Zv. kryeministri Erion Braçe e ka kundërshtuar me tona të ashpra kthimin e ligjit për zhvillimin rajonal nga presidenti Meta.
Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ku u shqyrtua dekreti i presidentit, Braçe ka shpërthyer në akuza për presidentin.
Ai u shpreh se presidenti është i njëanshëm dhe politik, dhe se një model i tillë ka qenë vetëm në vitin 1996.
Sipas Braçes, asnjë president tjetër nuk ka bërënjë sjelle të tillë përveç Berishës.
“Nuk ka gjë më të keqe që mund t’i ndodhë vendit kur ka një president politik dhe të njëanshëm. Nuk mund të kesh disa qëndrime, por vetëm një qëndrim konsekuent.
Hera e fundit që Shqipëria ka pasur një model sjellje të tillë nga presidenti ka qenë në vitin 1996, ka vijuar në 1997.
Ky është një model që kurrë nuk e pati presidenti Meidani, Moisiu, Topi, nuk e pati as në pjesën dërrmuese as presidenti Nishani.
Ka vetëm një model të ngjashëm dhe është ai i vitit të largët 1996”, tha Braçe.
Brace nuk votoi kunder shkarkimit te Presidentit me te mire te Shqiperise.Ai ishte asnjeanes si Taluant Palla apo Shalgjati Surrelit.
Presidenti i LESH E LISE…TURPI I KOMBIT!
Kalec Dega qe mbron kaq fort kriminelet e politikes Berisha e Meta me siguri ose eshte nje nga ata ose duhet te jete vrases i denuar ose i pa denuar akoma por qe e pret shume shpejt denimin nga drejtesia e re.