Suksesi mbresëlënës i përfaqësueses Shpresa ndaj Austrisë ka kthyer përsëri në plan të parë talentet që mund të dalin nga futbolli shqiptar, të cilët me pak mbështetje në klube e sidomos në ekipet kombëtare, mund të tregojnë vlerat e tyre më të mira.
Ndër 15 futbollistët që u aktivizuan ndaj Austrisë, vetëm Vrioni, Dobra e Bajrami nuk janë prodhim i klubeve apo akademive shqiptare, që tregon qartësisht se edhe duke monitoruar atë që ofron vendi ynë, mund të arrihen rezultate.
Në këtë aspekt, FSHF e fokusuar që të afrojë sa më shuëm emra nga jashtë pa asnjë kriter e duke përzgjedhur edhe nga kategoritë më të ulta para futbollistëve të vendit tonë, ka dështuar plotësisht.
Shifrat tregojnë me saktësi se si FSHF ka djegur mundësi për të arritur rezultate duke menduar vetëm për të afruar lojtarë nga jashtë kufinjve të vendit tonë, e injoruar atë që duhej të ishte baza e çdo kombëtareje.
Në hulumtimin e VIP Sport duke marrë për bazë ndeshjet zyrtare në kompeticionet e UEFA-s, rezulton se vetëm 2 nga lojtarët që kanë luajtur kundër Austrisë, G. Selmani e Pëllumbi, kanë luajtur ndeshje zyrtare me ekipin U17, ndërsa vetëm 6 prej tyre kanë luajtur me Shqpërinë U19. Vetëm Selmani është lojtar i cili ka qenë pejsë e të tre përfaqësueseve në ndeshje zyrtare.
Ndaj rezulton se në mënyrë të pabesueshme, 7 nga këta lojtarë nuk kanë luajtur ndeshje zyrtare me përfaqësueset shqiptare para se të vishnin fanellën e U21 (përjashtim bën Vrioni i cili ka qenë pjesë e Italisë), edhe pse disa prej tyre janë ende 19-vjeçarë. Kjo e bën suksesin ndaj Austrisë jo pjesë të një strategjie të menduar, por thjesht rezultat i rastësisë në krijimin e një grupi.
Kjo gjithashtu do të thotë se stafet teknike e skautët e FSHF në vitet e fundit nuk kanë bërë siç duhet punën e tyre, duke preferuar çfarëdo emri para elementëve që dukshëm kanë cilësi. Apo edhe fakti që për shembull Tuci, i cili luan prej dy vitesh në Kroaci, është nënvlerësuar nga përgjegjësit e ekipeve komëbtare apo skautët e FSHF-së, duhet të vërë në mendime institucionin e futbollit. Në këtë mënyrë po digjen breza të tërë futbollistësh e po i hiqet mundësia kombëtareve tona të moshave të përfaqësohen sa më denjësisht në arenën ndërkombëtare. Rezultatet turpëruese të shumë prej tyre në vitet e fundit janë prova më e qartë. /E.Kuka/
Une e pashë ndeshjen e Shpresave dhe ishte një spektakël i vërtete i djemëve tanë si në lojë si në gola dominim total një ekip shumë cilësor që fitoi ndaj një ekipi të fortë që lojtarët tanë i errësuar.Fantastik goli i Kallakut golat e Mucit goli Tucit i Selmanit .Depërtimi i shkëlqyer i Dobrës dhe asisti perfekt për Muçin loja e bukur e Markut Celhaka Ismailgeci Vrioni këta lojtarë janë gati për kombëtaren e madhe janë cilësor jo më kot shënuan 5 gola ndaj një ekipi të fortë janë këto cilësi që na mungon tek Kombetarja e madhe panvarësisht shpirtit luftarak që tregojnë fitojnë më shumë vështirësi dhe ndaj ekipeve të vogla.Une jam dakord që duhet të zëvendësohet e gjitha me këta cunat e Shpresave këtyre shtoi Selahi Broja Strakosha Gjimshiti Kumbulla do të kemi një super skuadër cilësore.Dhe Shpresat zëvendësoj me çuna të tjerë të rinj të talentuar që nuk mungojnë e per pak harrova edhe Mihana që vinte nga kategoria e dytë shkëlqeu përpara Austriakeve.Bravo Kujdes Federata ruajeni këtë grup bravo dhe stafit Bushi kompani
Tek U17 dhe U15 futeshe me mik prandaj ato emra nuk i sheh më. Kjo dihet.