Karmina ka marrë sot shumë mesazhe lidhur me deklaratat e Ilir Metës, se Qeveria shqiptare duhet t’u shpjegonte shtetasve të saj deklaratat e Ambasadës greke për udhëtimin në Greqi.
Duke qenë e paqartë për këtë, Karmina kërkoi ndihmën e analistit Qim Peka, i cili shpjegon:
“Unë mendoj se jemi para një zhvillimi historik.
Është e para herë që Ilir Meta kërkon publikisht të merren në konsideratë nga Qeveria shqiptare deklaratat e Ambasadave të huaja, kur ato paralajmërojnë shtetasit e vet për zhvillime konsullore, apo zhvillime politike në një vend të huaj si Shqipëria.
Zakonisht Ilir Meta ka përvojë të hidhur me këto njoftimet e Ambasadave dhe nuk i lexon kurrë.
Por ai ka të drejtë në një pikë.
Qeveria gjithmonë i lexon dhe i shpërndan këto njoftime, se ato zakonisht janë pro Qeverisë dhe kundër Metës.
Të mos harrojmë se në datën 2 mars 2020, Qeveria shqiptare dhe mediat e saj, shpërndanë deklaratën e Ambasadës amerikane, që u bënte thirrje shtetasve amerikanë të qëndronin larg Bulevardit, se mund të kishte zhvillime të rrezikshme.
Ilir Meta nuk denjoi ta lexonte, por Edi Rama dhe mediet e veta e shpërndanë atë në çdo cep.
Edhe në këtë rast është e njëjta situatë.
Njoftimi i Ambasadës greke për shtetasit e vet me origjinë shqiptare që ishin bllokuar në Kakavijë, duhet të shpërndahej nga Qeveria “Rama” derë më derë.
Por meqë nuk ishte kundër Ilir Metës, Edi Rama nuk e ka shpërndarë.
Ja këtu fshihet lepuri, dhe për këtë arsye Ilir Meta ka të drejtë që ngarkon me përgjegjësi Qeverinë shqiptare për mos shpërndarje të njoftimit.
Kjo qeveri nuk lë njoftim Ambasade pa shpërndarë.
Një herë që nuk ishte për Ilir Metën, nuk e shpërndanë dhe morën njerëzit më qafë”.
o Mero je i madh,