafikun duke iu vënë zjarrin 3 makinave. Mësohet se ata ishin të armatosur me automatikë kallashnikovë.
Po cfare te benin mo gazetar? Te rrinin aty deri sa te vinte policia??
Shyqyr qe nuk ka ndodhur në Shqipëri, se menjëherë do të jepej lajmi si gjithmonë, se VETËM E VETËM këtu ndodhin skandale të tilla.
Bllokim autostrade me zinxhir me gozhdë dhe 3 makina në zjarr.
Këtu s’kemi dëgjuar deri tani SKANDAL të tillë!
Grabitës që GUXOJN të kryejnë të tilla skena të paimagjinueshme.
Kaq pak frike kanë këta atje?