Opozita që kërkon ti ngrijë buzëqeshjen në buzë Shqipërisë!

20 Gusht 2020, 22:32Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Për shkak të drejtimit të radhës së OSBE nga ana e Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama më cilësinë e kreut të saj, po punon me Bashkimin Europian për të realizuar misionin e ndërmjetësit në Bjellorusi.

Pas zgjedhjeve të fundit në vendin problematik për standardet e zgjedhjeve, demokracisë e shtetit ligjor vendi është përfshirë nga një krizë të thellë politike.Mijëra qytetarë prej ditësh kanë dalë në protesta dhe nuk pranojnë jo vetëm rezultatin që e konsiderojnë të manipuluar por edhe vijimësinë në një kënetë që vazhdon prej 26 vjetësh.

Kjo situatë ka shqetësuar vendet më të fuqishme demokratike të Europës, BE dhe aktorë e faktorë të tjerë të politikës botërore, që po diskutojnë mundësin për uljen e palëve në tryezën e dialogut politik, me ndërmjetësimin e OSBE për zgjidhje. Njëra prej ideve, është ajo e mundësisë së përsëritjes së zgjedhjeve nën monitorimin e faktorit ndërkombëtar dhe të më shumë garancive për opozitën, në mënyrë që vendit të dalë nga gjendja ku e ka zhytur regjimi i Alexander Lukashekos. Aq më tepër që BE, ka deklaruar që nuk i njeh zgjedhjet e 9 gushtit.

Në vend që kjo gjë të na bëjë të ndihemi mirë, në mos si opozitarë të paktën si shqiptarë, opozitarët tanë kanë rikthyer edicionin e ri të festivalit të ngrirjes së buzëqeshjes në buzët e Shqipërisë. Me sa duket nuk dijnë të bëjnë ndryshe, e ta bëjnë më mire, përderisa një lider politik shqiptar mund të kryesojë këtë mision. Në mos do ta zgjidhë çështjen e ndërlikuar të situatës politike në Bjelloruisë, qenia e Kryeministrit të Shqipërisë në rolin e njërit prej protagonistëve kryesorë të këtij procesi të diplomacisë ndërkombëtare, qoftë edhe si imazh i bën mirë vendit. Ndaj, askush nuk është i humbur nga kjo gjë.

Por me sa duket, të humburit e vetëm të kësaj historie në Tiranë, ndihen liderët e opozitës sonë. Të cilët janë pjesë e një kulture që e kanë kultivuar vetë përgjatë këtyre viteve të fundit, ku për tu ndjerë ata mirë, duhet ti ngrijnë buzëqeshjen në buzë Shqipërisë. Një kulturë që hodhi rrënjë në një moment të caktuar, të një konteksti të caktuar të zhvillimeve politike të 1997, kur lideri i atëhershëm i opozitës Sali Berisha e kërcënoi shefin e mazhorancës Fatos Nano me ngrirjen e buzëqeshjes në buzë!

Vitet rrodhën shpejt e bashkë me to klima e përgjithshme u relaksua dhe rrjedha e zhvillimeve politike i favorizoi proceset e firmosjes së marrëveshjes së Asociim Stabilizimit të Shqipërisë me BE, liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Deri vonë të dyja palët politike në Tiranë kanë ditur me gjithë tensionet e brendshme, të ngrihen në lartësinë e kërkuar ka qenë puna; a. Për çështjen e Kosovës dhe; b. Për ato të Integrimit.

Me kalimin e viteve liderët e opozitës aktuale në Shqipëri, e bënë çështjen e integrimit, pjesë të luftës së përditshme politike në Tiranë. Duke vendosur interesat e partisë, mbi ato të Shqipërisë. Më e theksuar kjo ka qenë përgjatë dy viteve të fundit kur opozita i kaloi vijat e kuqe të sistemit duke djegur mandatet e deputetëve, ikur nga Parlamenti e sistemi politik. Duke bojkotuar zgjedhjet dhe duke dalë në rrugë.

Ndërkohë u vu re përpjekja për bllokimin e ecurisë normale të procesit të çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Deri në Samitin e 24 marsit 2020, kur u hap drita jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me fjalë deklaronin se ishin pro integrimit dhe me vepra, ngazëlleheshin pas çdo deklarate negative, pas çdo pengese, qëndrimi e vendimi që dukej se mund të na penalizonte.

E mbani mend sa gati luteshin me zë të lartë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos ishin bashkë në këtë proces. Të ndaheshim e të mbesnim pas. Sepse e kanë parë suksesin e Shqipërisë si meritën e qeverisë dhe jo si arritje të shqiptarëve. Ndaj edhe bllokimin, e shihnin si sukesin e opozitës!

Kanë dashur gjatë gjithë kësaj kohe që tia ngrijnë në buzë buzëqeshjen Shqipërisë, për të mirën e partisë. Kanë dashur që ti ngrijnë buzqeshjen në buzë shqiptarëve, për të mirën e liderëve të tyre politikë.

Ndaj edhe misionin e ndërmjetësimit në Bjellorusi të OSBE me kontributin e BE, ku për shkak të drejtimit të radhës Kryeministri Rama është me cilësinë e kreut të saj, opozitarët tanë nuk e shohin si diçka pozitive për Shqipërinë.

Në vend që kjo gjë të na bëjë të ndihemi mirë, në mos si opozitarë të paktën si shqiptarë, kanë nisur sërisht festivalin e ngrirjes së buzëqeshjeve në buzë. Me sa duket nuk dijnë të bëjnë ndryshe, e ta bëjnë më mirë. Puna është vetëm se skanë përse të habiten nesër, kur shqiptarët ti lenë edhe pas 2021, sërisht në opozitë!

13 komente në “Opozita që kërkon ti ngrijë buzëqeshjen në buzë Shqipërisë!”

  1. Kola says:

    Opozita me ne krye lul bythen , akoma sdi ku i rref muhabeti. A e kane hallin me covidin me dosjet apo me lukashenkon. Vk me pak fjal

  2. Suksese ne jete says:

    Do te bisedohet edhe per DOSJEN 339 mes Edi Rames dhe Lukushenkos

  3. Predatori says:

    Ironia e fatit: Vendi që nuk ka bërë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme do të shkojë të ndërmjetësoje zgjidhjen e krizës të shkaktuar nga zgjedhjet. Vendi që nuk miraton dot një kod zgjedhor (apo e harruat si i uli për veshi ambasadorja amerikane Këshillin Politik) do shkojë të japë leksione demokracie dhe diplomacie. Lideri Suprem Rama II në ekipin negociator me Bjellorusinë ka përfshirë: Gjiknurin, Dakon, Manjën, Drejtorin e Policisë Dibër dhe ca ulilksa nga fisi Avdulajve.
    Bjellorusia ka për t’u bërë pishman ndihmën e OCBE të drejtuar nga Rama II, të cilin po mbështet fuqishëm gjithë bota.
    Kjo është karma.

  4. Molla e dijes says:

    Cirku politik ka kllounin e vet

    Ndërmjetësimi i Ramës në Bjellorusi si kryetar i OSBE është ideali. Më mirë nuk mund të kishte. Ramën nga Lukashengo e dallon vetëm pozicioni gjeografik i vendit që drejton dhe gjatësia trupore. Sigurisht që Rama për autokracinë dhe shkërdhatokracinë që ka ngritur në Shqipëri (në bashkëpunim me opozitën teatrale të Llulli Bashës) ka mbështetjen e ca ndërkombëtarëve të korruptuar (pjesë e sektit dhe borderosë së Sorosit). Në thelb, Rama është imazhi në pasqyrë i Lukashenkos. Jo se Saliu nuk është, përkundrazi, ai është më i egër dhe më me kurajo të çmendur për të qënë autokrat, por Saliu nuk ka pasur këtë mbështetje ekstreme të njëanshme të ndërkombëtarëve të korruptuar siç ka Rama. Prandaj, qëndrimi akoma në pushtet i Ramës (me gjithë llumin e hajdutllëqeve, vjedhjeve të zgjedhjeve dhe bërjes së votimeve moniste) është falë këtyre ndërkombëtarëve, dhe ndërmjetësimi i piktorit në Bjellorusi është teatri ndërkombëtar qesharak i radhës me titull (bëni si them unë por mos bëni si bëj unë”! Që një konflikt të zgjiidhet duhen njerëz të besuar dhe të ngjashëm. Lukashenko dhe Rama mund të merren vesh shumë mirë me njëri tjetrin, të flasin si diktatori diktatorit!

  5. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    Krerët e opozitës tonë, janë antishqipëtar.
    Nuk na çudit qendrimi i tyre.
    Poshtë krerët e inkriminuar të opozitës sonë.
    Drejtësi, hetim , veting ndaj krerëve të inkriminuar të opozitës .

  6. tropoja says:

    edhe sikur te ishte lyli kminister,edi,sala,iliri prap nje mut te gjithe,sepse shqiperia eshte katastrofe nga keta politikan,dhe kur e kane shtetin e tyre te zhytur ne …deri ne fyt,asnjeri prej ketyre s’do kishte moral te merrej me llukanin, sepse nuk i jep keshilla as nuk i ofron ndihme dikujt kur je per vete kot fare shume posht ne gjitha nivelet instancat e shtetit,por tjeter gje politika rotacion kryetaresh e rastisi edhe shqiperise qyqe kesaj here hajt mo

  7. Rrumpalla says:

    Jo suksese në jetë, do bisedohet rreth Gërdecit dhe anëtarësimit në NATO. Të dyja palët vafshin në ferr, por jo pa sali kërmën.( suksese në jetë).

  8. Eri Livorno says:

    Lyli eshte gjeni, 3×3=9, gjetje e sakte nga Lyl matematiksi. Kjo eshte dosja qe duhet.

  9. Kume Peza says:

    Berisha ka 30 vjet qe I ka ngrirë buzëqeshjen këtij populli, pa juve s’ka çfarë tu bëjë se jeni bythe e brekë me të.

  10. Edison says:

    Akoma jep mend ky kusar? Shtet leshi qe kemi.

  11. O Alfred! Si mund të degradojë një gazetar si ty në këtë nivel, tamam si mercenar mediatik? Apo kështu ke qënë gjithmonë, prandaj u bëre milioner dhe deputet? Tashmë teatri ka rënë dhe nuk i beson më njeri tallavave tuaja, por të paktën bëni transparente listën e çmimeve sa kushton një vend pune në administratë publike, ministri, bashki etj. Një pjesë e mirë e milirantëve të PS kanë ngelur të zhgënjyer sepse kujtonin se me ardhjen tuaj në pushtet do fillonin punë pa dorovitur asgjë. Por më pas kuptuan që vendet ishin ato që ishin dhe punën e fitonte kush doroviste më shumë. Llulli Basha ngeli tërë kohës me atë muhabetin e 9%, taksën e sheshtë, a thua se kjo është shpëtimi nga varfëria. Shqiptarët janë papunë dhe kanë të drejtë të dinë nga ata që pretendojnë pushtetin se si është lista e çmimeve të punësimit. Një pjesë tjetër duan të dijnë edhe për sa kohë do punojnë për një copë bukë kamarier apo në call center ndërkohë që janë të diplomuar prej vitesh. Prandaj boll tallët menderen dhe bëni transparencë!

  12. Zgërdhirja PS-PD me popullin!

    O Alfred! Si mund të degradojë një gazetar si ty në këtë nivel, tamam si mercenar mediatik? Apo kështu ke qënë gjithmonë, prandaj u bëre milioner dhe deputet? Tashmë teatri ka rënë dhe nuk i beson më njeri tallavave tuaja, por të paktën bëni transparente listën e çmimeve sa kushton një vend pune në administratë publike, ministri, bashki etj. Një pjesë e mirë e milirantëve të PS kanë ngelur të zhgënjyer sepse kujtonin se me ardhjen tuaj në pushtet do fillonin punë pa dorovitur asgjë. Por më pas kuptuan që vendet ishin ato që ishin dhe punën e fitonte kush doroviste më shumë. Llulli Basha ngeli tërë kohës me atë muhabetin e 9%, taksën e sheshtë, a thua se kjo është shpëtimi nga varfëria. Shqiptarët janë papunë dhe kanë të drejtë të dinë nga ata që pretendojnë pushtetin se si është lista e çmimeve të punësimit. Një pjesë tjetër duan të dijnë edhe për sa kohë do punojnë për një copë bukë kamarier apo në call center ndërkohë që janë të diplomuar prej vitesh. Prandaj boll tallët menderen dhe bëni transparencë!

  13. Iiii says:

    Bjella Rusia sot eshte Albania ne vitin 1990! I erdhi rradha te demokratizohet! Pozicioni gjeografik i Bjellarusise si edhe i Shqiperise ne Ballkan i la te fundit per tu demokratizuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje